Bėne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip    Filmi Shqip   |   Direktoria Shqiptare    Contact

 
 

 

 

 

 

 

SHTIGJEVE MADHORE

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 

 

Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėrave. Paqja dhe mėshira e Tij qoftė mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin a.s., familjen, shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndoqėn e do tė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

 

Kush ta fali jetėn

Kush ta fali jetėn?

Kush tė fali jetėn?

Kush t’i dhuroi gjymtyrėt?

Kush je ti vetėm si trup?

Kush tė vuri nė lėvizje?

Kush drejton nė ty timonin?

Kush ta fali menēurinė?

Kush ta fali dashurinė?

Kush tė shpėtoi nga vetmia?

Kush tė drejton kah lumturia?

Kush tė udhėzon nė te?

Kush tė mban nė jetė?

Kush tė merr nga kjo jetė?

Kush e do xhehenemin?

Kush se do xhenetin?

Kush e meriton atė?!

Kush ta dha lirinė me zgjedhė?

Tani ti:

Kah po shkon?

Ēka mendon?!

Shkup, 11.10.2001

Tė kujt?!

Sytė e mi

Koka ime

Trupi im

Toka ime!

"Tė gjitha tė miat"!

Tė kujt jemi ne?

Nga erdhėm?

Pėrse erdhėm,

Ku do tė shkojmė?

T’i falėnderohemi Atij

Qė na solli nė kėtė jetė

Pėr ne nėnshtroi -

Dhuroi gjithēka

Na e premtoi

Me punė tė mira:

Xh e n e t i n!

O Z o t dhurona:

Qėndrueshmėri-

Menēuri – devotshmėri

Neve udhėtarėve

Qė pėr ēdo ditė

Marshojmė kah Ti

Nė amshim!

Shkup, 30.09.2002

Eja sa mė herėt!

Eja sa mė herėt

Nė Rini

Me kėmbė tė forta

Nė Xhami!

Mėso gjuhėn

E vėllezėrve tu muslimanė

Pėr t’i kuptuar mė mirė

Fjalėt e Zotit nė Kuran!

Urdhrat e Zotit

T’i zbatojmė

Herėt nė rini.

Mė vonė po harruam diē

Na i falė Zoti gabimet

Pa dashje – nė pleqėri!

Kėto janė tė njohura

Te Zoti i gjithėsisė

T’i shfrytėzojmė sa mė mirė

Tė shtrenjtat

Ditėt e rinisė!

T’i kalojmė sprovat

E kėsaj bote

Tė fortė me dinjitet

Me sa mė pak mėkate

Tė shkojmė

Te Zoti i Vėrtetė!!

 

Shkup, 19.07.2004

 

Kush tė do?

A mendon se

Ti e do veten

Mė shumė se

Tė do Zoti ty?

Nga dashuria,

Nga dhembja

Qė ka pėr ne

All-llahu xh.sh

Na mban nė jetė

Ai na do,

Na kėshillon.

E ne,

Vazhdojmė tė krekosemi

S’jemi mirėnjohės

Pėr tė mirat e tij

Vėlla!

Mos u vono!

Pėr tė gjitha

Tė mirat

Zotin falėnderoje!

Siē jemi urdhėruar

Me sexhde!!!

 

Shkup, 22.12.2002

 

Gjaku s'bėhet ujė!

Vėllai yt s'ėshtė i huaj

Kujdes: gjaku s'bėhet ujė!

Tė kesh respekt pėr vėllain tėnd

Mė parė se te ti – tjetėrkund s’mund shkojė!

Me vetveten aheng mos bėn

Hapja zemrėn vėllait tėnd!

Mos ia mbyll derėn vėllait

Mos ia bėnė qejfin shkaut!

Mbaj lidhje me vėllain tėnd

Pėr kėtė Zoti na qorton!

Me urtėsi thirre vėllain tėnd

Tė mirėn e tė keqėn me te e ndan!

Sjelljet e kėqija qė i ka me ty

Ti shndėrroi ato nė dashuri!!!

 

Shkup, 21.02.2002

 

Nėse...

Nėse e dimė se pa na pyetur kemi ardhur nė kėtė jetė

Pa u hamendur duhet besuar Zotin e Vėrtetė!

 

Nėse mendoj se nga kam ardhur

Duhet tė mendojė se ku do tė shkoj!

 

Nėse e di qėllimin e jetės

Do t’ia ndriēoja rrugėt vetvetes!

 

Nėse dua tė jetoj pasi qė kam vdekur

Do t’i kontrolloja veprimet e mia nė kėtė jetė!

 

Nėse ik nga ballafaqimi

Ēfarė kuptimi do tė kishte fjala - trimi!!!

 

Shkup, 10.02.2001

 

Sa?!

Sa planetė i ka galaktika

Sa ėshtė e madhe Toka

Sa shtylla e mbajnė atė

Sa ėshtė larg Dielli

Sa fatkeqėsi nėse largohet

Sa nėse afrohet?!

Sa nxehtėsi arrin nė tokė

Sa zemra ngrohen

Sa mendje kthjellohen

Sa njerėz vetėdijesohen?!

Sa ajėr ka nė hapėsirė

Sa ujė ka nė tokė

Sa do tė jetonim pa kėto

Sa fuqi ka natyra e verbėr?!

Sa pėrpiqemi t i kuptojmė

Sa fatkeqėsi

Sikur tė ndryshohej

Kjo harmoni?!

Sa pyetje i bėmė

Sa shumė tjera s’i bėmė?!

Beso ZOTIN tėnd

Vetėm Ai kėtė fuqi e posedon!

Pėrshėndetjet

Ke disa dalin nga goja,

Ke disa burojnė nga zemra

Zemra e pėrshėndetėsit ėshtė

E  gjėrė.

Nė tė ka vend pėr tė gjithė:

Njerėzit!

S'do humbje asgjė nėse pėrshėndet

E nėse jo:

Do tė paralajmėroje humbjen tėnde!

Pėr t’u afruar zemrat,

Pėrshėndetjet duhet tė jenė:

T ė sinqerta!

Do tė doja t’i mėsoja

Tė gjitha gjuhėt e botės.

Me njė pėrshėndetje tė sinqertė

Do tė pėrfitoja mė shumė miq!

Kurse do tė mbrohesha nga ata:

Qė s'meritojnė tė pėrshėndeten!

Pėrshėndetja mė e mirė ėshtė ajo:

E njė gjuhe hyjnore

Paqja dhe mėshira e Zotit

Qoftė mbi ju!

Me kėtė pėrshėndetje

Do tė na shtohej dashuria

Pėrshėndetjet nė emėr tė Zotit

Do tė na takonin nė xhenet!!!

 

Shkup, 17.10.2001

 

Kėrko rrugėn

Vuajtjet tua

Mos ia trego

Askujt!

Bota ėshtė e vogėl

Pėr tė tė kuptuar

Mbaji pėr vete

Mėsohu prej tyre

Ato tė forcojnė

Nė jetė ka:

Tė papritura

Mos prit mėshirė

Nga tė tjerėt

Ata janė mbyllur

Nė vete

Janė privatizuar!

Sillemi vėrdallė

Nė kėtė

labirint

Kėrko rrugėn andej

Nga s’mbyllet - asnjėherė!!!

Shkup, 24.03.2003

Mos dėgjo tė keqen

Mos dėgjo tė keqen

Nė ty!

Luftoje atė!

Mos dėgjo

Atė qė i ndihmon

Tė kėqijtė!

Edhe po qe njeri.

I keqi ka ushtri

Tė madhe

Djajtė.

Ruaju nga ata!

Me mjetet e sofistikuara

Me fjalė tė zgjedhura!

Me besimin nė zemėr

Me zemrėn besnike

Ėshtė ndihma e Zotit aty!

 

Shkup, 12.08. 2002

 

Shkallėt

 

Me shkallė s’arrihet

Te Zoti!

I ke tė uritur

Njerėzit...

Tė ndėrtojnė shkallė

Marramendėse!

Llogaritur nė vlerė,

Do ta ushqeje

Njė qytet tė tėrė!

Pėr shumė kohė

Do t’i ofrohesh

Me shkallė Zotit!

Ai ėshtė shumė afėr!

Por jo afėr teje

Ku ėshtė logjika yte?!

Pse e shpėrlan trurin

Besimi - shpirti

Duhet tė jetė fisnik

I drejtė, pa lajka,

Pa interesa, pa politikė!

Me shkallė s arrihet

Te Zoti!

Kė po e mashtroni?

Veten dhe vetėm vetveten!

Ē’ėshtė gjithė kjo xhelozi

Nė shpirtrat tuaj?!

I gjithė ky mund - harxhim

Vetėm pėr ta ngritur kokėn lart!

Mburreni me hekur

E, ai s’ka shpirt!

Besimtari i vėrtetė

Mund tė jetė diku

Bile edhe nėn tokė

Dėgjohet dhe pranohet

Lutja e tij e sinqertė!

Pa ndėrmjetėsues!

Pėr tė komunikuar me Zotin

S’tė duhen SHKALLĖT!

Mos harro!

 

Mos harro

Se nuk je vetėm. .

