Kam kėnaqėsinė tė hap tryezėn e parė tematike Intelektuali dhe
vetėdija kritike nga njė seri e gjerė tryezash qė PEN i
planifikon tė mbajė gjatė kėtij viti.
Nga cėshtjet qė e shqetėsojnė mė sė shumti ambientin tonė
kulturor, shoqėrinė tonė tė pasluftės, dinamikėn tonė tė
zhvillimit kemi konsideruar se pikėrisht kjo ėshtė tema qė duhet
tė hapė kėtė debat.
Arsyet janė tė shumta qė na shtyen tė vėmė temė tė parė tė
debatit pikėrisht intelektualin dhe lidhur me tė
domosdoshmėrisht vetėdijen kritike. Njėherė PEN i do qė tė
shtyej intelektualėt tė definojnė vetėveten, pozicionimin e tyre
dhe rolin qė kanė pasur nė tėrė kėtė periudhė kaq dinamike tė
zhvillimit tė kėsaj shoqėrie, pozitėn qė kanė sot nė kėtė fazė
postkonfliktuale dhe rolin qė duhet tė kenė intelektualėt nė
rrugėn e zhvillimit tė njė shoqėrie.
Edhe pa e hapur ne temėn e intelektualit, kjo temė nė mėnyrė
permanente zhvillohet cdo ditė si njė debat joformal. Njėra palė
sulmon intelektualin si tė frikėsuar, jo tė guximshėm pėr tė
imponuar pushtetin e vet, dijen, nė tėrė kėtė dinamikė tė
zhvillimeve tona tė rrėmbyeshme kurse intelektualėt ankohen se
frika ka mbėshtetje reale nė caqe tė caktuara shtetėrore apo
parashtetėrore, se ai ėshtė i rrezikuar sa herė qė shfaq interes
pėr tė kritikuar dukuri jo civilizuese tė kėtij sociumi e
pocacėrisht sa herė qė shfaq kritika qė prekin sfera tė
interesit tė grupimeve tė ndryshme parapolitike e politike.
Intelektualėt e kėtij vendi i ka dėrmuar njė periudhėe e gjatė
rezistimi ndaj njė sistemi totalitar dhe ata nuk kanė mė forcė
tė ushtrojnė pushtet nė kushtet e reja tė zhvillimeve shoqėrore
kur mungon kundėrshtari i jashtėm, i sulmon njėra palė.
Intelektualėt thonė se nuk janė tė koduar vetėm brenda kodeksit
heroic e patriotik po kanė fuqinė tė ushtrojnė qėndrimin e vet
kritik edhe brenda sociumit tė cilit i pėrkasin.
Intelektualin e sulmojnė se ai ėshtė tėrhequr nė margjina tė
kėsaj shoqėrie me vetėdėshirė kurse intelektualėt thonė se kjo
shoqėri i ka dėbuar ata nė margjina pėr ti lėnė vend tė
mjaftueshėm e komod forcave paraintelektuale.
Intelektuali megjithatė duket se nuk ėshtė i dėbuar pėrgjithnjė
nė margjinat e kėsaj shoqėrie. Atė e ftojnė, madje me thirrje
kumbuese nė raste krizash e aksidentesh morale e etike me
thrrjen e njohur: Ku jeni intelektualė!? Sa herė qė puna vjen
ngusht
Basri Capriqi
Kryetar i PEN Qendrės sė Kosovės.
INTELEKTUALI DHE VETĖDIJA KRITIKE
Shkruar nga Ramush Mavriqi
Kjo fjalė nuk ka tė bėjė me kritikėn e ndonjė fenomeni, por me
vetė nocionin e kritikės, me mendimin kritik, me funksionin dhe
rėndėsinė e tij, si dhe me gjendjen e vetėdijes kritike te ne.
Vetė fjala kritik vjen nga fjala greke kritike (tehne) qė
d.m.th. shkathtėsi (art) e tė gjykuarit, kurse kjo vjen prej
foljes krino veēoj, dalloj, ndaj; zgjedh, vendosi (gjykoj) pėr
diē, gjykoj, shpjegoj. Kritika ėshtė sė pari shprehje pėr gjykim,
vlerėsim, analizė tė ndonjė gjėje (mendimi, veprimi, vepre) nė
fushėn e shkencės, filozofisė, politikės, artit etj.- sfera kėto
nė tė cilat termi kritik gjen pėrdorim mė sė tepėrmti. Nė
kuptim tė gjėrė fjala kritik e ka domethėnien e qortimit,
vėrejtjes, gjykimit, qėndrimit negativ, mohues ndaj ndonjė gjėje,
qėndrimi, veprimi, norme, tė vėrtete tė diskutueshme apo
fenomeni etj. Zakonisht nė shoqėritė patriarkale, autoritare,
sistemet totalitare dhe ideologjike kritika merret nė kėtė
kuptim, pėr ēka edhe aktorėt e kritikės ndiqen, denohen, zhduken.
Ndėrsa njeri kritik, kritikues quhet ai qė vlerėson, gjykon,
hulumton gjėra tė caktuara, siē janė idetė, doktrinat, veprimet,
veprat, vlerat etj.
Vetė kritika zanafillen e vet e ka nė mendjen e zgjuar, nė
mendjen kritike, antidogmatike apo nė dyshimin metodik si burim
i tė menduarit racional. Vetė mendimi kritik dhe racional nė
traditėn e kulturės perėndimore paraqitet si antitezė e mendimit
dhe e besimit mitologjik, atėherė kur fillohet tė dyshohet nė tė
vėrtetat e pėrfytyrimit mitologjik. Kėshtu, si rezultat i
zhvillimit tė mendimit kritik te grekėt e vjetėr lind filozofia
dhe shkenca. Qysh nga fillimi mendimi kritik u pėrshkruhet
njerėzve tė ditur, filozofėve, shkencėtarėve, krijuesve etj.
Mendimi racional si dispozitė nga aspekti antropologjik i pėrket
vetė qenėsisė sė njeriut; njeriu sipas Aristotelit ėshtė zoon
logon, qė do tė thotė se ai disponon me fuqinė e arsyes dhe tė
folurit, prej nga pastaj rrjedh pėrcaktimi i njeriut si zoon
politikon, pra siqenie shoqėrore. Tė njėjtėn gjė mė vonė do ta
pohojė Dekarti kur thotė se gjėja qė nė mėnyrė mė tė barabartė
ėshtė shpėrnda mes njerėzve ėshtė arsyeja. Ndonėse tė gjithė
njerėzit disponojnė me kėtė potencė, ata pėr shkak tė rrethanave
materiale, klasore, ideologjike dhe shoqėrore nuk janė nė
gjendje qė tė gjithė ta zhvillojn dhe kultivojnė kėtė, kurse
edhe mė tė rrallė janė ata tė cilėt janė nė gjendje qė tė
ngriten deri te lartėsia e mendimit kritik. Ndėr tė parėt qė
patėn dije dhe guxim tė ushtrojnė kritikė publike pėr ēėshtje
politike, religjioze dhe morale ishin Anaksagora dhe Sokrati.
Sokrati me maeutikėn e vet i mėsonte njerėzit qė tė dallojnė (tė
gjykojnė) tė vėrtetėn nga e pavėrteta. Pėr kėtė faj ky dėnua
me vdekje, kurse Anaksagora ishte dėbuar nga Athina. Lista e
atyre mendimtarėve e krijuesve tė cilėt gjatė historisė
2.500-vjeēare pėsuan vetėm pse mendonin nė mėnyrė kritike ėshtė
shumė e gjatė, pa i pėrmendur me kėtė rast spastrimet idelogjike
tė fashizmit, stalinizmit, maoizmit dhe enverizmit, sipas tė
cilave njeriu me faktin se mendonte ndryshe e paguante me kokė.
Del se ushtrimi i kritikės nuk ėshtė njė veprim i thjeshtė dhe i
zakonshėm, por ėshtė njė ndėrmarrje shumė serioze dhe e
rrezikshme. Kėtu qėndron arsyeja pėrse edhe sot megjithė
pėrparimin e madh drejt ēlirimit tė njeriut, aty ku mungon
tradita demokratike, ku nuk sundon ligji, ku nuk ėshtė e
garantuar siguria e qytetarit si dhe tė drejtat dhe liritė
individuale, njerėzit nuk i hyjnė me dėshirė kėsaj pune tė
rrezikshme. Kėtu ndoshta duhet kėrkuar edhe pėrgjigjjen nė
pyetjen, pėrse nė Kosovė nuk kemi njė mendim kritik mė tė
avancuar dhe pse hesht inteligjencia.
Kritika nuk ėshtė e rrezikshme vetėm pėr ata qė e bėjnė kritikėn,
por edhe pėr ata kundėr tė cilėve drejtohet ajo. Kritika publike
ėshtė arma mė e fuqishme (e ftohtė) kundėr paragjykimeve,
mashtrimeve, dogmave, padrejtėsive, pėrbuzjeve, denigrimeve dhe
shfrytėzimeve tė ēdo lloji. Atė dikur mė sė tepėrmi e ka
urrejtur dhe i ėshtė frikėsuar dogmatizmi religjioz, ndėrsa
politika prejse ekziston ėshtė nė luftė permanente me mendimin
kritik. Kjo vlen sidomos pėr politikėn autoritare dhe
ideologjike e cila mbėshtetet nė pabarazinė e qytetarėve,
sundimin arbitrar dhe violent. Duke u nisur nga kuptimi i
kritikės si armė radikale nė luftė kundėr ēdo lloji tė
arbitrizmit dhe dogmatizmit, antropologu i njohur gjerman Arnold
Gelen me tė drejtė e vlerėson kritikėn si manfestim i shkallės
mė tė ulėt tė agresivitetit. Kritika ėshtė parakusht dhe metodė
pėr kėrkimin, arritjen dhe vėrtetimin e sė vėrtetės. Ajo siē
thuhet nė enciklopedinė franceze tė shek. XVIII ėshtė tribunal
i sė vėrtetės. Kritika publike ėshtė kusht dhe armė pėr
ēlirimin e njeriut nga ēdo lloj degradimi kusht pėr emancipimin
e tij dhe sendėrtimin e njė shoqėrie e cila e mundėson njė jetė
dinjitoze, tė lirė, produktive dhe humane pėr ēdo pjesėtar tė
saj.
Depėrtimin dhe legjitimimin e vet mė tė madh publik mendimi
kritik, pėrkatėsisht kritika si institucion shoqėror e ka
arritur nė iluminizmin francez, nė revolucionin e madh borgjez
francez, i cili i ka thyer tė gjitha prangat qė e kufizonin dhe
e robėronin njeriun, duke e garantuar nė mes lirive dhe tė
drejtave tė tjera edhe lirinė e mendimit dhe tė shprehjes, si
njė tė drejtė shumė tė ēmueshme. Kėshtu, nė tė gjitha vendet me
traditė dhe nė institucionet demokratike e pluraliste, e drejta
pėr kritikė ėshtė njė nga tė drejtat elementare njerėzore.
