|
Shkruar nga Agron Tufa
Globalizmi dhe Integrimet e shumėfishta
Rrėfimet e vogla postmoderniste (posthistorike) sipas modelit
qė pėrshfaq Liotari nė veprėn Gjendja e postmodernit: raport
mbi dijen hetojnė nė fakt njė kontradiktė. Kjo kontradiktė
hetohet nė raport me rritjen e vėllimit tė kujtesės
sociokulturore qė shkon paralel me bjerrjen e cilėsisė gjatė
ruajtjes sė informacionit nėn kushtet gjithnjė nė rritje tė
bumit teknologjik informativ, ēka e bėn kujtesėn tė pavlefshme,
jashtėnjerėzore. Kur them kujtesė jashtėnjerėzore kam parasysh
pėrjetimin e kėsaj kujtese nė mėnyrė sipėrfaqėsore, ekzotike, tė
pėrciptė, ēka do tė thotė, nė njė farė mėnyre, - tėhuajėsim tė
subjektit nga kujtesa vėllimore sociokulturore transnacionale, e
defunksionalizuar nga pėrjetimi, si diēka heterogjene. Shoqėria
posthistorike apo e konsumatore, ėshtė ajo e ekspansionit
globalist, pėrthithja dhe pėrshtatja e shoqėrive sipas modelit
tė kėtij ekspansioni nėpėrmjet qarkullimit tė informacionit
pėrtej kufijve realė dhe imagjinarė qarkullimit tė mallrave (ndoshta
edhe sheshi i qytetit tuaj ua sjell botėn nė vitrina: Benneton,
Mango, Levis, Zepter), qarkullimit tė shėrbimeve
komunikologjike (gjigandėt medialė, popkultura dhe natyrisht
www), qarkullimi i njerėzve pa shengen, gjithnjė e mė larg, qė
pėr nevoja tė punės i trajtojnė avionėt si vetura dhe hotelet e
huaja si dhoma tė veta.
Bajrami i fundit, pėr shembull, na gjeti familjarisht tė
globalizuar: njėri vėlla, supervizor bankier nė Ernst@young
ndodhej nė Tiranė, nė kuadėr tė zgjerimit regjional tė formės qė
ka zyra nė 133 shtete; vėllau tjetėr, hulumtues i tregut nė
Birrarinė e Shkupit ishte nė Oksford pėr tė prefeksionuar gjuhėn,
praktikė kjo e rregullt e kompanisė sė tij pėr tu mundėsuar
menaxherėve kurse gratis tė kėsaj lingua franca, siē kanė qenė
dikur greqishtja dhe posaēėrisht latinishtja 1
Sikundėr shihet pra, teknologjia e sustave, pėrveē qė na e
shndėrron kėndin e punės nė qendėr informative botėrore, ka bėrė
qė nėpėrmjet internetit dhe komunikimit virtual tė njihemi me
dikė nė qosh tė botės mė mirė se sa me fqinjin e parė. Kjo
situatė ėshtė quajtur rėndom Fshati global ose mėhalla
globale.
Rrjeti do tė na bashkojė nėse kjo ėshtė ajo qė duam, ose do
na mundėsojė tė thėrmohemi nė miliona bashkėsi tė ndėrmjetėsuara,
por edhe pėrskaj problemeve qė bart autostrada informative...
entuziazmi im mbetet i paluhatur (Bill Gates). Nė kėtė
autostradė informative gjeografia ėshtė gjithnjė e mė irelevante
pasi largėsia matet me interesime e afinitete, jo me kilometra,
andaj ska rėndėsi ku ndodheni2.
Nė fshatin global, mė sė pari, kultura dhe identiteti kulturor
janė mė tė pambrojtura nga ekspansioni. Njė numėr i madh filmash,
veēanėrisht tė shteteve tė pazhvilluara janė koproduksione qė
kryesisht ndikojnė nė kastingun, zgjedhjen e temės dhe
lokacionin e xhirrimit dhe kuptohet nė MESAZHIN; gjithnjė e mė
shumė mikste kulturore pėrmes kolonive dhe projekteve tjera
takimi tė artistėve figurativė; gjithnjė e mė tepėr festivale e
punėtori njohėse e garuese tė krijuesve; grupi muzikor
turko-gjerman Kartel, zvicerrano-shqiptar Kapsamun, motrat
Salma dhe Sabina nga Pakistani qė u popullarizuan duke kėnduar
nė gjuhėn e tyre hindu hitet e grupit suedez ABBA; transfera
futbollistėsh etj...3.
