ADRESS:

Kosova PEN Center

PEN Qendra e Kosoves

Mother Teresa BLv, p.n.
Radio Kosova Building
10000 PRISHTINA – KOSOVA
Phone: + 381 38 225 566, Ext. 220;

Mob.: + 377 44 157 755
Email:

kosovapen@hotmail.com

kosovapen@yahoo.com

 
 
 
 
 

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne Google!

 

Tribuna e PEN Qendrės sė Kosovės

TENDENCAT PROVINCIALISTE DHE SFIDA E INTEGRIMEVE

MARS 2005

Tezat pėr diskutim:
Identitetet kombėtare dhe globalizmi.
Kufijtė politikė dhe kufijtė kulturorė.
Ēfarė pėrmase ka marrė ndjenja e vetėmjaftimit nė mendėsitė e artistėve dhe tė intelektualėve shqiptarė qė jetojnė brenda kufijve tė ndryshėm shtetėrorė?
Si ndikon pėrvoja e vetizolimit tė gjatė tė Shqipėrisė nė ngadalėsinė e funksionimit tė hapėsirės kulturore shqiptare?
A mund tė hartohen politika komplementare kulturore?
A mund tė zbuten ndryshimet e mėdha qė ekzistojne nė programet mėsimore tė letėrsisė dhe tė arteve nė shkollat dhe universitetet shqiptare?
A mund tė prezentohet kultura shqiptare si kulturė unike nė botė?
Si duhet tė menaxhohet komunikimi kulturor me kulturat ballkanike nė realitetet e reja?
A mund tė ketė bashkėpunim mė tė mirė me organizatat ndėrkombėtare tė kulturės?
A ka media ndjeshmėri pėr integrimet kulturore?
Cila ėshtė pasqyra e kulturės shqiptare nė internet?
Hapėsira kulturore shqiptare a ėshtė vetėm njė marrės pasiv i vlerave apo edhe arrin tė plasojė pjesėn e vet nė tregun global?
Cilat janė gjasat e deprovincializimit tė kulturės dhe dijes shqiptare nė tė ardhmen?
Fjalėt hyrėse:
Agron Tufa, Tiranė
Milazim Krasniqi, Prishtinė
Kim Mehmeti, Shkup
Moderon: Rexhep Murtez Shala

Tė vėrtetat qė duhet tė thuhen

 

Shkruar nga Agim Gjakova


Do tė ju lutem dėgjuesve qė nėse ka pėrsėritje tė atyre qė janė thėnė nė kėtė tribunė t’i lėnė mėnjanė ose lexuesi tė mos i kumtojė pėrpara auditorit.

Nė margjinat kulturore tė kryeqyteteve shqiptare mund tė lexohet lehtė se politika, qė mbizotėroi mjedisin shqiptar gjatė shekullit njėzetė, kushtėzoi njė gjendje tė atillė qė i vuri njė rrasė tė rėndė shpėrthimi tė kulturės shqiptare nė pėrmasat, cilėsinė dhe tehet pėrkatėse tė zhvillimit nė pėrputhje me fuqitė krijuese qė ka ngėrthyer e ngėrthen kombi shqiptar.


Shumė shkaqe e faktorė janė bėrė tė njohur, por pa pasur qėllim tė krahasohem me fushatat propagandistike tė partive, dėshiroj tė hyj menjėherü nė temė se qytetari pyet: A ka tė vėrtetė qü duhet tü thuhet edhe nü qoftė e hidhur?!


Nė tė gjitha palėt shqiptare – Shqipėri, Kosovė, Maqedoni – ėshtė i pranishėm “krimi i pėrēmimit apo i heshtjes” ndaj kulturės sė pjesės tjetėr. Nė Shqipėri arrihet nė disa raste edhe deri nė mbizotėrim tė kėtij aspekti. Kjo zbėrthehet nė analizėn e kulturės me konceptin e ndėrvartėsisė kur mjediset e ndryshme : 1) kėrkojnė dhe pohojnė se intelektuali i tyre ėshtė mė i pėrparuar se nė pjesėt e tjera, 2) pėrjashtohet krijuesi shqiptar i Kosovės apo i Maqedonisė nga takimet apo veprimtaritė e tjera ndėrkombėtare nė emėr tė shqiptarėve dhe jo tė Shqipėrisė, pra, prezentimi i kulturės shqiptare si unike nė botė po mbetet i vėshtirė nė kėto suaza siē janė qėndrimet e tilla qė mbėshteten shtetėrisht nga pushteti shqiptar, 3) i mėshohet tendencės sė globalizmit pa argument, pra pa origjinalitet, nė vend tė njė kulture (arti) vendor, 4) mediat shfaqin mendjemadhėsi apo nėnvleftėsim pėr zhvillimet kulturore tė pjesėve tė tjera, kryesisht ato tė Shqipėrisė ndaj zhvillimeve kulturore nė Kosovė e Maqedoni. Nė Shqipėri, edhe kur kėto marrin dhe duan mendimin e tė intervistuarit apo tė mysafirit nga Kosova apo Maqedonia pėrzgjedhin ata “kandidatė“, pėrgjigjet e tė cilėve tė jenė nė pėrputhje me dėshirat e pürkufizimet qü i pėrshtaten mjedisit qė ka pėrcaktuar kėtė politikė, mė lejoni ta quaj me njė cilėsim ndoshta tė fortė, “sektariste” ndaj kulturės kombėtare.


Pra, nė mjediset kulturore tė kryeqyteteve shqiptare - primatin e mban mjedisi nė Shqipėri - kemi tė bėjmė me njė lloj “etnocentrizmin provincial intelektual” qė shihet nė tė gjitha aspektet, i cili po paguan haraēin e vetė nė zhvillimin e kulturės shqiptare. Nė kėtė prizėm mund tė pėrjashtohen individė qė e kanė tejkaluar vetėveten dhe kanė arritur tė ngrihen nė nivelin qė pėrkon me figurėn e intelektualit ashtu siē ėshtė nė mjedise demokratike intelektuale tė botės.
Etnocentrizmi intelektual ka lidhje tė ngushtė me politikėn, pasi, siē e theksova nė fillim, pėolitika, qė mbizotėroi mjedisin shqiptar, e formėsoi, e shkallėzoi dhe e praktikoi kėtė.


Veēanėsia e kėtij etnocentrizmi shihet nė shumė rrahe, por po marr si shembull botimet dhe pėrhapjen e librit. Nė Shqipėri gjen shumė pak botime tė autorėve tė Kosovės. Mė lejoni tė vė nė dukje, pasi ndodhem nė Tiranė, se e kėrkova nė disa librari kryesore tė kryeqytetit dhe nuk e gjeta romanin e Mehmet Krajės. Tė mos flasim pėr botimet qė bėhen nė Kosovė, tė cilat nuk shkojnė pothuajse fare nė Shqipėri.


Etnocentrizmi intelektual nė Shqipėri ka si bazė themelore qėndrimin e njohur politik se pjesa dermuese e inteligjencies sė Shqipėrisė nuk e honeps dot pavarėsinė e Kosovės. Nuk dua tė ndalem tė analizojė arsyet, por kjo e vėrtetė, sado qė kamuflohet me fjalė e fraza, kuptohet dhe shembuj tė shumtė mund tė merren pėr kėtė. Politika ėshtė pėrkrahėse e njė qėndrimi tė tillė sektarist tė intelektualėve shqiptarė. Nuk mund tė quhet veprimtari e mirėfilltė ndonjė mbledhje, ndonjė diskutim “hafif” apo ndonjė botim sa pr sy e faqe apo pėr ndonjė arsye tjetėr. Nė kėtė kontekst rrjedhin edhe tė gjitha tė tjerat.


Edhe njė fakt tjetėr e forcon kėtė etnocentrizėm nė Shqipėri: nervi i provincializmit. Madje kėtu, jo vetėm dallohen, por nė disa rrethana e minimjedise, mbizotėrojnė edhe ndasitė krahinore qė janė mjaft tė fuqishme dhe qė dėmtojnė punėn kulturore e artistike nė pėrgjithėsi, pasi shoqatat apo organizmat e ndryshėm, psh, edhe organizmi Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, kanė mbetur ende nė mendėsinė e politikės qė perėndoi.


Pėr hir tė sė vėrtetės duhet vėnė nė dukje se me dhjetra vjetė tendenca e paternalizmit tė Shqipėrisė ndaj Kosovėa ka ngushtuar hapėsirėn si pėrmbajtėsore ashtu edhe shpirtėrore tė bashkėpunimit, ka margjinalizuar vlerat kulturore, madje disa kanė shkuar deri atje sa tė vėnė nė ”dėrrasėn e kalbur tė rrezikut”, duke quajtur dy kultura, pėr tė mos thėnė edhe dy kombe. Natyrisht se ka ndryshime nė mjediset kulturore tė trevave shqiptare, por kėto janė krijuar nė bazė tė kushteve politiko-shoqėrore dhe jo mbi ndonjė bazė tjetėr dhe nuk janė aspak tė largėta nė tė gjithė treguesit qė konvergjojnė drejt njė unifikimi kombėtar tė kulturės e arteve, pra edhe tė letėrsisė.


A mund dhe si mund tė shkojmė drejt konceptit tė modernizimit dhe tė konvergjimit tė kulturės sonė, natyrisht duke ruajtur gjithēka tė mirė nga tradita, kur jemi tė kufizuar nė mendėsinė tonė?! Trajtimi njė kulture pothuajse si minoritare qė bėhet nė Shqipėri do tė ketė pėrkursione tė veta negative. Ka ardhur koha qė dikush duhet tė marrė nismėn, dhe kėtė me forcė, pėr tė shtegtuar drejt logjikės sė zhvillimit tė duhur kulturor tė njė kombi, ani pse i ndarė me kufinj, qė tash mė nuk janė tė tillė si mė parė.


A janė tė bindur intelektualėt shqiptarė se pa njė bashkėpunim tė ndėrsjellė dhe tė pėrkorė nuk mund tė ketė kulturė adekuate shqiptare kombėtare dhe kjo tė paraqitet nė botė nė nivelin e pėrshtatshėm?!.


Mendoj se pėr ēdo krijues nė Kosovė fakti i njė “JO-je” tė nėnkuptuar apo edhe tė pohuar nga mjediset e tjera, nuk duhet tė ēojė kandar nė krijimtarinė e veprimtarinė tij. Duhet tė mendohet e tė veprohet qė kjo kulturė (ky art dhe kjo letėrsi} tė kenė shtrirjen e vet nė mjediset botėrore, pa u kufizuar me kurrfarė etnocentrizmi. Kjo mund tė arrihet shumė mė mirė, mė me efikasitet dhe mė cilėsisht nė bashkėpunim tė ngushtė, madje edhe unik midis trevave shqiptare.


Kam bindjen se PEN Qendra e Kosovės ka forcė qė tė ndėrmarrė ēka mundet pėr tė realizuar sado pak njė pikėsynim dhe qėllim tė tillė.

Agim Gjakova

 

 

JU MUND TE DEBATONI NE LIDHJE ME TEMAT NE FORUMET E HAPURA PER PEN QENDREN E KOSOVES!

 
 
copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster