ADRESS:

Kosova PEN Center

PEN Qendra e Kosoves

Mother Teresa BLv, p.n.
Radio Kosova Building
10000 PRISHTINA – KOSOVA
Phone: + 381 38 225 566, Ext. 220;

Mob.: + 377 44 157 755
Email:

kosovapen@hotmail.com

kosovapen@yahoo.com

 
 
 
 
 

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne Google!

 

Tribuna e PEN Qendrės sė Kosovės

Trashėgimia kulturore e Kosovės – cila ėshtė ajo?

Dhjetor 2006

- A e mbulon emėrtimi “trashėgimi kulturore e Kosovės” tėrė mozaikun kulturor tė trashėguar nė kėtė vend?
- Ideja enklavizuese e manastireve ortodokse nė Kosovė a prodhon efekte qė konfrontojnė mjedisin kulturor tė Kosovės?
- Kush e ka ndėrtuar stereotipin kulturor tė Kosovės si pėrplasje civilizimesh pėrmes trshėgimisė sė objekteve materiale tė kultit, duke e reduktuar atė nė trashėgimi ortodokse dhe islame?
- Cila ėshtė gjendja e trashėgimisė kulturore tė antikitetit nė Kosovė?
- A janė tė gatshėm tė gjithė banorėt e Kosovės t'i njohin vlerat kulturore tė trashėguara ndėr shekuj nė kėtė hapėsirė si pasuri e civilizimit global pavarėsisht nga kush janė ndėrtuar dhe firmėn e kujt bartin?

Tribuna mbahet ditėn e premte, 1. 12. 2006 nė orėn 11:00 nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės

Fjalėt hyrėse pėr debat:

- Edi Shukriu
- Mehmet Kraja
- Shkelzen Maliqi
- Milazim Krasniqi
- Flamur Doli

TRASHĖGIMIA KULTURORE E KOSOVĖS: VLERAT, SFIDAT DHE MUNDĖSITĖ

 

Shkruar nga Dr. Edi Shukriu


Ata qė nuk e njohin tė kaluarėn janė si foshnja, nuk din gjė! ėshtė njė thėnie qė e pėrdor shpesh, ndonėse ėshtė shkruar para 2000 vjetėve. Mendoj se me kėtė shprehet thelbi i nevojės pėr njohjen e sė kaluarės: tė fitohen njohuritė dhe eksperienca; ta njohim veten dhe tė tjerėt dhe pėrmes njohjes reciproke tė kuptohemi dhe tė respektohemi.


Tė kuptuarit e trashėgimisė kulturore nė rend tė parė do tė thotė tė kuptuarit e shtresimeve kulturore nė kohė dhe nė hapėsirė, si dhe tė kuptuarit e shumė-dimenzionalitetit tė saj. Andaj, studimi i trashėgimisė zė fusha tė llojshme, siē janė arkeologjia e deri tek filozofia e psikologjia, duke pėrfshirė dhe shkencat natyrore.


Trashėgimia kulturore ėshtė pasqyrė e vlerave dhe e nivelit kulturor tė njė populli. Tradita e trashėguar dhe shkalla e studimit dhe e kujdesit ndaj trashėgimisė janė shprehje e dy komponenteve kyēe pėr pėrcaktimin e nivelit kulturor tė njė populli apo tė njė hapėsire: (1) tė nivelit kulturor nė tė kaluarėn, dhe (2) tė nivelit kulturor nė tė tashmen. Nė kuadėr tė kėsaj, marrja me trashėgimi nėnkupton tri kushte thelbėsore, qė mund tė paraqiten si paraqisja shkurtimisht si NPP: (1) Njohje, (2) Profesionalizėm dhe (3) Pasion.
 
 
1. Vlerat trashėgimore: pėrkatėsia kosovare, europiane dhe botėrore
 
Kosova, territor i pėrshtatshėm pėr jetė qė nga parahistoira e hershme, ėshtė njė hapėsirė e begatshme me traditė kulturore, sa materiale aq edhe shpirtėrore. Trashėgimia e saj u shtresua qė nga kulturat e para bujqėsore para 8000 vjetėve, mbase dhe mė heret. Kjo kulturė, e lindur nga substrati neolitik, u gėrshetua me elemente indoeuropiane eneolitike dhe krijoi adstratin ilir, qė nė mesjetė u njoh si arbėror/shqiptar. Kosova, si territor qendror dardan, krijoi identit politik me krijimin e shtetit tė Dardanisė (IV-I p.e.r.). Mbi kėtė bazė trashėgimore ndikuan apo u bėnė pjesė e shtresimeve edhe kulturat e popujve tė tjerė (helene, romake, sllave-serbe, osmane). Ėshtė e vlefshme tė ceket se identiteti i krijuar nė kuadėr tė shtetit dardan dhe rezistenca e vazhdueshme ndaj romakėve bėnė qė nė vitin 279 tė krijohej njėsia e veēantė administrative-politike romake, Provinca e Dardanisė. Nė antikėn e vonė dhe nė mesjetė Dardania u gjet nėn pushtetin e perandorisė sė fuqishme bizantine. Nė fund tė mijėvjeēarit tė parė u dominua nga shteti bullgar i Samuilit, nė shekullin XII u nga shteti mesjetar serb, nga shekulli XV nga perandoria otomane, nė kuadėr tė sė cilės u krijua Vilajeti i Kosovės, ndėrsa nė fillim tė shekullit XX iu dha Mbretėrisė Serbe, Kroate dhe Sllovene, pėr tė pasuar me rrjedhat e tjera historike, tani mė tė njohura. Si rrjedhojė e njė historie tė tillė kishte dhe ndikime e shtresime tė llojshme kulturore.


Shtresimet e tilla, nė Kosovė e kudo, shtrojnė edhe ēėshtjen e pėrkatėsisė etnike. Si rrjedhojė shfaqen dhe mėtimet pėr pėrvetėsimin e tyre, duke sjellur dhe situata absurde. Po tė ishte e natyrshme kjo, italianėt do tė mund tė thoshin Roma ėshtė e jona, tė na ndalonin hyrjen nė tė dhe, njėkohėsisht, do tė mund ta kėrkonin tė drejtėn historike mbi Kosovėn, se romakėt e sunduan mbi 500 vjet!


Mendoj se trashėgimia kulturore ėshtė vlerė e pėrbashkėt e popullatės qė jeton nė njė territor tė caktuar dhe si e tillė ėshtė njė kubik i mozaikut kulturor europian dhe botėror.
 
 
2. Sfidat politike, legale, administrative dhe profesionale
 
Trashėgimia e Kosovės pėrballet me sfida tė shumta dhe nė kuadėr tė tyre do tė veēoja: 1) Shfrytėzimin e trashėgimisė si mjet i presionit politik nga Serbia, 2) Joprofesionaizmin dhe 3) (Mos)Ēasjen e UNMIK ndaj trashėgimisė deri nė vitin 2004. Duke mos nėnvlerėsuar sfidat e tjera me tė cilat ballafaqohet Kosova nė fushėn e trashėgimisė, mendoj se sfida mė e madhe ėshtė sfida politike siē ishte dhe mė parė, ashtu siē mendoj se ku pėrzihet politika ditore nuk ka mbrojtje reale tė trashėgimisė.

 
E kaluara e Kosovės ėshtė e stėrngarkuar me shfrytėzimin e trashėgimisė pėr nevoja politike, pėrkatėsisht pėr krijimin e tė drejtės false historike tė serbėve mbi Kosovėn. Nė kuadėr tė kėsaj politikat serbe kanė krijuar dhe ushqyer ndarjen e trashėgimisė nė baza religjioze, duke i dhėnė prioritet objekteve ortodokse dhe duke e reduktuar trashėgiminė kosovare nė trashėgimi ortodokse dhe islame. Enklavizizimi i manastireve ortodokse nė Kosovė, pa dyshim, prodhon efekte konfrontuese nė mjedisin kulturor tė Kosovės. E kaluara e afėrt, marsi i vitit 2004 ėshtė shembull i tillė, duke qenė rezultat i pakėnaqėsisė sė popullatės me gjendjen e krijuar dhe me mos respketimin e vullnetit tė popullit aq ishte dhe tėrheqje e vėmendjes tek njeri nga gjeneratorėt qė pengojnė arritjen e pavarėsisė dhe stabilitetin e Kosovės.


Ndarja e trashėgimisė nė baza etnike nė Kosovė ėshtė absurditet sui generis. Kosova ėshtė ballafaquar gjatė me pėrdorimin e trashėgimisė si mjet tė presionit politik. Madje edhe gėrmimet e suksesshme nė Vėrmicė (1974-1975) u keqpėrdorėn nė vitin 1981 pėr ta akuzuar shkencėn kosovare dhe shqiptarėt si shkatėrrues tė kinse varreve mesjetare serbe. E vėrteta ishte krejt tjetėrfare: nė mesin e katėr arkeologėve qė i zhvilluan gėrmimet ishte vetėm njė shqiptar, ndėrsa objektet e luajtshme u konzervuan nė kohė rekorde dhe u vendosėn nė vitrinat e Muzeut tė ri Arkeologjik nė Prizren.


Ėshtė me rėndėsi tė ceket se kėtė trashėgimi, studimin dhe mbrojtjen e saj, asnjėherė nuk e kemi parė tė ndarė nė baza etnike, gjė qė nuk mund t’i atribuohet regjimeve serbe. Mjerisht, logjikėn e ndarjes etnike e ka pranuar edhe administrata ndėrkombėtare e pasluftės nė Kosovė, nėn propagandėn e njohur me decenie se qenkan tė rrezikuara nga shqiptarėt! Loja e regjimeve serbe me trashėgiminė ortodokse nė Kosovė ėshtė mė se e njohur pėr ne. Madje, nė Kosovėn e pasuftės kishat dhe manastiret ortodokse u bėnė ‘kėshtjella’ serbe, tė mbrojtura nga KFORi. Rreptėsisht tė ndaluara pėr shqiptarėt! Ndalesa vlente edhe pėr njė vizitė tė shkurtėr tė ekspertėve shqiptarė, qofshin ata edhe pjesė pėrbėrėse e delgacionit tė UNESCOs.


Ėshtė e vėrtetė se historia botėrore njeh mėtime pėr shfrytėzimin e trashėgimisė si mjet pėr arritjen e qėllimeve politike, siē ishte pėrdorimi i megaronit dhe tė kryqit tė thyer (svastika), tė njohur si simbol i rrugės diellore qė nga parahistoria e hershme. Por, duhet tė pėrkujtoj se historia ėshtė po aq dėshmitare e dėshtimit tė kėtyre mėtimeve.
Pse nuk iu kushtua kujdes i mjaftueshėm trashėgimisė? Faktorė tė shumtė ndikuan nė Kosovėn e pasluftės, por mendoj se frika e UNMIK-ut nga e kaluara e afėrt dhe pėrjetimet e tmerrshme tė popullit tė Kosovės, kishte si rrjedhojė edhe ikjen nga trashėgimia nė pėrgjithėsi. Ishte ky njė tentim i UNMIK-ut pėr damnatio memorie (fshirje e kujtesės). Pėrkujtoj, mėtimet e tilla gjatė gjithė historisė sė njerėzimit nuk patėn sukses. Ngulfatja dhe moskujdesi ndaj trashėgimisė dhe mospėrfillja ndjenjave tė popullatės, ka rezultuar me pasoja tė papritshme. Edhe marsi i vitit 2004 e dėshmon kėtė. Dhe tani, nė vend tė pėrkujdesjes dhe gjetjes sė mekanizmave preventivė, duhet tė merremi me pasojat.


Nė vitin 2000 e pas, jo kot, insistoja tek UNMIK-u qė ta inicojmė bėrjen e njė muzeu, ku do tė paraqitej e kaluara e afėrt e popullatės sė Kosovės. Ēka me serbėt e pasluftės nė Kosovė? ishte reagimi i tyre. Njė pjesė e muzeut do ta pėrfshinte dhe periudhėn e menjėhershme tė pas luftės, ėshtė dhe kjo pjesė pėrbėrėse e historisė! u pėrgjigjesha. Kot, prioritet jo vizionar pėr ta ngeli fshirja e kujtesės.


Sa njė objekt kulti i takon vetėm njė populli? ēshtė njė pyetje qė ėshtė riaktualizuar sėrish. Se objektet e kultit ngriten njera mbi tjetrėn, pėr t’u shlyer gjurmėt e mėhershėm kėtė e di ēdo shkencėtar e profesionist. Edhe historia e Kishė sė Shėn Premtes e dėshmon kėtė: nisi si tempull pagan pėr t’u bėrė kishė e krishterizmit tė hershėm, bazilikė e periudhės bizantine, kishė mesjetare ortodokse, xhami dhe sėrish kishė ortodokse. Shembuj tė tillė ka pėrplotė, siē ėshtė edhe rasti i Kishės nė Graēanicė, pėr tė cilėn edhe Branislav Nushiq shkruan se ėshtė ndėrtuar mbi themelet e kishės latine.


Ėshtė e vertetė se kishat ortodokse janė mbrojtur me shekuj dhe me shumė xhelozi nga shqiptarėt. Ka tė bėjė kjo me etikėn shqiptare? Mendoj se mbrojtja ėshtė motivuar pikė sė pari nga fakti se ato kisha ishin tė tyre dhe i ndjenin si tė tyre edhe pas konvertimit nė islamizėm. Kjo pėrkon, pikė sė pari me ēėshtjen e trashėgimisė shpirtėrore apo trashėgiminė e paprekshme, e cila i sfidon shekujt. Jo kot, popullata musimane shqiptare edhe sot e kėsaj dite e feston Shėn Gjergjin me kalendarin ortodoks dhe pėrcjellė, ndonėse edhe pavetėdijshėm, ritualet e kalendarit ortodoks.


A kemi bėrė sa kemi mundur apo jemi kapluar nga retorika, lufta pėr pushtet, pseudo-profesionalizmi dhe pasioni amatoresk? Kosova dhe e ardhmja e saj po ballafaqohet sėrish me sfidėn e shfyrtėzimit tė trashėgimisė ortodokse si mjet i presionit politik, tani ēuditėrisht dhe me trysni ndėrkombėtare. Tani shtrohet pyetja se sa ne jemi tė pėrgatitur pėr kėtė dhe nė kėto momente vendimtare. Mendoj se Grupi negociator dhe vendimmarrėsit e tanishėm tė Kosovės nuk e kanė pasur parasysh sa duhet rėndėsinė e trashėgimisė kulturore dhe aftėsitė e palės tjetėr qė kėtė ta shfrytėzojnė, andaj 1) ėshtė bėrė ekipi politik, me bashkėpunėtorė tė seleksionuar sipas ndikimeve politike dhe 2) ka dominuar jotransparenca. Si pasojė janė edhe 40 zonat e mbrojtura tė trashėgimisė ortodokse, tė cilat, si do qė tė quhen, janė lloj i eksteritorialitetit.


Ēėshtjet administrative tė mbrojtjes sė trashėgimisė janė sfidė tjetėr. Me kėtė rast do tė thosha se shkatėrrimi, mos kujdesi, ndėrtimet pa leje e me leje nė lokalitetet e trashėgimisė janė bėrė dukuri. Ndėrtimi i bazenit tė notit dhe shkatėrrimi i lokalitetit tė madh arkeologjik nė Zlakuēan, me terma tė periudhės romake dhe tempullin e shekullit I, ėshtė njeri nga rastet e tilla. Pėr kėtė i kam shkruar Presidentit Rugova, Kryeministrit Rexhepi dhe Ministrit pėrgjegjės Brajshori, si dhe lidhur me ēėshtjen e kam informuar opinionin pėrmes mediave. Asnjė pėrgjigje nuk kam marrė. Pėrkundrazi, Presidenti ka prerė trakėn e inagurimit tė bazenit tė notit nė Zlakuēan.


Mbrojtja e e vėrtetė e trashėgimisė nėnkupton bashkėpunimin midis institucioneve tė llojshme, pėrfshirė dhe policisė. Mungesa e kėtij bashkėpunimi, si dhe jo vetėdija e duhur pėr vlerat e saja bėnė qė Kosova tė ballafaqohet edhe me tregėtimin me trashėgiminė e luajtshme, vjedhjen e saj, madje ajo edhe t’u dhurohet ndėrkombėtarėve qė veprojnė nė Kosovė (sic!).


Me kėtė rast duhet theksuar edhe mosangazhimin e duhur tė UNMIK-ut dhe OKB-sė nė pėrgjithėsi pėr kthimin e trashėgimisė kosovare tė marrė nė Serbi para luftės nė Kosovė, mendoj pėr thesarin arkeologjik, atė etnologjik dhe pėr gjithė dokumentacioni e trashėgimisė. Kthimi i vetėm njė objekti, Hyjneshės sė Prishtinės, ishte edhe njė lojė politike. Opinioni duhet ta dijė se, pėr dallim nga thesari etnologjik dhe dokumentacioni i trashėgimisė, thesari arkeologjik i ėshtė huazuar Beogradit pėr ekspozitėn Arheolosko blago Kosova i Metohije (pėr tė ekziston dokumentacioni). Ėshtė ēėshtje tjetėr pse dy arkeologėt shqiptarė tė Muzeut tė Kosovės nuk i pėrfillėn rekomandimet e mija qė tė mos bashkėpunonin pėr kėtė ekspozitė me prapavijė politike. Po ashtu u thashė se si parapaskenė shoh si qėllim mbajtjen e objekteve nė Beograd, pasi qė lufta nė Kosovė kishte filluar.


Nė fund, dua tė cek se mbrojtja adekuate e trashėgimisė kulturore ofron mundėsi tė shumta, duke u nisur nga zhvillimi i ekonomisė turistike, bashkėpunimi rajonal e mė gjerė dhe si urė pėr ngritjen e respektit tė ndėrsjellė midis popujve dhe ndėrtimin e paqes. A janė tė gatshėm tė gjithė banorėt e Kosovės t'i njohin vlerat kulturore tė trashėguara ndėr shekuj nė kėtė hapėsirė si pasuri e civilizimit global pavarėsisht nga kush janė ndėrtuar dhe firmėn e kujt bartin? Mendoj se po, siē mendoj se duhet punuar ende shumė pėr ngritjen e vetėdijes pėr ta mbrojtur kėtė.

Nė Prishtinė, 1dhjetor 2006

 

JU MUND TE DEBATONI NE LIDHJE ME TEMAT NE FORUMET E HAPURA PER PEN QENDREN E KOSOVES!

 
 
copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster