ADRESS:

Kosova PEN Center

PEN Qendra e Kosoves

Mother Teresa BLv, p.n.
Radio Kosova Building
10000 PRISHTINA – KOSOVA
Phone: + 381 38 225 566, Ext. 220;

Mob.: + 377 44 157 755
Email:

kosovapen@hotmail.com

kosovapen@yahoo.com

 
 
 
 
 

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne Google!

 

Tribuna e PEN Qendrės sė Kosovės

Trashėgimia kulturore e Kosovės – cila ėshtė ajo?

Dhjetor 2006

- A e mbulon emėrtimi “trashėgimi kulturore e Kosovės” tėrė mozaikun kulturor tė trashėguar nė kėtė vend?
- Ideja enklavizuese e manastireve ortodokse nė Kosovė a prodhon efekte qė konfrontojnė mjedisin kulturor tė Kosovės?
- Kush e ka ndėrtuar stereotipin kulturor tė Kosovės si pėrplasje civilizimesh pėrmes trshėgimisė sė objekteve materiale tė kultit, duke e reduktuar atė nė trashėgimi ortodokse dhe islame?
- Cila ėshtė gjendja e trashėgimisė kulturore tė antikitetit nė Kosovė?
- A janė tė gatshėm tė gjithė banorėt e Kosovės t'i njohin vlerat kulturore tė trashėguara ndėr shekuj nė kėtė hapėsirė si pasuri e civilizimit global pavarėsisht nga kush janė ndėrtuar dhe firmėn e kujt bartin?

Tribuna mbahet ditėn e premte, 1. 12. 2006 nė orėn 11:00 nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės

Fjalėt hyrėse pėr debat:

- Edi Shukriu
- Mehmet Kraja
- Shkelzen Maliqi
- Milazim Krasniqi
- Flamur Doli

TRASHĖGIMIA KULTURORE E KOSOVES

 

Shkruar nga Dr. Flamur Doli

Pėr Tribunėn e organizuar nga PEN Qendra e Kosovės me temėn Trashėgimia kulturore e Kosovės – cila ėshtė ajo?

Me kėtė rast do tė ndalem vetėm nė njė segment tė Trashėgimisė Kulturore tė Kosovės, pėrkatėsisht nė kullėn shqiptare. Edhe pse, nocioni i Trashėgimisė Kulturore, nė kuptimin mė tė thellė, ėshtė njė dhe i pandashėm, pėrkundėr diversitetit tė tij dhe pėrbėrsėve shumė shtresorė dhe kompleks nė diakroni dhe sinkroni tė zhvillimit tė tij. Dhe vetėm kėshtu, dhe jo ndryshe, duhet trajtuar trashėgimia, mu ashtu siē trajtohet sot e gjithė ditėn nė mbarė botėn e civilizuar.


Karta e Venecies, miratuar nė Kongresin e II-tė Ndėrkombėtar, nė vitin 1964, nė kontekst tė mėsipėrm, thotė:
“Vlerat e trashėgimisė kulturore tė popujve qė mbartin nė vetvete njė mesash shpirtėror tė sė kaluarės nė kohėn tonė janė dėshmi e gjallė e traditave tė tyre shekullore.


Sot, njerėzimi sa vjen e mė shumė bėhet i ndėrgjegjshėm pėr unitetin e vlerave njerėzore tė cilat i konsideron si pasuri tė pėrbashkėt dhe ndaj brezave qė vijnė ėshtė bashkarisht pėrgjegjės pėr ruajtjen e tyre. Ai, pra edhe shoqėria e jonė, ka detyrime qė kėtė pasuri t’ua pėrcjellė brezave tė ardhshme me gjithė pasurinė dhe vėrtetėsinė e saj”.


Pa mėdyshje se nė kėtė pasuri tė pėrbashkėt kulturore tė njerėzimit edhe populli shqiptar dha njė kontribut, si nė lėmin e trashėgimisė materiale, po ashtu edhe nė lėmin e trashėgimisė shpirtėrore.


Nė kėtė kontekst, nė kuadėr tė arkitekturės popullore autoktone, pėrkatėsisht tė asaj vernakulare, kultura materiale shqiptare dha njė kontribut tė ēmuar. Kjo nė veēanti spikatet me ndėrtimin e kullės sė tipit tė Rafshit tė Dukagjinit, rrėnjėt evoluitive tė sė cilės zunė fill sė ndėrtuari qė nga lashtėsia e thellė parahistorike.


Thėnė me njė fjalė, madje nė kuptimin mė tė thellė tė kontekstit tė sipėr thėnė, kulla e tipit tė Rrafshit tė Dukagjinit ėshtė njė monument i mirėfilltė dhe i veēant, tė cilin kultura tradicionale shqiptare ia la nė trashėgimi thesarit tė kulturės materiale gjithėbotėrore.


Themi tė veēant, ngase me kompleksitetin e tipareve tė saj dalluese urbarkitektonike, nė kėtė gjini ndėrtimesh tradicionale, kulla karakterizohet si autoktone dhe e papėrsėritshme gjetkė, jo vetėm nė rajonin ballkanik por edhe gjithė evropian.


Mbėshtetur nė eksplorimet e Akdemisė Serbe tė shkencave tė zhvilluara nė vitet e pesėdhjeta nė Kosovė, dhe nė studimet individuale tė shkencėtarėve tė tjerė serb, shkenca serbe nuk mundi nė asnjė mėnyrė t’ia mohoj pėrkatėsinė e saj kulturore.


Prandaj, studiuesit e njohur serb tė kėsaj lėmie, nė publikimet e tyre, kullėn e Rrafshit tė Dukagjinit e quajtėn si: “arnautska kulla”, “shiptarska kulla”, “shqiptarska kulla”, madje edhe si “albanska kula”.


Nė kėtė kontekst do ta veēoja njė studim serioz tė titulluar: “Kulla shqiptare e Plavės si tip banese”, tė autorit Arh. Jovan Kruniq, botuar nė: Zbornik Arhitektonskog Fakulteta, Univerzitet u Beogradu, 1953-56, faqe 171-182.


Ndaj, jo rastėsisht, pėr shkak tė arsyeve tė sipėr shtruara, duke ia ditur rėndėsinė shumė domethėnėse tė kullės shqiptare, si pjesė e identitetit kultor shqiptar, gjatė luftės sė fundit, kulla, sikundėr dhe monumentet e tjera, nė mėnyrė tė planifikuar dhe sistematike u shkatėrrua prej rregjimit dhe forcave serbe. Prandaj, me tė drejtė, studiuesi Robert Elsie, lidhur me kontekstin e mėsipėrm, konstaton: ”Ishte gjithashtu koha kur hegjemonia e huaj, me strategjinė e saj tė mbrapshtė tė spastrimit etnik dhe urejtjes sė verbėr, po orvatej tė fshinte e tė zhdukte kulturėn shekullore, po ende tė brishtė, tė shqiptarėve tė Kosovės, njė kohė kur gjenocidi nė Ballkan pėrsėri po ngrinte kokėn e vet tė shėmtuar”.


Pas gjithė kėsaj, sot, ėshtė pėr t’u habitur se si disa individ kompetentė tė Instuticioneve tė kulturės japin deklarata tė papėrgjegjshme duke thėnė, madje me njė lehtėsi tė pa pėrballueshme, se kullat shqiptare nuk mund tė konsiderohen si monumente kulture?!


Mė poshtė do tė japim prova se e vėrteta nė kėtė kontekst qėndronė ndryshe.


Si kontribut timin, nė kontekst pozitiv tė sipėrthėnė, do tė pėrmendja faktin se gjatė viteve 1999 dhe 2000, nė Gjermani i hapa dy ekspozita nga lėmi i trashėgimisė popullore tė Kosovės. Me ē’rast, njė hapėsirė e veēantė iu kushtua kullės shqiptare tė tipit tė Rrafshit tė Dukagjinit.


Fill pas kėsaj, nė Agjensionin Evropian pėr Rindėrtim, me seli nė Prishtinė, aplikova me propozim projekt pėr pregaditjen e ekspozitės dhe katalogut nga lėmi i Arkitekturės popullore tė Kosovės, e cila do tė pėrfshinte arkitekturėn tradicionale rurale si dhe arkitekturėn tradicioanle urbane tė qyteteve tė Kosovės. Me kėtė rast, u arrit qė pėr herė tė parė nė dokumentat zyrtare - ndėrkombėtare tė Agjensisė Evropiane pėr Rindėrtim, tė thuhet me sa vijon:


“Hyrje. Kosova mund tė krenohet me trashėgiminė e saj tė pasur tė arkitekturės tradicionale dhe popullore. Kullat, shtėpitė shqiptare tė fortifikuara, si dhe shtėpitė tradicionale rurale, nuk janė tė njohura vetėm pėr shkak tė bukurisė dhe kompleksitetit tė tyre arkitektonik, por njėherėsh ato ofrojnė njė dėshmi shumė interesante lidhur me organizimin e jetesės nė shoqėrinė tradicionale shqiptare.


Gjatė luftės, kullat, si elemente tė kulturės dhe trashėgimisė shqiptare, sistematikisht u shkatėrruan ose u dėmtuan nė pėrmasa tė ndryshme. Duke marrė parasysh kompleksitetin e tyre arkitektonik, si dhe shpesh herė, edhe pėrmasat e tyre tė mėdha, pėr to deri mė tani nuk ėshtė dhėnė ndonjė ndihmė ndėrkombėtare, ndaj shumė prej tyre rrezikohen qė pakthyeshėm tė humbasin nėse brenda njė kohe tė shkurtėr nuk bėhet restaurimi i tyre…


…Duhet ngritur vetėdijen pėr pėrmasat e dėmtimeve tė cilat iu shkaktuan trashėgimisė kulturore shqiptare si dhe pėr urgjencėn e rikonstruimit dhe mbrojtjes sė tyre”.


E gjithė ajo qė u mbarėshtrua mė sipėr, natyrshėm rezultoi me vlerėsime tė drejta tė pėrkatėsisė kulturore tė kullės sė tipit tė Rrafshit tė Dukagjinit edhe nė qarqet kulturore relevante.


Do tė thotė, pėrkufizimi i drejtė i pėrkatėsisė kulturore tė kullės shqiptare u zyrtarizua edhe nė dokumentet e institucionit mė tė lartė botėror i cili mirret me mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, siē ėshtė UNESCO. Kėshtu, nė publikimet e UNESCOS: tė vitit 2004 dhe 2005, lexojmė:


“Pėr arkitekturėn vernakulare (autoktone vrejta ime) tė Kosovės perėndimore karakteristike janė shtėpitė e fortifikuara dy katėshe me dyshekllak (ēardak) dhe banesat impresive tė fortifikuara ndėrtuar prej gurit, tė quajtura kulla.


Shtėpitė e fortifikuara (kullat). Historia: Banesė gjysėm e fortifikuar e ndėrtuar prej gurit pėr familje tė gjerė - familje tė mėdha. Tipike pėr kulturėn shqiptare. Haset nė pjesė tė ndryshme tė Ballkanit, por shumė e shpeshtė nė Kosovėn perėndimore – Rrafshin e Dukagjinit (Deēan, Junik, Nivokaz, Strellc, Isniq, Botushė, Vrellė).


Nga 2000 kulla tė cilat eksistonin para 1998/99 shumė prej tyre u shkatėrruan. Kullat kosovare kryesisht datojnė prej shekullit tė 18 dhe 19, por ato u ndėrtuan edhe gjatė dekadės sė parė tė shek. 20. Ato u ndėrtuan pėr familje tė gjerė si banesa gjysėm tė fortifikuara dhe i pėrkasin kulturės shqiptare…”


Duke e ditur mirėfilli se kulla ka tė bėjė drejtpėrsėdrejti me identitetin kulturor dhe kombėtar tė shqipatrėve dhe mbėshtetur nė qėllimet shovene serbomadhe tė pėrkufizuara mė sipėr nga studiuesi Robert Elsie, forcat ushtarake tė okupatorit serb ndėrrmorėn njė fushatė tė paparė nė shkatėrrimin e kulturės sonė materiale, e nė veēanti tė kullės shqiptare.


Kėshtu, me dhjetėra e dhjetėra shtėpi dhe kulla tė bukura tė fshatit Vėrmicė, ndėrtuar nė tėrėsi prej gurit, muret e tė cilave ishin zbukuruar me njė ornamentikė popullore jashtėzakonisht tė pasur si mbijetoja tė besimeve tė lashta pagane nga kompleksi i hyjnive mbrojtėse tė shtėpisė, u dogjėn dhe u shkatėrruan nga forcat ushtarake serbe gjatė luftės sė vitit 1999. Okupatori serb, duke qenė i vetėdijshėm pėr vlerat e mėdha tė kėtyre shtėpive, pastaj pėr rėndėsinė e tyre historike e arkeologjike, i shkatėrroi ato pamėshirshėm, duke e lėnė njė fshat tė tėrė nė rrėnoja.
Po kėtė fatėkeqėsi e pėrjetoi edhe fshati tjetėr i Dukagjinit, i cili nė tėrėsi ishte i ndėrtuar me kulla shqiptare tė tipit tė Rrafshit tė Dukagjinit. Ky fshat nė vend se tė shndėrrohej nė njė muze tė hapur etnologjik, ai nga forcat sėrbe poashtu u shndėrrua nė fshatė rrėnojė.


Po kėshtu, edhe shumė kulla tė Junikut historik, gjatė kėsaj lufte u dogjėn, ndėr to do pėrmendur kullėn e njohur “Oda e Junikut” me vlera tė mėdha arkitektonike dhe me njė rėndėsi tė madhe historike pėr popullin shqiptar. Pastaj kompleksin e kullės tė familjes sė Makajve, e cila nė pėrbėrje kishte edhe dy kosha (drithėnikė) me vlera tė jashtėzakonshme.


Mė tej, pashmangshėm, duhet pėrmendur edhe kullėn monumentale tė Loshajve, e njohur edhe si kulla e Dylshabanėve. Ajo u dogj nga forcat serbe, dhe nė mungesė tė pėrkujdesjes institucionale dhe private, u rrafshua me tokė. Edhepse e djegur, kjo kullė, me tiparet e arkitekturės sė mureve tė saj dukej e bukur dhe monumentale, ndaj e njėjta sė paku duhej tė konservuar dhe ruajtur si e tillė.


Po kėshtu, edhe kulla qytetare e Pejės, pėrkatėsisht kulla e kompleksit tradicional tė banimit tė Haxhi Zekės, pa mėdyshje kulla me tipare mė monumentale dhe mė tė arrira, u dogj. Ajo, u restaurua me iniciativė dhe financim tė pronarit tė sotėm, nė mėnyrė jo profesionale dhe jo institucionale. Ndėrkaq, shtėpia e familjes nė oborr tė kėtij konaku, tipike pėr qytetin e Pejės, si njė shtėpi margaritar, me vlera tė mėdha arkitektonike, edhe pėrkundrejt hartimit tė projektit kryesor pėr rikonstruktimin e saj, ajo sot e gjithė ditėn ka ngelur rrėnojė.


Pėrveē kėtyre monumenteve kulturore, nė qytetin e Pejės u dogjėn edhe shumė shtėpi tė tjera, margaritar tė mirėfilltė tė kulturės sė banimit tradicional, siē janė shtėpia e Perollėve, shtėpia e familjes Musa, dhe shumė shtėpi tė tjera. Nė kėtė kontekst, ėshtė mė rėndėsi tė pėrmendet edhe djegia e qėllimshme, mbase nė vitet e shtatėdhjeta, e njė margaritari tjetėr tė shtėpisė tipike tradicionale tė qytetit tė Pejės, mdėrtuar nė kuadėr tė konakut nė oborr tė Patrikanės sė Pejės. Kjo shtėpi me tipare plotėsisht tė njėjta me ato tė shtėpisė qytetare tė Pejės, ndėrtuar nga shqiptarėt, u dogj me qėllim nga vet serbėt, pėr t’i shlyer gjurmėt e kulturės shqiptare brenda ndėrtimit tė kompleksit tė kėsaj Patrikane.


Edhe nė qytetin e Gjakovės, u dogj nė tėrėsi Ēarshia e Madhe, me tipare unike dhe tė papėrsėritshme nė gjithė arelin kulturor arkitektonik tė Ballkanit dhe mė gjerė. Nė kėtė qytet u dogjėn edhe shumė e shumė shtėpi tė tjera me vlera tė mėdha arkitekturale, siē janė ato tė familjes sė Kėpuskave, familjes sė Axhanelėve, pastaj shtėpia e njohur e Tafės sė Aliagės, mė tej kompleksi i Medresesė sė Madhe. Me njė fjalė, gjatė luftės sė fundit, okupatori serb, si nė asnjė luftė tjetėr para saj, dogji pamėshirshėm, me paramendim dhe nė mėnyrė sistematike vlera tė njėmendėta dhe tė papėrsėritshme tė arkitekturės tradicionale shqiptare.


Ē’ėshtė mė e keqja, sot e gjithė ditėn, pothueja se nuk u ndėrmor asgjė, apo u ndėrmor papėrfillshėm pak, nė kontekst tė restaurimit dhe rindėrtimit tė kėtyre vlerave tė traditės arkitekturale popullore tė Kosovės.


Ndėrkaq, duke mos e trajtuar drejtė Trashėgiminė kulturore tė Kosovės, si njė dhe tė pandashme, pėr shkak tė indiferencės sė institucioneve tona, mėsojmė se nė tė njėjtin buletin tė UNESCO-s: Cultural Heritage in South - Est Europe: Kosovo, Mission Report, 26-30 April 2004, tė pėrfshihen 26 (njėzet e gjashtė) kisha ortodokse sllave, ndėrtimi i tė cilave kishte karakter ekskluzivisht politik – ekspanziv serbomadh e jo burimor, dhe njė objekt i vetėm i kulturės shqiptare, atelieja, galleria e hapur dhe muzeu i skulptorit Agim Ēavdarbashės.


Vlera e parallogaritur pėr restaurimin e tė gjitha kėtyre kishave kap shumėn prej 20.759.544 US$, ndėrkaq pėr atelien e Ēavdarbashės gjithėsej 75.000 US$. Cinike, e turpshme, madje diskriminuese!


Sė kėndejmi do thėnė se, meqė kulla shqiptare me tiparet e saj autoktone paraqitet si njė xhevahire e veēantė nė thesarin e trashėgimisė botėrore, mu ashtu sikundėr qė u karakterizua edhe nga faktori mė kompetent dhe mė i lartė ndėrkombėtarė, tė njėjtėn duhet trajtuar vetėm e vetėm si tė tillė. Prandaj, faktori vendorė nuk duhet tė sillet me indiferencė ndaj kėsaj kategorie tė vlerave tradicionale arkitekturore, por, pėrkundrazi, si pikė rėndesė nė kuadėr tė menaxhimit tė monumenteve tė kulturės duhet ta ketė pikėrisht kullėn shqiptare dhe me kėmbėngulje ta ruaj krejt atė qė ėshtė e mundur tė ruhet prej kėtyre vlerave tė veēanta dhe tė papėrsėritshme.

Nė Prishtinė, 1dhjetor 2006

 

JU MUND TE DEBATONI NE LIDHJE ME TEMAT NE FORUMET E HAPURA PER PEN QENDREN E KOSOVES!

 
 
copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster