|
Nė
dhjetė vitet e fundit, ēėshtja e imponimit publik e
diskurseve tė ndryshme politike qė vepronin nė
Kosovė, si edhe roli i tė folurit para masave tė gjėra
popullore ishte
pothuajse njė ankth qė vazhdimisht shoqėrohej me
frigėn sygjestive tė policisė dhe gjygjėsisė serbe qė i pėrcillte
aktivistėt politik shqiptar. Nė anėn tjetėr ky
lloj i animimit publik politik pėr mėnyrėn e
sjelljes sė qytetarėve (anipse pa ndonjė koncept
dhe sistem tė definuar asnjėherė!) e i gjeneruar
kryesisht nga lėvizja paqėsore
qė personifikohej atėbotė pėrmes LDK-s,
ishte i hendikepuar dhe i privuar edhe nga elementi i
njė oponenti tė fuqishėm
politik i cili ate do ta kanalizonte nė
rrjedhat e njė pėrvoje tė re demokratike ashtu siq
zakonisht po bėhej nė pothuajse tė gjitha vendet
postkomuniste tė Evropės Lindore.
Tė
dy kėto paradispozita (ankthi dhe friga nga eksponimi
publik sė bashku me mungesėn e potencės opozitare),
bėnė qė diskursi demokratik asnjėherė nė Kosovė
tė mos marr trajtėn dhe formėn e
njė lloj demokracie tė mirėfillėt. Nga kjo
distancė kohore fitohet pėrshtypja, se politika e kėsajė
periudhe, sikur nuk e kishte imperativ dhe preokupim
demonstrimin e bindshėm tė ideve, bindjeve dhe
interesave tė veta, por kryesisht ėshtė orjentuar mė
tepėr nė ruajtjen e qetėsisė dhe stabilitetit nė
Kosovė, apo siq thuhej atėbotė substancės
kombėtare.
Nė tė vėrtetė, kjo periudhė ishte njė lloj
pushimoreje historike para furtunės, pėr ti
konsoliduar mė mirė radhėt pėr momentin tjetėr tė
rėndėsishėm historik tė fundit tė mileniumit.
Nė
anėn tjetėr, pikėrisht ky rezignacion improvizues i
shqiptarėve tė Kosovės pushtetit serb,
ia zgjaste mbijetimin dhe funksionalizimin e
idesė sė serbizimit tė Kosovės, si pjesė
integrale e ish Jugosllavisė. Nė tė vėrtetė, ai
rezultoi siq do tė shihet mė vonė me frustrimin
kolektiv tė shqiptarėve tė Kosovės, i cili do shpėrthej
nė vitin 1998/9
me aplikativitet masiv, tė paparė ndonjėherė
nė historikun e qenėsimit tė shqiptarėve nė
tėrėrsi!
Kėtyre
ditėve, me tė filluar promovimi (ideve, interesave
dhe bindjeve) i fushatės elektorale, shqiptarėt e
Kosovės sė bashku me shumicėn dėrmuese tė
komuniteteve lokale, koncepti dhe fryma e natyrės sė
politikės ka filluar tė ringjallet sipas njė skeme
tėrėsisht tė re dhe tė pa provuar
ndonjėherė nė analet e diskursit tė tyre
politik. Nė tė vėrtetė, forma e komunikimit apo
mjeshtria e tė folurit, me qėllim tė animimit dhe
senzibilizimit tė qytetarėve, si njė ndėr metodat
mė bindėse nė demokracit pėrėndimore, tregon qartė
dhe thjesht se si duhet imponuar apo si duhet pushtuar
e zotėruar interesimet e fokusuara (mė parė!) tė
elektoratit pėrkatėsisht qytetarėve tė njė vendi
qoftė ai demokratik (qė kanė njė pėrvojė tė
gjatė nė kėtė drejtim) apo postkomunist (qė nuk
kanė pėrvojė).
Pėr
kėtė metodologji tė pushtimit e zotėrimit tė
mendjeve dhe zemrave tė ithėtarėve tė njė partie
apo diskursi tė caktuar politik, do tė thoshnim flet
edhe njė fakt i cili na ėshtė i njohur pothuajse tė
gjithėve.
Nė
truallin e Europės, bie
fjala (pėrpara pėrafėrsisht 486 viteve.pe.r, nė provincėn e
atėhershme Greke tė Sicilisė dhe qytetin e sajė
Sirakuzėn) retorika si mjeshtri e bindjes dhe e
animimit tė opinionit publik shfaqet me fitorėn e
demokracisė mbi
jodemokracinė (nė
rastin e Sirakuzės
tiranisė).
Siq
mund tė hetohet edhe nga promovimet e kėtyre ditėve
tė kandidatėve pėr vendet udhėheqėse tė
departamenteve lokale
nėpėr Prefektura, koncepti dhe strategjia e
koketimit me elektoratin, pra potencialin votues i
cili kėta kandidat drejtėpėrdrejt i katapulton nė
vende kyqe pėr kėto departamente, ende nuk i ka
kaluar suazat e tensionimit alarmues, nė mėnyrė qė
organet e OSBE-s UNMIK-ut apo (larg mendsh!) tė KFORI-t,
ti bėjė
intervenuese!
Nė
tėrė kėtė lojė ende nė suaza improvizuese (ngaqė
kandidatėt dhe partitė qė i pėrfaqėsojnė
ata ende nuk i kanė hapur tė gjitha letrat
premtuese!), ėshtė interesant tė anlizohėn; stili,
metodologjia apo edhe mėnyra e tė folurit tė kėtyre
mini ministrave, prefektėve lokal, prej tė cilėve
do tė mvarėn shumė zhvillimi, rindėrtimi dhe
ringjallja e tėrėsishme e ekonomisė, politikės,
kulturės, jurisprudencės,etj. lokale tė Kosovės.
Nė
kėtė drejtim,ėshtė interesant tė bėhet edhe njė
analizė (pėr tė cilėn nuk besojė se e kanė nė
itinerarin e tyre as kandidatėt qė kandidohėn e as
shtabet e tyre elektorale!) lidhur me fjalimet e
tyre para elektoratit votues. Fjalime dhe oratori kėto
qė sukcesisvisht do tė mund tė transponoheshin nė
tri komponente kryesore.
Komponenta
e parė qė mund tė pagėzohet apo shquhet si
fakt presidencial, ka
tė bėjė kryesisht me disa
koncepte tė cilat janė tejet tė rėndėsishme
nė fazėn elektorale tė kandidatve qė e pretendojnė
postin e tė parit nė Prefekturat e Kosovės.
Cilėsit
kryesore tė kėsajė mėnyre imponuese nė animimin e
elektoratit (tashma pakashum edhe tė vetėdijshėm)
Kosovar, do tė thoshnim janė mungesa e oscilimi dhe
e dallimit
tė madhė nė emocionalitet dhe tonalitet; pastajė nė
zgjedhjen dhe pėrdorimin e vetės sė parė; nė pėrdorimin
e shprehjeve figurative; nė pėrmbajtjen e cili nuk
prezentohet me fraza tė thjeshta por
asosh qė i absorbon mė leht dhe mė kuptueshėm
niveli (arsimor pastaj ai i moshės dhe ai i strukturės
gjinore) i elektoratit.
Komponenta
e dytė, qė konsiderohet si komponentė e lidhur
drejtėpėrdrejt me diskursin partiak, ėshtė nė
realitet njė strategji qė zakonisht konfrontohet apo
ėshtė nė kundėrshtim me tė parėn, nė mes shumė
shkaqeve edhe pėr shkak se kjo i toleron oscilimet
emocionale dhe tonalitetin e kndidatit gjatė ofensivės
elektorale. Arma kryesore e kėsajė komponente ėshtė
kryesisht koncepti i solidaritetit dhe ai i pėrkatėsisė
(nė rastin tonė pėrkatėsisė etnike) apo
veqantisė,
nė mėnyrė qė Projekti i kandidatit shpalohet si
Projekt i cili i synon apetitet dhe interesimet e
fokusuara tė qytetarėve. Kjo mėnyrė e animimit tė
elektoratit, siq ėshtė ky i Kosovės i dalur nga
katrahura e pasluftės ėshtė shumė lehtė tė
manipulohet nė idetė e mėdha, siq janė ajo e
pamvarsisė, krijimit tė Parlamentit, institucionit tė
Presidencės, etj..
Komponenta
e tretė, qė nė terminologjinė e zakonshme
politike konsistohet si komponenta idiomatike,
e cila e apostrofon
kryesisht anėn figurative tė folurit apo
fjalimit para elektoratit, pastajė stilin e oratorit
dhe nė fund individualitetin e tij si kandidat
potencial votues . Sa dhe si
do tė jenė prezente kėto tipe apo kėto
komponente nė oratorinė e kandidatėve tė ndryshėm
pėr poste nėpėr prefekturat e Kosovės
nė zgjedhjet lokale, nuk ka ndonjė rregull tė
shkruar, por ėshtė mė se e qartė se njė radhitje
e logjikshme do tė ishte mė se e rekomanduar pėr
kandidatėt tanė qė po marrin pjesė nė zgjedhjet
lokale tė tetorit.
Ky
rekomandim, do tė thoshnim nė bazė tė njė analize
tė ekspertve tė IDERK-t (Instituti pėr Demokraci
dhe Relacione Etnike i Kosovės), do tė duhej tė
kishte njė radhitje tė kėtillė; sė pari do tė
preferohej komponenta presidenciale pastaj ajo
partiake dhe nė fund ajo idiomatike.
Gjatė
fushatės elektorale, e cila veq ka filluar tė futet
nė rrafshin e imponimit gradual tė ideve dhe
kandidatve lidhur me shum probleme nė tė cilat
aktualisht pėrplaset Kosova, kemi shumė indikacione
tė kėtyre tri komponentave. Mirėpo, sa do ta
ekonomizojnė nė veqanti kandidatėt e propozuar nga
partit e ndryshme politike konceptin prejudukues tė
komponenteve tė mėsipėrme,
pėr Prefektit
tė qyteti mbetet pėr tė parė. E themi kėshtu,
ngaqė, ky pozicion ofron mundėsit maksimale tė
identifikimit (edhe tė pėrdorimit) tė problemeve qė
e mundojnė qytetarin e thjeshtė tė qyteteve tė
Kosovės. Bile kjo do tė vlejė mė shumė pėr
sidomos kryeqendrėn e Kosovės Prishtinėn, e cila ka
nevojė mė shumė se qytetet tjera pėr
definimin e preokupimeve
dhe problemeve qė e rėndojnė ate nė pėrditshmėrinė
gadi kaotike nė disa segmente tė jetės.
|