|
Nga
tė gjithė projektet ndoshta ėshtė mė I rendėsishėm
"Fėmijėt, teatri dhe arsimi" qė realizohet me
pėrkrahje tė Agjencionit Zvicran pėr Zhvillim,
Agjencionit Suedez pėr zhvillim dhe bashkėpunim si dhe
nga Fondacioni Instituti shoqėria e hapur - Maqedoni.
Ky
project zgjat tani mė 4 vjet dhe I pėrfshinė tė gjitha
qėllimet, aktivitetet dhe idetė pas tė cilave qėndron
Qendra teatrore pėr fėmijė si institucion. realizimi I
kėtij projekti mundėsoi qė Qendra teatrore pėr fėmijė
tė profilohet si institucion shembullor nė nivel tė
qytetit, nė nivel nacional, regjional e ndėrkombėtar, nė
tė cilėn mund tė llogaritet dhe e cila mund tė ndikojė
dukshėm nė jetėn e gjithmbarshme kulturore, tė
promovojė ide tė reja nė arsim dhe t'I kontribuojė
komunikimit mė tė hapur kulturor, artistic e social nė
mes kulturave dhe etniteteve tė ndryshme nė Maqedoni.
Qėllimi
kryesor I projektit ėshtė qė tė promovohet kultura dhe
teatri pėr fėmijė si njė veprimtari e vlefshme
artistike qė meriton status mė tė lartė shoqėror dhe
njėjta tė pėrdoret si mjet per punė sociale dhe
arsimim nė Maqedonin multikulturore, pėr cėshtje ndėretnike,
kuptim tė kulturės sė "tjetrit" dhe kuptim tė
demokracisė dhe tė drejtave tė fėmijėve.
Qellimi
arrihet permes:
Punės
sė drejtėpėrdrejtė teatrore me fėmijė tė etnive dhe
grupeve tė ndryshme sociale
Krijimit
te teksteve te reja dramatike pėr fėmijė dhe botimit tė
tyre dygjuhėsor nė formė tė librit
Vėnies
nė skenė tė shfaqjeve teatrore pėr fėmijė
Zhvillimit
tė mjeteve teatrore me tė cilat mėsohet demokracia dhe
tė drejtat e fėmijėvė
Kultivimit
tė publikut tė pėrzier tė fėmijėve si dhe cėshtjeve
tė tjera tė kėsaj natyre
Praktikimit
tė metodave dhe pėrvojave te verifikuara ndėrkombėtare
nė zhvillimin e teatrit pėr fėmijė perms punėtorive
dhe seminareve teatrore.
Si
rezultat I tė sipėrthėnave rritet vetėdija pėr rolin
edukues tė teatrit tek fėmijėt, arsimtarėt, prindėrit
dhe punėtorėt e tetatrit. Gjithashtu, perms gjuhės dhe
lojės teatrore fitohet vetėdija pėr bashkėjetesėn dhe
tejkalimin e konflikteve si dhe depėrtohet thellė nė
vetėdijen e fėmijės duke dalur nė shesh tė gjitha
shqetėsimet dhe problemet e tij tė brendshme qė
tejkalohen lehtė perms lojėrave teatrore.
Tė
gjitha keto aktivitete janė fokusuar, planifikuar dhe
koordinuar perms tre komponenteve kryesore tė projektit:
Tregime
nga rruga
Punėtoria
pėr shkrimtarėt e dramave
Shkollė
verore pėr teatėr dhe edukim
|