|
Prishtinė, mė
28 maj 2007
Reagim i PEN Qendrės sė Kosovės
Me rastin e sulmit fizik ndaj shkrimtarit, gazetarit dhe
akademikut Mehmet Kraja, PEN Qendra e Kosovės lėshon kėtė
reagim:
PEN Qendra e Kosovės, me indinjatė reagon pėr dhunėn dhe
kėrcėnimet ndaj intelektualėve nė ambientin publik tė
Kosovės. Kjo dhunė vjen gjithnjė duke u rritur, posaēėrisht
ndaj intelektualėve mė kritikė qė ata tė mos flasin dhe
shkruajnė pėr ngjarje qė shėmtojnė dhe deformojnė ambientin
kulturor dhe publik.
Dhuna fizike, kėrcėnimet dhe shpifjet janė pjesė e procesit
tė deformuar kulturor dhe social qė kalon Kosova nė kėto
vite tė fundit. Kosova gjatė decenies sė fundit ka njohur
akte tė vrasjes, plagosjes, tentim vrasjes sė gazetarėve,
publicistėve, shkrimtarėve, akademikėve, profesorėve
universitarė. Linēi publik, fyerja publike e intelektualėve,
goditja e tyre nė mes tė ditės nė ambiente publike janė
format mė tė urryera qė vijnė nga kohė dhe sisteme tė krimit
dhe dhunės ndaj mendimit tė lirė dhe integritetit tė
intelektualit.
Intelektualėt nė Kosovė janė tė rrezikuar shumėfish. Atyre u
ka mbetur jo shumė hapėsirė pėr tė artikuluar idetė e tyre
kritike, tė cilat janė tė domosdoshme pėr njė ambient normal
kulturor dhe civilizues e demokratik. Ėshtė pikėrisht liria
e shprehjes dhe e mendimit ajo qė u pėrket invidėve.
Pa vlera individuale nuk ėshtė e mundur tė ketė vlera
kolektive. Pluralizmi kulturor nuk krijohet dhe as nuk
pasurohet me logjikėn e grupeve dhe kopeve, por me vlera
krijuese individuale tė njohura dhe tė pranuara jo vetėm nė
ambiente lokale dhe fisnore. Kosova po rrezikon tė
shndėrrohet nė njė ambient ku matrapazllėku dhe mashtrimi
cėnojnė tė drejtėn civile intelelektuale.
Rrezikimi i mundėsisė pėr tė thėnė dhe shkruar lirshėm atė
qė duan personalitetet mė tė njohura tė artit, kulturės dhe
shkencės, ėshtė shenja e fundme e alarmit pėr rrezikun qė u
kanoset ideve dhe vlerave kritike nė shoqėrinė e Kosovės, e
cila e ka jetike kėrkesėn, nėse do tė jetė e lirė dhe
pluraliste, apo do tė mbetet nė ambientin e kaosit dhe
dhunės.
PEN Qendra e Kosovės tėrheq vėmendjen e opinionit publik se
guximi i dhunshėm fizik nuk ėshtė tregues i guximit
intelektual. Guximi i dhunshėm ėshtė shprehje e varfėrisė
intelektuale, kulturore dhe qytetėruese.
Jeta publike nuk mund tė ndėrtohet duke krijuar afera dhe
sulme tė shpifura e as duke i lėshuar rrugė mediokritetit
dhe arrogancės. PEN Qendra vlerėson se ka ardhur koha nė
Kosovė tė hapen disa tema ecenciale pėr lirinė individuale
dhe shprehjen e lirė tė mendimit, pėr sistemin e koordinuar
tė shpifjeve dhe kėrcėnimit ndaj intelektualėve, madje edhe
pėr temėn e hapjes sė diskutimit tė dosjeve tė shėrbimeve
informative, pėr tė cilat individė dhe grupe tė
vetėshpallura, pretendojnė se i disponojnė. Ėshtė koha qė
institucionet e Kosovės ta hapin kėtė temė, duke pasur
referencė edhe individėt qė deri tani janė paraqitur
publikisht dhe vazhdojnė nė mėnyrė shumė agresive ta
pėrdorin luftėn virtuale pėrmes webfaqeve. Individėt e tillė
duhet ta kenė kurajon civile pėr tua vėnė nė dispozicion
kapitalin e tyre tė dokumenteve informative institucioneve
legjitime tė Kosovės.
E ardhmja e shoqėrisė sė Kosovės varet nga aftėsia dhe
vullneti jo vetėm i intelektualėve, por edhe i tė gjithė
faktorėve publik pėr tė krijuar, ruajtur dhe kultivuar
ambient tė hapur, tė sigurt dhe tė lirė qė i jep hapėsirė
mendimit tė lirė e kritik.
Bordi i PEN Qendrės sė Kosovės
JU MUND T'I BASHKANGJITENI KETIJ REAGIMI DUKE KLIKUAR KETU!
|