| Dritė nė histori
Nga Klajd Kapinova New York
Ishte me tė vėrtetė njė njeri shumė i mirė. Nga ai mėsova
gjuhėn e bukur tė toskėrishtes, ndėrsa nga unė Murati mėsoj
gegnishten. Gjirokastriti, kishte dėshirė qė tė dy gjuhėt tė
bashkėjetojnė e jo sesi u vendos, pėrmes Kongresit politik tė
Drejtėshkrimit 1972, me tė ashtėquajturėn gjuhėn standarte
letrare. Edhe pse jam nga Jugu i Shqipėrisė, unė miq mė tė mirė
kam pasur nga Veriu, qė mė kanė tėrhequr pėr burrėri, trimėri,
guximin, sinqeritetin, fjalėpak e punė shumė, si njerėz tė besės
e nderit. Pėr ēka mund tė flas mė parė. Ata janė krenaria jonė
dhe pjesė e pandarė e historisė sė popullit. Qoftė mallkuar ai
bir shqiptari, qė pėrpjekjet me mbjellė urretje e grindje mes
vedit, sepse kemi njė gjuhė, tokė, tradita e zakone ilire
, e
fillonte Murati bisedėn e ngrohtė me mikun e ngushtė Pjetėr Kolė
Smajlaj (1941).
Komunistėt, theksonte Murati, me kėtė veprim politik tė hapur,
kundėr klerit katolikė, qė kanė qenė identiteti ynė ndėr shekuj,
pararoja e kulturės shqiptare, nuk kanė bėrė asgjė tjetėr, veēse
u ndihmuan ju tė keni mė shumė martirė tė Kishės. Ju duhet tė
zgjoheni, pėr tė kėrkuar tė drejtėn e ruajtjes sė thesarit tė
ēmuar gegė e shkrimet pararendėse, qė janė ruajtur si visare nė
gjuhėn e traditės brez mbas brezi.
Murati, me orė tė tėra fliste shtruar me Pjetrin, pėr Shqipėrinė,
qytetin e tij tė dashur gurė tė latuar me sokake tė bukura, qė
ishte e mbeti Gjirokastra, para ardhjes sė bolshevikve. Ėshtė
pėr tė ardhur keq, se historiografia komuniste e pas saj, ka
mbajtur e mban qėndrim pėrjashtues ose shtrembėrues ndaj
nacionalistėve. Kjo ka ndodhur, se komunistėt nuk e kishin me
sinqeritet luftėn kundėr pushtuesve, se ajo nė tė vėrtetė
luftonte pėr pushtet politik. Njė javė mbas Kuvendit tė Mukjes
(1 2 gusht 1943), kėta shpallėn Luftėn Civile.
Diktatura e proletariatit, krijoi institucione, pėr kultivimin e
historiografisė sė vet deformuese. Ajo sot ka pėrgjegjėsinė,
sepse punoi me zell pėr tė pėrēarė popullin, pėr tė justifikuar
luftėn e klasave, pėrmes pėrvojės historike, pėr tė ndarė
popullin nė fitimtarė dhe tė humbur, nė klasa revolucionare e
klasa tė pėrmbysura. Ndėrsa partia provonte me argumente
politikė e ideologjikė nevojėn e luftės sė klasave, historianėt
e Enver Hoxhės, i servirnin popullit lėndė historike tė zgjedhur,
tė pėrpunuar e tė retushuar me kujdes, pėr tė provuar kėshtu
domosdoshmėrinė e diktaturės sė saj.
Nė Fjalori Enciklopedik Shqiptar, qė ende ėshtė nė qarkullim nė
Shqipėri, shkruhet: Historia. Shkenca qė studion zhvillimin e
shoqėrisė njerėzore. Ky studim varet nga baza ideologjike e
metodologjisė sė kėrkimit historik
mbas ēlirimit ajo ėshtė bėrė
njė veprimtari e organizuar qė mbėshtetet nė botėkuptimin
materialist marksist
Pas ēlirimit tė atdheut dhe vendosjes sė
pushtetit popullor, lindi dhe u zhvillua krahas shkencave tė
tjera edhe historiografia e re shqiptare
Pėrpara (saj)
qėndronte detyra e rivlerėsimit dhe e pėrgjegjėsisė sė
realizimit tė mėparshėm nė dritėn e ideologjisė marksiste
Me
botimin e materialeve tė PPSH dhe veprave tė shokut Enver Hoxha,
historiografia shqiptare u pajim me njė thesar tė paēmuar
ideologjik dhe shkencor qė i shėrbei si busull pėr analizat,
interpretimin e pėrgjithėsimin e fakteve e dukurive historike.
(Tiranė, 1985, f. 377 378)
Biri i njohur i Kuveleshit, vinte nga njė familje e hershme
atdhetare me vlera tė pastra tė nacionalizmit, tė trashėguar nga
stėrgjyshi, gjyshi e babai nė krahinėn e Kurveleshit nė rrethin
e Gjirokastrės.
Ai kishte lindur nė vitin 1924, kur nė Shqipėri ende dėgjohej
jehona e lėvizjeve politike tė kohės, sikurse ishte lufta
pikėpamjeve e ideve ideologjike zogiste me ato fanoliste.
Katundi i Fushė Bardhės dhe shtėpia e gjyshit me babain Maxhar
Shellarit, ishte njė vatėr e ngrohtė e ndjenjave tė pastra
atdhedashurisė, duke mos u pėrfshi asnjėherė nė rrymat politike
tė kohės.
Atė e bir, qenė antarė qysh nė themelim tė lėvizjes nacionaliste
Balli Kombėtar (1939), tė drejtuar nga nacionalisti i shquar
Mithat Frashėri, Zef Pali, Vasil Antoni, Don Zef Shestani etj.
Kryenacionalisti i flaktė ballist kishte qenė disa herė nė
shtepinė e Shellarėve nė Fushė Bardhė tė Kurveleshit.
Maxhar Shellari e i biri trim Murati (1924 - 1988), kanė marrė
pjesė nė luftė me armė nė dorė kundėr forcave tė Ndjekjes, pėr
tė risjellė nė Shqipėri tė drejtėn e popullit e ruajtur nga
masakrat e pėrditshme, qė po bėnte ideologjia leniniste -
staliniste - sllave kundėr arbėrorėve. Pėr merita dhe
kontributin e madh tė dhėnė nė luftė kundėr pushtuesve tė huaj,
ėshtė caktuar komandant i njė ēete nacionaliste me aktivitet
luftarak nė Jug tė Shqipėrisė.
Njė ditė kujton Pjetri, bashkėatdhetari im Murati, ishte shumė i
shqetėsuar pėr ēfarė po bėnte komunizmi mbi bijtė nacionalistė,
qė gėzonin shumė respekt nė popullin shqiptar. Ai takohet me njė
hoxhė, qė edhe ai nė ato ditė po mendonte pėr vrasjet, dhunėn
ndaj kishave e xhamive, qė bėnin elementėt revolucionarė tė popullit.
Ai i nxehur, kthehet nga miku i tij Murati, (pinjoll
nacionalisti tė flaktė) dhe tespitė qė mbante ne dorė i hodhi nė
dysheme. Ata u shpėrndane njė nga njė me rrokudhisjen e tyre
nėpėr dhomėn ku, dy burrat po bashkėbisedonin. Kleriku islam,
ishte pėrqendruar tek kokrrat e tespies dhe mbas disa minutave
qetėsie i tha Muratit: O Murat biri im, ashtu siē u shpėrndanė
kokrrat e tespisė, kanė pėr ti ngrėnė kokėn njeri tjetrit
komunistėt e pafe, e mė vonė do tė shkatėrrohet pushteti i tyre
i gėnjeshtrės
Njė ditė tjetėr, sėrisht Murati, ishte shumė i dėshpėruar mbas
zgjedhjeve tė 2 dhjetorit tė vitit 1945, duke pėrshkruar
situatėn e shumė viteve mė parė nė zonėn e Gjirokastrės, i thotė
Pjetrit nė njė lokal nė New York: I dashtun Pjetėr, mė vjen
shumė keq pėr shpirt tė babait, por unė po ta them me zemėr tė
hapur plot brengė qė mė ka munduar vazhdimisht. Mua nuk mė
dhimbset populli shqiptar, mbasi asokohe edhe gurėt e malit i
kanė pėrkrah komunistėt nė zgjedhjet e 2 dhjetorit tė vitit
1945
Mos mė daltė ky shpirt pa u ndesh pėrsėri me mashtruesit e
katilat komunistė.
Maxhari ėshtė vrarė nė sytė e tė birit, 20 metra larg pozicionit
tė tij tė luftimit kundėr komunistėve nė vitin 1944. 5 vjet mė
vonė, ai, duke qenė nė survejim tė vijueshme nga komunistėt,
harton planin e arratisjes. Nė vitin 1949, sėbashku me shokun e
tij tė idealeve kundėrkomuniste, njė burrė rreth 40 vjeē tė
quajtur Fedai, largohet pėrgjithmonė nga shtėpia dhe toka e
dashur e tė parėve.
Gjatė orėve tė arratisjes, nė ecje e sipėr mes maleve, Fedai
shikon Muratin, tek kthen kryet, duke i hedhur njė vėshtrim tė
shpejtė gjelbėrimit maleve, me njė dhimbje tė thellė nė shpirt,
tė cilėn mundi ta lexonte nga sytė e pikėlluar. Nė atė gjendje,
siē ishte shoku i tij, Fedai i thotė:
- Ēfarė po shikon mbrapa o derezi!?
Murati, me zemėr tė copėtuar dhe kujtesa e thellė e viteve tė
shkuara nė vendlindje, (mbasi kishte lėnė atje gruan dhe dy
vajza tė vogla: 2 vjeēe e 6 muajshe), mendohet, pėrballė
vėshtrimit tė habitur tė Fedait, dhe shkurt e prerazi i
pėrgjigjet (bashkėvuajtėsit), me tė cilin po largoheshin nga
Shqipėria:
- Vetėm mu dha pėr inerci, pėr tė parė Atdheun qė po lėmė
mbrapa me dhimbje tė madhe nė zemėr
Fedai, pėr tė larguar trishtimin e dhimbjen i thotė ec mik e mos
ndalo, mbasi tė dy po udhėtonin dhe se mund tė binin nga ēasti
nė ēast nė duart e forcave tė Ndjekjes. Mbasi kalojnė nė tokėn e
Greqisė, Fedai, i drejtohet bashkėudhėtarit, se:
- Mė parė do tė shikosh majėn e veshit tėnd, se do tė shohėsh
mė kėto male tė bukura tė Shqipėrisė me sy
Komunistėt janė
djalli vetė dhe ia kanė bėrė tė merzitshėm jetėn nė vend tė
gjithė shqiptarėve, por tė shkretėt nuk kanė mundėsi tė ikin tė
gjithė
klajdkapinova@yahoo.com |