Kryetari Hashim Thaci:

"RINIA E KOSOVES KA ARSYE TE JETE E PAKENAQUR..."

AlbaNur ka arrit te kontaktoj liderin e PDK-se permes internetit dhe te marr intervisten e pare ekskluzive ne kete menyre.  Kliko!

 

NESE KENI PYETJE PER LIDERIN HASHIM THACI, JU TANI MUND TA KONTAKTONI PERMES EMAILIT TE TIJ PERSONAL:

hashim.thaqi@pdk-ks

 
 
 
 
 
KOSOVA - REGRESI DHE PROGRESI
 

Marrėveshja pėr krijimin e njė union tė ri shtetesh nė Ballkan ngadalė po finalizohet, zyrtarizohet dhe me gjasė do tė njihet - pranohet nga qendrat vendosėse tė politikės ndėrkombėtare. Karta Kushtetuese e Serbisė dhe Malit tė Zi do tė miratohet brenda pak ditėsh nga parlamentet e tė dy vendeve, Beogradit dhe Podgoricės.

Nė tekstin pėrfundimar tė preambulės sė Kartės Kushtetuese tė shtetit tė pėrbashkėt (Serbia dhe Mali i Zi), pėrfshihet edhe Kosova sic shkruhet nė tekst: “Duke marrė parasysh barazinė e dy shteteve anėtare, shtetit tė Malit tė Zi dhe shtetit tė Serbisė qė pėrfshinė Krahinat Autonome tė Vojvodinės dhe tė Kosovės e Metohisė e cila aktualisht ėshtė nėn adminstrimin ndėrkombėtar konform rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė pėrputhje me Bazėn Fillestare pėr Riformulimin e Marrėdhėnieve ndėrmjet Serbisė dhe Mali tė Zi”.

Nė Kosovė nuk mungojnė opinionet, sipas tė cilave thuhet: “Beogradi dhe Podgorica mund tė shkruajnė ēka tė duan, por, Kosova e ka zgjedhur rrugėn e vet drejt Evropės, apo kjo ėshtė vetem zgjidhje e pėrkohshme etj”. Por, nuk ėshtė krejt ashtu. Cėshtja nuk ėshtė aq e thjeshtė siē prezentohet me aq komoditet “intelektual” dhe aspak reflektim analitik e politik, sepse kjo nuk pėrkon me realitetin juridik dhe pėrceptimin qytetar kosovar rreth problematikės. Formulimi i lartėcituar nga Karta Kushtetuese e Unionit Serbi dhe Mali i Zi ėshtė duke u sponzorizuar nga Brukseli (Bashkimi Evropian) dhe do tė mbėshtetet edhe nga Washingtoni zyrtar.

Pėrfshirja e Kosovės e (Metohisė) nė kėtė Union, jo jetėgjatė dhe tė papėrspektivė, bėhet pa respektuar vullnetin e qytetarėve tė Kosovės. Tė zgjedhureve tė tij - institucioneve tė Parlamentit, Qeverisė, partive politike madje pa konsultim paraprak as me qytetarėt e kėtyre dy vendėve fqinje tė Kosovės (Serbisė dhe Malit tė Zi).

Ėshtė theksuar, tė gjithė duhet tė jenė tė barabartė para kritereve demokratike. Derisa, kosovarėt janė nė rrugė tė mirė pėr realizimin e tyre, si parakusht pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar, nė anėn tjetėr, Beogradi vazhdon tė jetė mosrespektuesi mė i madh i standardeve demokratike nė rajon (Kujto vetem aferėn e freskėt, por tė rrezikshme tė bashkpunimit rreth armatimit tė Beogradit zyrtar me Irakun).

Duke mos harruar se Beogradi vazhdon t’ju shkelė tė drejtat e njeriut minoritarėve, legjislacioni pothuaj ende ėshtė i kohės sė sistemit monist, nuk ka bashkėpunim parimor me Tribunalin e Hagės, nga pushteti(tet) vazhdon instrumentalizimi i mediave, mosrespektimi i rregullave te ekonomisė sė tregut. Ushtria, policia dhe shėrbimet ”inteligjente”serbe udhėhiqen prej ish-strukturave qė nxitėn dhe udhėhoqėn luftrat nė Slloveni, Kroaci, Bosnjė-Hercegovinė dhe Kosovė, i gjithė ky potencial kadrovik dhe tekniko - ushtarak ėshtė jashtė kontrollit civil me orjentim demokratik.

Sa po respektohen vendet nė procesin e integrimeve nė strukturat perėndimore, sipas implementimit tė reformave demokratike? Duhet theksuar, me rastin e Kosovės po ndodhė e kundėrta. Prishtina ėshtė duke i realizuar me vendosmeri (megjithė kufizimet politike, legjislative dhe juridike) reformat demokratike pėr tė mirėn e vendit, shoqėrisė, rajonit nė pėrgjithėsi dhe integrimit nė strukturat e Brukselit. Ndėrsa, Beogradi vazhdon tė injorojė dhe shkelė mbi reformat. Pėr befasi, qendra tė ndryshme tė politikės ndėrkombėtare vazhdojnė nė njėrėn anė t’i zbusin (disiplinojnė) kosovarėt nė reagimet e tyre rreth statusit, por, nė anėn tjetėr bėjnė trysni ndaj Beogradit dhe Podgoricės pėr pėrfundimin sa mė tė shpejtė tė marrėveshjės pėr Unionin (Serbi dhe Mali i zi) gjithėnjė sipas formulės, pjesė e sė cilės do tė jetė edhe Kosova.

Pėr ēudi Kosovės i thuhet “sė pari standardet, e pastaj statusi”, ndėrsa Beogradit sė
pari tė arrihet marrėveshja (statusi) e pastaj standardet. Kosova dhe qytetarėt e saj kanė pėrcaktim dhe punojnė pėr reforma, e jo pėr ndonjė rilidhje tė re me Beogradin.
Bashkėsia ndėrkombėtare njohu statuset politike para standardeve demokratike pėr Slloveninė, Kroacinė, Bosnjė dhe Hercegovinėn, Maqedoninė, Sllovakin etj. Kosovarėt nuk iu friksohėn dhe nuk pretendojnė t’i shmangen realizimit tė standardeve, por, nė rastin (pėrjashtim) tė Kosovės; kėrkohet tė mos ketė kritere tė dyfishta rreth standardeve dhe statusit.

-Prishtinėn dhe Beogradin nuk i ndajnė dhe as nuk i “bashkojnė” standardet, por statusi.

Kosova dhunshėm ishte bėrė pjesė e Serbisė (1912), mbretrisė Serbo-Kroate-Sllovene (1918), Jugosllavisė (AVNOJ-it-1945). Serbia jovullnetshėm u largua (qershor-1999).
Sot, nė kohė tė tranzicionit demokratik-Kosova juridikisht po njihet si pjesė e Serbisė me vendim politk, duke mos respektuar parimet dhe procedurat demokratike tė vendimmarrjeve. E kam potencuar, vullneti i qytetarėve nuk mund tė ndrydhet me dekrete apo deklarata politike.

Mini-federatės pėr bashkėpunim Rusi-Bjellorusi dhe Ukrainė, gjatė luftės nė Kosovė, iu shtua edhe lidhja direkte e Serbisė. Beogradi ende nuk e ka shfuqizuar kėtė marrėveshje. Pse Kosova tė jetė pjesė e kėsaj lidhje antiperėndimore?! Kjo ėshtė fyerje, por, sikur ka edhe konotacione ndėshkuese (diciplinuese) pėr qytetarėt me orientim tė vullnetshėm perėndimor tė Kosovės.

Sipas kėsaj Karte Kushtetuese Unioni, do tė mbeshtetet nė parimet e barazisė sė dy shteteve anėtare (Serbi dhe Mal i zi- nė vazhdim SM), territori do tė pėrbehet nga shtetet pėrkatėse SM, ato do tė kenė treg tė pėrbashkėt. Unioni do t’i ketė simbolet flamurin, himnin dhe stemėn, qendrėn administrative. Kuvendi dhe Kėshilli i ministrave do tė jetė me seli nė Beograd, shtetasi i shtetit ėshtė anėtar shtetas i SM, Unioni lidhė dhe vendos marrėdhėnie ndėrkombėtare me shtetet tjera, SM vendos pėr cėshtje ushtarake dhe tė mbrojtjes, kanė njė Ushtri etj etj.

Dihet se pėr cfarė barazie mund tė flitet pėr qytetarėt e Kosovės, sipas parimit tė barazisė sė dy shteteve. Padrejtėsisht pėr territorin e Kosovės flitet si pjesė e njė shteti tė kėtij unioni. Kosova mund dhe do tė ketė bashkėpunim tregtar me Beogradin dhe Podgoricėn, por do tė jetė e papranueshme qė ekonomia e Prishtinės tė udhėhiqet nga Beogradi.
Kosova ėshtė duke e ndėrtuar identitetin shtetėror do tė ketė himinin, flamurin dhe stemėn e vet, ėshtė e paimagjinueshme qė nga qytetari i Kosovės tė kėrkohet tė kėndohet pėrsėri“Hej Slloveni…”, apo ndonjė hej tjetėr, siē ėshtė e jashtė ēdo logjike qė ndokush nga Kosova tė kėrkojė nga qytetari kosovar me pėrkatėsi serbe tė kėndojė propozim himinin “Kur ka ra kushtrimi nė Kosovė”.

Qytetari i Kosovės do tė ketė shtėtsinė e kosovarit, e asesi shtetėsi hibrdizuese SM. Kosova po bėnė hapat e parė nė drejtim tė vendosjes sė lidhjeve ndėrkombėtare, vėshtirė mund tė gjesh qytetar shqiptar dhe i pėrkatėsive minoritare joshqiptare qė do tė emėrohej ambassador i unionit Serbi-Mal i Zi. Vendi ka strukturėn e vet tė mbrojtses e cila funksionon sipas marrėveshjes me ndėrkombėtarėt, nuk ėshtė fare gjykim real nėse nga i riu kosovar kėrkohet tė veshė uniformėn dhe shėrbej politikės sė shtetit serb dhe malazez.

Ėshtė larg ēdo realiteti tė pritet, se qytetarėt kosovarė (shqiptarė dhe minoritare jo serb) tė marrin pjesė nė votim pėr tė zgjedhur deputetėt pėr nė Parlamentin Serbo-Malalzez. Tė kenė Parlament dhe qeveri tė pėrbashkėt, Kushtetutė, ushtri, polici, adminstratė, buxhet, etj. etj.

-Prishtina, Podgorica dhe Beogradi mund t’i kenė deputetėt e vet nė Parlamentin Evropian, por asesi nė njė asamble me seli nė Beograd.

Nė Beograd sot, me tepėr ka mbėshtetės tė pavarsisė sė Kosovės, sesa nė Prishtinė mbėshtetės tė ndonjė rilidhje me Serbinė.

Qė tė ndodhė stabiliteti dhe ngadhnjimi i vlerave demokratike duhet tė Pavarsohet Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Tė ndara vec e vec, dhe tė ndhodhė njohja reciproke, por, tė orejentuara kah perėndimi, kjo zgjidhje do tė jetė mė efektive pėr rajonin, pėr hyrje nė BE e pse jo edhe nė NATO.

Kosova po kalon fazėn e parė tė pavarsisė dhe demokratizimit. Ideja pėr liri tė plotė tė Kosovės nuk ėshtė ide vetėm shqiptare, por projekt i botės demokratike, tė cilin po e implementojmė bashkėrisht.

Bota perėndimore duhet tė respektojė solucionet e dretja e jo projekte tė pasigurta.Unioni Serbi dhe Mal i Zi mund tė formohet, por, funksionimi do tė jetė i ē’thurshėm ndėrsa nė Kosovė i dėshtuar.

-Koncepti politik nė Ballkan duhet tė deballkanizohet. Janė anarkonike sintagmat: politikė, drejtėsi, siguri, parlament ballkanik etj. Kosova ėshtė pjesė e botės oksidentale, gjeografikisht ndodhet nė Ballkan, por, nė aspektin politik dhe kulturor, ėshtė e orientuar kah bota pėrendomore. Edhe shtetet balltike janė gjeogrfikisht mė afėr Rusisė, por ato u pavrėsuan, arritėn stad solid tė demokratizimit dhe me sukses u integruan nė strukturat veriatlantike.

-Pėr luftėn qė ndodhi (bombardimet 1999), ndaj Serbisė, Perėndimi nuk i ka borxh Beogradit.

-Kosova duhet tė pavarėsohet dhe westernizohet (perėndimizohet e jo tė ndodhė Serbo-ballkanizimi i saj).

PDK2004.ORG

 

JU MUND TE KOMENTONI DUKE KLIKUAR KETU!

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory      Kosova Love Chat       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

HASHIM THACI LIDER I PARTISE DEMOKRATIKE TE KOSOVE

copyright by ALBANUR/ designed by tim shkupi 2004

eXTReMe Tracker