|
Shkruar nga
Dr. Milazim KRASNIQI
Kultura shqiptare nė Kosovė po bėn pėrpjekje tė del nga kollapsi
ku qe katandisur nga kulturocidi serb nė dhjetė vitet e okupimit,
por ky proces ėshtė i ngadalėsuar nga letargjia qė ka injektuar
administrata civile ndėrkombėtare nė tri vitet e para tė
qeverisjes sė vet dhe nga improvizimi i politikave kulturore
vendore nė kėto tri vitet e fundit.
Katalagizimi i pasojave qė ka lėnė prapa vetes kulturocidi serb,
me mbylljen e gazetave dhe revistave, mediave elektronike,
shtėpive botuese, galerive tė arteve, muzeve, madje edhe me
dėbimin e Universitetit, Institutit Albanologjik dhe Akademisė
sė Shkencave dhe tė Arteve nga objektet e veta, pėr njė decenie,
ėshtė pothuajse i pamundur. Ajo qė mund tė pohohet fare lehtė,
ėshtė se me kėto veprime kulturocidi, ėshtė synuar shkatėrrimi i
plotė i kulturės shqipe nė Kosovė, si pjesė e projektit pėr
ērrėnjosjen e shqiptarėve nga kėto troje. Edhe pse i mbetur nė
tentativė, projekti ka lėnė pasoja tė rėnda edhe nė culture, dhe
kjo gjė nuk duhet tė shmanget nga vėmendja asnjėherė.
Vitet e para tė administrimit ndėrkombėtar, si pėr shkak tė
prioriteteve nė fushat e sigurisė, sociale, ekonomike dhe tė
ndėrtimit institucionalė, po aq edhe pėr mungesė tė ndjeshmėrisė
ndaj vlerave kulturore nacionale, e kanė shmangur vėmendjen nga
kultura. Ndėrsa, nė tri vitet e fundit, kur kjo fushė ėshtė
adminsitruar nga qeveria e Kosovės, ka pasur shumė improvizime
dhe shumė autizėm.
Por, rehabilitimi kaq i ngadaltė i kulturės ėshtė shkaktuar edhe
nga vetė sajuesit e saj.Tė gjendur nė njė ambient tė
komunikimeve agresive politike dhe ideologjike, shumė njerėz e
kulturės, mė tė shumtėn janė shtrėnguar tė tėrhiqen anash dhe tė
bėhen vėzhgues pasivė e zemėrplasur tė katandisjes sė kulturės
edhe nė rrethanat e reja. Edhe nė kulturė, meritokracia partiake
ia ka zėnė vendin profesionalizmit, profiterizmi ia ka zėnė
vendin pasionit. Kėshtu ėshtė eliminiuar njė plejadė e tėrė e
artistėve dhe e punonjėsve tė kulturės, tė cilėt kanė pasur
pėrvoja e pasion pėr tė punuar pėr njė ringritje kulturore tė
vendit dhe pėr hapjen e njė kapitulli tė ri tė ingtegrimeve
kulturore kombėtare dhe nė pėrmasa mė tė gjera europiane e
botėrore.
Nė skenėn e boshatisur, kanė hyrė me jo pak zhurmė mediale dhe
ideologjike, njė dorė njerėzish, qė kanė bėrė pėrpjekje tė
promovojnė disa alternativa tė tjera mbi identitetin kulturor tė
shqiptarėve tė Kosovės. Puna ka shkuar aq larg, sa bashkė me
instrumemntariumin e simbolikave partiake dhe parashtetėrore,
edhe ato tė sajuara sipas parapėlqimeve personale, familjare,
klanore dhe e shumta partiake, ėshtė pretenduar qė tė
ridizajnohet madje edhe vetė gjuha standarde shqipe.
Njė pjesė tė kėsaj skene e kanė zėnė edhe partizanėt e
parcelizimit tė kulturės shqiptare, qė kanė motive shumė mė
banale nga ata tė mėsipėrmit. Evitimi i konkurencės nė planin
kombėtar, u mundėson diletantėve e matrapazėve tė llojllojshėm,
qė tė zėnė hapėsirė e ndonjėherė edhe kryet e vendit nė zhvatjen
e buxhetit, tė ēmimeve publike dhe tė privilegjeve nė emėr tė
kulturės. Po u kujtua me kėtė rast se cilėt autorė janė futur nė
planprograme shkollore, cilat vepra janė shpėrblyer me ēmime,
cilat shfaqje janė shpėrblyer, cilėt aktorė kanė marrė
mirėnjohje, na bėhet e qartė se kjo linjė e provincializimit tė
kulturės, ėshtė paraqitur si njė minierė e privilegjeve tė
pamerituara tė shumė njerėzve, tė disa asociacioneve e
institucioneve, qė kanė qėlluar mė afėr pushtetit..
Shtrohet pyetja: pse i ndodh edhe kjo vetėkatandisje kulturės
sonė edhe nė kėto vite tė lirisė, kur kushtet pėr konsolidimin e
saj, objektivisht janė mė tė volitshme se kurrė mė parė?
Mua mė duket se edhe kėsaj radhe, rezistenca e pamjaftueshme e
kulturės shqiptare nė Kosovė, pėr tu mbrojtur jo vetėm nga
atakuesit e sofistikuar po edhe nga ata banalė, zbulon natyrėn
fragjile tė saj, pėrkatėsisht pamundėsinė qė tė qėndrojė mė vete,
si fragment i shkėputur nga tėrėsia e kulturės shqiptare. Kėshtu
ka qenė edhe nė tė kaluarėn e kėshtu ėshtė edhe sot.
Nė tė vėrtetė, ky segment i kulturės shqiptare pėr njė kohė tė
gjatė ėshtė karakterizuar nga njė lloj bifurkacioni. Njė degė e
saj ka mbetur e lidhur me shtratin e vet gjuhėsor e kulturor, e
ushqyer edhe nga ideologjia e iredentizmit politik, ndėrsa njė
degė ėshtė formėsuar dhe ėshtė ushqyer pėr gati gjysmė shekulli
nga burimi tjetėr, i mishėruar nė tė ashtuquajturėn kulturė
jugoslave, ku Kosova dhe viset e tjera shqiptare jashtė
Shqipėrisė, kanė qenė tė pėrfshira me pėrdhunė qė nga viti 1912.
Nga ky degėzim i kulturės shqipe nė Kosovė ka ndodhur qė tė
rrėnohen fate artistėsh shqiptarė, fate veprash artistike dhe
ndėrmarrjesh kulturore, duke mos u konsoliduar asnjėherė
plotėsisht kjo linjė e identitetit tė saj. Kur ka dominuar
politika e terrorit, ka pasur shkrimtarė dhe intelektualė
shqiptarė tė burgosur, ka pasur censurė tė hapėt, imponim tė
repertorėve, tė shfaqjeve, tė ekspozitave, tė veprave tė botuara,
nė emėr tė vėllazėrim bashkimit dhe tė ashtuquajturi patriotizėm
socialist jugosllav. Sot njė pjesė e madhe e atyre vlerave
kulturore, praktikisht janė tė papėrdorshme dhe vetėm si njė
kujtesė e hidhur e imponimit kolonial edhe tė ideve dhe tė
projekteve kulturore.
Ndėrsa, kur janė funskionalizuar lidhjet me pjesėn tjetėr tė
kulturės shqipe, qoftė dhe vetėm nė rolin e marrėsit tė vlerave
prej andej, veēmas nga Shqipėria, sikundė rka qenė rasti nė
vitet shtatėdhjetė, ėshtė shpalosur dinamizmi i artistėve dhe
ėshtė rritur ndikimi i kulturės nė formėsimin e identitetit
kombėtar dhe nė profilizimin e projekteve politike e kombėtare.
Por, jo rrallė ka dominuar ideologjia mbi idenė kulturore, gjė
qė ka pamundėsuar krijimin e njė sistemi tė qėndrueshėm tė
vlerave kulturore, jo vetėm nė Kosovė po edhe nė Shqipėri.
Ka ndodhur edhe qė ky degėzim tė prodhojė paradokse sui generis:
lidhja me kulturėn shqiptare ka ditur tė prodhojė edhe vepra tė
dobėta nėn firmėn e realizmit socialist, ndėrsa ajo e lidhur me
kulturėn jugosllave, tė prodhojė pluralizmin stilistik dhe
hapjen ndaj ideve artistike dhe kulturore tė kohės moderne. E di
qė ka shumė njerėz qė nuk duan ta dėgjojnė kėtė tezė, sepse edhe
mė tutje duan qė antivlerat me tė cilat e kanė shfytyruar njė
pjesė tė kulturės shqiptare nė Kosovė, ti fshehin nėn maskėn e
patriotizmit vulgar ideologjik. Po e pėrmend kėtė fakt, vetėm sa
pėr tė sugjeruar natyrėn vėrtet fragjile tė kulturės shqipe nė
Kosovė edhe nė tė kaluarėn, edhe si mungesė e njė traditė
kulturore tė pavarur e mė tė qėndrueshme para Luftės sė Dytė
Botėrore.
Ajo qė pėr mua ėshtė e pakuptueshme, ėshtė se si ndodhi qė nė
kėto vite tė pasluftės sė fundit, ndihet njėfarė refuzimi i
fortė ndaj komunikimeve mė intensive kulturore me Shqipėrinė, jo
vetėm nė Shqipėir, e cila shumė herė ka pasur njė tendencė
refuzimi tė partnritetit, po edhe nė Kosovė, e cila nė tė
kluarėn ėshtė dallluar pėr njė linjė tė fortė tė iredentizkmt
politik e prej andej edhe tė aspiratės pė rintegrim kulturor. Si
pasojė e kėitj refuzimi tė dyanshėm, ėshtė motivuar dhe
pothuajse zyrtarizuar prirja provinciale nė kulturė dhe nė arte.
Duket se tash edhe nė Kosovė po ndiqet ideja politike e krijimit
tė njė identiteti shtetėror pėr Kosovėn, duke e shartuar kėtė
ide nė mėnyrė tė panatyrshme edhe nė fushėn e kulturės. Por,
kufijtė e sotėm administrativė dhe nesėr kufijtė shtetėrorė
ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė, po edhe Maqedonisė, nuk mund tė
jenė edhe kufij kulturorė. Nėse kėto entitete shtetėrore mund tė
funskionojnė tė ndara, kultura nėse ndahet do tė jetė e gjymtuar.
Prandaj, ndaraz nga zhvillimet politike, synimi ynė duhet tė
jetė integrimi kulturor e jo parcelizimi i kulturės, sipas
vijave kufitare, qė vizatohen me gėlqere dhe vėzhgohen me
karakolle.
Kjo gjendje nuk mund tė tejkalohet vetvetiu. Nėse nuk hartohen
politika kulturore energjike, tė cilat do tė rilidhnin fijet e
integrimeve kulturore kombėtare, duke e promovuar partneritetin
funksional ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė nė rend tė parė,
atėherė do tė thellohen tendencat e tashme provincializuese nė
kulturėn shqipe, veēmas nė Kosovė. Ndjekja e projektit politik
pėr pavarėsinė e Kosoėvs edhe si projekt kulturor, duke e ndarė
kulturėn nė Kosovė nga hapėsira tjetėr kulturore shqiptare, do
tė do tė shndėrrohej nė njė atentat nė natyrėn unike tė kėsaj
kulture.
Pėr tė evituar kėto tendenca, pėrfundimisht ėshtė i nevojshėm
njė pozicion mė aktivė i artistėve dhe i dijetarėve tė botės
albanologjike, tė cilėt duan ta ruajnė dhe tė forcojnė
karakterin integral tė kulturės shqiptare. Artistė dhe dijetarė
tė kėsaj provinience ka nė Kosovė, nė Shqipėri, nė Maqedoni dhe
gjithandej hapėsirave shqiptare. Por, ata duhet tė ndihen gjallė
dhe tė ndėrtojnė njė vizion tė ri e efikas tė integrimeve nė
realitetet e reja. Nėse kjo enregji do tė aktivizohej, do tė
influenconte edhe nė konsolidimin e njė opinioni publik nė favor
tė integrimeve e kundėr provincializimit tė kulturės. Pa kėtė
vizion ėshtė e pamundur qė tė ndodhin edhe integrimet e
mirėfillta tė kulturės shqipe, nė shtratin e integrimeve
kulturore europiane.
Kėtu ėhstė rasti tė thuhet se nė konteksitn europian, kultura
jonė ėshtė e vogėl, edhe mė kushtin qė tė paraqitet si unike, e
lėre mė po tė paraqitet e fragmentuar, sipas kufijve
administrativė e shtetėrorė dhe me njė pėrmbajtje provinciale.
Edhe pse kulturė e vogėl, kultura shqiptare po tė aktivizonte tė
gjitha mundėsitė e saj si kulturė unike, nė komunikimet
europiane do tė ishte vitale dhe me identitet te qartė, pėr
shkak tė gjuhės, tė pėrvojave qė shenjon dhe tė mesazheve humane
qė mbrun nė vete, nė pjesėn mė tė mirė tė saj. Prandaj, duhet
thėnė qartė se hapja ndaj botės, nuk e rrezikon aspak
identitetin e kulturės shqiptare. Sa herė ka qenė mė e hapur
ndaj botės, kultura shqiptare ka qenė mė vitale dhe ka prodhuar
mė shumė vlera tė qėndrueshme.
Identitetin e kulturės sonė e rrezikon mė sė shumti mbyllja,
parcelizimi dhe instrumentalizimi politik e patriotik, nga i
cili kjo kulturė ka nevojė urgjente qė tė dekontaminohet, pėr
tu aftėsuar pėrfundimisht qė tė jetė krijuese e vlerave tė reja,
nė pajtim me kėrkesat e kohės nė tė cilėn jetojmė.
Nė Prishtinė, 14 mars 2005
JU MUND TE DEBATONI NE LIDHJE ME TEMAT NE
FORUMET E HAPURA PER PEN QENDREN E KOSOVES! |