Nė shoqėrinė tėnde

ke shoqėruesit

mė tė sinqertė!

Nė zemėr ke besimin

I cili tė mban

Edhe nė kohėn

Kur tė tjerėt

Tė braktisin

Edhe atėherė je nė shoqėrinė

E tė sinqertėve

Ēka? Kur tė plakesh!?

Edhe atėherė!

I mėshirshmi - Zoti

Do tė dėrgojė edhe tė tjerė

Shoqėrues tė sinqertė.

Tani ti s’do tė ndjesh vetminė

Asnjėherė.

Edhe nė pragun e vdekjes

Do tė shoqėrojnė tė sinqertėt,

Deri nė amshim!!!

Shkup, 27.10. 2001

Zemra

Zemra di tė gėzohet

Zemra di tė hidhėrohet!

Zemra e butė

e meriton jetėn

Zemra e fortė

Nuk e meriton atė!

Zemra e mirė

Ėshtė si behari

Zemra ėshtė zemėr

Kur ėshtė zemėr – besimtari!

 

Shkup, 12-13.08.2002

 

Ti sheh mė mirė

 

Ti sheh ferrėn

Dhe thua se ėshtė lule!

Unė kam durim

Tė tė dėgjoj

Gjatė tė dėgjoj!

Frikohem qė mos tė humb

Nga familja e madhe:

Njė njeri!

Tani zbret mėshira

E tė madhit Zot

E ti pranon se:

Tani sheh mė mirė!

Shikimet janė mė tė mprehta

Kush nuk i do lulet?!

Masa

Gjithēka matet

Me masėn e tė Drejtit

Ajo ėshtė

Gjithmonė e saktė!

Nėse diē s’tė pėrgjigjet

Nė Ditėn e Llogarive,

Fajin e ke vet!

Matėsi i gjithėsisė

Ėshtė i saktė

Nė ēdo matje!

As gjėrat sa grimca

S’i shpėtojnė Atij!

N e s ė r

Do t’i shohėsh

Tė gjitha

Para vetes

Nė Ditėn e Llogarive!

Kujdes me sjelljet tua!

Shkup, 25.08.2001

Bardh e zi - jeta

Bardh e zi jeta

Edhe ti e ngjyrosė atė!

Bardh e zi jeta

Mos e ngjyros me tė zezė!

Bardh e zi jeta

Lum ai qė s’ka njolla!

Bardh e zi jeta

E zeza e njollosė tė bardhėn!

Bardh e zi jeta

E zeza s’ka vend nė fjalorin e besimtarit!

Bardh e zi jeta

Ngjyrose jetėn tėnde me tė bardhė!

Vetėm njė herė e bardha e humbė vlerėn e saj!

Kur e humb betejėn!

Ti qė jeton me kėto dy ngjyra

Sė paku dalloji ato!

Jeta pėrbėhet nga shumė ngjyra

Me cilėn ngjyrė ngjyrose ti?!

 

Shkup, 23.02.2002

 

Falja njė buzėqeshje

Solidarizimi

Tė pasurit pa mbulesė

Do tė doja tė ndjenin

Nė lėkurėn e tyre

V a r f ė r i n ė!

Tė kalonin ca kohė

Nė banesat e varfanjakėve

Skamnorėve,

Ngase kurrė i ngopuri

S'ia di tė uriturit!

Duhet pėrjetuar varfėrinė

Tani ti do tė mendosh

Mė ndryshe pėr ata

Agjėrimi ka kėtė qėllim!

Njeriu thonė ėshtė krijesė

Mė e pėrsosur!

Po - nėse e di qėllimin e jetės

Nėse te ai sundon:

Sh p i r t ė r o r j a!

Nė tė kundėrtėn

Materialja e humb

E nga ai s’ngel tjetėr,

Vetėm hije njeriu!

As kafshėve s'do tu konkurronte!

O ju tė pasur!

Mė parė tė jeni tė pasur

Nė shpirt se nė xhep!

Paraja vjen e shkon,

Kujtoni ndarjen nga kjo jetė

Dhe pėrgjegjėsinė

Nė Ditėn e Llogarive!!!

 

Shkup, shkurt 2001

 

Gėzoni

Bėjeni qė tė gėzohet

Njė zemėr

Njė shpirt

I lėnduar!

Hapni njė horizont

J e t e!

Fshini nga syri

Njė pikė loti!

Kthejeni njė buzėqeshje!!!

Sytė qė flasin!

I dua ata sy

Qė lahen nė lot

Lot qė burojnė

Nga shpirti fisnik

I dua ata sy

Qė tė shikojnė nė sy

E flasin me ty!

Ata tregojnė shumė

I dua ata sy

Qė shikojnė

Tė vėrtetėn nė sy!

Mos tė brengosen ata

Qė s’i kanė

E VĖRTETA shihet

Edhe pa sy!

Le tė brengosen ata

Qė nga sytė

S’u del dot loti!

 

Shkup, 03.11.2001

 

Disa

Disa nėn hije

Disa nė diell!

Disa tė uritur

Disa tė ngopur!

Disa xhepat zbrazėt

Disa pėrplot!

Tė pasurve fjala u dėgjohet

Tė varfrit s’duan t i shohin!

Nga ata ikin!

Shumė tė uritur

Shumė tė ngopur!

Edhe kėta - tė fundit

Kanė tė sosur!!!

 

Shkup, 22.12.2001

 

Ku ėshtė ndėrgjegjja?!

Ku janė pasanikėt?!

T’i gėzojnė zemrat varfanjake!

Mė shumė ndjenja

Pėr tė varfrit, skamnorėt!

Ēfarė foto nėpėr rrugėt tona?

Pse s’bėjmė mė tepėr pėr ta?

Ē'tė themi pėr bonjakėt?

S'ke pėr t’u dhėnė diē

Atėherė sė paku lėmojua flokėt!

Do t’i ngrohje zemrat e tyre

Pėr ca ēaste – s’do ta ndjenin

Mungesėn prindėrore!.....

T’u japim zemėr atyre

Qė s'i kanė dritat e syve!

Sė paku tė ecim me ta!

Me dyzet hapa do ta meritonim

Parajsėn!

Lum ata qė kanė durim

E japin provimin nė kėtė jetė

Dhe shpresojnė xhenetin!

 

Shkup, 23.12.2001

 

Ndėrgjegjėsimi

Tė ftova

Tė ftova

Nė sofrėn time

Bukė, kripė e zemėr,

Por ti s'erdhe!

Theve njė zemėr

Dėshiroj tė jetė e vetmja

Tjetėr herė

Ulu edhe nė sofrat

E atyre qė kanė pėrcjellė

Mysafirė nė ēdo kohė

Pa i dalluar fare ata!

Strehimorja

Mė pyete pėr strehimoren time

Ja tė thashė kjo ėshtė!

Por kėtu s'mund tė fshihen

Marritė e jetės!

Qė i bėjmė jashtė saj

Mundohem tė jem i kujdesshėm

Tė mos marr gjithēka

Nga ata qė mė ofrojnė!

Mund tė jenė doza helmuese!

Tani s'do tė mė ndihmonte

As strehimorja ime!!!

 

Shkup, shkurt 2001

 

Pėr njė botė mė humane!

Thonė: koha ka ndryshuar

Thojuni: Njerėzit ndryshojnė

E jo koha!

Dielli lind dhe perėndon

Si gjithmonė!

Edhe hėna ėshtė po ajo

Nga kohėrat qė mban mend njerėzimi

Por ka diē tjetėr:

Njerezit janė tė zėnė

Me vetveten!

E ata "tė rendit tė ri"

Si i thonė “botėror”

Garojnė nė armatim!

Pyes: ku ėshtė ndėrgjegjja

N J E R Ė Z O R E?!

Ku ėshtė besimi?!

Kėta janė:

Shkatėrruesit e ambientit!

Nguten me "punėt e tyre"

Nga ēka?

Nga frika!

Nuk kanė besė

I frikohen njėri-tjetrit

Epėrsia - mbisundimi

Thonė se ka marrė fund

K O L O N I Z I M I!

Kolonizohen njerėz - shpirtra

Nga varshmėria!

S'kanė frikė se garat e tyre

E rrezikojnė ambientin!

vazhdimėsinė harmonike nė tokė

Mė nė fund edhe veten!

Si s'kanė

Frikė se ata tani

Bėjnė: vetėvrasje!

 

Shkup, 22.02.2001

 

Pasqyra

Shėrben pėr tė parė

Njeriu vetveten!

Tė tjerėt mos ta drejtojnė

Gishtin nga ti!

Nėse sheh diē tė pakėndshme

Nė pasqyrė

Faji s'ėshtė te ajo!

Por te ti!

Nėse sheh "ndryshime nė pasqyrė"!

Ato janė nga ti

E jo nga ajo!

Duhet dalė shpesh para saj

Ēdo mbrėmje

Pėr tė parė veten tėnde!

A je ashtu si lypset nga ti

Asnjėherė nuk ndodhė

Pasqyra tė tė mashtrojė

Asnjėherė nuk prishet ajo!

Je ti ai!

