The Official  Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released  by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

Kosova Online

 

Mirėsevini nė net faqen e Dr Fadil Malokut

A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Fadil Maloku /Sociolog/ 

Forumi tani eshte aktiv edhe me tema te reja edhe me komente, klikoni ketu te shkoni te forumi dhe te debatoni me profesorin e Universitetit te Prishtines!

 

WWW.SHPALLJEONLINE.COM

Banesa te reja te stilit Anglez ne shitje ne Kosove.

CHELSEA POINT

Studime Sociologjike

Shtresimet e identitetit Kulturor tė shqiptarėve tė Kosovės

Cilat ishin modelet e mentaliteteve politike nė vetėdijen e shqiptarėve tė Kosovės gjatė viteve 90-ta e kėndej

Globalizimi

Natyra e konflikteve ndėretnike dhe zgjidhja e tyre

Analiza Politike

A do tė jenė zgjedhjet Parlamentare garė e fiseve, apo garė e Partive?

Shqiptaret e Maqedonisė

A e shpejton bioritmin e avansimit tė tė drejtave kombėtare dhe atyre qytetare tė shqiptarėve nė Maqedoni - UĒK-ja

 

If you like the design of this page, we can help you to design one for you too! E-mail us to make a very good deal today!

 
 

 
 

SHOP ONLINE

 

WANT TO SHOP? ONLINE SHOPPING IS EASY WITH US. WE WILL BRING YOU THE BEST DEALS...

 

 

 

ANALIZE MBI RENDIN E RI BOTEROR

 

George Soros,

 

“On Globalization”, botoi , Public Affairs Ltd, Oxford 2002

 

Dr. FADIL MALOKU

Ne diskursin tone politik,ate mediatik e sidomos ate ekonomik ka shume te ngjare qe kompleksi I fenomenit mbi globalizimin, te shumten e rasteve te perzihet e here here edhe te identifikohet me idenė e “europeianizmit”, ate te“rendit te ri boteror”, pastaje edhe ate te “bashkesise nderkombetare”, pra nje parprojekti qe si ide u hudhe pikespari nga diskursi shkencor njeherit ekonomok e mepastaje edhe sociologjik nė vitet ’80-ta, me qellim qe te pregaditen konditat e procesi te ri ne bote.


Disa te tjere, kuptohet te po ketij diskursi jane te prirur qe konceptin dhe filozofine e globalizimit ta identifikojne me perspektiven e reduktimit te shtetit kombetar ne keto procese shume dinamike te prosperitetit dhe te begatise materiale te njeriut.Thene me thjesht, perceptimi per kete process, sot eshte evident ne te gjitha sferat e jetes shoqerore te vendeve dhe te shteteve ne bote. Por, a mund te perkufizohet dhe si mund te perkufizohet ky fenomen I ri qe ka filluar te na e ndryshoje ngapak edhe jeten tone ketu ne Kosoven e pasluftes. Nese insistojme nje spjegim pakashum etimologjik, atehere patjeter duhet te konsultojme fjaloret e ndryshem ne gjuhe te ndryshme, por per te portretizuar ate si diskurs te ri ne shoqerit e reja, patjeter do te duhej t’i adresoheshim spjegimit sociologjik, I cili krahasuar me diskurset tjera shkencore dosido qendron me afer spjegimit dhe perkufizimit tė duhur.


Anipse, nga shumica e sociologeve te sotem boteror pranohet publikisht se sociologjia e sotme, ne nje fare menyre ende vuan nga nje paradoks shumė evident qė lehtė mund t’I adresohet si diskursit kontemplativ ashtu edhe atij praktik. Ngaqe, ne njeren ane shoqeria pjestare te ciles jemi gjithenje e me shum po behet boterore, pra globale ne kuptimin e komunikimit dhe konsumit te mirave materiale qe I ka krijuar njeriu, kurse ne anen tjeter ne nuk po mundemi ende te lirohemi nga veqantia e vetevehtes provinciale, ose siq do te thote sot Anthony Giddens, “kurthes territoriale”, qe e konsiston ate si shkence kompetente per shoqerine.


Poashtu, koheve te fundit, per kete fenomen te ri filluan te shkruhen libra e artikuj, te organizohen Projekte te ndryshme hulumtuese, te udhehiqen analiza shkencore e jo shkencore, te shkruhen afishe te ndryshme pro dhe kunder kėtij fenomeni, te hapen debate nė website te tera publicistike dhe eseistike, pra nje mori interesimesh analitike, e jo analitike. Thuhet dikund, se vetem prej se ėshtė zbuluar interneti (vitet ‘80-ta) e kendej jane hapur dikund rreth 200 gjere 250 mij website vetem rreth fenomenit apo procesit te ri qe shpeshehere nga diskurset politike identifikohet me “rendin e ri boteror”, kurse nga ato ekonomike me “globalizimin”. Problemi me I madhe qe ėshtė paraqitur ndonjehere, sidomos ne qarqet akademike dhe ato shkencore, lidhur me kete fenomen ėshtė ai I definimit apo I perkufizimit te tij. Ne kete “loje” te identifikimit ne nivelin boteror, zakonisht kyqen njerze competent dhe jo competent, pra asish qe drejteperdrejt nga globalizimi vjelin te ardhura te majme, dhe asish qe I mban kureshtja per te dijtur se per cfar diskursi ne te vertete ėshtė fjala. Tek ne ne Kosove, ky interesim per analiza te tillla kabinetike, dhe preokupime ekipore as qe mund te flitet njehere. Arsyet jane te shumta, por ajo qe ėshtė me kryesore ka te beje me prokupimin tone kolektiv rreth problemit te legjitimitetit dhe te ndertimit te institucioneve demokratike, ku problemi I debatit dhe dhenjes se spjegimeve akademike rreth kėtij dhe shumė cėshtjeve tjera, sikur mbetet I parėndėsishėm dhe jo atraktiv. Kurse pėr tė tjerėt qė nuk kanė as njohuri elementare per kete diskurs, debati do te merrte formen e paragjykimit. Megjithate, edhe ne si shoqeri qe po pretendojme te ndertojme demokracinė e tipit liberal, qė pėr here tė pare po instalohet nė gjithė rajonin, do te duhej te pakten tė pretendonim bile hospitalizimin e herepashershėm tė kėsajė tendence perms organizimit te debateve publike e jo publike, kabinetike e mediatike, ashtu siq po bėjnė aktualisht fqinjet tanė pėrreth. Ku edhe angazhimi I Akademise se Shkencave dhe Arteve , me Projektet e veta do te mund tė bėnte njė punė tė mbarė rreth proceseve te reja integruese, qė dosido I stimulon procesi I globalizimit.


Kurse ne kuader te debatit public, te nivelit boterore ,per here te dyte ėshtė duke u kyqur edhe filantropi I njohur amerikan me origjine hungareze, z.George Soros, me librin e tij me te ri“On Globalization” qe tani per tani mund te konsumohet vetem ne gjuhen angleze.


Sorosi, globalizimin ne kete tekst modest, perpiqet ta definoje si qarkullim te lire te kapitalit, tregjeve financiare se bashku me kompanit transnacionale neper gjitha ekonomit kombetare, e dikund dikund edhe si proces i cili e zgjone konkurencen globale ne gjitha meridianet e botes. Soros, si njeri I involvuar ne lojen e globalisteve boterore, mendon se per ta globalizuar planeten do te duhej institucionet globale te cilat do merrnin pergjegjesine per mbare njerezimin ne mileniumin qe po hyjme. Ne kete kontekst ai parasheh nje reformim te konsiderueshem te institucioneve te sotme globale, siq jane Bankat Boterore, Pakti I Stbilitetit, Fondi Monetar Nderkombetar, etj.


Meqe, Z.Soros, ne opinionin tone dhe pergjithesisht ate boterore njihet me epitetin e nje administruesi te sukseshem te parave e mepastaj edhe te filantropit dhe njeriut I cili me me endje e preferon aksionin e preventives se sa ate te intervenimit te vonshem te ndihmes se vendeve ku lindin konfliktet e natyres; ekonomike, etnike, politike , etj., Ai, ne te vertete ne kete liber me teper i kushton vemendje ceshtjes se ndryshimit te menyres se distribuimit te ndihmave neper bote (aludimi ėshtė per gjitha vendet postkomuniste).
Per te distribuimi I gjertanishem I ndihmave per keto vende kishte dy defekte, njerin, I cili kishte te bente me interesat e donatoreve dhe tjetri me ate te qytetareve. Keto mjete shpeshehere ne te kaluaren ishin nderlidhur mire me interesat e sigurimeve kombetare te vendeve qe u dedikoheshin,por keto mjete te shumten e rasteve I kane hargjuar ekspertet e jashtem me arsyetimin e “parapregaditjeve” per stafet locale, ashtu siq do te ndodhe bie fjala Kosove, Bosnje, Ceceni, Ruande, Avganistan etj. Thene me ndryshe, sipas Sorosit nje distribuim I ketille I mjeteve me shume I kan mbajtur te gjalla regjimet e vendeve te cilat nuk ishin te popullarizuara ne syte e mases qytetare. Ai, ne te vertete ne kete liber porosit nje qasje tjeterfare te distribumit te ketyre formave te mjeteve, apo siq e quan “thitheseve speciale”/


Ai ne te vertete sygjeron nje nje forme te modifikuar te tregjeve, ku do te ballafaqoheshin programet te cilat kane interes te konkurojne lidhur me keto mjete te ndara per vendet qe kane nevoje. Keto mjete do t’I menagjonte nje “bord” nderkombetar, I cili do te perbehej nga personalitetet e larta kualifikuese, perkatesisht personaliteteve te cilat nuk do te ishin pjese perber’se te burokracise se rregullt qe zakonisht emerohet nga OKB-ja apo ndonje institucion tjeter nderkombetar . Por, per te ralizuar kete ndryshim te distribuimit te mjeteve te dedikuara per vendet qe kane nevoje per instalimin e modelit te demokracise liberale, Soros, rekomandon edhe ndryshimin e sjelljeve te vete aktereve (nderkombetare) kryesor, te cilet shpesheher dijne te behen pengese serioze ne kete drejtim. Ai sygjeron qe edhe sjelljet e gjertanishme te politikes amerikane e cila ėshtė e bazuar ende ne realizmin gjeopolitik te doctrines se Henry Kisingjerit te ndryshojne ne drejtim te nje sjelljeje qe synon kah idealizmi (nje shprehje e tij) qe promovon shoqerine globale te hapur, pra globalizmin e proceseve dhe dukurive ekonomike dhe atyre politike.


Per te vertetuar edhe nje here bindjen e tij per nje shoqeri te hapur globale ai mes tjerash thote; ” Perkunder mangesive te saja te theksuara, une edhe me tej mbes ithetare I flaket I globalizimit. E perkrahu, jo vetem nga shkaku I begatise qe ajo prodhon, por edhe per shkak te lirise qe ajo e ofron. Ate qe une e quaj shoqeri te hapur, sot do te duhejt te ofron shum me shume liri se sa cilido shtet I vetem”. Ne anen tjeter, si njeri I cili gjindet ne kulmin e bisneseve boterore, ai provon te deshmoje se besimi I verber ne mentalitetin e tregut te lire, lirise se shprehjes, dhe koncepteve teorike per diskursin e demokracise liberale, kane sjelle probleme te medha botes se sotme bashkekohore. Ku kriza e identitetit te njeriut te sotem bashkekohor, ne emer te kesaje lirie te tepruar, e ka vene ne pikepyetje te madhe jo vetem ate si pjestare te shoqerise, por edhe vete shoqerine bahskekohore. Pr t’I ikur kesaje kataklizme, Sorosi, preferon nje rruge tjeter, siq do te thoshte doajeni I sotem I sociologjise Anthony Giddens “rrugen e trete”, qe per te ėshtė ne te vertete nje alternative e vetme qe mund te shpetoje jo vetem sistemin financiar e vrullshem amerikan qe koheve te fundit ėshtė bere jo vetem model identifikues por edhe model I paarrijtshem per shum vende tjera, por pergjithesisht edhe teresine e civilizimit amerikan, te cilin nga te kater anet e botes jemi te gjithe duke e imituar ngapak.


Sorosi, siq edhe pame edhe me larte nu k e fsheh simpatine e tij per globalizimin, te cilin e identifikon me interesin e korporatave amerikane te fututa ne rrjeten e gjithembarshme boterore:”fati ka dashur qe krijimi I kėtij rendi te ri boteror, te perputhet me interesat tona vetanake”, shton ai pa kurrfar ngurrimi!


Do thene ne fund qe libri I tij “On Globalization”, padyshim shenon piken kulminante te pjekurise se tij qe te matet edhe ne diskursin e spjegimeve shkencore ne nivele globale. Perparesia e tij qendron ne pervojen e fituar ne menyre praktike neper gjitha meridianet e botes dhe ne mprehtesine e te shikuarit tjeterqysh te pervojave te reja te demokracise liberale sot ne bote. Per kete shkak, pa hezitim u rekomandohet te gjithe atyre qe pretendojne te kuptojne frymarrjen e re te kapitalizmit liberal, sot ne bote te identifikuar si globalizem, globalizim, globalitet. Kurse eksperteve te lemenjeve nga ekonomia, politika dhe sociologjia, kureshtja e te cileve padyshim do t’u nominohet me fakte te reja dhe te fresketa nga diskursi I ekonomise dhe politikes globale, u rekomandohet si lektyre e domosdoshme. Dhe ne fund, libri nuk ka pretendim te definoje globalizimin ne menyre shkencore, ai sikur thjesht bene pyetje sikurse shumica prej nesh, ne mos globalizimi ėshtė mit apo process?

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising with us is very easy and affordable. When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Well not with "AlbaNur". Here you pay once and your ad runs 24 hours a day seven days a week for a year.

You can advertise just about anything; to sell a car, to rent out an apartment, sell an old computer etc.

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

 

   

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

eXTReMe Tracker

copyright by ALBANUR/ designed by tim shkupi 2004