|
Tani
nė prag tė fushatės paraelektorale pėr zgjedhjet
lokale qė do tė organizohėn nė Kosovė nė kėtė
vit, partitė e ndryshme politike me qėllim tė
animimit apo pėrfitimit tė secilės votė tė
Kosovarėve, do tė fillojnė tė rreshtohėn dhe
barikadohėn prapa ideve, programeve, premtimeve
dhe formave tė reja pėr pėrfitimin e
elektoratit Kosovar.
Ėshtė
mė se e sigurtė se, nė mesin e atuve dominante qė
do ti pėrdorin partitė politike jo vetėm
shqiptare por edhe tė komuniteteve tjera qė jetojnė
nė Kosovė, padyshim do tė jenė edhe ato tė natyrės
ideologjike, etnike, ekonomike,etj. Ēėshtė e vėrtetė
kėtė kapital tė ri qė do ti imponohet
elektoratit tė pamėsuar Kosovar qė tė votojė
sipas shijes e sidomos pėrshtypjeve premtuese qė do
tu ofrojnė kandidatėt e partive politike, do tė
mund ta njohin mė detajisht pėrmes mediumeve qė
tani kanė marrė formėn e kėpurdhave pas shiut.
Kjo
vlenė sidomos pėr grupimin e tretė politik(AAK-ja
apo PQLK-ja?), i cili ka nevojė tė dėshmojė kėtė
konsumim tė natyrės
sė infuzionit mobilizues qė nė kėtė fazė tė
ristrukturimit tė gjithėmbarshėm
tė jetės politike nė Kosovė, mė tepėr ėshtė
duke u pėrdorur
pėr ta mbajtur tė zgjuar opinionin Kosovar, se
sa pėr ndonjė veprim tjetėr afatgjatė strategjik.
Tani, kur nė Kosovė nuk ka mė ndikim politika e
Serbisė, prefiksi i
paraluftės, mbi kulaqin e pavarsisė qė e
konsumonte diskursi paqėsor dikur, mė nuk mund tė
thuhet se ėshtė vetėm monopol i sajė por pothuajse
i tė gjitha subjektėve tjera politike tė Kosovės.
Nė
kėtė kontekst shtrohet pyetja e se athua cilat nga kėto
subjekte politike
do tė dijė tė kėmbej kapitalin (e
monopolizuar gjertani) mbi pavarsinė e
Kosovės me ndonjė kapital mė tė
prekshėm pėr
sytė e qytetarit tė sotėm tė Kosovės? Diskursi
mbi pavarsinė, mė nuk do tė mund tė kapėrdihet pėrmes
politikės sė mbajtjes sė konferencave javore dhe
disa takimeve joformale, por parasėgjithash me njė
sistem tjetėr imponues, i cili ka parallogarit dhe
llogarit e veta qė mund tė ndikojnė nė ngritjen
dhe zbritjen e rejtingut politik tė liderve dhe
partive politike. Kjo frymė, e (do tė thoshja
rimobilizimit dhe e) presingut apo
kontrollit permanent tė liderve lokal, nga ana
e verdiktit do
tė mund tė ishte thikė me dy teha! Ciniku,
spjegimin e vetė do tė ngulte ta prejudikonte jo pėrmes
ndonjė statisfaksioni praktik por parasėgjithash
moral, qė pėr rrethanat tona aktuale Kosovare ėshtė
shumė i rėndėsishėm tė zbėrthehet.
Tehu
i parė i kėsajė thike, ka tė bėjė mė shumė
me marrjen e problemeve tė pėrditshmėrisė (ujė,
rryma, rruga, rindėrtimi i shtėpiave,etj.) me tė
cilat ballafaqohen psh. qytetarėt e njė regjioni apo
prefekture, e qė nė esencė
si tė tilla janė shumė tė nevojshme, meqė
i takojnė natyrės sė spektrit egzistencial, qė si
tė tilla e largojnė politikanin lokal nga
preokupimi madhor i realizimit tė synimit pėr
shtetėsi.
Dhe
tehu tjetėr, qė ka tė bėjė me intenzitetin
e zvogėluar prokupues tė politikajve
lokal lidhur
me problemin madhor tė
realizimit tė identitetit shtetėror tė Kosovės
Situata
postkonfliktuoze, konceptin e pavarsisė sė Kosovės,
mė nuk mund ta vėnė nė shtratin
Prokrustit politik edhe me vetė faktin se
ideja e lėvizjes apo moslėvizjes sė kėtij synimi tė
banorėve tė Kosovės, do tė matet edhe me kutet e
dioptrisė pozitė opozitė, qė gjertani i munguan
diskursit politik tė Kosovės. Qytetarėt e Kosovės,
konceptin e pavarsisė sė tyre (por edhe ate tė
Kosovės) do tė kenė mundėsi ta prekin me dorėn
e tyre tė pėrditshme, vetėm atėherė kur tė
fillojnė tė funksionojnė
logjika e respektimit tė ligjeve; juridike, ekonomike,
politike, morale,etj. Arkitektėt politik tė kėsaj
fryme tė ndėrtimit tė veqantisė shtetėrore,
partitė politike rivale tė kosovės, pėrherė do tė
duhet tė mendojnė pėrmes konkurencės sė mendimeve
(dhe pėrplot Projekteve alternative nėpėr fijokat e
tyre), pėr mungesėn e vizioneve afatshkurtėra qė e
shpojnė tunelin e pavarsisė sė Kosovės. Ato, duhet
ta kuptojnė, e sidomos ė dijnė tė spjegojnė
thjesht e mė thjesht, se ēka nė tė vėrtet ėshtė
pavarsia e Kosovės? Ēka fitojnė dhe ēka humbin
qytetarėt e sajė, poqese arrijnė ta bėjnė
realitet kėtė synim tė shumicės sė elektoratit tė
Kosovės? Si do tė arrihet kjo pavarsi nė
rrethanat e njė rishqyrtimi serioz tė reintegrimit tė
disa shteteve
Europiane, qė e
kanė pėrvojėn dyqindvjeqare tė veqantisė sė shtetėsisė? Cilat janė
hapat konkret, qė e qojnė apo e largojnė
Kosovėn kah drejtimi i pavarsisė?
Qytetarėt
e Kosovės, nė anėn tjetėr do tė duhej tė mėsojnė
abecen e asajė; ēfarė dėshirojnė tė besojnė nė
liderėt e tyre partiak? Cilat Parti, apo cilat
Programe politike janė mė afėr me projeksionet e
tyre dhe tė fėmijve tė tyre pėr tė ardhmėn? Ata,
poashtu duhet tė dijnė edhe tė rimobilizohėn nė
rast se synimet dhe interesat e tyre (edhe si indivė,
qytetarė dhe shtresa shoqėrore) pas periudhės sė
marrjes sė pushtetit lokal tė liderėve dhe partive
tė tyre, nuk realizohen!
Ngase,
pėrvoja e shteteve postkomuniste nė periudhėn e
transicionit shumicėn e rasteve elektoratin e vetė e
ka dėshpruar nė premtimet e dhėnuna para zgjedhjeve.
Kjo pėrvojė e hidhur, nė Rumani, Shqipėri e Kroaci,
ėshtė njė model preventiv dhe njė udhėrrėfyes i
mirė pėr tė mos i pėrsėritur gafet e
euforisė tuxhmaniane e asajė berishiane, nė stilin
e begatisė dhe pėrparimit meteorit tė vendit tė
tyre!
Qytetarėt
e Kosovės, dėshirojnė rindėrtimin e veqantisė
shtetėrore ta shohin sikurse procesin e rindėrtimit
material, i cili , si thuhetgur, gur ėshtė duke u
bėrė mur.
PDK-ja,
duket se me idenė e ngrirjes sė raporteve me
Administratėn e Z.Kushnerit,po i kthehet
definitivisht kursit tė brengave dhe problemeve tė
cilat i vėjnė themelet e diskursit mbi kujdesin e pėrditshmėrisė
sė qytetarve
tė Kosovės. Tė njejtėn gjė, me sa mund tė
hetohet konsistojnė ta ushqejnė edhe dy grupimet e
reja politike AAK-ja (sidomos)dhe PQLK-ja. Mirėpo,
atyre do tė thoshja ende u mungon ritmi i frymarrjes
dhe i projektimeve maratonike, pastajė ai i fuqisė
apo kaqikut tė imponimit, qė ėshtė shumė i
domosdoshėm nė kėtė rast. Kjo ėshtė e natyrshme
kur tė kihet parasysh se janė ende nė fazėn e mėsimit
tė leksioneve tė para politike. Dinosauri i vjetėr
politik, LDK-ja, me imazhin e fituar tė paraluftės,
sikur ecėn me hapa tė breshkės! Ajo ende ėshtė e
tronditur me paragjykimet qė ia mveshi vetėvehtės,
sidomos me takimin spektakular midis liderit tė sajė
dhe kryekasapit tė Ballkanit,nė kohėn e
bombardimeve tė NATO-s, nė Kosovė.
Loja
e pritjes, (nė gabimet e diskursit tė sakrificės
morale e materiale) duket kėtė dinosaur politik
anipse ende tė pakonsoliduar nė infrastrukturė tė
re politike, e ka
mbajtur ende nė njė rejting ende tė
respektueshėm nga ana e opinionit Kosovar.
Nė
anėn tjetėr, rivali i LDK-sė, PDK-ja, nė stilin e
prijatarit, pėrmes kontestimit tė ashpėr
ndajė Memorandumit Kushner-_Artemije, llogaritet
poashtu favorite e respektueshme nė garėn qė po
vjen. Me ēka ajo vetėn definitivisht e katapultojė
nė njė Parti serioze qė dinė ēka donė, si ta bėnė
ate qė dinė dhe me ēfar mjetesh ate ta bėnė.
Serioziteti i sajė dhe karizmės sė liderit tė sajė
kohėve tė fundit, bėnė qė
gara parazgjedhore dhe ajo zgjedhore tė bėhen
mė interesante.
Mobiliteti
i i theksuar kohėve tė fundit i PDK-sė, do thoshja
do tė ndikojė nė zgjimin nga gjumi tė
LDK-sė dhe partive tjera tė cilat e quajnė
vetėn tė spektrit tė qendrės. Vetėknaqėsia e
paraluftės, se e dominon tėrėsisht diskursin
politik tė Kosovės, do tė ishte njė kalkulim i
gabuar i strategėve dhe analistėve tė sajė politik.
E them kėtė ngaqė, lufta solli shumēka tė re nė
jetėn politike tė qytetarėve tė Kosovės. Ajo
solli pandamin, i cili nė shtetet me demokraci tė
gjatė ėshtė i nevojshėm sikur buka dhe uji, pėr
zhvillimin e jetės plurale! Pandami, pra rivali
politik mobilizon e jo rezignon kumdėrshtarin,
tekefundit ky rimobilizim do tė bėjė qė edhe
taborri tjetėr rivalizues i LDK-s tė mobilizohet me
Projekte dhe detyra tė ndryshme mobilizuese tė cilat
pėrmes konkurencės nė Programe do tė mund ta
nxirrnin Kosovėn nga errėsira e paragjykimeve tė
krijuara pas luftės nga qarqet e ndryshme pėr
Kosovarėt. Tekefundit, kėtu qėndron edhe poenta
kryesore e demokracisė, qė me programe tė shėndosha
liberale tė hyhet nė lojėn e konkurencės sė
mirėfillėt. Demokracia, brirat e vetė lakmues i ekspozon
nergut pėrmes konkurencės sė ideve, programeve dhe
projekteve, qė duhet apo i kanė imponuar partitė e
ndryshme politike.
Pėrvoja
e dėshmimit, tė Projekteve, Programeve dhe ideve qė
e finalizojnė synimin dhe interesin nacional tė
Kosovarėve, nga ana e Partive politike po ofrohet.
Ajo, pėrveq senzibilizimit tė bindshėm dhe atij tė
sipėrfaqshėm, duhet tė ofrojė edhe dėshminė e
pjekurisė nė
garėn e parė historike pėr ta. Kosovarėt, asnjėherė
nė historikun e qenėsimit tė tyre; etnonacinal dhe
etnopolitik, si sivjet nuk kanė pasur rastin qė
para syve tė qendrave tė vendosjes dhe tė
opinionit botėror tė dėshmohėn me pėrkatėsinė e
tyre Evropiane!
Zgjedhjet,
e mė vonė edhe instalimi i legjitimitetit demokratik
nė Kosovė, janė njė sfidė qė Kosovarėt mund dhe
dijnė ta dėshmojnė nė favor tė vetin. Nė kėtė
drejtim lypset vetėm njė mirėkuptim, njė tolerancė
dhe njė bashkėkuptim tė problemeve me tė cilat ata
nė kėtė milenium po ballafaqohėn, tė gjitha
tjerat vijnė vetėvetiu, dhasht Zoti dhe u bėftė
ashtu.Amin!
|