Ajo mund tė thyhet - por

Pėrsėri nė njė copė tė saj

Ti sheh:

Portretin tėnd tė vėrtetė

Ndryshon ti e jo ajo!!!

 

Shkup, 16.08.2001

 

Fshehjet

Kush fshihet

Pas syzeve tė tij?

Kush?

Kush fshihet

Pas veshjes sė tij?

Kush?

Kush fshihet

Pas lėkurės sė tij?

Kush?

Kush nuk skuqet

Nga marritė?

Kush?

Kush s’mėrzitet

Nga tė bėmat

Djallėzore?

Kush?

O ti pasues i djallit,

Kthehu, kthehu

Nga rruga pa rrugė

Tė mirėt tė lexojnė

Me syze dhe pa to!

Ku do tė fshihesh

Nga Zoti i Gjithėsisė?!

 

Shkup, 18.08.2004

 

Kujdes!

I thanė

Tė mos lahej

Nė “ujin e ndaluar”!

Ēka do bėhej

Po qe se shkelen

Rregullat e komunikacionit?

E po tė hynim

Nė semaforin

Ngjyrėkuq?!

Kujdes!!

Pėr ata

Qė duan ta kalojnė

Rrugėn e quajtur

“Jetė e pėrkohshme”

Pėr tė arritur

Faqebardhė

Pėrpara

Gjykatėsit Suprem,

Krijuesit tė gjithėsisė!

 

Shkup, 28.07.2004

 

Ngadalėso

Ngadalėso makinėn

Nderoi varret - dėshmorėt!

Ulja zėrin radios

Pėrkujtoi ata qė tė mundėsuan

Ta dėgjosh kėngėn!

Jeta pa flijime,

Do tė ishte e paduruar!

Ngadalėso

Pėrshėndet nga shpirti

Shpirtrat fisnikė!!!

 

Shkup, 12-13.08.2002

 

A ka shpirt shtėpia?!

Ti shikon shtėpinė e bardhė

Shih kush banon brenda!

A ka shpirt-ra nė tė?

Mund tė jetė

Shtėpi-a e pangjyrosur

Mund tė jetė

Shtėpi-a e vogėl

Mund tė jetė edhe kasolle

Nė tė tė banojnė

N j e r ė z - shpirtmėdhenj!

Po ua kėrkove

Ta falin edhe shpirtin

Lėre mė shtėpinė!

Tė parėt s’ta falin

As shpirtin - as shtėpinė

Nė varfėrinė tėnde

S’tė lėnė tė qetė!

Ju me shtėpi tė bardhė,

Dhe ju me lloj-lloj fasadash

Ndėrrojani fasadėn zemrės

Shpirtit tuaj!

Shtėpia ėshtė e bardhė!

Vetėm atėherė kur e keni

Shpirtin e bardhė,

Kur s’i bėni keq askujt

Fisnikėroni shpirtrat!

 

Shkup, 05.09.2002

 

Mė parė – njeri

Mė parė njeri - pastaj tjetėr

Ndryshe s’tė dėgjohet fjala!

Mė parė njeri - pastaj shkollarė - dijetarė,

Shkolla pa fe si pyll-i me bisha tė egra!

Mė parė njeri - pastaj mjek - ndryshe

Do tė ngelėsh pa pacientė - mjeko veten!

Mė parė njeri - pastaj predikues

Ajo qė del nga zemra, arrin nė zemėr!

Mė parė njeri - pastaj shpikės

Disa nga kėta janė penduar!

Mė parė njeri - pastaj shkrimtarė

Nė shėrbim tė njerėzimit

Luftoji poshtėrsitė e rrethit!

Mė parė njeri - pastaj gazetarė

Shkruani me fakte, jo me gėnjeshtra!

E kundėrta: edhe ju vritni me laps!

Mė parė njeri - pastaj tjetėr

Pa emrin e Zotit puna e juaj

Ėshtė gjykuar nė dėshtim!

Ah sikur tė pėrputheshin tė gjitha

Do tė ishte njė mrekulli!

 

Shkup, 05.09.2002

 

Havari shpirtėrore

Nė kryeqytetin tim

Shoh librari tė vetmuara

Janė nė numėr...

Pa vizitorė!

Bėjnė mund

Shumė autorė

Tė na ofrojnė

Ushqim shpirtėror

Nė secilin libėr

Gjen diē

Tė re - mėsim

E jo tė blesh

Pije, alkool

Tė shkosh nė rrugėn pa kthim!

Nė kryeqytetin tim

Sheh kafiteri

Vende pėr dėfrim

Pėr t’i shuar epshet,

E jo pėr mėsim!

Nė rend shtyhen pėr tė marrė:

Pije e jo dije!

Ndjej dhimbje

Mė dhimbsen kėta tė gjorė

Si s’dinė tė logjikojnė

Cili popull pėrparoi

Me pije dhe shfrenime?

Libraritė tona sot

Kanė ngelur jetime!

Rini hapi sytė

Mė mirė logjiko

Kėtė havari nė ne

Armiku na e do!

Rini zgjohu

Nga kjo amulli

Vepro me arsye

Indiferent mos rri

A e keni parė Perėndimin,

Me libėr e bėjnė udhėtimin!

Ndaluni tė mendojmė

Si do tė pėrparojmė

Nėse gjatė shumė viteve,

Njė libėr s’e lexojmė

Shndėrroni kafiteritė

Nė biblioteka

Tė lexojmė sa mė shumė,

Tė na shtohet vlera!

Thirren nė demokraci

Thirren nė demokraci

Tė tjerėve ua kufizojnė!

Thirren nė demokraci

E vetėm sajojnė!

Thirren nė demokraci

Frikohen nga ajo!

Thirren nė demokraci

E vetė bėjnė krime!

Thirren nė demokraci

Ushtrojnė dhunė!

Thirren nė demokraci

I kufizojnė tė tjerėt!

Thirren nė demokraci

E duan pėr vetveten!

Thirren nė demokraci

E s’janė demokratė!

Thirren nė demokraci

Kur do ta mėsojnė atė?!

Mos thuaj se.....

Mos thuaj se unė di gjithēka!

Mu atėherė fillon tatėpjeta yte.

 

Mos lakmo ēka tė sheh syri

Ka shumė gjėra tė ndaluara!

 

Mos fol fjalė pa krip

Kur ke kohė t’i kriposėsh ato!

 

Mos rri duarkryq

Kur ke shėndetin!

 

Mos ec rrugėve tė errėta

Mundohu t’i ndriēosh ato!

 

Mos thuaj kjo jetė ėshtė e gjatė

Shpejt tė ikin vitet - e sheh se je plakė!

Nė tė pasosurėn jetė mos shko duarthatė!!!

 

Shkup, 24.02.2002

 

Foleja yte!

Ti ke folenė tėnde

Shtruar kadife

Unė kam shtrojė

Mazhurance!

Ti ke jastėkun me para

Jo edhe gjumin e qetė!

I frikohesh hijes tėnde

Ti ke vetura luksoze

Tė tjerėt qajnė hallin

Pėr ekzistencė e bukė!

Ti ke ēka nuk ke

Jo edhe dashuri

Dhembje pėr tjetrin!

Ti ke tė mira materiale

Jo edhe shpirt human!

Ngacmoje ndėrgjegjen

Falėnderoje Atė qė t’i dha

Tė gjitha - pasurinė!

Atij qė ta fali jetėn

Fal edhe ti diē

nga vetja!

Mendo pėr vetminė nė varr

Llogarit para A t i j

Qė tė merr nga jeta

Duaji skamnorėt

Ndihmoji ata

Qė tė tė ndihmojė Zoti

Ty.

 

Shkup, 27.03.2003

 

Surpriza

Dėgjova se

Po pėrgatit

Surprizė pėr mua!

Pse s’mė pyet:

Ēfarė sprova kalova!

Ku ishe ti?!

Kur unė bėja betejėn!

Pritja nga ti

Mė shumė dashuri

Tė akumuloj-a energji

Pėr t’i pėrballuar

S provat!

S’di ēka do tė mė sjellė

E nesėrmja!

Surprizat ruaj pėr:

Pasardhėsit tu!

Kush ka dashuri?!

Dashuria s’ka tė bėjė

Me xhelozinė!

Atė duhet ta kultivosh

Kush po i dallon

Nj e r ė z i t

Nė kėtė shekull tė ri?

Tė internetit!

A s’jemi tė barabartė

Para Z o t i t?!

Ne qėmoti

E dėshmuam kėtė

Me energji pozitive

T r a d i c i o n a l e

Na u hakmor keq

Mirėsia, toleranca!

 

Shkup, 19.10.2002

 

Kot

Nė jetė kacafytej

Me erėra

Sikur i kalonte

Me vėshtirėsi

Barrierat!

Kur shihte njerėz

Tė lumtur,

Kėnaqej

S’e kuptonte se

Gjallėrojnė tė tillė

Qė aq shumė e kanė zili

Tė mirėn!

Ata ishin shokė tė djallit

Kot zemėrohej

Nė kokat e tyre

S’depėrtonin:

Rreze mirėsie

Pėr ta reformuar

Tė keqen njėmendėsie!!!

 

Shkup, 09.07.2002

 

Magaza

Lėndon ATĖ pranė

roja nė magaze

ruan Gjėsende

tė ēmuara

Merr nga punėdhėnėsi

vetėm PAGĖN

Tė ndaluar e ka

Tė marrė mė shumė

nga magaza!

Kujdes!

Harmoni me ligjet

E Zotit

Nė lojėn e quajtur

J e t ė!

Gjithkush merr

Atė qė i takon,

Ngase P r o n a r i

Do ta dėnojė

Pėr punėn e besuar...

Juve qė lakmoni

Tė ndaluarėn.

 

Shkup, prill 2003

 

Imazhi i djalit

Aq i ėmbėl si fėmijė

Kush po e derdhė

Pluhurin e helmit

Nė ty?!

Gjatė rritjes – tėnde

Pse s’e mban atė imazh?

P a f a j ė s i e!

Sė bashku me ty

Po rritet edhe mendja yte!

S’ėshtė mirė aspak

Pėr ty

Vazhdo tė ėmbėlsosh nė jetė

Kjo do tė pėrkryente

Pas rėnieve tė ulta

Vėshtirė do tė ngrihesh

Ec me pararojė

Vazhdo tė ėmbėlsosh!!!

 

Shkup, 22.12.2002

 

Humbėsit e kohės!

Agoi kjo ditė

Mė parė aguan

Edhe shumė tė tjera

Humbėsit pėr ēdo ditė

Humbin kohė tė ēmuar

Tė llogaritur nė shifra

Vetes ia shkurtojnė jetėn!

Si kanė fytyrė tė lavdėrohen

Se edhe ata gjallėrojnė?!

Cili nga ne?!

Cili nga ne

S’do t'ia kishte falur

Sytė njė tė verbėri?!

Sė paku

Pėr ca ēaste!

Ju qė s'i keni

Le t’u mbajė shpresa

Se s'do tė jeni tė verbėr

Nė jetėn e pasosur!

Kėtu jemi vetėm kalimtarė!

Nėse e kalojmė provimin

E kėsaj jete.

Atje s'do tė na pėrcjellė

Kjo brengė!

Le tė brengosen ata

Qė i kanė sytė

E nuk e shohin

Tė vėrtetėn!!!

 

Shkup, 03.11. 2001

 

Nxituesit

Komunikacion i dendur

Fytyra tė panjohura

Nxitojnė ta zėnė

Kohėn!

Secili ka diē:

Tė pakryer...

Disa janė mė tė vrazhdė

E thyejnė ligjin e "komunikacionit"!

Duke e ditur se:

Dėnimi ėshtė tepėr i rėndė

Nuk kryhen punėt

Me nxitim!

I fortė dhe i menēur

Ėshtė ai:

Qė ka kujdes - menēuri!

Largpamėsi - qėndrueshmėri

Nė punėt e pakryera!

Kryesorja ėshtė qė:

Ne tė ecim – tė garojmė

Do tė marrim:

Aq sa kemi bėrė pėrpjekje!

 

Shkup, shkurt 2001

 

Admiroj!

Admiroj: njė nėnė

Qė lindė shumė fėmijė!

Admiroj: njė babė

Atdheut qė i falė bijė!

Admiroj: shkollarėt

Me zell qė i mėsojnė

Admiroj: njė vėlla

Qė vėllanė e do!

Admiroj: njė vėlla

Kafshatėn e gojės

Qė e ndan me njė vėlla!

Admiroj: tė gjitha tė mirat

Tė tjerėt qė i bėjnė!

 

Shkup, 10.02. 2001

 

Fjalėt

Fjalė e ėmbėl - dashuria

Fjalė me peshė - burrėria

Fjala qė tė ngritė - dituria

Fjalė e urtė - menēuria

Fjala qė djegė - xhelozia

Fjala qė dhemb - tradhtia

Fjala nxjerrė fjalėn - shoqėria

Fjala qė piqet - maturia

Fjalė nga zemra - dhembshuria

Fjala pa krip - marria

Fjala shpejton - para mendimit

Fjala qė kthehet - ajo e pendimit

Fjala matet - kur e gjen zotėrinė

Fjala me fjalė - peshon njerinė!

 

Shkup, 15.02. 2001

 

Ē'ke ti?!

Ē'ke ti nė mendime?

Ē'kam unė nė kujtime?!

Ē'ke ti me mė thėnė?

Ē'kam unė me tė dhėnė?

Ē'ka ty qė tė gėzon?

Ē'ka nė mua qė mė hidhėron?

Ē'ke ti e ē'kam unė?

Njėri-tjetrin ta duam mė shumė!!!

 

Shkup, 27.10. 2001

 

Nė ditėlindje

Nė ditėlindje,

Kujtohen fitoret,

Por edhe humbjet!

Nė ditėlindje,

Rriten arrogancat,

Pakohen llogaritė!

Nė ditėlindje,

Begatohen kuzhinat,

Harrohen skamnorėt!

Nė ditėlindje,

Pėrkujtoji ata.

Ndjej dhimbje pėr ta!

Agjėro kėtė ditė,

Lum ai qė e kujton,

Ditėlindjen e vėrtetė!

Nėse meritojmė,

Ajo ėshtė

Festa mė e madhe!

 

Shkup, 12-13.08.2002

 

Plotėsimi

Sikur iu ndalėn fjalėt

Pa pėrfunduar!

Sikur i mbet

Kėnga nė gjysmė!

Ai s’po i fliste

S’po i kėndonte vetes!

Kishte kohė qė

Po bėnte llogari

Nė kokė

Iu kishin grumbulluar

Tė gjitha ato mendime

Para syve

I dilnin tė gjitha

Ato foto vėllazėrore

Donte tė shprehej

Nė kohėn e duhur!

Ta plotėsonte – sadopak

Zbrazėtirėn qė e shihte

Te vėllezėrit!

Nė mozaikun e arkitektit

Tė mbi gjithė arkitektėve

Mozaikun qė po e lakmonin

Shumė koka botėrore

Pa u vonuar

Pėr tė mbijetuar!

 

Shkup, 20.05. 2002

 

Rezultat i ėmbėl!

Pėr hir tė

Dhuratės sė madhe

Qė ekziston!

Pėr hir tė

Gjithė asaj

Qė ke ngrėnė

Ėmbėl!

Ha edhe diē

Tė hidhėt!

Bleta s’nektaron

Vetėm nėpėr lule tė ėmbla

Ajo merr edhe nga

Tė hidhėtat!

Prodhimi ėshtė

I ėmbėl!

 

Shkup, 05.08.2002

Mendimet

Lėre tė flasė

Lėre ta shprehė

M e n d i m i n!

Ndoshta e dobishmja

Fshihet te ai

Te ti!

Gurė, gurė - bėhet mur

S’tė kujtohet pentagrami

Nė muzikė?!

S’bėhet kėnga

Me njė notė!

Mos ia ndėrpre fjalėn

Ndėrrimi i mendimeve

Na bėn mė tė pasur

Mė tė kujdesshėm!

I kufizuar ėshtė

Rrugėtimi ynė!!!

 

Shkup, 20.05. 2002

 

Patkoi

Shoh njė patkua

Nė ballė tė njė

Veturė luksoze!

Njė tjetėr,

Nė derėn e njė shtėpie

Sa marri!

Aludim shirku

E ai patkoi,

Jo qė ia prishte bukurinė

Veturės – shtėpisė, por

Si hynte nė punė

As atij

Pėr tė cilin

Ishte farkuar!

Vallė!

A s’e lamė pas

Kohėn e injorancės?!

 

Shkup, 30.09. 2002

 

Nė ndėrrimin e moteve

Nė ndėrrimin e moteve

Ndėrrohen vitet

Jo edhe njerėzit!

Ata ngelin

Me po ato vese!

O ju njerėz!

Ndryshoni brendinė

Tregoni mė shumė

D a sh u r i!

O im vėlla

Zemra ime nė ty

Le tė rrah -

E ytja nė mua!

Kėshtu do na shtohej

D a sh u r i a!

Ē’kuptim ka

Ndėrrimi i moteve

Pa Ddashuri?!

Mos tė jetė ai_

Vetėm njė trend!

Ta njohim

Ndėrrimin e vėrtetė

Pa kohė

Pa kufij!

 

Shkup, janar 2003

 

Jeta vazhdon

Jeta vazhdon

Me aktorėt e saj

Jeta vazhdon

Me guximtarėt!

Jeta vazhdon

Me tė drejtėt

Besimtarėt!

Le tė vazhdojė jeta

Pa ndarėsit

Pa pėrēarėsit!

Le tė vazhdojė jeta

Pa lajkatarėt

Pa sajuesit!

Kėta janė:

Vetė djajtė!

 

Shkup, 29.07.2002

 

Mos e ndyni fletoren!

Fėmija ėshtė i pastėr

Si fletore e bardhė

Pa vija!

Nė fillim

Nė tė shkruajnė:

Prindėrit - mėsuesi -rrethi

Mė vonė

Fillon tė shkruaj

Vetė ai!

Ca fėmijė janė

Mė tė kujdesshėm

S’lejojnė ta shkarravisin

"Fletoren e vetė"!

O ju fėmijė!

O ardhmėria jonė

Tregoni menēuri

Qysh herėt!

Pėr ndryshime

Nė tė mbarė!

Pa e hidhėruar Zotin!!!

 

Shkup, 24.02.2002

 

Nėnėmadhja

Mbesave

I mallkuar qofsh mėrgim

Na i more shpresat e jetės

Na i lėndove zemrat!

Na e ndale ritmin e frymėmarrjeve tona

Larg ju kemi mbesa

Pa ju jeta na duket se ėshtė ndalė!

Sikur s’u patėm kurrė

Ju-ve shqiponja tona nė flamur

Buzėqeshjet, pėrqafimet, dashuria juaj pėr ne

E jona pėr ju zemrat po na i shtang!

Po na lini pa gjak tė rafineruar.

Po s’erdhėt sė shpejti,

Jeta e jonė sikur po ndalet!

Ejani sa mė shpejt

Mėshirohuni o pjella ynė!

Ngase na u ndal ritmi i jetės

Tė cilin e kemi ėndėrruar ndryshe - me ju

Afėr oxhakut stėrgjyshor

Afėrsinė - dashurinė e ngrohtė familjare

Tė cilėn na e kanė lakmi tė tjerėt

Qė kėtė kurrė s’e kanė

Ejani ngase jetėn s’mund ta drejtoni si dėshironi ju!

Ejani!

E, nė mos ardhshi ju,

Sė paku na i ktheni sytė e zemrave tona

Pa tė cilėt s’mund tė tė ecim!

Faljani shpresat - vullnetin kėtij rrugėtimi

Jo mė aq tė gjatė!

Jeta s’mund tė kthehet si shiriti filmik!

Na i sillni zemrat nga andej

Ngase kėto tonat edhe mė s’mund tė rrahin pa ato!

Sa s’na ėshtė ndalur kafshata e bukės nė fyt!

Po s’i sollėt kėto zemra tė zemrave tona

Zoti do t’ju dėnojė

Edhe po s’deshėm ne!

 

Shkup, 01.01.2001

 

Urim ditėlindjeje

Nga endja

Nėpėr labirintet e jetės

Gati kisha harruar

Ditėlindjen tėnde!

Largėsia ma shtonte dhembjen

Nėpėr labirintin e jetės

Mė ndezi njė shkėndijė

Ma solli nė kujtesė:

Ditėlindjen tėnde

Sė bashku me fotografinė tėnde

Nė urim shėnova:

Vitet-muajt- dhe ditėt tua!

Tani

Kėto vite-muaj-dhe-ditė

Tua

Kurbeti

Na janė bėrė barrė e rėndė

Mbi supet tona!

Uroj sa mė pak festime

Jashtė folesė suaj!

 

Shkup, shtator 2002

 

Nėnėmadhja!

Gatuaj oj nėnė,

Njė bukė tė madhe!

Ftoji nė sofėr

Tė gjithė tė rinjtė

Na e kujto

Sofrėn e tė parėve

Pėrplot me fėmijė

Sot rinia jonė

Nė shumė sofra mungon

Deri kur kėshtu?!

Gatuaj oj nėnė,

Njė bukė tė madhe

Ofrohuni - ju shpresa e kombit

Pranė sofrave tė shqipes!

Buka nė sofrat tuaja

E ka shijen mė tė ėmbėl

Se e "parajsave" tė Evropės!!!

 

Shkup, 23.12.2001

 

Bregu i Vardarit!

Kalojė nga vendnisja

E "zogjve "!

Dikur pėrcolla

Edhe "zogjtė" e mi

Nga ky vend ėshtė

Pikėnisja e shumė

"Zogjve" tė tjerė!

Stina e tyre ėshtė kėtu

Ku do tė gjejnė

Ndonjė vend mė tė ngrohtė

Se nė ēerdhen e tyre!

Shikoj kalimtarėt

Secili ecė nė drejtimin e tij

E "zogjtė" tanė sikur nuk dinė

Se ku do ta kenė

Stacionin e fundit!

Ata nxitojnė tė arrijnė nė:

"Parajsat" e perėndimit!

Sa herė qė kaloj kėsaj rruge

Disi shqetėsohem - ngase

Jam dėshmitar i endjeve

Tė "zogjve"!

Tani koha bėn shumė ftohtė

Pres tė kthehen

Sė bashku me "zogjtė" e tjerė

Edhe "zogjtė" tanė!

Nga andej qė t’i ngrohin

Zemrat tona!!!

 

Shkup, 22.02. 2001

 

Monumente

A thua!?

A thua s’ke uri

Ti zotėri

Pėr fjalėn e bukur?

Ajo tė rimėkėmbė,

Ajo tė jep kurajė,

Shpresė,

Elan pėr jetė,

Energji nė ardhmėri.

Unė i gjori

Mezi pres

Tė lexoj,

Tė shoh,

Tė dėgjoj,

Tė kėrkoj,

Ta mėsoj,

Gjithandej

Ku ta gjej!!

S’do ta konservoj

Pėr vete!

Do t’ua pėrcjelli

Me padurim

Tė tjerėve

Botėn ta zbukurojnė

Me aromėn

E fjalės sė bukur!

 

Shkup, 18.08.2004

 

Pėrmendore Librit!

Tė mbjellė

Njė kopsht me lule

Nė mes tė vė

Njė pėrmendore

Cilin nga dėshmorėt

Nė njė lartėsi

Ta ngrejė....?

Njė libėr tė hapur – dije

Nga lulet tė thithė

Aromėn

Nga libri:

Frymėzimin!

Pamja e tij – gjigante

T’i zgjojė tė gjithė ata

Qė i lartėsoi me mend

Zoti i gjithėsisė!

Zemra nė ndjenja le tė vėrshon

Njeriu i pajisur me mend

Pėr dhuratat e Pafundme

Allahun e madhėron.

 

Shkup, 14.07.2004

 

Uzurli hoxha

(hoxhės sė nderuar nga Bursa - Turqi)

Mė impresionoi

Vullneti yt

Gjallėria yte

Sinqeriteti

Modestia yte

Shėmbėlltyra

Humaniteti-

Vizioni yt!

Pengesėn fizike

s’e pėrfillje

Fare!

Pėrpara kishe

Qėllimin – cakun

Pėrfundimtar!

Inshaallah synimet tua

Bėhen realitet

Kėmbėt tua ecshin

Tė forta

Nė xhenetet e dalluara

Pėr ju qė flijoheni

Virtyt i rrallė

Muzafer Kartall!

Qėndrofsh nė shoqėrinė

E mė tė dashurve

Pejgamber – evlia – ulema

Me njerėzit mė tė mirė.

Allahu xh.sh. tė bekoftė

Shėmbėlltyrė e rrallė

E gjallė,

Njerėzore.

Njė fetar i drejtė

Nė fenė e drejtė

I s l a m i n!

 

Shkup, 21.10.2003

 

Mė duhet

Mė duhet tė mendoj,

Se pa kokė s’dilet

Nė pazarin e vlerave.

Mė duhet tė vrapoj,

Me ecje pak arrita.

Mė duhet tė punoj,

Tė pavarėsohem!

Mė duhet ta ngacmoj trurin,

Tė mos korodohet.

Mė duhet tė mbjell diē

Tė lė trashėgimi

Mė duhet tė luftoj

Ma imponuan!

Mė duhet tė vdes

Se mbijetoi askush!

Do tė pasojė

Njė tjetėr jetė

Pa mbarim

I jam besnik!!!!

Lexo!

Ēdoherė

Ndaj diē tė mirė

Pėr tė lexuar

Ēdoherė

Mė ngelė diē

Pa lexuar!

Nėse ke uri

Pėr dije

S’do ta mbyllėsh

Kapakun e librit

Tė fundit!

Mos ngurro – lexo!

Mė parė se pėr tjerėt

Kjo fjalė do vlente

Pėr ne!

Kur do ta kthejmė

Stafetėn e rrėmbyer!

Ne ende hamendemi!

Lexo im mik

Lexo im vėlla

Me lexim e gjen

Tė vėrtetėn

Lumturinė

S’do tė duhen

Tutorė - policė

Gjyqe!!!

Lexo vėlla - lexo!!!

 

Shkup, 21.10.200

 

Mė i varfėr!

(Vėllait tim Shaip Ibahimit)

Mė i varfėr

Pėr njė krah

Pėr njė buzėqeshje

Pėr njė ngushėllim

Njė krah i thyer

Vėshtirė mjekohet

Njė vakum

I paplotėsuar

Nė jetė

Deri nė amshim!

I kam dėshmitarė

Tė gjithė ata

Qė e njohėn

E deshėn, sepse

Edhe ai i deshi ata

I zbrazėt vendi

Ku frymonte

E zbrazėt shtėpia

I zbrazėt sokaku

Mungesė burri

Mungesė babe

Mungesė vėllai

Mungesė miku

Mungesė shoku

Mungesė deri

Nė amshueshmėri!

Me besimin nė zemėr

I amortizoj dhembjet

Ai patjetėr do tė shkonte

Nė atė jetė – pa mbarim!

Edhe ne pas tij

Dhashtė Zoti

Nė xhenetet e Tij

Ai na la mė tė varfėr

Pėrkohėsisht

Pėr njė vėlla...!

 

Shkup, 22.10.03

 

Brengosja!

Tė ujis njė lule

tė ndjej aromėn e saj

 

Tė rrezatoj nė njė tru njeriu

Tė kultivoj e falė mė shumė dashuri!

 

T’i rrėzoj tė gjitha muret e botės

Tė mos ndajnė shpirtra njerėzish!

 

T’i arrij ata qė mė parė bėnė hapin

Koha ik e ne sikur po pėrgatitemi!

 

Tė ulem nė sofrat skamnore

Tė ndjej - ndaj dhembjen me ta!

 

T’i pėrkėdhelė tė gjithė bonjakėt e botės

Nė mungesėn prindėrore!

 

Tė falem-i o Zot qė na dhuron

Ndjeshmėri, dashuri

Pėr tė ngushėlluar dikė!

 

Shkup, 28.04.2003

 

Mendimet

Linda pa dėshirėn time.

Jetoj pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit!

Posa erdha nė jetė - qava

Mė vonė kuptova se vėrtetė duhet qeshur mė pak!

Desha tė gjitha tė mirat pėr tė tjerėt

Tani pėr veten!

Meditova pėr shumė gjėra qė mė rrethojnė

Ka diē mė tė vlefshme se materialja!

I desha tė gjithė njerėzit e mirė.

Edhe pse disa ironinė e kishin ves!

Lexova ēka mė ra tė lexojė

Vetėm njė libėr ishte i pėrkryer - Kur'ani!

Punova – nė punė gjeta lumturinė - pavarėsinė!

Kėndova - mendova se tė gjithė e duan kėngėn

Nė jetė mė shumė kishte vuajtje

Mė shumė mėsova nga vuajtjet sesa nga kėnga!

Gjatė jetės u sprovova - s’di a i dhashė provimet!

I urrejta padrejtėsitė - ēfarė do tė ishte jeta

Po mos tė luftohet e keqja?!

Nė mileniumin e ri njerėzit shohin mė shumė,

Mė larg dhe mė shpejtė

Ėshtė kohė interneti!

S’fshihen intrigat - hajnitė - si mė parė!

Dikujt i ka hyrė miza nėn kapelė,

E atė po e kėrkon te tė tjerėt

E huaja kurrė s’bėhet e ytja!

Kot e kanė me sajime!

E vėrteta gjithmonė ngadhėnjen!

Ku do ta fusin kokėn ata -

“Tė paprekurit"?!

 

Shkup, 12.12.2002

 

Cilin qėndrim?!

Nxori njė biletė

Pėr nė kinema!

S’donte t’i ikė

Asnjė film qė shfaqej

Nė kinemanė e qytetit

Nė fund tė ēdo shfaqje

Edhe pse shihte fjalėn "fund"!

Atij i ngelte koka shtrembėr

Duke shikuar mos po ngelte

Diē pa parė!

Kjo s’i ndodhte

Nė xhami - faltore!

Ku duhej ta fisnikėronte shpirtin!

Pas kryerjes sė namazit

Ai ngutej duke u shtyrė

Nė derė - pėr tė dalė

Sa mė shpejt.

Cili qėndrim do t’i paguhet

Mė shtrenjtė?!

 

Shkup, 06.05.2002

 

Ēka ėshtė njeriu?!

Ēka ėshtė njeriu?

Dhuratė mė e madhe - nga Zoti!

Ēka ėshtė njeriu?

Mirėnjohės ose pėrbuzės!

Ēka ėshtė njeriu?

Njė nga ēuditė mė tė mėdha –

D o m e th ė n ė s e !

Ēka ėshtė njeriu?

Enigmė pėr jobesimtarin!

Ēka ėshtė njeriu?

Hije nė kalim!

Ēka ėshtė njeriu?

Menēuri – dashuri - prehje - e kundėrta:

Pėrbuzės – ulje nėn llojin shtazarak!

Ēka ėshtė njeriu?

Mysafir i paftuar nė kėtė jetė!

Ēka ėshtė njeriu?

Plotėsim i gjithėsisė!

Ēka ėshtė njeriu?

Vetėdije - vetėmohim - dhembje - e kundėrta:

Shfrenues - shkatėrrues!

Ēka ėshtė njeriu?

Krijesė mė e pėrsosur - e kundėrta:

Mė i rrezikshėm se kafsha!

Ēka ėshtė njeriu?.......

 

Shkup, 17.07.2002

 

Mėso!

Mėso tė qeshėsh edhe atėherė kur s’tė qeshet!

Pėr t’i pėlqyer botės!

Mėso "tė dėgjosh" gėnjeshtra

Tė vėrtetėn po e varrosin!

Mėso tė lavdėrosh tė pamerituarit

Tė merituarit janė strukur!

E vėrteta do tė ngadhėnjejė!

Kėndimi

Tė kėndojė i thanė

Si zogu, si bilbili

Kėnga e tij

T’u pėlqejė

Edhe tė tjerėve!

Kėngėn ta pėrcillte-zhurma!

Ai pėlqente tė kėndojė

Me zė tė ulėt e melankolik.

Kėngėn e tij ta pėlqejė

Kori kureshtar!

Ata qė kishin humbur - diē

Nga gjėja madhore!

Ai donte tė ndihmojė

Akordimin e Filarmonisė

Sė popullit- sojit tė vet

Nė pėrputhshmėri

Me Rregulloren e shkaktarit

Tė gjithėsisė!!!

 

Shkup, 04.07.2002

 

Virtyt unikati

Fjalė nga shpirti

Pėr shpirtin fisnik

Naim Frashėri mungon

F i z i k i sh t

flasin veprat e tij!

Ai e lartėsoi veten

Me atė zemėr qė pat

I dha zemėr ēdo zemre

Me shumė rreze mirėsie

Qė diti tė na i falė

Na i ndriēoi rrugėt

Me rreze tė pashuara feniksi

I kishte marrė edhe ai diku!

Nga njė burim i pashtershėm

Qysh herėt i mposhti

Mitet e gabuara!

Na u dashtė kohė ne t’i mėsojmė

Ai na i trasoi rrugėt

Kah e vėrteta

Si diti mendja e tij e-ndritur

Optika e tij - shikimet pas kodre

Menēuria - urtėsia

Ishin dhuratė nga i GJITHĖDIJSHMI

Ai qe njė projektor ndjenjash

Nj e r ė z o r e!

Me vlera KONKURRUESE

Nė rrafshin etnik e gjetiu

Njė kokė qė ia rriti namin

Popullit, e jo vetėm atij!

Dashtė Zoti qė ĖNDRRA e tij

Tė bėhet realitet i ynė!

Kėshtu do TĖ prehej i qetė nė varr

Kėshtu do ta gėzonim

Shpirtin e tij fisnik

Virtyt unikat!

 

Shkup, 2002

 

Endjet

S’pėrtonte

Endjet i bėnte

Pėr njė qėllim

Donte tė vėrė

Njė krah

Nė institucionin

Tonė n j e r i!

Sikur shihte rėnie

Nga ata

Qė duhej t’i ngrinin - ato

Donte tė ndezė njė shkėndijė

Nė pazarin e vlerave madhore!

P r o m o t o r e!

 

Shkup, 12-13.08.2002

 

Ironikut!

I fyeri

Kishte harruar

Diē........

Ironiku

Vetveten!

S’di a e dinte

Ku po e shpinin

Ato vese

Tė shėmtuara

I fyeri

Donte tė vėrė

Njė krah

Nė vlerat e ironikut!

Nė jetė ka

Bumerang

Kujdes!!!

 

Shkup, 22.12.2002

 

Peripecitė

U mundova ta zė jetėn

Ajo mė zuri mua

U mundova t’i dalė nė pritė

Ajo mė lėkundi por s’mė theu!

U mundova t’ia fali dikujt

S’e pata atė privilegj

U mundova ta zgjati atė

S’ishte nė kompetencėn time!

Para meje askush s’ia kishte dalė!

U mundova tė zbukuroj diē - nė tė

S’di ēfarė ngjyra pėrdora!

U mundova ta fisnikėroj – vetėm pak

Do tė isha tepėr i lumtur

U mundova ta ndal kohėn

Shpejtė mė iku!

Shkoj nė atė pambarim

Tė vjelė tė mbjellat!!!

Nė ty!

Nė sytė e tu shoh:

G ė z i m i n!

Nė fjalėt tua

S i n q e r i t e t i n!

Nė sjelljet tua

Nj e r ė z o r e n!

Nė shoqėrimin tėnd

K u r a j ė n!

Nė pėrpjekjet tua

P ė r k u sh t i m i n!

Nė shprehitė tua

N d j e n j a t!

Nė fjalorin tėnd

P a s t ė r t i n ė - dėlirėsinė!

Shkup

Ēka do tė bėhej pa dashuri?!

Jeta e kishte shėtitur-

Pėr t’i parė mė afėr njerėzit

Kishte parė tė mira

Kishte parė edhe tė kėqija

I dhembte shpirti

E mundonte pse njerėzit anonin

Shumė nga e keqja!

Tė mirat qė i bėnin tė mirėt

I silleshin nė kokė!

Sikur tė kishte mundėsi

Ato tė mira nga tė mirėt

Do t’i projektonte

Nė njė ekran tė madh!

Pėr t’i parė tė gjithė njerėzit

Qė duhej ndryshuar!

Tė merrnin nga ata mėsim

Syri i tij s’donte ta shihte

Tė keqen!

E keqja i bėhej pengesė

Nė dashurinė e vėllezėrve.

I dukej sikur ata

Nuk e donin - dashurinė!

Ēka do tė bėhej pa dashuri?

Sikur mos tė ishte ajo,

Jeta do tė bėhej e akullt!

O ju qė e keni humbur,

D a sh u r o n i

Ajo s’ėshtė dekor i shtėpisė.

Ajo ėshtė vetė shtėpia.

Pa tė ku do tė strehoheshit?!

Jashtė na rrahin erėrat!

Nė dashuri ka ngrohtėsi

Ēka do tė bėhej

po mos tė ishte dielli?!

 

Shkup, 29.06.2002

 

Gjurmėt

Kokat shqipe

Po lėnė gjurmė

Nėpėr kohė!

E veēantė

Kjo e sotme

Nė qytetin e kulturės

Shkruhen emra

Tė shqipes - Arbėrisė

Mbresa - dėshmi

Tė historisė - sė re!

E shėnojnė kėtė

Shekull tė ri

Demantojnė mite

D i s k r i m i n i m i

Pėr ne!

Tani del nė pah se

Kush jemi!

Ēka bėn fjala

S’bėn arma!

Mburrem me menēurinė

E farės sime

Tru tė kombit!

 

Shkup, 05.08.2002

 

Largėsia shpirtėrore

Njeriu mund tė jetė larg

Me tjetrin

Edhe pse e ka afėr!

Largėsia ėshtė pengesė

F i z i k e

Jo edhe shpirtėrore!

Shkurtoni largėsitė

Sh p i r t ė r o r e!

Nėse do Zoti,

Dashuritė e vėrteta

Do tė na ndihmojnė

Nė ditė tė vėshtira

Pėr triumfe e fitore!

 

Shkup, 12.08.2002

 

Zeshkani

Tė njė barku ishin

Njė emėr kishin

I kishin treguar

Pėr vdekjen

E paraardhėsit

Pa i mbushė dy pranvera

Ky ishte zeshkani

E bardha sikur sinjalizonte

A m sh u e sh m ė r i n ė

Edhe ky e donte

Ngjyrėn e bardhė

Por jo edhe tė ftohtin!!!

 

Shkup, 09.12. 2002

 

Tapia ime

Mbuluesve tė sė vėrtetės

Ēmenduri, ēmenduri

O ēmenduri!

E si tė thuhet ndryshe

Defekt intelekti!

Helmim zemrash!

Njerėz tė hipnotizuar!

Verbėri racore

Xhelozi nacionale!

Ju duket se kjo botė

Pėr ata ėshtė rezervuar:

Vetėm pėr ata!

Sa marri!

U janė prishur shqisat

A se dinė se kjo ėshtė:

Kohė interneti!

S’fshihen marritė si mė herėt

Para botės!

Vazhdojnė me verbėritė e tyre

Pėrzierje nė kompetencat e Krijuesit!

Hyjnė nė ngjyrėn e kuqe tė semaforit!

I shkelin ligjet e Zotit!

Pasojat janė shumė tė rėnda

Ato u kthehen bumerang!

Njeriut liria i falet

Nga lindja!.

Uzurpuesit do ta marrin

Dėnimin nga shkaktari i drejtėsisė!

Ata nuk e dinė ēka ėshtė jeta

Duan ta rezervojnė:

Vetėm e vetėm pėr vete!

E drejta ngadhėnjen

ĒDOHERĖ!

Kėsaj here po vjen pas:

Ēlirimit afrikano-jugor!

Si kanė fytyrė tė mendojnė

Se edhe ata jetojnė

Nė kėtė shekull tė ri

Mjekoni sėmundjet: terr pulash!

Dhashtė Zoti tė kuptohet e vėrteta!

 

Shkup, 03.08.2001

 

Tapia ime

Kam nė shtėpi

Arkėn e vjetėr

Nė tė:

Tapinė e shtėpisė sime!

I ruaj:

Varret e stėrgjyshėrve

Dėshmi e kohės sė shkuar!

Dėshmoj qenien time

Nė kėto troje

Pėr tė mos pasur tė drejtė

I paftuari mysafir – dialogun!

Rreth pronėsisė!

Tapinė e tokės sime e pėrcjellė

Brez pas brezi

Pėr tė dėshmuar

Se ata tė tjerėt

S’kanė dėshmi pėr pronėsi.

Dėshmi i kam

Varrėt nė trupin tim

Ndėr shekuj

Ende tė pashėruara

Ato dėshmojnė praninė

Lashtėsinė time

Rrėnjėt e mia

Thellė tė ngulitura

Nė kėtė tokė arbėrore

!

 

Shkup, 23.10.2003

 

Nė pėrvjetor

 

Qėndrojmė pėrpara:

Altarėve tė lirisė

Nė mungesė fizike

Tė qėndrojmė - njėkohėsisht

Pėrpara tė gjithė

Altarėve tė tjerė!

Dėshmorėve tė lirisė

Ju shprehim ngushėllime

Nga tė gjitha zemrat shqiptare

J a sh a r a j!

Sot s’do t’ju ndajmė me emra,

Ngase qėllimi i juaj

Ishte i njėjtė

Njė herė e pėrgjithmonė

Ta shporrni armikun barbarė

Nga kėto troje stėrgjyshore

Ju e dini mė sė miri

Rėndėsinė dhe vlerėn

E kėtyre katėr shkronjave:

L i r i!

E ajo s’vinte dot pa sakrifica

Ju dhatė mė tė shtrenjtėn gjė:

J e t ė n!

Falė Zotit - sakrificave tuaja –

Dhe ndihmės ndėrkombėtare

Nė krye me Amerikėn

Ne sot po e kremtojmė

Kėtė pėrvjetorė nė liri!

Kėsaj here sė bashku me kėtė kremte

Po pėrputhet edhe kjo festė e madhe:

Kurban Bajrami

Ju u bėtė kurbane

Pėr kėtė tokė dhe kėta njerėz!

Sot do tė ulemi nė sofrat tona

Pa juve fizikisht!

Por Juve ju kemi nė zemrat tona

Dhe nė zemrat e gjithė shqiptarėve

Qė i thonė bukės bukė

E ujit ujė!

Krenohemi qė ju patėm

Dhe qė kemi kėso burra -

Trima dhe trimėresha

Vazhdimėsi e qėndresės:

Stėrgjyshore!

L a v d i!

Ju qoftė i lehtė dheu i Kosovės!

Z o t i ju shpėrbleftė me:

Parajsė - xhenet!

Amin!

 

Shkup, 22.02.2001

 

Kujt i bėmė pritje?

Juve qė ju bėmė pritje

Pėr ta strehuar kokėn

Ju - ngelėt nga mirėsia jonė

Deri mė sot...!

Si keni fytyrė

Ta ngritni zėrin uzurpues

Nė u desh tė flijohemi

Pėr ta kthyer tonėn!

Mos na i zini edhe mė

Rrezet e diellit

Ai s’uzurpohet!

Bota dėgjoi fjalėn - zėrin tonė

Pushkėn tonė!

Besnikėrinė - bujarinė

Menēurinė tonė!

Rrėnjėt i kemi thellė

Nė kėtė tokė

Tė ujitur me gjak

S’do t’ju besojmė mė

S’do t’ju bėjmė pritje

Atyre qė s’meritojnė

S’do tė ulemi nė gurin

Ku mund tė tė kafshojė:

Gj a r p ė r i!!!

 

Shkup, 19.10.2002

 

Besarta

Ēka pa Besarta e njomė

Tė tjerėt mos pafshin!

Ēka ndjeu veshi i saj

Tė tjerėt mos dėgjofshin!

Ajo shpėtoi pėr tė dėshmuar

Pėr kullat e jasharajve

Tė dėshmojė para botės,

Para historisė,

Se ēka bėnė kriminelėt

Barbarėt serbė!

Prindėrit dhe tė parėt e saj

Kishin besėn

Besonin nė: njė Zot?

Pėr ata besa ishte gjithēka

Virtyt i lartė!

Prandaj besės sė tyre

I kishin shtuar edhe katėr germa

Besa e tyre bėhej e artė:

B e s a r t a!

Kėshtu thirrej ajo

Fjala besė ishte mishėruar

Nė zemrat e tyre

E thirrnin atė me kėtė emėr

Kaq tė bukur: B e s a r t a!

E Besarta e tronditur nga katrahura

Sot kurohet!

Nė fėmijė shtijnė vetėm:

kriminelėt barbarė.

Ajo shpėtoi nėn breshėrit e mortajave

Shpėtoi Besarta dhe BESA

E trimave kreshnikė

Pėr tė dėshmuar se besa e dhėnė:

te varri i M e h a j v e

Shkoi nė vend!

Dhe barbarėt serbė njėherė e pėrgjithmonė

I shporrėn nga kėto troje - tė shqipes

Kėshtu vepronin pėrherė - trimat

Nga kohėrat!

I dilnin zot kėsaj toke

Tani Besarta do tė rritet e lirė

Sė bashku me besartat e tjera tė shqipes

Ajo i ka afėr tė gjitha zemrat

Nėpėr tė cilat rrjedh gjak shqiptari

Ajo do tė jetė dėshmi

E kėsaj fitore tė madhe

Kaq tė pritur!

B e s a r t ė: qėndro krenare

Tė gjithė tė duam - Besartė!

Edhe ata qė janė larg teje fizikisht

Tė kanė nė zemėr - tė japin zemėr

Besa e besnikėve - legjendarė

B e s a r t a  jonė!

Edhe ti tani hyre nė histori!

 

Shkup, 09.02.2002

 

Thua

Thua: mirėmėngjes

Mėngjesi qėmoti ka ikur

Thua: mirėdita

Kur ditė s’ke parė!

Thuaj: mirėmbrėma

Ajo s‘tė ikė!

Netėt janė

Pėr tė marrė veten

Pėr t’i zėnė me kohė

Mėngjeset,

Ditėt

Aq tė pritura e tė ēmuara!

 

Shkup, 29.09.2002

 

Flijimi

S’bėra histori

Ishin vėllezėrit e mi - ata

Damarėt iu ishin ėnjtur

Durimi mė s’kishte kuptim

Ēlirimtarėt rrokėn armėt

Derdhėn gjakun

Flijuan jeta

Pėr Atdheun

Ndryshuan historinė

Pėr tė shijuar:

L i r i n ė!

Aromėn e vėrtetė tė lules

J e t ė n!!!

 

Shkup, 19.10.2002

 

Kalasė

U mundova tė vė

Njė gurė

Nė kalanė e re

Nė abecenė e jetės

Tė mbylli sė paku

Njė vrimė

Tani sikur janė lėkundur gurėt

Nėpėr kala po fryn era

Brenda po bėnė ftohtė

E, neve sikur

Asgjė s'po na mungon!

Uroj nė tė ardhmen

Kalaja tė ketė

Identitetin hyjnor!

Pa tė cilin do tė ngelė

Vetėm njė gėrmadhė...

Ėndrrat tona do tė ngelin

Vetėm njė dėshirė!

Uzurpuesit

Uzurpuesit uzurpojnė:

Vende e kurrsesi kohėn

Mendimet!

Ndalem tė pushoj

Nė sheshin e qytetit

Dikur i shqipfolėsve,

Tani uzurpuesit

"kanė tė metė mbamendėse"!

Ose s'duan tė kthehen

Nė histori!

Thellohem nė mendime

Ngrihem nė kėmbė

Vazhdoj rrugėtimin

Me shpresė se:

Pėrsėri ky shesh

Do t’i ketė:

Pronarėt e vjetėr!

Mikpritėsit - tani

Do tė marrim mėsim se:

Kujt duhet bėrė pritje!!!

 

Shkup, 21.02.2001

 

Stacionet

Ndalem nė stacion

Treni nuk vjen e nuk vjen

E unė s'kam durim

Edhe mė tė pres!

Nisem nė kėmbė

Ndoshta do tė arrij

Atje ku jam nisur!

Kryesorja ėshtė tė eci

Stacionet janė pėr ata

Qė kanė kohė tė presin!

E unė dua tė arrij

Atje ku ishin nisur

Tė parėt e mi

Qė mos tė mė ikė

Treni i fundit!!!

 

Shkup, shkurt 2001

 

Sot

Sot nėse s'buzėqeshi

Eja nesėr!

Ndoshta sonte

Shoh njė ėndėrr

Tė mirė!

E ėndrra e natės

Mė bėhet realitet

Pa durim do tė pres

Agimin e ditės

Nė vijim

Tė buzėqeshi pėr:

Lajmin e gjatėpritur!!!

 

Shkup, shkurt 2001

 

Jeto aty ku.....

Jeto aty ku

Njihet e vėrteta

Aty – lulėzon jeta

Me fidanė tė rinj

Aty ku frymon

Rinia,

Aty bėhet

Historia!

Sė bashku me kohėn

Nė kohė

Lakmi pėr ata qė

I frikohen vdekjes!

Jeton populli

Aty ku njihet

E Vėrteta

Flijohet jeta.

Aty ku gjallėron

Rinia

Fitohet LIRIA

Arrihet pavdekshmėria

Aty lirshėm frymon

Vegjėlia

Pėr tė vazhduar

E ndritur

Historia!

Prishtinė, 28.05.2004

 

VEHBI IBRAHIMI XHIGOLI

Ju pėrshendes tė gjithė stafin drejtues dhe ju uroj suksese nė  punėn e juaj  kaq humane qė po bėni.

 

Po ju dėrgoj kėtė punim timin, tė botuar ....nėse bėnė tė zė vend nė faqet e ALBANUR-it.

 

Pėr tė gjitha All-llahu xh.sh.ju shpėrbleft me tė mirat e Tia !

 

 

Redaktor:

Zekerija Ibrahimi

 

Redaktor Artistik:

Muharrem Mexhiti

 

Redaktor teknik:

Afrim Gashi

 

Botoi: Shoqata Qytetare “Klubi Studentor”- Shkup

e-mail: penastudentore@hotmail.com

 

Shtypi: Shtypshkronja graf-x – Shkup

e-mail: grafikss@hotmail.com

 

 

SHTIGJEVE MADHORE

 

  

Shkup 2005

 

Prindėrve tė mi

qė aq shumė

na deshėn

 

 

 

 

 

Shėnime pėr autorin:

 

Vehbi Ibrahimi- Xhigoli u lind me: 13.08.1950 nė fshatin Skifter te Vitisė-Kosovė. Rjedh nga njė familje fshatare-patriotike-muhaxhire nga Toplica...

Ka tė kryer shkollėn e mesme teknike. Ėshtė i njohur si kėngėtar. Ka tė botuara poezi-letra-reagime, nė disa revista dhe gazeta siē janė: ”Dituria islame”, “Vepra”, “Pena studentore”, “Dritarja”, “Hėna e re”, “Flaka”, “Fakti”...Ka nė dorėshkrim disa punime. Ky ėshtė libri i tij i parė.

 

Permbajta:

 

Permbajta: 11

KUSH TA FALI JETĖN 22

Kush ta fali jetėn? 23

Tė kujt?! 25

Eja sa mė herėt! 27

Kush tė do? 29

Gjaku s'bėhet ujė! 31

Nėse... 32

Sa?! 33

Pėrshėndetjet 34

Kėrko rrugėn 36

Mos dėgjo tė keqen 37

Shkallėt 38

Mos harro! 40

Zemra 42

Ti sheh mė mirė 43

Masa 44

Bardh e zi - jeta 45

FALJA NJĖ BUZĖQESHJE 46

Solidarizimi 48

Gėzoni 50

Sytė qė flasin! 51

Disa 52

Ku ėshtė ndėrgjegjja?! 53

NDĖRGJEGJĖSIMI 54

Tė ftova 56

Strehimorja 57

Pėr njė botė mė humane! 58

Pasqyra 60

Fshehjet 62

Kujdes! 64

Ngadalėso 65

A ka shpirt shtėpia?! 66

Mė parė – njeri 68

Havari shpirtėrore 69

Thirren nė demokraci 71

Mos thuaj se..... 72

Foleja yte! 73

Surpriza 75

Kush ka dashuri?! 76

Kot 77

Magaza 78

Imazhi i djalit 79

Humbėsit e kohės! 80

Cili nga ne?! 81

Nxituesit 82

Admiroj! 83

Fjalėt 84

Ē'ke ti?! 85

Nė ditėlindje 86

Plotėsimi 87

Rezultat i ėmbėl! 89

Mendimet 90

Patkoi 91

Nė ndėrrimin e moteve 92

Jeta vazhdon 94

Mos e ndyni fletoren! 95

NĖNĖMADHJA 96

Mbesave 98

Urim ditėlindjeje 100

Nėnėmadhja! 101

Bregu i Vardarit! 102

MONUMENTE 105

A thua!? 107

Pėrmendore Librit! 109

Uzurli hoxha 110

Mė duhet 112

Lexo! 113

Mė i varfėr! 115

Brengosja! 117

Mendimet 118

Cilin qėndrim?! 120

Ēka ėshtė njeriu?! 121

Mėso! 123

Kėndimi 124

Virtyt unikati 125

Endjet 127

Ironikut! 128

Peripecitė 129

Nė ty! 130

Ēka do tė bėhej pa dashuri?! 131

Gjurmėt 133

Largėsia shpirtėrore 135

Zeshkani 136

TAPIA IME 137

Mbuluesve tė sė vėrtetės 139

Tapia ime 141

Nė pėrvjetor 143

Kujt i bėmė pritje? 145

Besarta 147

Thua 150

Flijimi 151

Kalasė 152

Uzurpuesit 153

Stacionet 154

Sot 155

Jeto aty ku..... 156

Shėnime pėr autorin: 158

 

 
 

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptėsisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005 - Contact: Webmaster