Pikėrisht qarkullimi i kėtyre vlerave mikste kulturore pėrbėn
bjerrjen e cilėsisė sė kujtesės, kryesisht nėpėrmjet receptimit
jo adekuat tė tyre, por edhe nga pėrjetimet krejt tė ndryshme nė
vende e kultura tė ndryshme, madje shpesh deshifrime krejt tė
keqkuptuara. Pėr shembull, ndryshe kuptohet filmi Matriks nė
Shqipėri e ndryshe nė Uashington ku ka dhe muze gjithėsie, si
dhe veprat e reja tė Bodriarit me shokė qė do tė pėrkthehen
kushedi kur. E njėjta gjė dhe pėr serialet, tė cilėt nė vende tė
ndryshme shihen diku si kritikė sociale, diku si homazh stilit
amerikan tė jetesės.
Ekspansioni i maskulturės
Tė gjithė e njohim ekspansionin e modeleve tė maskulturės
amerikane, sidomos videoklipet e kanalit MTV. Kėto klipe nė
hapėsirėn e shteteve postkomuniste pėrftojnė tjetėr kuptim, nga
ēkanė nė vendet qė iu nėnshtruan amerikanizimit fill pas luftės
sė dytė botėrore. Kėto klipe mbushin shkretėtirėn e zbrazėt
informative, ku politika ska vend (kanal CNN), kulturės apo
ekologjisė (GEO-kanal). Klipet veprojnė nė auditorin e
tinejxherėve pandėrprerje, duke mos lėnė kohė pėr reflekse, por
pėrkundrazi, duke e tėhuajėsuar nga shikuesi vetė procesin e
reflekseve dhe duke e shpėrngulur atė nė ekran. Personazhet e
pėrhershėm tė ekranit tė MTV kėkėmėdhenjtė karikatureskė Bevis
dhe Bathed vetė shikojnė pandėrprerje klipe dhe reflektojnė
pandėrprerje pėr ēka shohin. Shikuesi ēlirohet nga
domosdoshmėria e refleksit individual, duke pėrjetuar njė
gjendje, tė cilėn po e percaktojme si "tip kritik tė kėnaqėsisė.
Kjo gjendje pėrfshin nė vetvete kapėrcimin e eksitimit seksual,
ironisė, ekstazės. Bevis dhe Bathed marrin rolin e
kanalizatorėve pėr emocionet e shikuesve, duke e ēliruar
shikuesin nga domosdoshmėria pėr ti provuar ato dhe tė krijojė
kėsisoj hapėsirėn e soditjes sė kulluar, ku mund tė meditosh
lirshėm. Nė kėtė kuptim televizionit i mbeten mundėsi mė tė
thella, se sa Internetit interaktiv. Pikėrisht MTV shpreh hapur
pretendimin e kulturės masive pėr kulturė tė lartė. Pretendim
nga ana e njėrės prej subkulturave tradicionale nga mė tė
represionuara kulturės sė fėmijėve. Kėsisoj realizohet
revanshi i subkulturės fėmijnore si njė prej diskurseve mė tė
ndrydhura, mė tė shtypura. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pos rrebelim
kundėr kulturės sė tė rriturve, e cila dėshiron tė edukojė, por
jo tė argėtojė.
Ajo qė bie viktimė e parė nė komunikimin e ndėrmjetėsuar me
mikset kulturore ėshtė shprishja e identitetit, kekuptimi dhe
kedeshifrimi i tij. Kjo ėshtė disa herė me keq se sa
shkatėrrimi/prishja e aurės sė origjinalit prej riprodhimit tė
veprave tė artit nė miliona kopje, po ti referohemi njė
analogjie tė Valter Beniaminit nė veprėn e tij Fati i veprave
tė artit nė kohėn e riprodhimit tė tyre teknik.
Ēfarė ėshtė globalizimi i kulturės?
Nė njė ekspozitė tė vitit 2003, tė mbajtur nė Kėln, piktori
postmodernist rus Vadim Zaharov demonstroi njė seri prej 4
fotografish me titullin Ilustrimi i sė pamundurės", tė cilat
paraqisin pamundėsinė e takimit tė kulturave tė ndryshme pėr
tė krijuar njė tablo universale tė botės. Tema e paraqitur nga
Zaharovi kishte tė bėnte me identifikimin e tė identifikuarit
qysh mė parė. Detyra qė i kishte vėnė vetes ky artist ishte
pėrpjekja pėr tė identifikuar procesin e identifikimit kulturor
tė gjithēkaje nė gjithēka, duke e paraqitur realitetin si njė
e qeshur totale tė sė pamundurės. Sipas deklarimit tė piktorit,
gazi i sė pamundurės ėshtė kultura si e tillė, pėr ēka
dėshmonin emėrtimet e punimeve tė tij tė paraqitura nė atė
ekspozitė: Takim me njė roker mbi varrin e Krishtit nė njė
fshat japonez, Mekdonalds-i dhe Madlen (dialogu i hamburgerit
me biskotėn e Prustit nga romanin Anės Suanit), Mekdonalds-i
dhe vizatimi i Zhil Delėzit (qė ilustron tezėn: Unė mendoj, pėr
sa ekziston Mekdonalds-i) dhe Don Kishoti kundėr Internetit.
Demonstrimi i punimeve tė Zaharov-it mbyllej me njė
pyetje-aforizėm, pėrplot efekt: Pėrse kur ia nis asgjė nuk
mban mend, ndėrsa kur mbaron asgjė nuk kupton?, pyetje e cila,
spara e sqaron dhe aq problemin e identitetit dhe identifikimit
kulturor, sesa e mistifikon atė.
Sot ne jemi tė pranishėm nė takimin e kulturave tė sajuara
universale. Arena e pėrleshjeve tė tyre ėshtė hapėsira
masmediale, ku interneti dhe kompjuteri na parashtrojnė apo na
imponojnė njė tablo tė pėrcaktuar tė botės. Por paradoksi
qėndron nė faktin se kompjuteri vetė ėshtė njė tablo. Nė
ekspozita xixėllojnė ekranet e monitorėve qė paraqesin vetveten.
Tė lind pėrshtypja e diēkaje baroke. Kėto efekte shfrytėzojnė
dhe dizenjatorėt. Kėshtu pėrshtjellohet njė sistem i tėrė social
konvencash. Njė botė tė tillė xixėlluese tashmė shpesh e mė
shpesh mund ta shohėsh nė muze. Sė kėndejmi dhe roli i ri social
i muzeve si mbikompjutra gjigandė.
Po ēfarė ėshtė globalizimi i kulturės?
Janė diferencat dhe kundėrshtitė, shkrirja e kulturave dhe lufta
ndėrmjet tyre. Nė kushtet bashkėkohore globalizimi i kulturės
ėshtė Mekdonalizimi. Qėndra e botės bashkėkohore ėshtė
MEKDONALDS-I. Qendra nuk i pranon dialektet lokale. Ajo gjakon
tė neutralizojė potencialin kritik tė vendėsisė si nocion
gjeofizik e etnocentrik. Nė thelb kjo ėshtė njė formė e
trysnisė politike, sikundėrse dhe amerikanizimi.
Megjithatė amerikanizimi dhe kultura europiano-perendimore nuk
janė e njėjta gjė. Nė fakt kultura nė Europė po shndėrrohet nė
njė prej arenave kryesore tė konflikteve botėrore. Kultura i
shėrben artikulimit tė konflikteve, dhe jo pacifikimit.
Baza e jetės kulturore bashkėkohore paratė dhe sistemi i
ekspertėve nuk janė diēka e palėkundshme dhe tė ngulitura nė
jetėn njerėzore. Kultura bashkėkohore po pėrjeton njė proces "kreolizimi",
domethėnė e realizon veten si njė amalgamė e gjuhės sė
skllevėrve dhe gjuhės sė skllavopronarėve. Nga kjo pikėpamje,
globalizimi mund tė kundrohet si G-lokalizim, ku ėshtė
pėrforcuar roli i shoqėrive transnacionale (ndėr to dhe i atyre
nonprofite) si agjentė tė globalizimit.
Hibriditeti i kulturės botėrore ėshtė cilėsi kryesore e saj.
Mbi kėtė bazė qėndron suksesi i paraparė i pop-kulturės
anglo-amerikane, e cila krijon njė mjedis ideal pėr
amerikanizimin e hapėsirės sė kulturave nacionale. Po,
amerikanizimi, ėshtė, padyshim, vulgarizimi i hapėsirės
kulturore, por, nga ana tjetėr, kjo ėshtė dhe rruga e vetme e
ēfeudalizimit nga pushtetet e hierarkive tė vjetra (nga
provincializmi negativ).
Vetamerikanizimi i emigrantėve tė SHBA-ve mund tė kundrohet si
njė model universal dhe prototip i amerikanizimit tė suksesshėm
tė tė gjithė botės. Konkluzioni: Mos ndoshta Europa nuk duhet
ti kundėrvihet Amerikės? Mos ndoshta Europa duhet tė bėhet edhe
mė shumė amerikane, qė tė mund tė mbėrrij tė bėhet edhe mė
europiane?
Kultura globale ėshtė krizė e identitetit kulturor
Ndoshta mė produktive ėshtė tė flasim pėr procesin e
identifikimit si pėr rezultatin e fundmė tė kėtij procesi (ndėr
to dhe identitetit kulturo-politik). Por nėse e kundrojmė
identifikimin si proces, atėherė na dalin ashiqare dy faktorė tė
pėrkundėrt tė kėtij procesi lėvizja drejt zbulimit/hapjes/pėrshfaqjes,
demonstrimi i identitetit tėnd kulturo-historik nė sfondin
mondialist tė hapėsirės kulturoro-sociale dhe tendenca pėr ta
fshehur identitetin tėnd autentik nacional-kulturor.
Projekti komunist i globalizimit si nė Shqipėri, si nė Lindje,
pėrllogariste natyrėn e dyfishtė tė procesit tė identifikimit,
duke shfrytėzuar nė mėnyrė spekulative njė diskurs tė tillė tė
pushtetshėm, i cili e lejonte njeriun shumė mė tepėr tė fshehė,
sesa tė zbulojė identitetin e vet nacional-kulturor.
Pyetjes: kush je ti? Njeriu i botės sė dytė a tė tretė, i
pėrgjigjej, pa e vrarė mendjen: jam punėtor, jam inxhinjer, jam
oficer, jam shkrimtar, jam minator, por kjo nėnkuptonte
gjithashtu se pėrveē kėtyre profesioneve, pa thėnė mbetej edhe
jam vllah, jam grek, jam kosovar, jam goran, jam hebre, jam
tatar, serb, rus, taxhik, gjeorgjian, armen etj, pėrveē kėsaj,
zona e nėnkuptuar e e heshtur e identifikimit sipas dobėsimit tė
eskspansionit botėror komunist bėhej gjithnjė e mė ndikuese,
gjithnjė e mė e gjerė. Fshehja e ēifutizmit, apo vllahizmit
apo shqiptarizmit nė Greqi e gjetkė, u bė pėrgjatė
shpėrndarjes sė roleve sociale njė faktor shumė mė i rėndėsishėm
e kryesor, sesa shenjat demonstrative titullare,
klasore-profesionale. Pikėrisht pėr kėtė shkak nė vendet e
Europės Lindore dhe veēanėrisht nė Shqipėri dalin probleme
serioze me forrmimin autentik tė Shqėrive tė hapura.
Inercia e fshehjes kulturo-historike mbetet njė faktor i
ndjeshėm i zhvillimeve tė regjimeve postkomuniste, e megjithėse
sot zona e heshtjes ėshtė rrudhur sė tepėrmi, prapėseprapė
hapja autentike e shoqėrisė ėshtė mė tepėr njė potencial, sesa
njė realitet. Deri mė sot shoqėria e hapur kuptohet nė
Shqipėri si njė shoqėri specialistėsh me cilėsi tė lartė
profesionale (rudiment i shkallės marksiste tė vlerave
klasore-profesionale). Kėtė duhet ta vemė patjetėr nė hesap,
ngase pėrsėshpejti fjala do tė shtrohet pėr identitetin
mbareuropian. Ambivalenca kuptimore gjeopolitike dhe
religjioze-kulturore e identitetit tė Shqipėrisė pėrthellohet me
pėrvojėn mondiale tė fshehjes sė hapur tė vetėzbulimit tė
njeriut nė botėn bashkėkohore.
Ka gjasa tė bėjnė vaki situata, kur ideologjia e mondializmit do
tė shfrytėzohet drejtpėrsėdrejti si njė instrument i ashpėr i
ndarjes sė kulturave dhe popujve nė njė shkallė shumė mė tė
madhe, sesa pėrafrimit tė tyre. Dhe kjo ndoshta ėshtė
paralajmėrimi mė kanosės pėr Europėn, e cila gjakon tė
vetėdijėsohet dhe tė pėrforcojė unitetin kulturoro-politik.
Mekdonalds-i bashkon duke ndarė, dhe me kohė ndarja do tė
ndjehet gjithnjė e mė thekshėm.
Pasfjalė
Sado paradoksale duket, pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe
shqiptaret e Maqedonise, kryesisht, pėr identitetin kulturor
shqiptar, mė i rrezikshėm se globalizmi ėshtė provincializmi.
Projektimi ynė nė struktura qofshin euro-atlantike, qofshin
mbareuropiane paraqesin shumė mė tepėr hendeqe, se sa ura.
Tendenca e parė, ajo pėr integrim me ēdo kusht e me ēdo mundėsi
tė identitetit tonė kulturor nė Europė, e pėrkrahur nga retorika
zyrtare e politikave qeveritare, nuk mund tė shkaktojė asnjė
mbresė tė vėnė re. Kjo ndodh pėr arsye se edhe nėse shqiptarėt
kanė prodhuar dhe prodhojnė njė identitet kulturor (ku tė zbehtė,
ku tė spikatur, mekanizmat e politikave tona kulturore janė
tėrėsej hipokrite, jo profesionale, pa kujdesin mė tė vogėl pėr
tė pėrshfaqur reliefet e kėtij identiteti nė sfera tė ndryshme
tė kulturės, e nė kėto kushte, ne shqiptarėt, jo vetėm qė nuk
mund ti imponojmė asfarė hijeje identiteti kujt, por edhe po
bjerrim e zvetėnojmė atė fizionomi tė identitetit tė trashėguar.
Midis gjakimit pėr tu integruar nė kokakolizmin dhe detin
bluxhins tė euroamerikanizmit global, dhe gjakimit pėr
ringritjen, rilidhjen e njė identiteti tė pėrforcuar kulturor
shqiptar - me spikamė vlerat kulturore tradicionale shohim se
gjithnjė e mė shumė po fiton e para; vrulli integrues i
gjeneratave Pepsi-Kola integrohen si provincialė tė njė
identiteti global, duke u dezintegruar pa dhimbje nga njė
ish-identitet kulturor, dikur i spikatur, por qė vjen duke u
zbehur, duke e humbur motivin social, sė kėndejmi forcėn
centrifugale.
Ajo pjesė e ndjeshme ndaj identitetit nacional kulturor
shkrimtarėt dhe artistėt elitarė, rreken tė eksperimentojnė, tė
kėrkojnė rrugėt pėr tė bėrė ndoshta sugjestionin vendimtar me
tharmet e kulturės autentike shqiptare, duke gėrmuar nga arkaika,
folklori, traditat religjioze, doket e bestytnitė, si formėn,
ndoshta, tė rezistencės sė fundit, para se gjithēka ta kaplojė
batica e imitimeve nga kulturat fqinje, maskultura euro-amerikane,
- dezintegrimi dhe i vetėdijes sė pėrkatėsisė kulturore, me
fjalė tė tjera likuidimi i ēdo gjurme shqiptarėsie.
Rezistenca ėshtė Vetėdija mbi Identitetin. Dhe Identiteti nuk
ėshtė njė foshnje, tė cilėn mund ta adoptosh.
__________
1. Lindita Kadriu: Glokalizmi, revista Brezi 9, verė 2003.
2. po aty
3. po aty
JU MUND TE DEBATONI NE LIDHJE ME TEMAT NE
FORUMET E HAPURA PER PEN QENDREN E KOSOVES! |