ADRESS:

Kosova PEN Center

PEN Qendra e Kosoves

Mother Teresa BLv, p.n.
Radio Kosova Building
10000 PRISHTINA – KOSOVA
Phone: + 381 38 225 566, Ext. 220;

Mob.: + 377 44 157 755
Email:

kosovapen@hotmail.com

kosovapen@yahoo.com

 
 
 
 
 

 
 

Ju mund te kerkoni materiale tjera ne Google!

 

Tribuna e PEN Qendrės sė Kosovės

Trashėgimia kulturore e Kosovės – cila ėshtė ajo?

Dhjetor 2006

- A e mbulon emėrtimi “trashėgimi kulturore e Kosovės” tėrė mozaikun kulturor tė trashėguar nė kėtė vend?
- Ideja enklavizuese e manastireve ortodokse nė Kosovė a prodhon efekte qė konfrontojnė mjedisin kulturor tė Kosovės?
- Kush e ka ndėrtuar stereotipin kulturor tė Kosovės si pėrplasje civilizimesh pėrmes trshėgimisė sė objekteve materiale tė kultit, duke e reduktuar atė nė trashėgimi ortodokse dhe islame?
- Cila ėshtė gjendja e trashėgimisė kulturore tė antikitetit nė Kosovė?
- A janė tė gatshėm tė gjithė banorėt e Kosovės t'i njohin vlerat kulturore tė trashėguara ndėr shekuj nė kėtė hapėsirė si pasuri e civilizimit global pavarėsisht nga kush janė ndėrtuar dhe firmėn e kujt bartin?

Tribuna mbahet ditėn e premte, 1. 12. 2006 nė orėn 11:00 nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės

Fjalėt hyrėse pėr debat:

- Edi Shukriu
- Mehmet Kraja
- Shkelzen Maliqi
- Milazim Krasniqi
- Flamur Doli

TRASHĖGIMIA KULTURORE DUHET TĖ DEBALLKANIZOHET

 

Shkruar nga Dr. Milazim KRASNIQI

Trashėgimia kulturore si njė tėrėsi vlerash materiale dhe shpirtėrore, duhet tė trajtohet brenda shtratit tė dijeve pėrkatėse dhe tė politikave kulturore tė drejta, e jo tė ideologjive nacionaliste, tė cilat dinė ta shfrytėzojnė ēėshtjen e trashėgimisė kulturore si pretekst pėr mobilizimin e ithtarėve tė vet nė projekte tė dhunshme, qoftė pushtuese qoftė ēlirimtare. Ndėrsa, nė njė vend si Kosova, ku projekti faktik pushtues serb ambalazhohet si projekt ēlirimtar, ndėrsa projekti ēlirimtar i shqiptarėve nganjėherė perceptohet edhe si projekt revanshist, tema e trashėgimisė kulturore dhe fetare, duhet tė trajtohet me kujdes edhe mė tė madh, ngjasshėm me njė plagė pasoperative, sė cilės sapo i ėshtė ndalur gjakderdhja.


Nuk mund tė mos rikujtohet nė kėtė kontekst zelli i regjimit gjakatar tė Millosheviqit pėr fshirjejn e trashėgimisė kulturore shqiptare gjatė viteve nėntėdhjetė. Ajo prirje shkoi aq larg sa qė nė kulmin e konfliktit edhe me NATO-n, regjimi serb gjeti kohė pėr ta rrafshuar edhe shtėpinė-muze tė Lidhjes sė Prizrenit, duke mėnjanuar ēdo gjurmė tė saj. Djegia e qindra objekteve kulturore, shkollore dhe fetare, pati tendencėn e njė kulturocidi, i cili mbeti nė tentativė.


Nga ana tjetėr, nė trazirat e dhunshme tė marsit tė vitit 2004, u dėmtuan njė numėr i konsiderueshėm i kishave ortodokse, me ēka u dha njė mesazh rrėnqethės se ēfarė drejtimi mund tė ndjek njė rebelim iracional i motivuar nga intoleranca antiserbe.


Pėr t’i mbyllur pėrfundimisht kėto plagė tragjike, ėshtė e domosdoshme qė trashėgimia kultuore tė trajtohet si vlerė mė vete, pra, jashtė rivaliteteve politike, ideologjike, fetare dhe nacionale. Madje edhe jashtė statusit shtetėror, tė cilin do ta ketė Kosova nė tė ardhmen. Pra, trashėgimia kulturore duhet tė trajtohet si vlerė imanente dhe universale, e cila ėshtė produkt i intelektit njerėzor dhe e cila ėshtė nė shėrbim tė njerėzimit.


Pėr fat tė keq, bisedimet ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, temėn e trashėgimisė kulturore dhe fetare serbe, e kanė ingranuar si njė ēėshtje politike, edhe pse e kanė quajtur me eufemizėm “ēėshtje teknike”. Nga ajo qė ėshtė bėrė e njohur deri tash, pritet qė raporti i Marti Ahtisari ta pėrfshijė nė aranzhmanet e veta trashėgiminė fetare dhe kultuore serbe si njė segment tė veēantė tė obligimeve politike dhe juridike tė shtetit tė ri tė Kosovės ndaj Serbisė. Kjo mund tė pėrfshijė edhe lejimin e karnevaleve tė organizuara tė serbėve nga Serbia dhe viset e tjera ku ata jetojnė, pėr tė shėnuar kremta historike e festa fetare.


Nėse mund tė bėhet fjalė pėr ndonjė precedent tė rrezikshėm nė tėrė kėtė proces negociatash, pėrfshirja e trashėgimisė fetare dhe kulturore serbe nė aranzhmanet e statusit, vėrtet ėshtė i tillė.


Po tė pėrdorej ky kriter pėr pėrcaktimin e statusit tė shteteve ekzistuese dhe tė atyre qė do tė formohen nė tė ardhmen, harta e botės do tė shndėrrohej nė njė katrahurė. Fjala vjen, me kėsi kriteri, njė pjesė e madhe e Turqisė, me Stambollin nė plan tė parė, do tė duhej t’u jepeshin grekėve me koncesion, bashkė edhe me ndonjė status shteformues, pėr shkka se aty ka qenė selia e Konstandimit tė Madh, e Justinianit dhe e Tadorės. Nga ana tjetėr, Bullgaria dhe Greqia, do tė duhej tė jepnin privilegje shtetformuese pėr minoritetin turk nė ato vende, i cili nėpėr shekuj nė ato territore ka ngritur njė sėrė vlerash kulturore dhe fetare, edhe pse shumica prej tyre janė rrėnuar, pėr t’i fshirė gjurmėt e asaj trashėgimie.. Ndėrsa, Serbia, mė kėsi kriteri do tė duhej t’u jipte status special hungarezėve jo vetėm nė Vojvodinė, po edhe nė Beograd, i cili njė herė e njė kohė ka qenė qytet hungarez, sikundėr edhe qytet osman mė vonė, e me njė trashėgimi tė ndjeshme kulturore hungazeze dhe otomane.


Nė tė vėrtetė, nė kuadėr tė bisedimeve pėr statusin, trajtimi i trashėgimisė fetare dhe kulturore tė serbėve tė Kosovės, ėshtė shndėrruar nė ricvijiqizimin e saj. Jovan Cvijiqi i pati parapri gjoja me “argumente kulturore”, vendimit tė Konferencės sė Paqes pėr pėrligjien e aneksimit tė Kosovės dhe tė tokave tė tjera shqiptare. Edhe bisedimet e sivjeme nė Vjenė, e kanė nxjerrė njė pjesė tė trashėgiminė fetare dhe kulturore serbe jashtė shtratit kulturor tė vendit ku ajo ėshtė krijuar dhe ku gjendet, dhe e kanė trajtuar me parashenjė politike dhe ideologjike, si trashėgimi ekskluzive tė Serbisė.


Nė rast se kjo linjė finalizohet duke e krijuar idenė se lėshimet janė bėrė pėr tė kėnaqur pretendimin se “Kosova ėshtė djepi kulturor serb”, do tė mund tė shndėrrohet nė virus tė konflikteve tė reja. Edhe kėshtu si janė punėt sot, mbikėqyrja ndėrkombėtare mbi Kosovėn, ėshtė bėrė e domosdoshme pėr shkak tė fantazmave tė miteve tė sė kaluarės, tė cilat e kanė motivuar spastrimin etnik dhe gjenocidin e viteve 1998-1999.

 
Ajo qė ėshtė edhe mė keq, kėsaj trashėgimie kulturore i ėshtė mveshur karakteri pothuajse i plotė fetar, ortodoks, gjė qė paraqet njė problem edhe mė tė madh. Reduktimi i trashėgimisė serbe nė Kosovė vetėm nė planin fetar, ėshtė i dėmshėm edhe pėr vetė serbėt qė jetojnė nė Kosovė, sepse ata nuk identifikohen vetėm me ortodoksinė. Ata gjatė shekujve kanė krijuar edhe shtresa tė tjera tė trashėgimisė sė tyre kulturore, ndėrsa ato janė injoruar tėrėsisht.


Sikundėr u tha mė herėt, trashėgimia kulturore e Kosovės do tė duhej tė trajtohej vetėm si problem kulturor dhe tė rregullohej me ligje, qė do tė jenė tė tė njėjtave standarde me shtetet e sotme demokratike europiane. Europianizimi i kėsaj problematike e jo riafirmimi i ballkanizimit tė saj, paraqet themelin e zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje tė ndieshme. Ndėrsa, liritė fetare dhe mbrojtja e monumenteve fetare duhet tė rregullohet me ligj tė veēantė e tė mos kontranabandohet me terma politikė e ideologjikė, sepse nė njė rast tė tillė ajo e ruan perceptimin mitiko- nacionalist pėr Kosoėvn si “tokė e shenjėt” dhe “Jerusalem serb”. Ndėrsa, perceptimet e tilla vazhdimisht do tė prodhojnė ide konfliktualiteti me realitetin.


Ata qė mendojnė se Ballkani prodhon histori mė shumė se sa qė mund tė konsumojė, duhet ta kenė para sysh se kjo ka tė bėjė me falsifikimin e historisė e jo me tė vėrtetat e saj. Ky dimension i problemit duhet tė zgjidhet me rishikimin dhe rishkrimin e saj, duke u bazuar nė fakte dhe vlera tė vėrteta, dhe duke e parė historinė e gadishullit dhe tė kėtyre kombeve nė kontekstin e historisė evropiane. Pa e mundur kompleksin e madhėshtisė sė rreme ballkanike, tė paketuar me pansllavizėm e panortodoksizėm, ėshtė vėshtirė tė evitohen konfliktet edhe nė tė ardhen, e ku trashėgimia kulturore dhe fetare serbe do tė pėrdoret pėr mobilizimin e vazhdueshėm mbi projeksione nacionaliste dhe fashiste.


Ajo qė ndodhi nė vitin 1989, kur Millosheviqi zgjodhi Gazimestanin pėr tė dhėnė mesazhin e luftėrave tė ardhshme, nuk ishte njė rastėsi. Beteja e Kosovės, e zhvilluar nė vitin 1389, nė historiografinė, nė propagandėn, nė artet dhe politikėn zyrtare serbe, edhe sot pėrdoret si "argument" pėr pretendimet serbe mbi Kosovėn, dhe sipas gjasave kėshtu do tė jetė edhe nė tė ardhmen, nėse nė aranzhmant e statusit tė ardhshėm tė Kosovės do tė parashihen privilegje dhe koncesione pėr Serbinė, mbi bazėn e trashėgimsiė fetare dhe kulturore serbe. Ndėrsa dihet fare mirė se nė shekullin XIV nuk ka ekzistuar njė kauzė kombėtare serbe dhe as shqiptare. Prandaj, do tė jetė absurde nėse e ardhmja e kėtij vendi do tė kushtėzohet nga trashėgimia e bėmave tė shekullit XIV dhe veēmas nga instrumentalizimi nacionalist i tyre.


Pėrmendorja nė Gazimestan e ngritur nė vitet pesėdhjetė tė shekullit XX, e cila edhe nė bisedimet e Vjenės u trajtua si trashėgimi kulturore serbe e dorės sė parė, ėshtė shembull i falsifikimit dhe i instrumentalizimit tė tillė. Nėse ajo ngrehinė, nėn hijen e sė cilės ėshtė promovuar ideologjia e gjenocidit serb kundėr shqiptarėve, trajtohet si trashėgimi kulturore qė duhet tė ruhet me ligje tė veēanta, do tė ndodhemi para njė anarkie tė kualifikimeve tė gjithēkaje si vlerė kulturore nacionale e nivelit tė lartė. Nė atė rrethanė, edhe godina e bashkėsiė sė XVI lokale tė Fushė Kosovės, nė dritaren e sė cilės Millosheviqi u pati premtuar ithtarėve tė vet tė egėruar se mė askush nuk guxon t’i rrahė, mund tė shpallet trashėgimi kulturore e dorės sė parė dhe tė mbrohet me aranzhmanet pėrcjellėse tė statusit tė Kosovės.


Vėrtet, kjo nuk ėshtė zgjidhja e duhur pėr trashėgiminė kulturore tė Kosovės. Zgjidhja mund tė jetė vetėm deideologjizimi dhe deballkanizimi i saj. E kjo parakupton qasjen e lirė tė konsumentėve tė vlerave kulturore e jo eksteritorialitetin. Kjo parakupton universalizmin e jo fundamentalizmin, sikundėr qė parakupton integrimin e jo pėrjashtimin, qytetėrimin e jo barbarinė.

Nė Prishtinė, 1dhjetor 2006

 

JU MUND TE DEBATONI NE LIDHJE ME TEMAT NE FORUMET E HAPURA PER PEN QENDREN E KOSOVES!

 
 
copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster