ADRESS:

Kosova PEN Center

PEN Qendra e Kosoves

Mother Teresa BLv, p.n.
Radio Kosova Building
10000 PRISHTINA – KOSOVA
Phone: + 381 38 225 566, Ext. 220;

Mob.: + 377 44 157 755
Email:

kosovapen@hotmail.com

kosovapen@yahoo.com

 
 
 
 
 

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne Google!

 

Tribuna e PEN Qendrės sė Kosovės

Trashėgimia kulturore e Kosovės – cila ėshtė ajo?

Dhjetor 2006

- A e mbulon emėrtimi “trashėgimi kulturore e Kosovės” tėrė mozaikun kulturor tė trashėguar nė kėtė vend?
- Ideja enklavizuese e manastireve ortodokse nė Kosovė a prodhon efekte qė konfrontojnė mjedisin kulturor tė Kosovės?
- Kush e ka ndėrtuar stereotipin kulturor tė Kosovės si pėrplasje civilizimesh pėrmes trshėgimisė sė objekteve materiale tė kultit, duke e reduktuar atė nė trashėgimi ortodokse dhe islame?
- Cila ėshtė gjendja e trashėgimisė kulturore tė antikitetit nė Kosovė?
- A janė tė gatshėm tė gjithė banorėt e Kosovės t'i njohin vlerat kulturore tė trashėguara ndėr shekuj nė kėtė hapėsirė si pasuri e civilizimit global pavarėsisht nga kush janė ndėrtuar dhe firmėn e kujt bartin?

Tribuna mbahet ditėn e premte, 1. 12. 2006 nė orėn 11:00 nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės

Fjalėt hyrėse pėr debat:

- Edi Shukriu
- Mehmet Kraja
- Shkelzen Maliqi
- Milazim Krasniqi
- Flamur Doli

Trashėgimia kulturore e Kosovės, cila ėshtė kjo?

 

Shkruar nga Mehmet Kraja

Ne, as tani dhe as mė herėt, nuk e kemi sqaruar qartė konceptin trashėgimi kulturore e Kosovės, as profesionalisht, as politikisht. Cila ėshtė kjo trashėgimi, ēfarė pėrfshin ajo? A ėshtė ajo trashėgimi vetėm fetare apo vetėm civilizuese, apo fetare dhe civilizuese njėkohėsisht? A ėshtė nacionale apo mbi nacionale? A ėshtė identitare apo mbi identitare? A ėshtė trashėgimia e Kosovės konflikt civilizimesh apo bashkėjetesė e tyre?
Nė sqarimin e kėtyre problemeve, ne nuk kemi shkuar larg, por kemi marrė konceptet serbe tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės, ndonjėherė mekanikisht i kemi kthyer nė anėn e kundėrt, pra nė anėn tonė, dhe kemi vazhduar tė patrazuar tė luajmė njė lojė, nė tė cilėn dihet qė paraprakisht se do tė dalin fitues ata qė na i kanė imponuar konceptet e kėtilla. Tani ėshtė pak vėshtirė tė thuhet pėrse ka ndodhur kjo. A janė fajtorė ndėrkombėtarėt, a ėshtė fajtore politika jonė, apo janė fajtorė njerėzit kompetentė, profesionistėt e kėsaj fushe, tė cilėt, siē duket tani, nuk kanė bėrė pėrpjekje tė mjaftueshme jo vetėm qė t’u imponojnė kėtyre faktorėve vendimmarrės ndryshimin e domosdoshėm tė konceptit trashėgimi kulturore nė rrethanat e Kosovės, por kėto gjėra nuk i kanė bėrė tė qarta as pėr opinionin, madje as pėr veten e tyre.


Natyrisht, nė kėtė pikė gjėrat nuk paraqiten aq tė thjeshta, sepse trashėgimia materiale kulturore e Kosovės, ndryshe nga shumė vende tė tjera, nuk ėshtė vetėm materiale, sepse bart me vete edhe njė kujtesė historike, nxit pasione dhe emocione, nė njė mėnyrė duket sikur ėshtė pjesė e konstalacionit gjenetik tė njeriut tė kėtyre hapėsirave, duke pėrfshirė kėtu edhe implikimin shtesė tė problemeve politike. Pra, kjo trashėgimi materiale nuk qėndron e pavarur nga korpusi i ideve, nė emėr tė tė cilave shpesh ėshtė luftuar dhe ėshtė derdhur gjak nė Kosovė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, trashėgimisė kulturore tė Kosovės nuk mund t’i qasemi me koncepte universale, por duhet parė dhe analizuar specifikat e saj atipike, gjithnjė duke synuar qė ajo gradualisht tė zhvendoset nga terreni historik dhe politik dhe tė vendoset nė terrenin kulturor, atje ku e ka vendin. Ky ėshtė optimumi, tė cilin verbalisht e synojmė tė gjithė, por qė ta arrijmė, paraqitet mjaft e vėshtirė dhe e komplikuar.


Nė kėtė drejtim, sipas asaj qė shihet tani, pengesėn mė tė madhe e paraqesin konceptet dhe kuptimet skematike, tė cilat janė ngulitur thellė nė vetėdijen ballkanike, nga tė cilat duhet dalluar dy: se trashėgimia kulturore ka funksion politik, e para, dhe e dyta, se trashėgimia kulturore e Kosovės paraqet jo bashkėjetesė civilizimesh, siē ndodh gjithkund tjetėr, por konfliktin e tyre. Nė tė dy rastet, shqiptarėve tė Kosovės konceptet e kėtilla janė imponuar. Pra, ata nuk e kanė prodhuar vetė njė botėkuptim tė kėtillė. Madje mund tė them pa asnjė dilemė se ne, shqiptarėt e Kosovės, nuk kemi prodhuar botėkuptim tonin pėr trashėgiminė kulturore, por kemi reaguar ose jemi kundėrpėrgjigjur sipas rastit, madje shpesh duke rėnė pre e deformimeve tė kėtilla tė imponuara. Na e kanė thėnė dhe na e kanė pėrsėritur me mijėra herė se Kosova ėshtė Jerusalemi serb, pėr shkak tė miteve tė tyre qė lidhen me kėtė trashėgimi. Ne jemi pėrpjekur tė kundėrprėgjigjemi, shpesh me nervozizėm, ndonjėherė pa takt, jo gjithnjė duke bėrė diferencimin e qartė midis asaj qė na ėshtė imponuar si koncept i deformuar dhe asaj qė pėrbėn konceptin e drejtė, shkencėrisht tė pranueshėm tė trashėgimisė. Ne kemi parė se si me mijėra herė identifikohet nė mėnyrė tendencioze trashėgimia fetare me atė kulturore, pastaj trashėgimia kulturore me atė nacionale, pastaj se si ngatėrrohet identiteti fetar me atė nacional, si ngatėrrohet miti me realitetin, tė gjitha kėto me njė qėllim final: tė shfrytėzohet trashėgimia kulturore si argument politik pėr mbajtjen e Kosovės nėn sundim dhe zgjedhė. Nė shumicėn e rrethanave, ne nuk kemi bėrė gjė tjetėr, pos qė jemi pėrpjekur tė kundėrpėrgjigjemi, shpesh pa ndonjė argumentim dhe pa gjeturi. Nė politizimin e trashėgimisė, thėnė me njė fjalė, na kanė tėrhequr pėr hunde dhe nė kėtė mėnyrė vazhdojnė tė na tėrheqin edhe tani.


Derisa problemi i politizimit tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės del i qartė dhe pa ndonjė nevojė tė madhe tė argumentohet, njė ēėshtje tjetėr qė lidhet me pasqyrėn dhe gjendjen reale nė terren dhe qė trashėgiminė kulturore tė Kosovės e paraqet si konflikt civilizimesh, mendoj se nė kėtė pikė ka vend pėr sqarime dhe argumentime pak mė tė thelluara. E anashkalojmė faktin se propaganda serbe e ka lansuar kėtė koncept, por ta shikojmė gjendjen nė terren. Realisht, trashėgimia kulturore e Kosovės qėndron e ndarė nė dy korpuse fetare: nė njėrėn anė kemi kishat serbe, qė kanė vlera tė rėndėsishme pėr artin bizantin dhe identifikohen me kristianizmin, bashkė me kėtė edhe me trashėgiminė e civilizimit evropian, sikundėr edhe me vetė identitetin e kombit serb; kurse nė anėn tjetėr qėndron korpusi i monumenteve orientale, xhamia, hamame, kulla, qė janė identifikuar si trashėgimi shqiptare, tė cilat paraqesin vlera periferike pėr vetė kulturėn orientale, ndėrsa pėr shqiptarėt, njė pjesė e tyre, janė tė identifikuara si kulturė fetare dhe jo nacionale. Sė pari, nė aspektin kulturor dhe historik, kjo ėshtė njė gjendje defektoze e monumenteve kulturore nė terren, sepse pėrbrenda pėrmban kontradikta tė papajtueshme dhe shkapėrcime atipike, situatė kjo qė nuk mund tė vihet nė drejtpeshim as faktik, as konceptual. Elementet e pabarazimit janė: shqiptarėt nuk identifikohen me fenė, serbėt identifikohen me fenė; shqiptarėt nuk kanė vlera, serbėt kanė vlera; shqiptarėt janė orientalė, serbėt kanė oksidentalė; shqiptarėt kanė trashėgimi aziatike, serbėt kanė trashėgimi evropiane. Ėshtė e qartė se tė kėtillė kanė dashur ta paraqesin veten serbėt dhe tė kėtillė kanė dashur t’i paraqesin shqiptarėt. Propaganda e tyre shkencore, pseudoshkencore, politike, diplomatike etj. ka prodhuar realitetin nė terren, i cili nėse nuk i pėrgjigjet qind pėr qind kėsaj situate, nė njė masė tė madhe e vėrteton atė. Pse ka ndodhur kjo? Ku qėndron arsyeja? Trashėgimisė kulturore tė Kosovės i mungon diēka, i mungon njė komponentė e rėndėsishme qė tė drejtpeshojė midis historisė dhe realitetit, qė tė jetė e harmonishme dhe qė tradita tė bashkėjetojė me bashkėkohėsinė. Ndėrmjet korpusit tė monumenteve mesjetare serbe dhe korpusit oriental shqiptar; midis kishave serbe dhe xhamiave shqiptare, mungon mesjeta shqiptare. Ajo nuk ėshtė, ajo ėshtė shlyer nga realiteti monumental i Kosovės. Kosova ėshtė hapėsira e vetme nė rajon qė nuk ka kėshtjella mesjetare, ose ka aq pak dhe i ka aq tė shkatėrruara, sa nuk dėshmojnė gjė (shembulli i Novobėrdės). Kosova e ka antikėn e mbuluar me dhe. Pra, mungon korpusi i monumenteve kulturore qė do tė qėndronte nė mes tė dy korpuseve tė tjera dhe qė do tė krijonte njė drejtpeshim tė natyrshėm. Zhdukja sistematike e monumenteve mesjetare joserbe, sikundėr edhe zhdukja ose lėnia nėn dhe e monumenteve antike, qė ka qenė politikė afatgjate e Serbisė nė Kosovė, ka lėnė tė duket nė sipėrfaqe njė situatė jotipike, kėshtu qė Kosova, nga njė vend ku kanė bashkėjetuar nė harmoni civilizimet, tė dalė sikur ajo ėshtė djep i konfliktit tė tyre.

 
Kjo ėshtė fitore e dhunshme e politikės mbi trashėgiminė kulturore, duke e deformuar pamjen dhe funksionin e saj.
Tani shtrohet ēėshtja pėrse ne, edhe sot vazhdojmė tė bėjmė tė njėjtėn gjė? Pėrse edhe sot kullandrisim trashėgiminė po me kėto koncepte, me konceptet politike serbe tė trashėgimisė sė Kosovės si konflikt i pabarabartė civilizimesh dhe vlerash, si konflikt ndėrmjet popujve dhe si konflikt ndėrmjet historisė dhe realitetit? E bėjmė kėtė, sepse ende jemi tė prirė jo nga ndėrtimi i koncepteve tona pėr trashėgiminė, por nga refuzimi i pafuqishėm i asaj qė tashmė ka ndodhur. Ne pėrpiqemi tė refuzojmė konceptet serbe tė trashėgimisė sė Kosovės nė mėnyrė deklarative, shpesh pa efekte, por nuk e bėjmė asnjė hap, ta zėmė, pėr njė rrethim tė hapėsirės sė Ulpianės. Ne i njohim politikat serbe rreth trashėgimisė nė Kosovė, por nuk ndėrmarrim asnjė hap t’i plotėsojmė vakuumet dhe tė korrigjojmė defektet. Kjo na bėn tė dukemi tė varur nga ajo politikė, sepse varshmėri nuk ėshtė vetėm pajtimi me tė, por edhe refuzimi i saj pa ndonjė efekt.


Madje, duke e refuzuar atė politikė, ne padashur jemi bėrė pjesė e saj.


Nė Prishtinė, 1dhjetor 2006

 

JU MUND TE DEBATONI NE LIDHJE ME TEMAT NE FORUMET E HAPURA PER PEN QENDREN E KOSOVES!

 
 
copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster