|
Pas tmerrit dhe
lemerisė qė e pėrjetuan qytetarėt e NJu Jorkut nga ana
e terroristėve tė Osama Bin Ladenit, kurse tani si
kundėrpėrgjigje edhe ata tė Kabulit nga bombat e
sofistikuara amerikane, thuhet se asgjė mė nuk do tė
jetė si ka qenė pėrpara!? Kureshtja e njerzėve tė
rėndomėt nga mbarė rruzulli tokėsor ka filluar tė
kaplohet nga flaka e kureshtjes pėr tė mėsuar
fenomenin e ri tė terorrrizmit fondamentalist qė nė
profecit e Nostradimusit,(libri I tė cilit po shitet
papresedan) dhe profetėve tjerė qė prognozuan tė
vėrtetėn pėr ardhmėrinė e njerėzimit, projektohet si
diēka e pashmangshme qė do tė ndodhė nė mileniumin qė
po hyjmė! Athua pėr ēka nė tė vėrtetė ėshtė fjala? A
ėshtė kjo fillim I njė lufte civilizimesh (apo
kulturash kursivi im F.M)- siq do tė thoshte filozofi
dhe sociologu I njohur botėror Samuel Huntigton? Apo
ėshtė njė kundėrpėrgjigje e re ndajė modernizmit tė
pėrshpejtuar tė shoqėrive pėrėndimore apo siq quhen
shoqėrive konsumuese?! TI hedhim njė vėshtrim, pėr
njė moment kėtij diskursi tė ri nė kėtė milenium
Terorrizmi fundamentalist, do tė thoshnim mund tė jet
derivat I gjitha besimeve monoteiste pa pėrjashtim,
ngase tė gjitha ato konsistojnė nė rregulla
ekstremisht tė ngurta, qė nė mvarėsi nga pozicioni I
interpretimit dhe spjegimit marrin konotimet e njė
forme tė re tė luftės. Luftės mes civilizimeve apo
kulturave tė ndryshme. Por ēka nė essence nenkuptojmė
me konceptet; civilizim, kulturė, fundamentalizėm
kulturor, etj. le tė ndjekim elaborimin e Samuel
Huntigtonit qė u bėnė kėtyre fenomeneve tė reja.
Samuel Huntigton, njė profesor I mirėnjohur i
Harvardit dhe Drejtori I John M. Olin Institutit pėr
studime Strategjike, nė vitin 1993, I cili kur e botoi
pėr here tė pare punimin e titulluarPėrleshja e
Civlizimeve?, nė Revisten prestigjioze Foreign
Affairs, pasuan njė sėri reagimesh, tė cilat sipas
Editorėve tė kėsaj Reviste, nuk mbaheshin nė mend nė
50 vitet e fundit tė shekullit tė kaluar! Fitohet
pėrshtypja, nga kjo distance kohore se kur njerėzit
hetojnė nevojėn qė tė reagojnė kėshtu nė numėr kaq tė
madhė, atėherė autori I tij, ose ishte shumė I bindur
nė ate qė kishte thenė ose ishte tėrėsisht nė aut!?
Samuel Huntigton, I shtyrė nga ky numėr kaq I madhė I
reagimeve publicistike, shkencore e besa edhe publike
politike, para saktėsisht shtatė viteve boton librin
(I cili poashtu do tė bėhet objekt I shumė kritikave,
por tashma ēuditėrisht edhe lavdatave!) me njė titull
identik:Pėrleshja e civilizimeve dhe rikonfirmimi i
sėrishėm i rendit botėror.
Ėshtė interesant, se tani pas titullit tė
lartėpėrmendur, mungonte pikėpyetja e mėhershme e
apostrofuar nė punimin e parė, qė dmth. se nė ndėrkohė
ai bėhet edhe mė I sigurt nė prejudikimet e tija tė
mėhershme pėr mundėsit reale tė pėrleshjeve tė
civilizimeve botėrore! Por, pėr ēfar prejudikimesh tė
kėtij autori nė tė vėrtetė ishte fjala, qė atėbotė e
patėn tronditur botėn me prognozimet pesimiste? Apo
cila ishte esenca e tezave tė Huntigtonit, dhe sa nė
tė vėrtetė tani pas njė distance kohore prej 7/8
vitesh, ato kanė dalur si tė vėrteta apo afėr tė
vėrtetės sė tij?
Qė nė fillim, sa pėr tė informuar lexuesit e nderuar,
duhet theksuar se z.Huntigton mendon se ; nė fund tė
shek.XX; kultura do tė bėhet madhėsi mesatare e ;
kulturės sė njė rrethi civilizues; kulturės sė njė
civilizimi! Ai me kėtė rast faktikisht e identifikon
kulturėn si koncept dhe veqanti tė grupeve apo
komuniteteve tė caktuara me konceptin e civlizimit, qė
nė essence (pėr mendimin tone) janė dy kategori tė
ndryshme mes vedi..
Kultura, pėrkatėsisht civilizimi, sipas tij ėshtė njė
mėnyrė e tė jetuarit, pėrmbledhje e tė jetuarit, tė
besuarit, institucioneve, strukturave sociale.
Civilizimet thotė ai, janė ne mė tė mėdhenjėt,
mbrenda tė cilės ndihemi nė shtėpinė tonė ndaras nga
tė gjithė ata tjerėt dikund atje.Civilizimet, si
entitete mė tė gjėra kulturore, kanė karakteristikat e
tyre objective, siq janė; historia, gjuha, religjioni
tradita, institucionet, pastaj edhe ato subjective, qė
prejudikohet pėrmes vetėidentifikimit tė njerzėve si
pjestarė tė njė civilizimi tė caktuar.
Huntigtoni, nė tė vėrtetė, kur e pėrmend identitetin
kulturor mendon se ai sot sėrish ėshtė bėrė njė cilėsi
dominuese e identitetit personal dhe atij social, me
fjalė tjera sot sipas kėtij vetėformulimi, njerėzit
vetėidentifikohėn dhe tė tjerėt ata I identifikojnė
ekskluzivisht, si pjestarė tė njėrit ndėr civilizimet
e caktuara, apo thėnė mė shkurt si pjestarė tė njėrit
ndėr tetė (sa edhe ai I identifikon) civilizimet
kryesore tė shek.XX. Ato civilizime tė identifikuara,
sipas Huntigtonit, janė; Civilizimi kinez (apo
Konfuqian), civilizimi Japonez, civilizimi Hindus;
Civilizimi Islam: Civilizimi Pėrėndimor:Civlizimi
Latioamerikan:Civilizimi Orthodoks: Civilizimi
Budistik, e ndoshta edhe Civlizimi Afrikan.
Duke e shikuar kėtė identifikim civilizimesh ana e
Samuel Huntigtonit, nuk ėshtė vėshtirė tė hetohet qė
numri mė I madhė I kategorizimit tė kėtillė I pėrket
apo I pėrgjigjet nė esence, ndarjes sipas kriterit
religjioz, kriter tė cilin autori me qėllim e pėrdor
si mjet identifikues tek kėto civilizime.
Sipas Huntigtonit, shkaqet ekonomike dhe ato
ideologjike, mė nuk do tė jenė ato determinantet tė
cilat do tI cilėsojnė dhe do tI tėrheqin pas vehtės
turmat e mėdha tė njerėzėve, e aq mė pak determinante
tė cilat do tI ndajnė ata mes vedi.Duke iu
falenderuar modernizimit tė pjesės mė tė madhe tė
botės dhe prosperitetit tė madhė ekonomik tė Azisė
juglindore dhe Lindjes, antagonizmat mes tė pasurėve
dhe tė varfėrve, gjithėnjė e mė pak do ti pėrcaktojnė
kahjet themelore tė politikės ndėrkombėtare.Dobėsimi I
ndikimit tė Pėrėndimit nė skenėn globale botėrore, nė
vitet qė po vijnė gjithėnjė do tė vijė duke u rritur.
Nė anėn tjetėr, mungesa e luftės sė ftohėt mes dy
superfuqive do ta zhdukė vijėn e demarkacionit lindje-
pėrėndim.
Principi i tubimit dhe I drejtimit tė zhvillimit
ekonomik, si edhe ai I bashkėpunimit tė botės sė sotme,
ėshtė I pėrcaktuar si thot Huntigtoni, nė rend tė pare
me limitet e pėrkatėsisė sė kėtij rrethi apo atij
rrethi civilizues.
Duke e ndjekur njė rrugėtim tė tillė tė structures dhe
tė dinamikės sė raporteve nė botėn bashkėkohore, e nė
anėn tjetėr edhe tė ridefinimit tė sferave tė ndikimit,
do tė thoshim se reale apo potenciale nė botėn e sotme
do mund tė bėheshin si pasojė I; sė pari, tendencave
univerzale tė cilit do civilizim, e parasė gjithash
atij pėrėndimor, pra dėshirės (dhe nevojės?)qė
drejtimet themelore tė kėtij civilizimi (sundimit tė
ligjit, pluralizmit social, individualizmit, etj.) tu
imponohėn vendeve apo civilizimeve tjera, si diēka e
mire , e dėshiruar dhe diēka univerzale, dhe sė dyti;
nga fakti se njė numėr bukur I madhė I vendeve gjindet
nė vijėn e ndarjeve tė dy e mė rrall edhe tė tri
civilizimeve.
Huntigtoni, nė kėtė rast shfrytzon nocionin e thjesht
shkencor mbi dridhjet e tokės, pėr tė ilustruar
pozicionin e kėtyre vendeve tė fundit. Tė cilat
gjinden nė hapsirėn e kryqėzimit tė dy anėve.
Shtrohet pyetja, sa nė tė vėrtetė ėshtė paradigma
civilizuese pėrcaktuese e marrėdhėdhėnieve nė botėn e
sotme, apo sa njerzė nė tė vėrtetė, tė periudhės
postbllokiste mund ta identifikojnė konceptin e asajė
qė u pėrket atyre, nė mesin e atyre tjerėve qė nuk
I ndajnė as muret e civilizimi (kulturės) pėrkatėsisht
religjionit? Huntigton, ėshtė shumė I vetėdijshėm se
etnokulturat, nė realitet kulturat autonome gjithėnjė
e mė shumė po bėhen cak identifikues I shumicės sė
njerzėve rreth e pėrqark kopshtit tė Krijuesit. Me
siguri, mė pak shkaku I pasojave tė modernizimit dhe
tė anomizitetit tė pėrcjellur me raportet e ndėrtuara
mes njerzėve tė ambienteve urbane(mobiliteti I madhė
hapsinor, etj.), e mė shum shkaku mes tjerash edhe I
reakcionit ndajė fenomenit tė globalizimit , qė dmth.
uniformitetit planetar tė informative, modes, ushqimit,
argėtimit,etj.
Nė ndėrkohė, tjetėr qėshtje, ėshtė se ku gjindet nė
hierarkinė e e ndjenjės sė pėrkatėsisė dhe besnikėrisė
sė tėrė kėtij uniformiteti, lojaliteti ndajė
civilizimit qė I pėrkasim, me fjalė tjera, sa ėshtė e
fuqishme, pra sa nė essence mundet me qenė e fuqishme
ndjenja e (vetė)identifikimit tė njerzėve sipas vijės
sė pėrkatėsisė civilizuese.
I ashtuquajturit sindrom ne ata, nuk e ka
kuptimin e lojalitetit dhe solidaritetit mes vedi. Sot
nė tė vėrtetė, ky sindrom I neve dhe atyreve, mė
sė shpeshti ekspozohet nė vetėdijen etnocentrike pra
nė ndjenjat etnonacionale (siq do tė mund tė thoshnim
ishin rastet e luftėrave identifikuese mes serbe dhe
kroatėve; shqiptarėve dhe serbėve; serbėve dhe
boshbjakėve: maqedonėve dhe Shqiptarėve, etj.). E
pėrbashkėt pėr tėrė kėtė sindromi, do tė thoshnim
ėshtė se; sa ėshtė e forte ndėrlidhja qė ushtrohet me
paradigmat e quajtura civilizim mes njerzėve?Ose A
mundet civilizimi si njė ndėr grupimet mė tė gjėra
njerėzore, (disa thonė vetėm mė e vogėl se raca!?) tė
shėrbejė si mjet identifikimi, apo disi ajo si koncept
(kazan)shumė I gjėrė I identifikimit tė vetėvehtės
ėshtė I tepėrt dhe si do tė thoshnim I papėrthekueshėm
pėr mentalitetet apo identitetet tė cilat ende notojnė
nė ujėrat e etnosit, races, religjionit dhe
identifikimeve tjera? Kjo pėr Ballkanin ku janė
zhvilluar dhe zhvillohėn ende luftėra nė baza etnike (prapa
tė cilit me siguri fshihet ai fetar?!) do tė thoshnim,
ėshtė e paimagjinueshme! Pėr shkak, pėrkatėsia e
identitetit tė civilizimit barierat e etnosit,
religjionit, dhe pėrkatėsisė regjionale I shkrinė nė
njė kazan tjetėrfare qė si identifikim kėrkon disa
swegmente tjera identifikuese.. Pėrveqė, kėsaj shum
vende n kuadėr tė regjionit pėrkatės, pra tė njejtit
civilizim kanė tė shumtėn e rasteve; kulturėn, mitet,
kujtesėn historike,etj. si argumente kontestuese nė
mes vedi, sa qė ėshtė vėshtirė tė sghkrihėn nė kazanin
e pėrbashkėt tė zhvillimit dhe emancipimit; ekonomik,
politik, religjioz, etj..
Ndarjet nė mes vetė civilizimeve ngandonjėherė dijnė
tė jenė aq kundėrthėnėse, sa qė janė mė shprehura se
sa ne mes vetė civilizimeve (psh. papajtushmėritė e
shprehura mes sunitėve dhe shiitėve nė civilizimin
islam; apo ai mes protestantėve dhe katolikėve nė
krishterizmin pėrėndimor, etj.)
Dhe mė nė fund vetėdija mbi pėrkatėsinė e njė
civilizimi, nuk ėshtė e thėnun tė jetė gjithėnjė e
njejt tek tė gjitha civilizimet, sot psh. ajo ėshtė mė
e thelluar nė islam se sa civilizimit pėrėndimor, nė
mes tjerash edhe pėr shkak se pėrkatėsia e ndonjė
shteti (nacional), loz rol mė tė vogėl nė
vetėpėrceptimin dhe vetėidentifikimin e anėtarėve tė
civilizimit tė pare.
Dueht cekur, se Samuel Huntigtoni shumė mire e heton
se nė fund tė shek. XX, ēėshtja e identitetit (sėrish)
fuqishėm fillon tI preokupojė njerėzit dhe se
njerėzit nevojėn pėr identifikimin tė vetėvehtės mė me
sukses do tė mund ta kėnaqin nė ndjenjat e pėrkatėsisė
etnike, se sa nė ate tė bashkėsisė shtetėrore, pra tė
njė entiteti politico territorial, nė mes tjerash
edhe pėr shkak se pėrkatėsia etnike apo ndjenja etnike
ėshtė mė pak racionale se sa bie fjala pėrkatėsia e
ndonjė entiteti shtetėror; pėr shkak se, pėrkatėsia
etnike nė esencė thirret nė tė kaluarėn dhe ėshtė
shumė mė e qėndrueshme.
Sipas, Huntigtonit, civilizimi nuk ėshtė asgjė tjetėr
pėrveq njė etnosi global. Mirėpo, shtrohet dilemma nė
formė pyetjeje. A mos ėshtė athua ende heret tė
mendohet se vetė etnosi global I Huntigtonit, ėshtė
disi i pamjaftueshėm pėr ti globalizuar shumicėn e
njerėzėve tė etnoseve tė ndryshme, nė mėnyrė qė ata tė
mund tė ndjehėn psiqikisht e sociologjikisht tė
identifikuar me te. Si duket, Huntigton harron se
fuqia apo niveli i identifikimit tė njerėzve me
civilizimin qė I pėrkasin, mvaret shum edhe nga pjesa
e teritorit se ku gjinden kėta njerzė tė kėtij
civilizim tė pėrzier me etnose tė ndryshme . Psh.
njerėzit qė jetojnė nė thellėsinė e Sibirit, me siguri
mė pak janė tė ndėrgjegjėsuar pėr pėrkatėsinė e vetė
specifike tė orthodoksizmit si civilizim, se sa bie
fjala rusėt tė cilėt tė cilėt janė tė ngulitur
kryesisht nė pjesėt jufore kufitare tė kėtij vendi.
Raca, poshtu, ėshtė njė grupim I madhė komunitetesh
sikurse civilizimi qė si objekt I identifikimit tė
njerzėve qė I ofron dhe I largon ata nga rrėnjė e
pėrkatėsisė sė njė civilizimi, mund tI konkuroi
seriozisht konceptit Huntigtonian tė civilizimit.
Zezakėt bie fjala tė civilizimit amerikano-latine, tė
cilėt e kanė pranuar krishterizmin tė shumtėn e
rasteve mė shumė identifikohėn me vėllezėrit sipas
races se sa vėllazėrit e civilizimit lationoamerikan
pėrėndimor.. Ose psh. Australia edhe sot e kėsaj dite
vuan ekonomikisht nga paragjykimet racore, tė cilat
janė evidente! Ngase, atje ndarjet demarkative ende
spozorohėn nė vijėn; e races sė verdhė dhe asajė tė
bardhė, e jo tė pėrkatėsisė shtetėrore. Popullėsi kjo
qė nė aspektin kulturor, tė traditės, religjionit,
etnosit, etj. I pėrket civilizimeve tė ndryshme, duke
pėrjashtuar kėtu identifikimin e jashtėm se ata I
pėrkasin njė civilizimi pėrėndimor. Thėnė mė ndryshe,
njerėzit e Azisė, atje nuk pėrceptohėn si
pėrfaqėsues tė civilizimit; japonez, konfuqian apo
atij budistik, por si azijatik, pra si pėrfaqėsues tė
races sė verdhė!
Meqenėse, Samuel Huntigton, nė civilizim gjenė, siq
shprehet ai etnosin global, atėherė politika lokale
ėshtė njė politikė e etnoseve, ndėrsa politika globale
politikė e civilizimeve, ku pėrleshjet e ardhėshme do
tė ndodhin mes kėtyre civlizimeve. Por ngjarjet e
fundit, tė shek. Tė kaluar dhe tė fillimit tė
mileniumit tė ri sikur dėshmojnė se politika globale
nuk ėshtė vetėm politikė qė zhvillohet mes
civilizimeve por parasėgjithash edhe politikė qė
zhvillohet pėr shkak tė interesave. Nė Luftėn e Golfit,
bie fjala mes dy vendeve tė civilizimit islamik, SHBA-t
(si personifikim I civilizimi pėrėndimor), furishėm e
sulmuan Irakun I cili pretendon tė marrė rolin prijs
tė civilizimit islam. Nė konfliktin e Bosnjės dhe ate
tė Kosovės, civilizimi pėrėndimor ishte nė anėn e
boshnjakėve dhe tė shqiptarėve, qė kurrėsesi nuk
pėrputhet me pikėpamjet e Profesorit tė nderuar tė
Harvardit. Ai nė njė prononcim tė vetin nė gazetat me
renome amerikane, intervenimin e NATOS(lexo; Amerikės!)
e patė shquar si jocivilizues dhe anomali tė llojit tė
vetė.
Si duket Huntigton I ngazėllyer me teorinė e tij tė
pastėrtisė civilizuese dhe idenė se secili nga
civilizimet e identifikuara nga penda e tij do tė
duhej tipėrmbajhej vetėvehtės, mendon se SHBA-t,
pėrmbrenda gjithėnjė e mė shumė po e rrezikon
multikulturalizmi I tepruar qė ajo u ofron
civilizimeve tjera! Ai nė tė vėrtetė ėshtė ithėtar i
mendimit se mbyllja hermetike ndajė civilizimeve ėshtė
shumė mė e sukseshme se sa hapja.Nė kėtė drejtim,
koncepti I spjegimit tė raporteve njerėzore dhe
civilizimeve nga ana e Profesorit nga Harvardi, mė
tepėr I ngjanė njė projeksioni tė tepruar dhe
paragjykues se sa ndonjė kahje tė pėrshkruar me
optimizėm.
Tekefundit, 11 shtatori e dėshmoi kėtė
Kurse
kundėrsulmet e Amerikės nė Avganistan dita mė ditės po
tregojnė se veprimet ushtarake mund tė jenė
relativisht tė sukseshme e aq mė tepėr senzibilizuese
pėr civilizimin e atjeshėm, gjė qė u dėshmua edhe nga
vetė qeveria amerikane.
Shtegėdalja do tė mund tė gjurmohej, nė njė dialog tė
ri mes kulturave tė ndryshme tė vendeve islamike dhe
atij pėrėndimor, nė mėnyrė qė projekti I globalizimit
tė bėhet mė I besueshėm pėr gjitha civilizimet e
Huntigtonit. Se a do tė mund tė arrihet kjo mbetet pėr
tu pare
|