Kuptohet se kjo e drejtė ėshtė rezultat i angazhimit, i luftės
dhe i sakrificės sė shumė gjeneratave tė intelektualėve dhe
aktivistėve tė tjerė pėr kėtė gjė. Nė shoqėrinė e vėrtetė
demokratike dhe liberale jo vetėm te inteligjencia, por edhe te
sicili qytetar ekziston vetėdija e lartė kritike ose bindja se
ushtrimi i kėsaj tė drejte ėshtė prej rėndėsisė sė madhe pėr
ruajtjen e vlerave tė shoqėrisė civile. Kėshtu kritika paraqitet
si pararojė kundėr ēdo tendence e cila mund t`i rrezikojė vlerat
dhe liritė e asaj shoqėrie. Vetėkuptohet se kritikėn nuk duhet
ngatėrruar me dyshimin total nė gjithēka, e as me denoncimin dhe
shpifjen ose angazhimin pėr diēka qė e rrezikon barazinė dhe
lirinė e tė gjithė qytetarėve.
Mund tė thuhet se kritika si protest kundėr ēdo lloj dogmatizmi,
shtrembėrimi, voluntarizmi, denigrimi etj. paraqet aktin mė tė
lartė tė vetėpėrgjegjėsisė, tė ndėrgjegjjes sė zgjuar dhe tė
vetėflijimit tė intelektualit. Kjo tregon se kritika radikale
dhe parimore, pėrveē dijes si forcė (sepse dija ėshtė forcė)
presupozon edhe ndėrgjegje tė lartė dhe kurajo intelektuale qė
t`u kundėrvihet autoriteteve, miteve, gėnjeshtrave etj., tė
cilat pėr njeriun dhe arsyen e zakonshme mund tė duken tė
pakontestueshme dhe tė paprekshme. Ėshtė e kuptueshme se mėnyra
e shprehjes sė shqetėsimeve, reagimit dhe angazhimit tė
intelektualit varet nga temperamenti i tij, nga rrethanat
shoqėrore e politike e tė tjera rrethana etj., ai mund tė
shprehet pėrmes krijimtarisė sė vet, veprimit, kritikės e
nganjėherė vetėm me anė tė heshtjės apo mėnyrave tė tjera. Por
njė gjė ėshtė e sigurt se intelektuali i vėrtetė kurrsesi nuk
mund tė sillet me indiferencė ndaj tė pavėrtetės, ndaj asaj qė
ėshtė kundėr njeriut dhe dinjitetit tė tij si dhe tė keqes nė
pėrgjithėsi. Qėndrimi indiferent jo qė nuk ėshtė pėrgjigjje e
intelektualit ndaj fenomeneve tė cekura, por njė qėndrim i tillė
nuk i lejohet as qytetarit tė rėndomtė tė vetėdijshėm nė
pėrgjithėsi.
Kėtu, para nesh, shtrohet ēėshtja e gjendjes sė vetėdijes
kritike nė Kosovė dhe abstenimi i inteligjencisė qė pėrmes
mendimit kritik tė kontribuojė nė emancipimin e shoqėrisė sonė.
Ėshtė e sigurt se vetėdija dhe nevoja pėr kritikė e pėr shprehje
tė lirė tė mendimit ekziston edhe nė shoqėrinė kosovare si nė
ēdo shoqėri nė tranzicion ku mungojnė institucionet e mirėfillta
demokratike, ku mungojnė instrumentet e kontrollit tė pushtetit,
ku ka shumė probleme sociale, ku kemi njė arsim tė nivelit tė
ulėt, (ndėrsa pėr nivelin e arsimit universitar tė mos flasim),
ku jeta dhe produksioni kulturor ėshtė nė nivelin mė tė ulėt,
kurse korrupsioni e kontrabanda e narkotikėve nė shkallėn mė tė
lartė. Pranė tė gjitha kėtyre problemeve prap nuk vėrehet ndonjė
gatishmėri e intelektualėve qė pėrmes kritikės dhe denoncimit tė
participojnė nė tejkalimin e tyre. Nė kėtė drejtim duket sikur
mė shumė prin ndonjė gazetar-publicist krahasuar me tė gjithė
ata intelektualė tė tjerė tė shumtė, tė cilėt veten e quajnė intelektual.
Pėr mua sė pari ėshtė i diskutueshėm vetė koncepti i
inteligjencisė. Kush e pėrbėn atė, a bėhet dikush intelektual me
vetė faktin se e ka njė diplomė fakulteti, njė magjistraturė ose
njė doktoratė edhe pse gjatė tėrė jetės sė vet nuk ka guxim ta
shprehė njė mendim kritik, madje as nė kėshillin e fakultetit tė
vet. Kėtė gjendje tė mungesės sė shprehjes publike tė qėndrimeve
kritike (pėrndryshe nė jetėn private secili ka mendime tė tilla)
mendoj se duhet vėshtuar si rezultat tė mungesės sė etosit tė
kritikės ose kulturės sė dialogut, luftės sė mendimeve,
tolerancės, e pastaj edhe si shprehje tė inferioritetit
profesional, mentalitetit provincial, rezignimit, konformizmit,
pėrfitimeve personale qė dalin nga heshtja, si dhe tė mungesės
sė sigurisė personale pėr atė qė bėn kritikė. Kjo e fundit
ndryshe quhet frikė, e cila ėshtė ende shumė e pranishme ndėr ne
dhe kjo pėr nga roli qė ka nė frenimin e mendimit kritik mund tė
zė vendin e parė.
Jam i mendimit se ne nuk kemi pasur kurrė njė pėrvojė tė
mirėfilltė nė afirmimin e mendimit kritik pėr shkak se kemi
jetuar nė njė sistem autoritar dhe monist ku ēdo mendim kritik
ėshtė penguar dhe ėshtė ndjekur. Edhe nėse ka pasur diē tė tillė,
ai ka qenė i nxitur dhe i kontrolluar nga partia. Kėtu mendoj nė
vitet e 70-ta, ku njė rreth i ngushtė i intelektualėve dhe i
politikanėve tanė kanė bėrė njė depėrtim nė kėtė drejtim,
angazhimi i tė cilėve dhe ka kontribuar nė njėfarė dore nė
afirmimin e tė drejtave nacionale e politike tė kosovarėve,
mirėpo shpejt vijnė vitet e 80-ta kur kjo praktikė afirmative
ndėrpritet dhe pason diferencimi i tė gjithė atyre qė mendojnė
ndryshe. Kėtu mund tė shtrohet pyetja pėr rolin e lėvizjes
ilegale nacionaliste, e cila nuk ishte vetėm kritikuesja mė
radikale dhe mė e rreptė e atij sistemi, por edhe viktima mė e
madhe e tij. Megjithatė, mendoj se megjithė meritėn e madhe qė
ajo ka pasur nė aktualizimin e ēėshtjes sė tė drejtave nacionale
tė shqiptarėve, tė idesė sė republikės dhe bashkimit kombėtar,
ajo prapseprap me faktin se vepronte nė ilegalitet dhe ishte e
njė provinience majtiste, stalinisto-enveriste, objektivisht nuk
ka mund tė luajė ndonjė rol nė zhvillimin e mendimit kritik dhe
liberal nė Kosovė.
Nė fund tė viteve tė 80-ta Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės u
dėshmua si mjaft aktive dhe e guximshme pėr mbrojtjen e tė
drejtave nacionale dhe pėr mvetėsinė e Kosovės, por edhe kjo
ishte e drejtuar vetėm kundėr dominimit serb, kėshtu qė realisht
nuk pati ndikim nė zhvillimin e kulturės sė dialogut
brendapėrbrenda shoqėrisė kosovare. Aneksimi dhe okuptimi i
Kosovės nga Serbia nxorri si rezultat unitetin e shqiptarėve tė
Kosovės si dhe rezistencėn e pėrgjithshme tė popullit, pra edhe
tė inteligjencisė kundėr atij pushtimi. Kėshtu edhe kjo periudhė
nuk solli ndonjė pėrvojė tė re sa i pėrket dialogut ndėrmjet
vetė kosovarėve. Pushtetin serb bile as nuk e brengoste kritika
verbale, por veprimi praktik dhe kritika me armė, pėr ēka jo
vetėm aktorėt e saj, por edhe popullsia civile ishin objekt
ndėshkimi kolektiv. Me ndjekjen e pushtetit serb nga Kosova nuk
u zhduk vetėm sunduesi shekullor, por u zhduk edhe objekti i
kritikės sė intelektualit shqiptar, kėshtu qė ai mbeti pa objekt
tė identifikuar tė kritikės. Pėr kėtė arsye mund tė themi se
inteligjencia shqiptare ka pėrvojė, se ka treguar aftėsi dhe
guxim pėr rezistencė dhe kritikė kundėr pushtetit serb nė luftė
pėr tė drejta nacionale. Mirėpo kjo nuk ka pėrvojė tė mirėfilltė
pėr kritikė publike qė tė flasė botėrisht pėr tė gjitha
problemet qė e preokupojnė atė dhe t`i denoncojė shkaktarėt e
tyre pėr t`i ndriēuar rrugėt pėr zgjidhjen e problemeve qė e
rėndojnė. Kjo tregon pėr atė se ne ende nuk jemi tė aftė qė nė
mėnyrė tolerante tė kritikohemi, tė dialogojmė, tė bėjmė luftė
mendimesh dhe argumentesh, kėshtu qė kritika nė ambientin tonė
ende pėrjetohet si armiqėsi dhe tradhti, e prandaj edhe dihet se
ēfarė pėrgjigje merr ajo. Ne i kemi ende tė freskėta ngjarjet e
dhunshme tė 17 marsit 2004, tė cilat megjithė faktin se ishin
pėr ēdo gjykim dhe se nė skenėn ndėrkombėtare i sollėn dėm tė
madh procesit tė pavarėsisė sė Kosovės, prapseprap vetėm ndonjė
publicist a gazetar pati kurojon t`i kualifikojė ashtu siē
meritonin, kurse intelektualėt tjerė, me pėrjashtim tė ndonjė
individi heshtėn. Ne po ashtu nuk kemi as shoqata tė mirėfillta
civile qė janė tė afta tė luftojnė pėr interesa konkrete tė
qytetarėve, megjithė faktin se ato janė tė shumta dhe tė
shkathta nė garė pėr pėrfitimin e grandeve tė majme.
Intelektualin dhe vetėdijen tonė kritike duhet parė si shprehje
tė njė shoqėrie nė transformim e sipėr nga njė shoqėri
autoritare kah njė shoqėri civile dhe demokratike, si shprehje
tė njė shoqėrie nė tė cilėn individi ėshtė i shkrirė nė tėrėsi
dhe duhet t`i shėrbejė medoemos interesave kombėtare. Shpeshherė
si intepretues tė kėtyre interesave paraqiten strukturat
joformale dhe jolegale. Siē dihet shoqėria jonė ende ėshtė larg
atomizimit tė vetė nė qytetar individ, i cili pėr shoqėritė
moderne paraqet pikėnisje tė lirive dhe tė drejtave themelore.
Nga gjithė kjo mund tė thuhet se shoqėria kosovare dhe
intelektuali i saj janė nė kėrkim tė identitetit tė vet modern.
Jamė i mendimit se intelektualin kosovar askush nuk e ka dėbuar
nga skena publike, por ai ende nuk ėshtė formėsuar nė kuptim tė
mirėfilltė si vetėdije kritike dhe antidogmatike, proevropiane
dhe humaniste. Vokacioni i intelektualit tonė ende mbetet
nacional-patriotik. Kėshtu, ne ende nuk kemi njė shtresė tė
fuqishme tė inteligjencisė e cila ėshtė e aftė t`u pėrgjigjet
sfidave tė kohės sė sotme nė tė cilėn po ndodh procesi i
integrimit tė shteteve dhe kulturave kombėtare nė Evropė. Mbetet
tė dėshmohemi se nuk jemi vetėm gjeografikisht pjesė e Evropės,
por edhe pėr nga aspekti i receptimit dhe i afirmimit tė vlerave
tė e saj demokratike, shpitėrore dhe morale. Gjithė kjo flet pėr
domosdonė e njė angazhimi shumė mė tė madh tė tė gjitha forcave
tona progresive dhe krijuese pėr t`i hapur mundėsitė e afirmimit
tė mendimit kritik, shfaqjes sė tij tė lirė e publike nė mėnyrė
qė ky mendim kritik edhe ndėr kosovarėt tė fitojė tė drejtėn e
jetės siē e ka te shumica e kombeve tė emancipuara evropiane.
(Autori ėshtė profesor i Historisė sė filozofisė, Etikės dhe
Antropologjisė nė Fakultetin filozofik tė Universitetit tė
Prishtinės).
(Pėrkitazi me tryezėn e PEN-it nė Temėn Intelektualėt dhe
vetėdija kritike
Njė ftesė e PEN Qendrės kosovare drejtuar intelektualėve pėr tė
diskutuar nė temėn Intelektualėt dhe vetėdia kritike, mė
24.01.2005, ėshtė pėr shumēka domethėnėse dhe ndodhė tė
paralajmėrojė thyerjen e heshtjės disavjeēare nė Kosovė dhe
mungesėn e vazhduar tė debateve qė e ka karakterizuar pothuaj
gjithė pėriudhėn e pasluftės nė Kosovė. Mbase edhe nuk mund tė
thuhet me saktėsi se nė Kosovė ka munguar krejtėsisht debati. Ka
patur tryeza e tryeza bashkmendimtarwsh, pėrvjetorė tė
llojllojshėm historikė gjatė gjithė kėtyre viteve, mandej
promovime, ligjerime e fjalime tė cilat nuk kanė lėnė pothuaj
kurrfarė gjurmėsh nė jetėn intelektuale dhe publike.Kemi qenė nė
situatė tė shohim e tė dėgjojmė nė masmediat tona gjithė ata
analistė politik e tė tjerė, me pretendimet prej mė tė
ndryshmeve prej shpjegimit e deri te krijimi i opinjonit publik.
Pėrse ndodhė kėshtu ? Eric Weil, nė librin e tij Filozofia
politike, J. Vrin, Paris 1994, thekson se ka dy tipe kryesore
tė shoqėrisė : Shoqėria historike dhe ajo moderne. A ėshtė
Kosova shoqėri historike dhe a mund tė bėhet ajo shoqėri moderne.
Libri i pėrmendur pas pak kohėsh do tė dalė edhe nė gjuhėn
shqipe dhe kėtu, pėr mungesė hapsire nuk po zhvilloj mėtutje
idenė e Weil-it pėr shoqėrinė, pėrndryshe mjaft domethėnėse pėr
ēastin e tanishem tė shoqėrisė Kosovare. Jo rastėsisht qė nė
titull po pėrdor njė shprehje tė Fukosė (Foucault) pėr ta
problematizuar njė temė mjaft tė rrėshqitshme, siē ėshtė ajo e
rolit dhe funksionit tė intelektualit nė njė kontekst edhe mė tė
gjėrė, siē ėshtė konteksti i kulturės dhe demokracisė,
pėrkatėsisht ai i tranzicionit. Kujtoj se intelektualėt kosovar
por edhe qytetari i rėndomtė kishte njė ide fare tė paqartė
lidhur me tranzicionin dhe tani tė gjithė bashkarisht po
fillojmė tė shofim se fjala tranzicion nuk ėshtė pėrdorė krejt
rastėsisht, por ajo ėshtė menduar pėr tu bėrė vend qėshtjeve aq
tė ndryshme qė nga ekonomia, politika, kultura dhe deri te jeta
e pėrditshme e sejcilit qytetar.
Por tė fillojmė radhazi :
Si tezat e pėrfshira nė ftesėn pėr debat, poashtu edhe dy fjalėt
hyrėse e dėshmojnė atė qė Fuko e quan pushtet i ligjėrimit dhe
nė njėfarė mėnyre japin mundėsinė e diagnostifikimit tė asaj qė
mund tė quhet krizė e inteligjencės kosovare dhe jo vetėm e asaj
por edhe e shoqėrisė nė tėrėsi. Unė kėtu nuk do ta pėrdor temin
krizė dhe jo sidomos nė raport me inteligjencian. Sepse kjo do
tė mė kthente padashur nė vitet nėntėdhjetė dhe nė atė temen
tashmė tė shkuar Kriza e shoqėrisė jugosllave dhe inteligjenca
ku masovikisht ėshtė zhvilluar ajo teoria e Sartrit mbi
angazhimin intelektual, e cila ka prodhuar edhe njė mori
gabimesh tė pafalėshme tė intelektualėve deri edhe te
pėrgjegjėsia pėr dramėn e pėrgjakshme tė shpėrbėrjes sė atij
shteti dhe asaj shoqėrie. Natyrisht kjo nuk don tė thotė se
intelektuali duhet tė jetė i paangazhuar dhe as se intelektuali
nuk ka tė drejtė tė gabojė, por pėr kėtė mė vonė. Edhe nė
tryezėn e PEN-it pamė dhe dėgjuam shumēka (deja vue) qė lidhet
me njė koncept shumė tė diskutueshėm pėr intelektualin dhe
pėrgjegjėsinė, pėrkatėsisht pa pėrgjegjėsinė e tij, ndonjeherė
tė mbėshtetur edhe nė doktrinarėt gjysėm tė harruar, qė i
pėrmend Hannah Arendt nė origjinat e totalitarizmit, si Platoni,
Hegeli etj. tw cilwt jo vetem kjo autore por edhe shumė tė tjerė,
si Albert Kamy(Albert Camus), Karl Poper etj, i konsiderojnė
paraardhės dhe inspirues tė totalitarizmit.
Ajo qė do tė mund tė karakterizohej si emrues i pėrbashkėt i
tryezės ėshtė (me ndonjė pėrjashtim) konstatimi se intelektuali
ėshtė nė margjina, se ai ėshtė tėrhequr apo e kanė dėbuar,
se ai ka frikė e kėshtu me radhė, deri te kėrkesa qė forcat
progresive duhet bashkuar pėr ta rikthyer intelektualin nė
skenėn politike dhe publike. Madje, madje, ndonjėherė duke
stigmatizuar estradizimin e jetės kulturore (me tė drejtė)
ndonjė referues kujtonte edhe monizmin dhe vlerat e tij nė
lidhje me statusin shoqėror tė intelektualit!
Shtrohet pyetja me tė drejtė a kemi tė bėjmė me krizėn e
vetėdijes, tė moralit, te debatit, me krizėn e shoqėrisė, apo
vetem me pėrceptimin e gabuar tė rolit dhe funksionit tė
intelektualit nė shoqėri ? Nuk ka dyshim se tė gjitha kėto
entitete janė tė pėrshkuara nga elemente tė krizės, por nė kėtė
rast konkretisht kemi tė bėjmė me njė lloj pėrceptimi pak a
shumė tė unifikuar pėr intelektualin mbrenda asaj qė Eric Weil e
quan shoqėri historike, tė barikaduar nė vlerat e saj, tė
vetmjaftuar dhe tė mbėshtetur nė moralin e saj partikular, tė
cilin tė tjerėt nuk e kuptojnė. Nė lidhje me kėtė veti tė
shoqėrisė, njė model shumė i pėrhapur i pėrceptimit tė
intelektualit nė Kosovė, nuk ka dyshim se ėshtė ai iluminist, i
cili ka funksionuar njė kohė tė gjatė dhe natyrisht ka dhėnė
edhe rezultate tė caktuara, por tani nė rrethanat shoqėrore tė
ndryshuara nuk funksionon mė, prandaj elitat e dikurshme i
rikthehėn nostalgjisė pėr modelin iluminist tė intelektualit tė
pėrkrahur nga shoqėria dhe politika, qė do tė kishte pėr qėllim
realizimin e ideve dhe projekteve tė mėdha. Duke iu referuar
kėtij modeli, Fukoja thekson se Intelektualėt janė tė prirur tė
bėhen elitė e pushtetit dhe tė sundojnė pėrnjėmend politikisht (pėr
shėmbull nė emer tė klasės punėtore, apo edhe tė popullit). Kjo
pėrbėn njė tipar inherent zėvendėsimi nga ana e elitave, tė
cilat janė shpeshherė tė pakėnaqura me statusin e bartėsit tė
asaj qė Fukoi e karakterizon si pushtet tė ligjerimit. Sa herė
qė ky pushtet rrezikohet, ngase burimet e dijes janė pluralizuar,
decentralizuar dhe demistifikuar, si rezultat i kryerjės sė
projektit iluminist dhe i fuēizimit tė tregut dhe konkurrencės,
intelektualėt prirėn gjithashtu ta pėrkthejnė meriten
intelektuale nė gjuhėn e shperblimit tė madh me para dhe kur ky
shpėrblim mungon ose ērregullohet ata janė tė prirur tė renkojnė
dhe akuzojnė...
Njė model tjetėr i pėrceptimit tė intelektualit, pokėshtu mjaft
prezent nė Kosovė ėshtė modeli i intelektualit tė angazhuar, i
elaboruar gjėrėsisht nga Sartri, i cili nė esencė ėshtė model i
proveniencės sė majtė madje edhe revolucionare, i cili pretendon
ndryshimin e shoqėrisė dhe natyrisht ky lidhet me atė tė parin
sepse pretendimi i ndryshimit tė shoqėrisė ka gjasa tė
realizohet duke patur nė dorė levat (politike) tė pushtetit dhe
tė shoqėrisė. Nuk ka dyshim se Sartri mbetet njė mendimtar i
madh i shekullit XX, por pokėshtu nuk ka dyshim se pika mė e
diskutueshme e gjithė koncepcionit tė tij teorik mbetet kjo nė
lidhje me rolin dhe funksionin e intelektualit tė angazhuar. (Tė
kujtojmė kėtu shkurtimisht vetem arėsyet e refuzimit nga ana e
tij e ēmimit nobel pėr letėrsi dhe legjitimimin intelektual tė
bllokut ushtarako politik tė lindjes, qė pėr gjysėm shekulli
mbisundoi detantin apo luften e ftohtė dhe kėrcnimin pėr luftė
botrore...) dhe ky fakt na tregon se a mund tė shpresojmė se sot
mund tė jetė funksionale pikėpamja e tij nė atė kontekstin e
lartėpėrmendur lidhur me demokracinė dhe kulturėn.
Njė model tjetėr i pėrceptimit dhe definimit tė intelektualit,
fare pak ose aspak i njohur nė kosovė ėshtė edhe ai mbi
intelektualin si njeri i aftė tė vėrejė atė qė ėshtė esenciale,
pėr tė cilin natyrisht se nuk u tha asnjė fjalė nė tribunen e
PEN qendrės, por as nė ndonjė rast tjeter kur trajtohet tema e
intelektualit dhe rolit tė tij nė shoqėri.
Pokėshtu njė element me tė cilin pėrkufizohet sot intelektuali,
sidomos nė literaturėn pas viteve 1989, pėrkatėsisht pas rėnjes
sė Murit tė Berlinit ėshtė edhe cilėsia e tė qenunit modest, qė
nė fakt ka tė bėj me komponenten etike dhe pėrgjegjėsinė jo
vetem pėr vehte por edhe pėr tjetrin (Levinas dhe autorė tjerė
tė kėsaj provenience)
Sidoqoftė kėsaj liste tė pėrceptimeve tė ndryshme tė
intelektualit mund ti shtohėn edhe shumė tė tjera dhe kėtu nuk
kemi pėr qėllim as tė tregojmė epėrsinė e ndonjėrit dhe as tė
eliminojmė ndonjėrin syrėsh, sa pėr tu marrė me definicione dhe
pėrkufizime, por para sė gjithash tė bėjmė pėrpjekje tė kuptojmė
kontekstin shoqėror mbrenda tė cilit do ta situonim rolin dhe
funksionin e intelektualit nė shoqėri.
Cili ėshtė nė fakt roli i intelektualit nė shoqėrinė Kosovare
dhe a ka ai arėsye tė jetė i pakėnaqur me statusin e vet?
Fillimisht unė do tė thoja se intelektuali nė Kosovė sot ka
vendin dhe statusin qė e meriton objektivisht dhe sinqėrisht
kėte nuk e them as nga rezignimi dhe as nga frustrimi. Nėqoftėse
intelektualėt janė tė pakėnaqur me statusin e tyre nė shoqėri,
ata janė tė tillė edhe me meriten qė vet e kanė pėr njė gjė tė
tillė. Nėqoftėse nė Kosovė gjėrat kanė ecur nė drejtim tė drejtė,
sigurisht se intelektualėt kėtu kanė pjesėn e vet tė kontributit,
kurse nė ato segmente ku gjėrat nuk kanė ecur drejt dhe nuk po
ecin, sigurisht se ata kanė pjesėn e vet tė pėrgjegjėsisė. Por
cilėt janė ata? Menjeherė pas kėsaj pyetjeje ndeshim njė
vėshtirėsi pothuaj tė pazgjidhshme. Kjo sepse shtresa e quajtur
intelektuale ėshtė mjaft heterogjene, e pėrbėrė prej sė pakut
tri gjeneratave, me njė formim mjaft heterogjen dhe me ndikime
sociokulturore mjaft tė ndryshme, prej atyre dogmatike e
autoritare e deri te ato humane, liberale dhe demokratike, kėto
tė fundit, sigurisht mjaft deficitare. Pėrse bie fjala nė
tryezat si kjo pothuaj askush nuk e pėrmend problemin e lirisė
pėrsonale, por vetem tė asaj kolektive, rolin e ligjit dhe
karakterin e tij universal, si rregullator tė jetės shoqėrore
dhe tė raporteve shoqėria individi; pėrse kėrkohet shpetimi te
roli mesianik i intelektualit dhe jo te ligji dhe
funksionalizimi i demokracisė; pėrse gjith ai mosbesim pothuaj i
pashpresė pėr mundėsinė e funksionalizimit tė shoqėrisė civile,
pikė nė tė cilėn shoqėria kosovare dallon aq esencialisht nga tė
gjitha shoqėritė e lindjes qė pokėshtu kaluan tranzicionin,
madje dalollon edhe nga vet Shqipėria?; pėrse ngjanė qė biseda
pėr intelektualin dhe shoqėrinė ndonjėherė tė jetė mė
pėrmbajtėsore dhe mė e thellė gjatė pirjes sė kafėsė, pas
tribunės sesa nė vet tribunėn ku sejcili rrėfen ndjenjėn e
pafuqisė, tė mbylljės, rezignimit, por edhe tė reflektimit
intelektual; cili ėshtė raporti midis jetės private dhe publike,
nė lidhje me intelektualėt dhe a mos ėshtė tėrheqja dhe mbyllja
e intelektualėve diēka qė premton pėr njė mundėsi tė re tė
pėrceptimit dhe sjelljės intelektuale, nė pėrputhje me
atomizimin e shoqėrisė dhe dekonstrukcionin e ideologjive. A
duhet dhe a mundet ndonjėherė intelektuali tė jetė i vetmuar; a
duhet tė ndihet mirė nė vetminė e tij dhe jasht turmės; a ka
kapacitete intelektuale ta pėrballojė kėte; nėse funksioni i tij
ėshtė qė tė prodhojė ide, a ka rrezik qė duke prodhuar ide tė
prodhojė edhe ideologji; a duhet dhe a mundet vėrtetė
intelektuali ta ndryshoj shoqėrinė ? Po ndryshimi mė i madh i
shekullit qė lidhet me rrėzimin e Murit tė Berlinit dhe me tė
gjitha ndryshimet qė pasuan dhe qė po vazhdojnė pėrfshirė kėtu
edhe Kosovėn e vitit 1999 dhe Ukrainėn e vitit 2005, a janė
vepra tė intelektualėve tė angazhuar apo diēka tjetėr ( tė
modernitetit, efikasitetit teknologjik dhe vlerave tjera tė
shoqėrisė moderne)dhe nė kėtė kontekst cili ėshtė roli i
intelektualit sot nė gjithė Europėn lindore dhe ku janė
disidentėt sot?
Nė pamundėsi tu pėrgjigjemi kėtyre pyetjeve mbrenda njė shkrimi
si ky, po i rikthehemi temės sė ndryshimeve tė mėdha.
Zygmund Bauman, intelektual pėrmasash botrore dhe profesor i
siciologjisė politike nė Universitetin e Leeds-it nė Britaninė e
Madhe, duke bėrė fjalė pėr ndryshimet pas 1989 dhe sidomos pas
11 shtatorit nė ShBA, pas asaj qė shumė studjues e quajnė
zėvendėsim i teorisė sė sovranitetit shtetror(sepse ajo u
komprometua gjėrėsisht, pėrmes masakrimit tė qytetarėve tė vet),
me teorinė e tė drejtave tė njeriut, thekson : Nėse duam tė
mbijetojmė, duhet tė jemi tė moralshėm si ndaj vetvehtes,
poashtu edhe ndaj tė tjerėve... Ndėrkaq nė pyetjen se a mund tė
ofrojė zgjidhje konkrete pėr problemet kardinale me tė cilat
ballafaqohet bota e sotme, shkruan : Vetėm mund tė pėrseris
atė qė pati deklaruar mendimtari i shquar Kostoridisi, pėr
pyetjen e parashtruar se si dėshiron ta ndryshojė botėn u
pėrgjegj : zoti mė ruajtė, kėtė nuk e kam dashur kurrė. Atė qė e
dėshiroj unė, ka tė bėj me atė qė bota tė ndryshon vetvetiu-
prej vetėvetes, siē pati ndodhur ky ndryshim kaq herė nė
historinė e njerėzimit. Pėr Aristotelin dhe Platonin qe e
pakuptueshme, qė bota tė ekzistonte pa skllėverit. Sot ne
mbijetojmė edhe pa ta. (Fryma e Filozofisė, nr.2, 2001).
Kur jemi te ndryshimet do tė doja tė insistoj nė faktin se
ndryshimi i vitit 1989 nė gjithė Europėn lindore dhe ai i vitit
1999, nė Kosovė si vazhdimėsi e atij paraprak, na ofron njė
mundėsi ti hedhim njė vėshtrim rezonues gjithė kontekstit
shoqėror, politik, kulturor etj. Kėtė ndryshim shumė autor e
kanė quajtur fundi i historisė me H tė madhe, i cili i ftohi
ambicjet aq tė pėrhapura pėr eksperimente sociale, tė
paarėsyeshme qė shpėrfillnin dėmet njerėzore, tė cilat do tė
ndodhnin nė laboratoriumin e madh. Rreziku i totalitarizmit, tė
djathtė apo tė majtė nuk kanoset mė sė pakut pėr brezat qė
jetojnė sot. Kjo atmosferė e qetė mund tė pėrftojė hapsirėn
publike pėr diskutimin e shumė dilemave , paradokseve dhe
antinomive tė mbuluara me plafin e njė marrėveshjeje pėr tė
heshtur, tė imponuar nga njė situatė e vazhdueshme emergjence,
me tė cilėn ne dhe paraardhėsit tanė tė afėrt kemi jetuar qysh
nga fillimet e kėtij shekulli, qysh nga 1914.(A.Heller). Nuk ka
dyshim se aty duhet kėrkuar edhe shkaqet e krijimit dhe
konsolidimit tė atyre qė Weil-i i quan shoqėri partikulare
historike. Por a ka arėsye qė ato shoqėri tė ekzistojnė edhe mė
tutje dhe a janė vlerat e tyre tėrheqėse edhe mėtutje pėr boten
intelektuale?
Demistifikimi, dekonstruktimi dhe kundėrstrategjia janė sot nė
rend tė ditės. Pokėshtu ndryshimi pas 1989 dhe 1999 tregoi se
institucionet ekonomike tė modernitetit ose tregu, nuk kanė
rivalė. Jemi tė detyruar tė jetojmė me logjiken e tregut, jo si
ogur i keq i rrėnimit tė pashmangshėm tė kulturės, por si
fushbetejė synimesh kontradiktore, qė tė mos humbim nė
monologjet narcisiste, joproduktive si pėr jetėn kulturore,
poashtu edhe pėr demokracinė fare nė fillim dhe tė brishtė. Pėr
tu dhėnė njė pėrgjegje qoftė edhe tė pėrgjithshme gjithė atyre
pikėpyetjeve tė lartėshėnuara, shtrohet edhe pyetja tjeter,
logjikisht e pashmangėshme : a mos ėshtė momenti i pėrshtatshėm
qė edhe intelektuali, nė vend qė ta ndryshojė botėn, fillimisht
tė provojė ta ndryshojė vehten e tij ? Nuk kam dyshim se kjo
duhet tė ndodhė, mbase mė saktė tashmė po ndodhė, sepse
individualizimi i njeriut ėshtė parakusht i demokratizimit tė
shoqėrisė dhe i kalimit nga stadi i shoqėrisė historike nė
shoqėrinė moderne. Fillimi i shekullit XXI ka shtruar njė
kėrkesė teorike qė moderniteti mos tė shpjegohet sipas monizmit
politik, i cili postulon njė bazė ose qendere cila determinon
gjithēka, por mė mirė, duke u nisur nga konstelacioni
vazhdimisht nė levizje i ndėrveprimit tė tri logjikave kryesore
dhe relativisht tė mėvetsishme asaj tė artit tė qeverisjes (sprova
nė organizimin politik, ku intelektualet me kompetencėn
shkencore mund tė japin edhe kontribute teorike edhe kėshilluese,
por edhe tė modestisė civilizuese), tė ndarjes fumksionale tė
punės, qė e karakterizon shoqėrinė moderne (duke pėrfshirė edhe
organizimin ekonomik tė shoqėrisė) dhe tė zhvillimit teknologjik,
ku bėn pjesė edhe kultura, por jo nė atė trajtėn e saj
pėrtacetė supėrstrukturės, por nė trajtėn ontologjike si
kulturė e tė qenunit, e tė ekzistuarit, e punės, e veprimit.