Tezat:
1. Dimensioni lokal dhe global apo kufijtė realė virtual nė
media
2. Media private (komerciale) apo publike
3. Konkurencė dhe treg liberal apo monopol medial
4. A ėshtė media e lirė sinonim i demokracisė?
5. Media ndėrmjet biznesit dhe misionit
6. A ekziston liria e shprehjes dhe e mendimit nė mediat e
Kosovės
7. Temat tabu: prodhim i gazetarėve, i pronarėve apo i qendrave
tė forcės dhe i grupeve tė interesit
8. Dimensioni informativ dhe kulturor nė mediat e Kosovės
9 Pasojat e mungesės sė infrastrukturės ligjore nė fushėn e
mediave
Fjalėt hyrėse: Rrahman Paēarrizi dhe Arbėr Vllahiu
Moderon: Avni Spahiu
Jeni tė lutur tė merrni pjesė me kontributin tuaj!
Basri Ēapriqi,
Kryetar
PEN Qendra e Kosovės
SITUATA MEDIALE NE KOSOVE
Fjala hyrėse: ARBĖR VLLAHIU
Pėr ta paraqitur nė rrafshin real atė qė sot quhet sistem i
informimit publik nė Kosovė, do tė duhej vecuar aspekte tė
ndryshme dhe mė saktėsisht do tė duhej pėrcaktuar se cka nė fakt
nėnkupton ky sistem?
Realisht shikuar sistemi i ri i informimit nė Kosovė ėshtė
krijuar mbi bazėn e njė vullneti tė pėrzier ndėrkombėtar dhe
vendor dhe mbi tė gjitha mbi njė sistem, rrėnjėt e tė cilit kanė
kohė qė kanė kaluar. Gazetaria nuk ėshtė mė veprimtari e
punėtorėve shoqėroro-politik dhe as qė mjetet elektronike dhe
ato tė shkruara janė mjete pėr edukimin e masave tė gjėra
popullore. Mediat e sotme nė Kosovė megjithatė ende ndodhen
ndėrmjet asaj qė quhet tradicionalizėm dhe koncept modern i
gazetarisė, ndėrmjet vazhdimėsisė dhe shkėputjes e rinisjes sė
njė modeli tjetėr gazetar dhe nė luftėn qė dikur ėshtė quajtur
luftė brezash ose gjeneratash. Kjo e fundit sot megjithatė do tė
duhej tė cilėsohej si pėrplasje ideshė dhe pėrpjekje pėr ti
ikur vendnumėrimit nė gazetari. Nė kohėn kur nė Kosovė vazhdojnė
tė dalin gazeta dhe tė lulėzojnė dhjetėra televizione e
radiostacione, disa me frekuenca kombėtare dhe tė tjerat me ato
vendore, shtrohet pėr diskutim njė tjetėr cėshtje, sa nė tė
vėrtetė ato janė tė afta tė kryejnė misionin primar tė tyre, atė
informimit. Dhe kėtu sistemi i informimit, konceptualisht,
shkapėrderdhet. Mediat dhe gjendja mediale nė Kosovė sot janė nė
krizėn e tyre fillestare, ashtu sikur nė tė gjitha vendet e
tranzicionit, nė krizėn e krijimit tė identitetit tė tyre dhe
pėrcaktimit tė rolit tė cilin duhet ta luajnė. Fakti se Kosova
ka dalė gjashtė vjet mė parė nga lufta dhe fakti se janė
ndėrkombėtarėt ata qė kanė luajtur rolin kryesor nė krijimin e
televizionit tė parė publik kėtu, e pėrforcon edhe mė shumė
bindjen se mediat kosovare, tė tilla si janė sot, gjenden
ndėrmjet njė gjysmėprofesionalizmi dhe amatorizmi tė plotė.
Kur flasim pėr vullnetin ndėrkombėtar, duhet vecuar faktin e
eksperimentimit me gazetarinė e kėtushme, pak moderne dhe mė
shumė tradicionale. Paramendojeni njė 17 mars tjetėr, por tani
nė aspektin medial. Mund ta imagjinojė pamjen e televizoneve qė
nuk do tė trajtojnė aspak ngjarjen dhe do tė japin fotografi tė
gjetheve dhe beharit qė po lulėzon nė degėt e pemėve. Kjo mbase
do tė jetė karikatura mė e vrazhdė e gjendjes aktuale tė mediave
nė Kosovė. Gjendje kjo e krijuar pėr shkak tė profesionalizmit
tė dobėt ose si do ta quanin nė departamentin pėr media tė
OSBE-sė nė Vjenė, njė gjendje e menaxhimi tė dobėt. Liria e tė
shprehurit ėshtė amandamenti kryesor nė kushtetutat e vendeve
perėndimore dhe kjo shprehimisht do tė duhej tė ishte edhe pėr
Kosovėn, megjithė faktin se njė gjė e tillė ka filluar tė vihet
nė pazar. Vullneti ndėrkombėtar ka patur shumėcka me
joprofezionalizmin e mediave nė Kosovė, madje duke e shfrytėzuar
17 marsin, si njė mjet pėrforcues tė ndėshkimit medial. Por,
shikuar realisht. Gazetaria nė botė ka arritur tė funksionojė nė
njė formė krejtėsisht tjetėr, duke e paraqitur p.sh. luftėn nė
Irak si pjesė tė njė filmi shtatėorėsh ditor dhe duke u futur
thellė nė atė qė quhet gazetari hulumtuese. Mirėpo, mediat mė tė
mėdha botėrore kanė filluar tė rishikojnė dhe rivlerėsojnė
qėndrimet, raportimet, objektivitetin, paanshmėrinė dhe
besueshmėrinė e tyre kundruall luftės nė Irak. Njė nga mediat mė
tė mėdha botėrore ka pranuar pjesė tė fajėsisė nė periudhėn e
paraluftės nė Irak, pėr vetėm njė fakt, tė pėrdorimit tė gjuhės
sė gabuar nė njėrin, po e pėrsėris nė vetėm njėrin nga
raportimet e tij ditore. Por, ajo qė e ka shndėrruar atė nė
shembullin e profesionalizmit ėshtė pranimi i gabimit. Shumėherė
joprofesionalizmi shndėrrohet nė kokėfortėsi pavarėsisht
qėllimit tė mirė nė raportim. Dhe kur themi liria e tė
shprehurit mendojmė nė atė qė heq cenzurėn. Sa janė mediat e
sotme nė Kosovė tė lira? Mund tė shtrohet mbase edhe kėshtu
pyetja. Liria nuk ėshtė vetėm ajo qė pėrcaktohet nga raportimet
e organizatave joqeveritare ndėrkombėtare, por edhe nga vetė
mediat dhe punėtorėt e tyre. Nė ditėt e fundit, njerėz tė
vullnetit tė mirė kanė shtuar njė dilemė se a mos ėshtė
pacifizuar Kosova, nė kuptimin se kėtu nuk ekzistojnė organizata
joqeveritare qė merren me tė drejtat e njeriut dhe mbi tė gjitha
nuk ekziston njė shoqėri civile. Sa janė pacifizuar mediat nė
Kosovė dhe sa janė bėrė ato tė dėgjueshme?
Kėrkimi i njė moduli tė caktuar tė gazetarisė nė Kosovė, pėrmes
njė kontrolli sa financiar aq edhe politik ka krijuar njė
zbrazėtirė nė sistemin e informimit duke e vėnė gazetarin nė
pozitėn e raportuesit protokolar dhe mbi tė gjitha konformist.
Kjo mbase pėr faktin se cdo raportim tjetėr do tė mund tė
shkaktonte telashe nė raport me regullatorin e mediave ose me
grupin e caktuar tė interesit. Pse rregullator dhe pse ligje pėr
gazetarinė nė Kosovė. Dy janė arsyet: E para sepse gjendja
aktuale nė Kosovė kėrkon njė kujdes mė tė madh dhe siguri dhe e
dyta, sepse nė Kosovė as sot e kėsaj dite nuk ekziston njė Kod i
Mirėsjelljes pėr mediat elektronike dhe ato tė shkruara nė
Kosovė qė do ishte themel i njė sistemi tė vetėrregullimit tė
etikės gazetareske. Kodi i Mirėsjelljes nėnkupton se media duhet
tė mbrojė lirinė e shtypit dhe lirinė e shprehjes duke vendosur
limitet e veta. Mbi tė gjitha nėse mediat pėrpiqen qė tė vėnė
rregull pėr vetveten atėherė rreziku pėr intervenim ligjor do tė
zvogėlohet. Ta marr shembull Suedinė. Ky shtet ka njė Obudsman
tė shtypit qė e mbron opinionin nga keqtrajtimet qė mund ti
bėjė media elektronike ose ajo e shkruar. Kur e pėrmenda
cenzurėn mė lejoni qė ta elaboroj pak. Cenzura nė mediat
kosovare mė shumė ėshtė autocenzurė, frikė nga vetėvetja dhe
dėnimet qė Komisioneri i Pėrkohshėm i Mediave mund tė bėjė.
Dėnime qė megjithatė, u pa se mund tė shndėrrohen nė marrėveshje,
dikush do ta quante xhentėlmene, pėr vetė faktin se pėr herė tė
parė instalohet njė traditė e re nė median kosovare, ajo e
trajnimeve. Pra nga tradicionalja, e gjithdijshmes, kalojmė nė
dicka qė mund tė jetė produktive dhe njerėzore.
Gazetaria nė Kosovė sot ėshtė protokolare, e zyrave dhe
shablloneve tė pathyeshme, gazetari pa invencion dhe me shumė tė
njohura. Ajo ėshtė shndėrruar si e tillė pėr faktin se hulumtimi
si nocion gazetaresk ėshtė zhdukur dhe stėrkequr, pak nga droja
dhe mė shumė nga presioni. Opinioni nė Kosovė ėshtė shumė pak i
njohur me atė qė e rrethon, dhe i privuar nga e drejta tė lexojė,
dėgjojė apo shikojė pėr dicka qė rrėshqitazi ėshtė theksuar diku
dhe qė duhet tė shlyhet sa mė shpejtė tė jetė e mundur. Nė
perėndim, bazuar nė standardet e pėrcaktuara pėr gazetarinė,
hulumtimi ėshtė pjesa mė e vlefshme e gazetarisė qė e nxitė
reagimin e opinionit qoftė pėr tė mirė ose pėr tė keq. Nė Londėr
p.sh. ndiqet deri nė fund rrėfimi pėr gruan e kryeministrit
britanik qė blenė banesa pėr tė bijtė duke bėrė pazar pėrmes njė
agjenti tė kompanisė sė patundshmėrive, e i cili ėshtė i ndjekur
nga shteti pėr vepra tė mashtrimeve. Dhe kėtu nuk pėrfundon
rrėfimi. Opinioni kėrkon shumė fakte dhe shumė informacion.
Tabutė krijohen nė shoqėritė qė funksionojnė tė mbyllura dhe nga
frika e ndjekjes sė njė zhvillimi deri nė fund. Kėtu vijmė tek
organizimi i shoqėrisė sė gazetarėve. A ka Kosova sot shoqata,
ose asociacione tė gazetarėve qė luajnė rol nė funksion tė tyre?
Cili ėshtė roli i tyre sot nė shoqėrinė kosovare dhe pse ky
mosrespekt pėr gazetarinė nė Kosovė? Shumė pyetje pak pėrgjigje,
por megjithatė, thelbi i problemit qėndron nė vetė organizimin
gazetaresk. Nėse duhet zbėrthyer rolin parėsor tė kėtyre
asociacioneve do tė vecoja njė prej tė gjithave: mbrojtjen dhe
forcimin e tė drejtave tė gazetarėve. Nėse pyetjes se a janė
pacifizuar mediat nė Kosovė ia shtojmė edhe pyetjen se a mund tė
mbijetojnė ato nė kushtet nė tė cilat veprojnė, do tė kuptojmė
se problemi ėshtė edhe mė i madh. Shumėkush e kupton se
konkurenca sjell cilėsi, por nė Kosovė, ajo ka krijuar sasi dhe
asesi vlera qė zbėrthyer me gjuhėn e gazetarisė profesioniste do
tė thotė besueshmėri, objektivitet, paanshmėri.
SITUATA MEDIALE NE KOSOVE
Thėnė me gjuhėn e politikės ditore, standardi pėr mediat nuk
ėshtė prioritar dhe sigurisht qė nė tė parė nuk ėshtė pėrcaktues
pėr tė ardhmen e Kosovės. Kjo mund tė jetė njė nga arsyet pse ky
ėshtė standardi mė sė paku i pėrmbushur deri mė tash, sipas disa
hulumtimeve. Por, situata mediale nė Kosovė, nė tė vėrtetė, nuk
i pėrgjigjet nevojės sė qytetarėve tė Kosovės pėr tė pasur media
profesionale, objektive dhe nė funksion tė qytetarit si audiencė.
Kur kėsaj i shtohen paqartėsitė lidhur me projektligjin e
miratuar nė parim nga Kuvendi i Kosovės pėr Komisionin e Pavarur
pėr Mediat, atėherė mediat, edhe ashtu tė brishta, ndihen edhe
mė tė ngulfatura. Qytetari qė sillet ndėrmjet dyshimeve ndaj
objektivitetin e medias dhe besimit tė plotė nė atė qė shkruhet
e thuhet, ndihet tani i rrezikuar pėr faktin se politika mund ta
privojė qytetarin nga ajo pak transparencė qė kanė mundur t'i
ofrojnė atij mediumet vendore.
Duke eskivuar problemin e legjislacionit qė duke synuar vėnien e
rregullit nė skenėn mediale edhe mund ta rrezikojė atė, duhet
thėnė se mediat nė Kosovė edhe gjashtė vjet pas luftės sillen nė
cikle problematike tė gjetjes sė vetvetes. Televizionet janė nė
ekspansion, qė ėshtė njė karakteristikė pėr shoqėritė e
pazhvilluara qė konsumojnė informacionet nė mėnyrėn mė tė lehtė
tė mundshme. Radiot janė nė kėrkim dėshpėrues tė vendit tė tyre
nė mesin e formave tė komunikimit masiv, ndėrsa gazetat nė
kėrkim tė formatit teknik dhe matjes e shmatjes pėr t'i hyrė
gazetarisė hulumtuese, qė ka mbetur forma e vetme pėr tė mbetur
gjallė nė skenėn e dendur tė medias sė shtypur.
Tė gjitha kėto kanė tė bėjnė me mungesėn e formatit tė mediave,
sėrish njė problem i pėrbashkėt i vendeve nė tranzicion qė
synojnė daljen nga koncepti i monopol-mediave tė komunizmit,
formati i tė cilave ka qenė i kushtėzuar nga fakti qė mediumet
kanė qenė shtetėrore ose partiake dhe ėshtė dashur tė ofrojnė
gjithēka, nė mungesė tė mediave alternative. Tani, duke e
konsideruar formatin ekuivalent pėr konceptimin e mediumeve,
mund tė thuhet se pothuajse asnjė nga mediumet, pėrjashtuar
revistat argėtuese, nuk ka ndėrtuar njė format tė qartė. Tė
trija televizionet kryesore, dhjetėra televizione lokale dhe
qindra radiot e Kosovės varėsisht nga nevojat dhe mundėsitė e
tyre sillen nga formati informativ e deri te formati argėtues.
Njė kohė KTV-ja ka bėrė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar njė format
argėtues, mė shumė duke iu falėnderuar supremacisė qė ka treguar
redaksia e sportit dhe fryma alternative qė ka mbizotėruar nė
kėtė televizion, mirėpo zhvillimet e tjera kanė bėrė qė kjo
frymė tė zbehet dhe edhe ky medium tė zhytet nė uniformitetin e
televizioneve tė tjera. RTK-ja, e nisur si medium me format
informativ me program informativ dhe informues, duke shfrytėzuar
kapacitetet njerėzore dhe para sė gjithash materiale ka mbuluar
tė gjitha profilet, duke u shtrirė edhe nė programe arsimore,
programe muzikore dhe nė blloqe tė tėra sportive, ndėrkohė qė
Radiotelevizioni 21 krahas formatit informativ, sipas disa
hulumtimeve ka arritur njė audiencė tė lakmueshme duke zhvilluar
njė sistem transmetimi tė telenovelave latinoamerikane.
E pėrbashkėta e tė trija televizioneve ėshtė mungesa e programit
origjinal, apo tė themi prodhimit vetanak. Arsyet pėr kėtė mund
tė jenė edhe tė qėndrueshme, si mungesa e ofertės kreative nga
ata qė janė jashtė televizionit, apo ēmimi i prodhimit vendor.
Pėrpjekjet e televizioneve pėr tė siguruar anėn materiale
ndonjėherė janė jo vetėm tė tepėrta por edhe pa takt e pa shije.
Emetimi i reklamave pėr heqjen e qimeve apo te puērrave nė kohė
dreke apo darke ėshtė njė gjė e neveritshme.
Paraqitja e momenteve tė tilla tė pashije ėshtė rezultat i
mungesės sė monitorimeve qė mediat nė botė i bėjnė pėr interesat
e brendshme. Mediumet nė Kosovė audiencėn e tyre e masin nė bazė
tė telefonatave apo tė letrave qė u vijnė nė redaksitė e tyre.
Mediumet duhet tė bėjnė monitorime, tė cilat nuk publikohen, por
pėrdoren pėr orientimet dhe strategjitė e veta programore.
Monitorimi do ta ngriste shkallėn e besueshmėrisė dhe audiencėn
e mediave dhe njėkohėsisht do ta ndihmonte profilizimin e
formatit tė medias. Mediat serioze mė shumė u besojnė
monitorimeve vetanake sesa atyre qė bėjnė grupet e ndryshme pėr
nevoja tė tė tjerėve, pasi ėshtė nė ineteresin e vetė mediumeve
qė monitorimi tė jetė mė objektiv.
Mirėpo, rrethanat nė Kosovė ende nuk e lejojnė kėtė, pasi njė
pjesė e mediave pėrveē formatit, tė paqartė e kanė edhe statusin
e tyre. Te qenit medium publik, pėrveē favoreve ka nė vete
probleme tė shumta, pasi mediumi i tillė siē po shkojnė gjėrat
nė Kosovė do tė detyrohet t'u nėnshtrohet apo sė paku t'i
pėrfillė kėrkesat e institucioneve, aq mė tepėr duke pasur
parasysh qė ligji pėr komisionin e pavarur pėr media ofron shumė
mundėsi qė nė pėrbėrjen e tij tė ketė njerėz, lidhja e vetme e
tė cilėve me televizionin apo me gazetarinė nė tėrėsi mund tė
jetė fakti qė kur kanė pasur kohė edhe mund ta kenė shikuar
televizorin apo ta kenė shfletuar sė prapthi ndonjė gazetė.
Kėrkesat e tyre ndaj njė mediumi publik mund tė jenė tė
rrezikshme. E mira ėshtė qė mediat private tė mos preken nga kjo,
apo mė mirė, shoqėria civile duhet tė aktivizohet qė tė mos
ndodh kjo.
Mekanizmi mė i mirė mbrojtės pėr mediat private, tė cilat
sigurisht nė njė tė ardhme tė afėrt do ta kenė rolin kryesor,
ėshtė profesionalizmi dhe kryerja e misionit. E ardhmja e
mediave nė Kosovė qėndron nė mediat komerciale, pasi media
publike pos qė do tė jetė nė njėfarė forme e kontrolluar nga
shteti dhe si e tillė nuk do tė ketė mundėsi tė jetė
transparente, pra as e lakmueshme pėr t'u shikuar, dėgjuar apo
lexuar. Nė anėn tjetėr, statusi publik do ta detyrojė median e
tillė tė jetė «e tė gjithėve». Njė funksion i tillė, nė vetvete
ėshtė socialist dhe tejkaluar. Mediat private, qė funksionalisht
janė komerciale (kjo «komerciale» nuk ėshtė term pėrēmues, por
ėshtė emėrtim i njėrės nga punėt qė bėjnė njerėzit dhe nė botėn
moderne ėshtė njė punė shumė e ēmuar) do ta kėrkojnė vetveten
brenda interesit tė audiencės sė tyre dhe nėse sillen sipas
atyre kėrkesave atėherė do tė marrin rol udhėheqės.
Unė nuk shoh ndonjė tė keqe nė mediat komeraciale, pėrkundrazi,
nėse njė medium e kupton qė duke qenė profesionist fiton
besueshmėri e me kėtė edhe reklama qė sjellin pėrfitime, ky
ėshtė njė tregues i mirė. Hapėsira e marketingut nė gazeta apo
televizione pėr mua (pos shkathtėsisė sė sektorit tė marketingut)
ėshtė edhe shenjė e audiencės sė gjerė dhe besueshmėrisė sė njė
mediumi.
Gjithė historia mediale nė botė ka dėshmuar se profesionalizmi,
objektiviteti dhe paanshmėria tėrheqin audiencė tė madhe,
prandaj kėto mediume do tė detyrohen tė jenė profesionale. Kjo,
me ritmin e tashėm sigurisht se do tė marrė shumė kohė. Rruga mė
e shkurtėr natyrisht ėshtė njė rrugė qė nė tė parė duket se
kushton mė shtrenjtė dhe mediumet nė kėtė pikė janė shumė tė
ndieshme. Mirėpo, aftėsimi i gazetarėve pėr fusha tė caktuara
dhe profilizimi i tyre do tė ndihmonte shumė. Mediat nė Kosovė
deri mė tash janė mbėshtetur kryesisht nė kurset e aftėsimit qė
kanė sponsoruar organizatat e huaja qė veprojnė kėtu dhe vetė
ata i kanė pėrcaktuar edhe programet e trajnimin. Kjo,
pėrfundimisht nuk ėshtė ajo qė u duhet mediave nė Kosovė. Mediat
nė Kosovė me sa di unė nuk kanė shpenzuar asnjė cent ose kanė
shpenzuar shumė pak nė kurse aftėsimi pėr gazetarėt. Tė shkosh
nė kurs aftėsimi nuk ėshtė turp dhe tė gjithė gazetarėt kanė
nevojė pėr aftėsim tė mėtejshėm. Mungesa e kėtij aspekti bėn qė
gazetarėt nė mediat e Kosovės tė mos e kuptojnė dallimin
ndėrmjet termave «i dyshuar» dhe «i akuzuar» dhe t'i pėrdorin
njėrin nė vend tė tjetrit, apo bėjnė gabime drastike materiale
nė interpretimin e akuzave. Nė botė gabimet e tilla sanksionohen
tepėr rėndė.
Kur jemi te sanksionimi vijmė te organet qė mund tė sanksionojnė
gabimet materiale. Nė disa vende, si nė ato skandinave
ekzistojnė gjyqet e nderit. Shqiptimi i njė vėrjetjeje pėr
gazetarėt nga kėto gjyqe ėshtė vdekje profesionale pėr gazetarėt
e rrjedhimisht edhe pėr median. Gjyqet e rregullta e bėjnė punėn
e tyre pėr njollosjen e personalitetit, qoftė edhe nėse e quan
tė akuzuar personin qė ėshtė vetėm i dyshuar.
Kjo ndodh edhe pėr shkakun se mediat kryesisht nuk e respektojnė
mekanizmin e konkursit. Dihet se gazetari duhet tė ketė njė dije
tė pėrgjithshme, e cila mund tė testohet me rastin e pranimit nė
punė tė gazetarit. Nė anėn tjetėr, kur shkollat e gazetarisė
ende janė nė fazėn e tyre provuese dhe nuk kanė arritur tė
prodhojnė kuadro mjaft cilėsore dhe tė pėrgatitura pėr t'u marrė
direkt me gazetari, mediat duhet tė punojnė pėr profilizimin e
gazetarėve, sidomos tė tė rinjve, duke i bėrė ata nė njėfarė
mase njohės tė problematikės me tė cilėn merren.
Nė anėn tjetėr, mediat duhet tė kenė njė bashkėpunim apo sė paku
njė komunikim me institucionet arsimore tė vendit. Unė asnjėherė
nuk kam dėgjuar qė dikush nga udhėheqėsit e mediave tė ketė
kėrkuar nga gazetari ndonjė referencė nga ndonjė profesor nė
fakultetin qė e ka kryer kandidati. Ēėshtja se sa gazetarė kanė
kryer fakultetin ėshtė njė ēėshtje mė vete pėr tė cilėn nuk ka
nevojė tė flitet shumė, pasi flasin vetė shkarjet e rėnda qė
bėhen pėrditė nė media. Njė ekonomist i diplomuar mund tė merret
me privatizimin shumė mė profesionalisht sesa unė pėr shembull,
qė nuk kam ndonjė bagazh tė dijes nga kjo fushė, e kėshtu me
radhė. Mirėpo, pėr tė punėsuar njė folės apo moderator
emisionesh nė radio e nė televizion, mendoj qė patjetėr duhen
konsultuar ekspertėt e fonetikės.
Kjo mungesė ka bėrė qė nė mediat elektronike tė Kosovės tė mos
ekzistojė njė model vokal qė do tė ishte identifikues, nė bazė
tė tė cilit do tė mund tė dihej se bėhet fjalė pėr njė medium tė
Kosovės nė gjuhėn shqipe. Modeli vokal ėshtė njė kriter qė
respektohet nė mediumet mė tė fuqishme tė botės dhe si shembull
po e pėrmend faktin se modeli i orthoepisė sė televizionit BBC
po ngritet nė model drejtshqiptimor tė anglishtes standarde. Kjo
do tė thotė shumė.
Nė anėn tjetėr, aspekti praktik i realizimit tė gazetarisė
pėrballet me problemet e lirisė sė shprehjes dhe tabuizimit tė
temave. Mungesa e lirisė sė shprehjes ėshtė e lidhur ngushtė
vetėm me njėrin nga aspektet e tabuzimit tė temave dhe arsye e
mungesės sė gazetarisė hulumtuese. Forcimi i grupeve ekonomike
qė domosdo ėshtė i lidhur edhe me grupet politike si formacione
tė interesit pengon punėn e gazetarit, sidomos nė kushtet kur
nuk ka njė presion publik mbi politikėn qė do tė mbronte
gazetarėt si furnizues tė shoqėrisė me informacione. Funksioni i
medias pėr tė detyruar institucionet tė jenė sa mė transparente
nuk mund tė realizohet pėrderisa shoqėria civile nuk udhėheq
presionin mbi formacionet politike dhe ato ekonomike dhe pėrderi
sa nuk ka njė mekanizėm qė do tė mbronte gazetarėt. Shoqatat
ekzistuese tė gazetarėve nė Kosovė e kanė dėnuar me njė
komunikatė tė vetme plagosjen e gazetares Fatmire Tėrdevci vitin
e kaluar.
Mirėpo, tabuizimi nuk ėshtė vetėm pasojė e frikės sė gazetarėve
nga grupet e interesit dhe tė frocės, por edhe pasojė e
mentalitetit mbizotėrues nė Kosovė, ku shumėēka ėshtė e lidhur
me institucionin e familjes qė ėshtė tepėr i ndieshėm dhe
vetėfrenues.