Prishtinė, mė
23 dhjetor 2006


Pėrcaktohen kandidatėt pėr Ēmimin Vjetor tė PEN-it tė Kosovės

Juria e Ēmimit Vjetor letrar 2006 tė PEN-it tė Kosovės nė pėrbėrje: Mehmet Kraja, Ali Podrimja dhe Ibrahim Berisha, pasi shqyrtoi produksionin vjetor tė botimeve tė autorėve tė Kosovės nga fusha tė ndryshme tė krijimtarisė letrare gjatė vitit 2006, bėri pėrzgjedhjen e kandidaturave pėr kėtė ēmim. Nė kėtė pėrzgjedhje janė pėrfshirė veprat e kėtyre autorėve:

1. Lindita Tahiri: “Monologu - personazhi dhe autori” (studim)
2. Basri Ēapriqi: “Zbutja e gjarprit” (poezi)
3. Sali Bashota: “Proza e filleve tė modernitetit” (studime)
4. Musa Ramadani: “Mėkatet e E(Ha)vės” (poezi)
5. Zehnullah Rrahmani: “99 rruaza prej smeraldi” (prozė)
6. Ramadan Musliu “Nė zemėr tė gjėrave” (poezi)

Fituesi i Ēmimit Vjetor 2006 tė PEN-it do tė shpallet mė 28 dhjetor 2006 nė orėn 11, nė lokalet e Universitetit AAB, i cili ėshtė sponsor i kėtij ēmimi.

 

ADRESS:

Kosova PEN Center

PEN Qendra e Kosoves

Mother Teresa BLv, p.n.
Radio Kosova Building
10000 PRISHTINA – KOSOVA
Phone: + 381 38 225 566, Ext. 220;

Mob.: + 377 44 157 755
Email:

kosovapen@hotmail.com

kosovapen@yahoo.com

 
 

 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne Google!

 

Kosova PEN Center / PEN Qendra e Kosoves

 

SHPALLJA E FITUESIT TĖ ĒMIMIT VJETOR LETRAR TĖ PEN-it TĖ KOSOVĖS PĖR VITIN 2006

 

FITUESIT E CMIMIT VJETOR LETRAR TE PEN-t  TE KOSOVES PER 2006

Juria e Ēmimit Vjetor Letrar 2006 tė PEN-it tė Kosovės nė pėrbėrje: Mehmet Kraja, Ali Podrimja dhe Ibrahim Berisha, pasi mori nė shqyrtim produksionin vjetor tė botimeve tė autorėve tė Kosovės nga fusha tė ndryshme tė krijimtarisė letrare gjatė vitit 2006, konstatoi se autorėt tanė gjatė kėsaj periudhe i dhanė lexuesit vepra tė rėndėsishme, vlera e tė cilave i kalon kufijtė kohorė tė njė viti kalendarik. Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet me kėtė rast se vlerat letrare kėtė vit paraqiten tė balancuara dhe se pėrfshijnė gjini dhe zhanre tė ndryshme letrare, qė nga studimet pėr letėrsinė e deri te proza e poezia.
 
Sikundėr qė tashmė ėshtė bėrė publike, juria ka bėrė pėrzgjedhjen e kandidaturave pėr kėtė ēmim, nė cilėn janė pėrfshirė veprat e kėtyre autorėve:
 
1. Lindita Tahiri: “Monologu - personazhi dhe autori” (studim)
2. Basri Ēapriqi: “Zbutja e gjarprit” (poezi)
3. Sali Bashota: “Proza e filleve tė modernitetit” (studime)
4. Musa Ramadani: “Mėkatet e E(Ha)vės” (poezi)
5. Zehnullah Rrahmani: “99 rruaza prej smeraldi” (prozė)
6. Ramadan Musliu “Nė zemėr tė gjėrave” (poezi)

 
Pas kėsaj pėrzgjedhjeje dhe pas njė shqyrtimi tė vėmendshėm tė kėtyre veprave, juria vendosi njėzėri qė Ēmimi Vjetor Letrar 2006 i PEN-it tė Kosovės t’i jepet Lindita Tahirit pėr librin “Monlogu – personazhi dhe autori”.
 
Arsyetim:

Me studimin monografik “Monologu – personazhi dhe autori”, Lindita Tahiri ka bėrė njė depėrtim interesant dhe tė suksesshėm nė interpretimin e letėrsisė dhe tė veprave tė veēanta letrare, duke u pėrqendruar te fusha e stilistikės dhe duke u nisur nga kjo hapėsirė e ndėrmjetme mes gjuhėsisė dhe letėrsisė, ka arritur tė pėrshkruajė jo vetėm veēoritė formale tė tekstit letrar, por edhe tė nxjerrė nė pah domethėnien funksionale tė stilistikės nė interpretimin e tekstit. Nė kėtė studim, analiza e autores ka marrė nė shqyrtim treguesit gjuhėsor tė ligjėrimit tė rrėfyesit dhe tė personazhit, pėr tė zbuluar kėshtu raportin mes zėrit rrėfyes dhe zėrit tė brendshėm fiktiv, kryesisht tek format romanore tė shkrimit letrar, por jo vetėm tek ato. Duke pėrdorur kėtė metodė interpretimi, pėrveē qė letėrsinė tonė e bėn objekt tė studimeve tė profilizuara letrare, Lindita Tahiri avancon ndjeshėm teknikat e leximit tė tekstit letrar, duke ofruar njė model tė ri tė leximit dhe interpretimit, tė mbėshtetur gjerėsisht nė studimet bashkėkohore nė letėrsinė e pėrbotėshme.
 
Prishtinė, mė 28 dhjetor 2006
Mehmet Kraja
Ali Podrimja
Ibrahim Berisha

 

 
 
copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster