Shkruar nga Sali Bashota

Kumtesėn time do ta nis duke parafrazuar njė thėnie tė Stendalit,
i cili e kėshillonte njė fillestar nė letėrsi qė mos ti lexojė
shkrimtarėt bashkėkohorė, por ti lexojė librat qė janė shkruar
shekuj mė herėt, nė qoftė se dėshiron tė shkruajė mirė
frėngjisht.
Pėr jetėn
kulturore e letrare tė Kosovės nuk e di sa vlen njė shembull i
tillė.
Mendoj, kėsaj
radhe, se tema pėr debatim profesional kritik mund tė
artikulohet nė kėto nivele: Shkrimtari dhe libri. Libri dhe
botuesi. Libri dhe kritika. Libri- biblioteka- lexuesi. Libri
dhe tregu. Libri dhe shoqėria.
Kėto raporte tė
ndėrvarura dhe jo rrallė nė pozicione kundėrvėnėse, mund tė kenė
njė renditje tė gjatė, mbase tė pafund tė temė-dilemave qė
shtrohen pėrbrenda ambientit kulturor tė Kosovės.
Shkrimtari
dhe libri
Temė-dilema e
parė ekzistuese ėshtė mė se e qartė se shkrimtarėt, vėrtet,
gjenden nė njė pozicion tė jo tė kėnaqshėm , dhe ky pozicion
ėshtė vėshtirėsuar, sidomos duke filluar nga vitet 90 tė
shekullit tė kaluar, kur nga regjimi serb u bė rrėnimi i
institucioneve kulturore, arsimore, shkencore tė Kosovės. Kjo
ėshtė pjesa e hidhur dhe e dhembshme e realitetit tė kaluar, qė
ndėrlidhet, gjithsesi, edhe me djegien e bibliotekave, librave,
dorėshkrimeve, madje edhe me vrasjen e shkrimtarėve dhe
personaliteteve tė kulturės.
Pozicioni i
shkrimtarit, fatkeqėsisht, edhe pas luftės nė rrethana tė reja
tė lirisė dhe demokracisė, nuk ka ndryshuar, sa i pėrket
pėrmirėsimit tė statusit tė tij nė shoqėri. Nė Kosovė asnjė
shkrimtar nuk jeton nga vepra e vet, domethėnė nga vepra qė
shkruhet, botohet dhe shitet. Idealiteti i deridjeshėm i
shkrimtarit pėr njė pozicion mė tė mirė dhe mė tė favorshėm nė
shoqėri shfaqet bashkė me paradoksin e mirėkuptimit, nė njė
mjedis ku kujdesi pėr punėn dhe kontributin e shkrimtarit ėshtė
minimal: nuk stimulohet mbase, jo rrallė, ėshtė edhe i
shpėrfillshėm.
Bėhet pyetja:
kush e mbron tė drejtėn e shkrimtarit? Sa funksionon ligji nė
Kosovė pėr mbrojtjen e autorėve? Sa mbėshteten projektet e
shkrimtarėve, tė cilėt prodhojnė vlera letrare e kulturore pėr
popullin e vet? Mund tė bėhen njė varg i gjatė pyetjesh ku
paradokset e ndjekin njėri-tjetrin dhe nuk e di a do tė kenė
pėrgjigje tė qartė, tė vėrtetė dhe tė drejtė.
Libri dhe
botuesi
Nė Kosovė para
luftės ka funksionuar njė shtėpi e vetme botuese me traditė tė
gjatė, siē ėshtė Rilindja, institucion i vetėm botues i
mbėshtetur nga buxheti i Kosovės, qė ka dhėnė njė kontribut tė
madh nė botimin dhe afirmimin e vlerave letrare, qoftė tė
autorėve tė traditės, qoftė tė autorėve bashkėkohorė. Fama e
deridjeshme e kėtij botuesi sot po zbehet gjithnjė e mė tepėr,
edhe pse e ka statusin e botuesit gjysmėqeveritar. Nė kėtė
periudhė kanė funksionuar edhe dy botues tjerė privat Buzuku
dhe Dukagjini, tė cilėt e kanė dhėnė ndihmesė nė fushėn e
botimeve, duke e profilizuar veprimtarinė e tyre.
Si ėshtė ēėshtja
sot me botuesit e Kosovės? Pėrgjigjja ėshtė e qartė: nuk janė nė
pozicion tė lakmueshėm. Vetėm nė disa raste tė veēanta pėrkrahen
projektet e tyre. Faktikisht, nuk mund ta zhvillojnė
veprimtarinė e tyre tė rregullt nė mungesė tė pėrkrahjes
shoqėrore, edhe kur ėshtė fjala pėr botimin e veprave apo pėr
ndonjė aktivitet tjetėr kulturor. Dihet saktė: nė Kosovė sot
librin e sponsoron vetė autori apo botuesi privat.
Nė anėn tjetėr,
organizimi i panaireve tė librit ka qenė rezultativ. Gjithsesi,
panairet e librit tė organizuara nė nivelin kombėtar kanė
treguar njė formė tė mirė tė pėrhapjes sė librit tek shtresat e
lexuesve, natyrisht tė komunikimit edhe me librat e mirė. Kėto
ide dobiprurėse do tė ndikonin nė qarkullimin e vlerave brenda
letėrsisė shqipe nė njėrėn anė, por edhe nė ekspozimin e kėtyre
vlerave nė panaire ndėrkombėtare, ku do tė duhej tė kishim sa mė
shumė botime tė pėrkthyera nė gjuhė tė mėdha tė botės pėr tė
prezantuar letėrsinė dhe kulturėn tonė.
Libri dhe
kritika
Nė atmosferėn
tonė kulturore dhe letrare ekziston fenomeni i favorizimit tė
jovlerave, kiēit, shundit etj., veēanėrisht nė mediumet
elektronike, por ka raste edhe nė mediumet e shkruara. Jovlera
servohet si vlerė dhe lexuesi i painformuar ushqehet njė kohė tė
gjatė me shijet negative, tė cilat janė e dėmshme pėr tė ardhmen
e tij. Nė botė dihen raste jo tė rralla, qė librat tė botohen nė
sasi prej 30-50 ekzemplarėve dhe tu shpėrndahen vetėm miqve tė
ngushtė. Domethėnė, ai konsiderohet si libėr qė nuk mund tė
plasohet nė mediumet elektronike dhe tė shkruara, sepse shkruesi
i tij nė mėnyrė tė vetėdijshme pajtohet me jovlerat e veta.
Tek ne,
fatkeqėsisht ėshtė krejtėsisht ndryshe.
Problemi i
vlerėsimit tė produksionit botues sot nė Kosovė ėshtė njė ndėr
problemet mė tė ndieshme nė jetėn tonė letrare. Pos kriterit tė
botimit dhe potencialit ekzistues tė vlerave qė ofrohen,
vlerėsimi kritik publik i rezultateve, mangėsive dhe dėshtimeve
nė nivelin profesional, pothuajse, mungon. Doemos, pėrballė
propagandimit tė librit, kritika letrare gjendet nė situatė tė
pamundshme qė tė pėrcjellė nė mėnyrė tė rregullt librin duke e
dhėnė fjalėn meritore pėr tė.
Asnjė gazetė as
revistė letrare nė Kosovė nuk e ka, fjala vjen, kėndin e caktuar
tė vlerėsimit profesional kritik: pėr poezinė e dobėt, pėr
prozėn e dobėt, pėr dramėn e dobėt, pėr kritikėn e dobėt.
Domethėnė: pėr veprėn e dobėt. Kėso mėnyre, ende mungon guximi
kritik , intelektual dhe qytetar pėr tė definuar qartė edhe
pozicionin e shkrimtarėve, edhe pozicionin e shkruesve.Vėrtet, a
ekziston kriza e vlerėsimit kritik? A ka mė shumė shkrues se sa
shkrimtarė?
Kompania mediale
Koha ditore, duke ia ofruar lexuesit tė Kosovės librat mė tė
mirė tė shkrimtarėve botėrorė dhe shqiptarė tė shekullit XX, bėn
njė gjest tė shkėlqyeshėm kulturor, por fatkeqėsisht nė kėtė
zgjedhje i pėrjashton autorėt mė tė njohur tė Kosovės. Fjala
vjen, nė ketė konkurrencė lirisht do tė mund tė hynte romani
Oh i Anton Pashkut.
Nė tė gjitha
variantet e kėtij pikėshikimi, vetėm institucionet shtetėrore me
njerėz tė ditur, kompetentė e profesionalė mund tė shpiejnė
pėrpara edhe mendimin kritik. Para disa vitesh nė Kosovė ėshtė
provuar njė debat shumė i suksesshėm midis shkrimtarėve,
kritikėve dhe lexuesve, kuptohet pėr procesin krijues, por edhe
pėr ndėrtimin e kritereve vlerėsuese, si dhe pėr promovimin e
vlerave letrare, por nuk ka vazhduar mė tutje pėr shkak tė
mospėrkrahjes institucionale dhe mungesės sė fondeve.
Libri-
biblioteka- lexuesi
A e ka Kosova
lexuesin e vet edhe nė kohėn e teknologjisė dhe tė komunikimit
modern me librin pėrmes internetit dhe katalogėve elektronikė. A
duhet kėrkuar ende forma dhe mėnyra pėr tė rikthyer lexuesin tek
libri, kuptohet edhe pėr rikthimin e dinjitetit tė letėrsisė.
Pėrbrenda kėsaj problematike i shoh dy rrugė:
Problemi i parė:
sa ėshtė i pranishėm libri nė shtėpitė tona, nė bibliotekat e
shkollave, fakulteteve, nė bibliotekat publike etj.
Problemi i dytė:
a shpjegohen ende nė shumicėn e insitucioneve tė arsimit tė ulėt,
tė mesėm e universitar veprat letrare sipas metodave tė vjetra,
ku biografizmi, historicizmi, pozitivizmi janė alga e omega e
ligjėrimit.Pra, metoda, kriteri, pėrzgjedhja e autorėve dėftojnė
edhe pėr mėnyrėn e leximit, mėsimit, shpjegimit, interpretimit
dhe kuptimit tė letėrsisė.
Nė rastin e parė,
tė gjitha statistikat mund tė dėshmojnė se libri i botuar nė
Kosovė nuk shpėrndahet nė tė gjitha bibliotekat e Kosovės.
Problemi ekziston tek rrjeti i organizimit, forma e shpėrndarjes
dhe mungesa e fondeve pėr blerje. Derisa botuesit detyrohen
sipas ligjit tė dorėzojnė nė Bibliotekėn Kombėtare dhe
Universitare tė Kosovės ekzemplarin e detyrueshėm, bibliotekat
publike duhet ta kenė tė qartė se pasurimi me botimeve tė reja
ėshtė detyrė dhe obligim shoqėror.
Sipas
standardeve ndėrkombėtare 1.5-2.5 libra duhet tė jenė pėr kokė
banori. Sa i plotėson Kosova kėto kritere?
Sipas tė dhėnave
mė tė reja nė Kosovė funksionojnė gjithsej 468 biblioteka. Kėtu
hynė edhe Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės,
pastaj bibliotekat publike, tė fakulteteve, shkollore dhe
speciale. Nė tė gjitha kėto bibliblioteka fondi i librave ėshtė
mbi 3 milionė ekzemplarė, aq sa ka pėrafėrisht njė bibliotekė
publike nė njė qytet tė madh evropian.
Libri dhe
tregu
Northrop Fraji
ka thėnė: Letėrsia ėshtė njohur gjithmonė si prodhim tregu,
prodhuesit e sė cilės janė shkrimtarėt krijues, kurse
konsumuesit lexuesit e kulturuar, me kritikėt nė krye.
Nė Kosovė
paradokset dhe hutitė mund tė lėvizin nė kahe tė ndryshme, sa i
pėrket ēėshtjes sė librit. Fenomenet mund tė kenė edhe pėrmasa
tė tjera sa qė mbase mė shpesh mund tė flitet pėr akulturimin se
sa pėr kulturimin.
Ky ėshtė njė
dimension tjetėr qė mund tė shtrohet nė variacionet e veta
pėrbrenda kėtij shkrimi.
Libri i botuar
nė Shqipėri, kuptohet i doganuar hyn me vėshtirėsi nė Kosovė.
Tatimet doganore pėr librin ende janė nė fuqi. Tregu i Kosovės
mbulohet tėrėsisht me librin e importuar nga Shqipėria, por
tregu i Shqipėrisė, pothuajse, nuk mbulohet fare ose pak me
librin e botuar nė Kosovė. Rrjedhimisht, duhet tė krijohen
mekanizmat institucionale qė do tė ndėrmerrnim veprime konkrete
lidhur me shpėrndarjen, qarkullimin dhe pėrhapjen e librit.
Assesi monopoli i njė hapėsire nuk mund ta ngulfasė hapėsirėn
tjetėr.
Libri dhe
shoqėria
Pas tė gjitha
kėtyre shqyrtimeve dhe analizave tė inicuara pėrmes ideve nė
relacionet e pėrmendura: shkrimtari dhe libri; libri dhe botuesi;
libri dhe kritika; libri- biblioteka- lexuesi; libri dhe tregu,
pa i zgjatur mė tutje kėto relacione, vetvetiu mbėrrijmė dashur
e padashur tek raporti i librit me shoqėrinė.
Nga tė gjitha
variantet e pikėshikimit tė kėsaj problematike, nė esencė, duhet
krijuar njė strategji tė re kulturore pėr librin. Shkrimtarėt,
botuesit bashkė me institucionet qė do tė duhej tė financonin
librin duhet ti hartojnė projektet e tyre tė qarta nė botimin e
vlerave letrare. Po ku shkojnė kėto projekte? Po kush i jetėson
kėto projekte? Pa pėrkrahjen, nxitjen, stimulimin, afirmimin e
vlerave kulturore nuk mund tė njihen as pėr sė afėrmi vlerat
fundamentale tė identitetit tė njė populli.
Nė kėtė fazė tė
demokratizimit tė shoqėrisė sė Kosovės a po e pėrjteton kultura
krizėn e vet, nė kėtė kontekst edhe libri?
Prapė temė
dilemat mund tė pėrsėritet nė variante dhe versione tė
ndryshme.A kemi ende shifra sa libra janė pėr kokė tė banorit nė
Kosovė? Nė vitet tetėdhjeta tė shekullit tė kaluar nė Kosovė
mesatarisht janė botuar 350 tituj tė rinj vetėm nga njė shtėpi
botuese, kuptohet letėrsi shqipe dhe letėrsi e pėrkthyer. Si
ėshtė gjendja sot, kur botuesit privatė kanė vullnet dhe kur
institucionet qė do tė duhetj tė mbėshtesnin politikėn kulturore,
nė njė mėnyrė nuk e ofrojnė gatishmėrinė e tyre.
Fundja, thelbi i
kėsaj problematike qė ka tė bėjė me librin dhe krizėn e tij,
prapė rikthehet nė sfondin e vet, ku buron e rrjedh vetė
funksioni i letėrsisė pėrbrenda trekėndshit:
autori-libri-lexuesi.
Kėshtu
ndėrlidhen procesi krijues, procesi botues dhe procesi
komunikues.
Dhe sfidat pėr
dhe me librin shqip ende vazhdojnė nė hapėsirėn tonė kulturore
(Fjalė hyrėse nė
Tribunėn Kriza e librit, Prishtinė, 23 shkurt 2005, organizuar
nga PEN Qendra e Kosovės)
JU MUND
TE DEBATONI NE LIDHJE ME TEMAT NE FORUMET E HAPURA PER PEN
QENDREN E KOSOVES! |