The Official  Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released  by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

Kosova Online

 

Mirėsevini nė net faqen e Dr Fadil Malokut

A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Fadil Maloku /Sociolog/ 

Forumi tani eshte aktiv edhe me tema te reja edhe me komente, klikoni ketu te shkoni te forumi dhe te debatoni me profesorin e Universitetit te Prishtines!

 

WWW.SHPALLJEONLINE.COM

Banesa te reja te stilit Anglez ne shitje ne Kosove.

CHELSEA POINT

Studime Sociologjike

Shtresimet e identitetit Kulturor tė shqiptarėve tė Kosovės

Cilat ishin modelet e mentaliteteve politike nė vetėdijen e shqiptarėve tė Kosovės gjatė viteve 90-ta e kėndej

Globalizimi

Natyra e konflikteve ndėretnike dhe zgjidhja e tyre

Analiza Politike

A do tė jenė zgjedhjet Parlamentare garė e fiseve, apo garė e Partive?

Shqiptaret e Maqedonisė

A e shpejton bioritmin e avansimit tė tė drejtave kombėtare dhe atyre qytetare tė shqiptarėve nė Maqedoni - UĒK-ja

 

 
 

SHOP ONLINE

 

WANT TO SHOP? ONLINE SHOPPING IS EASY WITH US. WE WILL BRING YOU THE BEST DEALS...

 

If you like the design of this page, we can help you to design one for you too! E-mail us to make a very good deal today!

 

 

 

ESE SOCIOLOGJIK

 

Fjalėt kyqe; perspektivat e identitetit kulturor shqiptar, identiteti , integrimi, globalizimi, tranzicioni, kultura, identiteti kulturor

 

Dr. FADIL MALOKU

Qė nė fillim do theksuar se qėshtja e procesit tė diagnostifikimit sociologjik tė shtresimit tė identitetit kulturor tė shqiptarėve tė Kosovės, e do merrja guximin tė shtoja edhe atij tė Shqipėrisė, ngaqė I pėrkasin njė trungu qė qe padrejtėsisht I coptuar gjatė histories sė kaluar, nuk do tė mund tė tė ushtrohej ende vetėm me dioptrinė e njė skalpeli kirurgjik sociologjik. Kur e them kėtė parasėgjithash kam parasysh, siq do shprehej sot eminenca numėr njė nė botė , sociologu Antoni Gidens “ procesin e nevojshėm tė afatizimit tė asajė pjese tė historiesė qė nė neve fut dilemma mbi prejardhjen e vertetė tonėn”.
Kėsajė kur t’I shtohet edhe njė problem tjetėr qė nė shkencat sociologjike ėshtė shumė duke u pėrfilluar dhe diagnostifikuar si ai I “nevojes sė kalimit tė kohės” pėr t’u marrė me fenomenet dhe dukurit e shtresimit kulturor tė popujve dhe tė kombeve qė kushtimisht tė shprehem, kanė lėnė pėrshtypjen e njė tė vonuar nė maratonin e historiesė, por qė sido kudo mė nė fund do tė mbrrijė nė cakun e limituar mė pare.
Distanca kohore, pėr ne sociologėve do tė thoshja gjithėnjė bėhet njė pengesė serioze pėr t’I evidentua ndryshimet apo shtresimet kulturore qė zakonisht ndodhin nder popuj tė ndryshėm.Klod Levi Straus, njė antropolog I shquar, kur ėshtė nė pyetje fenomeni kohė, na lenė tė kuptojmė se zakonisht ekspertėt e lėmive tė ndryshme(aludimi ėshtė nė historian dhe sociolog) shtresimet kulturore, apo siq I pagėzon ai si “modele shoqėrore tė sjelljeve tė popujve”, gadi tė shumtėn e rasteve arijnė tė mos I diagnostifikojnė ndryshimet sociokulturore.
Pėr neve shqiptarėve tė Kosovės, kam pėrshtypjen qėshtja e identitetit kulturor nuk mund tė diagnostifikohet edhe aq sa do tė donim ne , poqese shikohet shkėputur nga proceset qė ndodhėn nė fund tė shek e kaluar. Themi kėshtu ngaqė, kėto procese e vijėzuan deri diku edhe ndryshimet tjera ekonomike, politike, etnopsikologjike, e tj..Nė kėt ėdrejtim do tė thoshja qė , shpartallimi I ish krijesave mini dha atyre makro perandorake komuniste, siq ishin ai I ish Jugosllavisė dhe BRSS-sė, kah fundi I viteve ’80-ta dhe fillimi I atyre ’90-ta, shkaktoi dy forma krizash tė identiteteve pėr popujt qė ishin ngujuar padrejtėsisht me dekada tė tėra nėn oxhakun e tyre.
1/ Nė njėrėn anė, apo nė njėrin rrafsh shkaktoi krizėn egzistuese qė kultivonin projektin e shtet – kombit me njė pėrvojė tė konsideruar tė dėshmimit tė vetėvehtės perms shkatrrimit tė veqantive kulturore tė tjerėve, siq ishte rasti I serbve nė raport me gjithė ish popujt jugosllav, e sidomos boshnjakėt dhe shqiptarėt e Kosovės, qė pėr pasojė pati pesė luftėra tė pėrgjakshme me qindra mijėra viktima tė pafajshme civile dhe dėme materiale.
2/ Dhe ne anen tjeter krizėn apo hutinė e atyre identiteteve kombėtare, tė cilat me shthurjen e kėtyre mega dhe mini perandorive, e humbėn rastin pėr ta quar gjerė nė fund procesin e rrumbullaksimit tė identitetit tė tyre kombėtar nė formė tė Projektit shtet-komb
E ardhmja e identititetit kulturor tė shqiptarėve tė Kosovės nuk guxon tė mbetet pa kapakun e veqantisė shtet – komb.Anipse nė kushtet dhe rrethanat e zhvillimeve tė reja globalizuese, ngandonjėherė roli I idnetitetit shtetėror pėrpiqet tė relativizohet nė atė masė sa edhe tė kontestohet me teori dhe praktika tė reja tė procesit tė ri tė globalizimit,. Proces dhe fenomen ky I ri si nė praktikėn ashtu edhe nė teorinė e zhvillimeve tė reja shoqėroro-politike, ėshtė bėrė pjesė e pandashme e jetės sonė.
Globalizimi si fenomen I ri ka filluar t’I pėrfshijė tė gjitha civilizimet, kulturat dhe shoqėrit e rruzullit tokėsor. Globalizimi kulturor sot nė shek. tone si tendencė permanente prejudikon dy procese kryesore; diversifikimin kulturor dhe reidentifikimn kulturor. Kur tė analizohen kėshtu tendenca e pare thuhet se hap hapsira tė emancipimit kulturor. Identiteti fetare, si pjesė e identitetit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve, ėshtė njė cėshtje qė shpesh zėhet nė gojė nga studiuesit vendas dhe ata tė jashtėm, me qėllim qė pakashum tė definohet prejardhja e pėrkatėsisė globale si popull.Nė kėtė kontekst do tė bėnim pyetje se athua, cila veti shqiptarėt I shquan si properėndimor?Janė ajo pozita e theksuar gjeografike, organizimi pėrherė jostabil politik, pėrcaktimi I tyre nė familjen e madhe Evropiane, apo diq tjetėr?.
Pėrgjigjėja do tė ishte se tė gjitha ngapak, e asnjė nė veqanti.Themi kėshtu ngaqė nė periudhėn aktuale tė transformimeve tė mėdha globalizuese, tė gjitha kėto elemente determinuese lidhur me identitetin fetar (dhe jo vetėm fetar!) shqiptar po ripozicionohėn dhe po marrin dimensione shtesė.
Mendojė definitivisht, se identitetin fetar tė shqiptarėve tė Kosovės, nė kėto rrethana e pėrcaktojnė limite tjera qė gjithėsesi nė mileniumin e ri ushtruan ndryshime tė mėdha.Ndėr kėto kėto limite apo thenė mė ndryshe elemente plotėsuese nė rindėrtimin e identitetit fetar (sidomos), ėshtė padyshim ai I demokracisė liberale. Kjo gjendje, apo ky status qė po krijohet dalngadal nė mentalitetin dhe etnopsikologjinė e shqiptarėve tė Kosovės, kundruall njė identiteti tė dėshmuar gjeografik Evropian, ėshtė I pakrahasueshėm me cfardo qė tė ketė ngjarė mė parė.
Cka ėshtė Globalizimi?
Qė nė fillim do pėrmendja njė dukuri tė cilėn e hasim pothuajse nė tė gjitha nivelet akademike, kur ėshtė fjala pėr ndrrimin e mileniumeve.Pėr ne Kosovarėt ky termė pakashum ėshtė I ndėrlidhur me njė ngjarje historike do thoshja pėr shkak se pas njė pastrimi etnik me pėrmasa gjigante (1 milion njerzė u shpėrngulėn nga vatrat e tyre!), ata sėrish arrijtėn tė rikthehen nė vatrat tyre.
Mirėpo, poqese ky kontekst I spjegimit tė “mileniumit” mirret si shkak pėr tė spjeguar njė dukuri,ideologji,apo njė fenomen I cili ka ndodhė apo eventualisht do tė ndodhė nė tė ardhmėn, atėherė ėshtė e pamundur tė flitet apo tė prejkudikohėn ngjarjet, fenomenet, apo edhe ndodhit nė sferat e ndryshme tė zhvillimit.E themi kėshtu, pėr arsye se natyra dhe dinamika e zhvillimit tė dukurive dhe fenomeneve tė sotme ėshtė aq e shpejt dmth aq marramendėse, saq vėshtėrė ėshtė tė prognozohet se cfar do tė mund tė ndodhė mbrenda njė viti, decade, e lėre mbrenda njė mileniumi apo edhe shekulli.
Psh. para njė mileniumi e kėndej kan ndodhur shumė ngjarje dhe ndodhi tė cilat kanė lane vrragė apo gjurmė nė historinė Evropiane, siq janė;feudalizmi,zbulimi I Amerikės , luftrat fetare (kryqėzatat), arsimimi I njerėve, zhvillimi marramendės I shkencės dhe I teknologjisė, revolucioni I borgjez francez, pavarsimi I shum shteteve, paraqitja e socializmit pėr tė cilin ėshtė menduar se ėshtė njė ardhmėri e sigurt pėr njerėzit, lufta e ftohėt, rėnja e murit tė Berlinit, pastajė kėtu lirisht do tė mund tė futja si ngjarje tė rendėsishme edhe kthimin e 1 milion shqiptarėve nė trojet e tyre pas dėbimit me dhunė nga regjimi I Beogradit,etj
Sot psh. a mund ta imagjinojmė bie fjala Skenderbeun (njė hero nė traditėn tone tė largėt ) se si bisedon me telefon tė sigurt me gjeneralėt e vet dhe si e organizon bie fjala strategjin e mbrojtjes sė vendit tė tij pėrmes njė qendre tė sofistikuar kompjuteristike, siq bėnė Amerikanėt bie fjala ne lufėn e fundit nė Irak ? I njejti Skenderbe, psh. pėr kohen e vete as qe ka mundur te imagjinojė njė pėr njė mėnyrė tė tillė tė udhėheqėjes sė luftės kundėr turqve.Andajė ėshtė shumė vėshtirė, njeriu apo cilido shkenctar tė prejudikojė se cfar nė essence mundet me ndodhė pėr njė periudhė kaq tė gjatė prej mileniumit?! Bota nė tė cilėn ne po jetojmė sot aspak nuk ėshtė statike, por ėshtė object I njė transformimi permanent.Nuk duhet edhe tė trajtohemi si gjeneratė, aq tė vjetėr sa mos tė mundemi me I specifikua dallimet dhe imazhet qė I kishim bie fjala nė fėmijėri dhe ato qė I kemi tani. Unė bie fjala e mbajė nė mend kontaktin e pare me TV-n, pėr shumicen nga ne kėtu udhėtimi jasht vendit ishte pothuajse njė aventurė e tėrėr.Nė tė vėrtetė, ne si individ dhe si shoqėri as qė kemi dijtur se cfar po ndodhė nė kontinentet tjera, edhe nėse kemi arrijtur tė mėsojmė pėr to, ne ato I kemi marr vesh shum vonė.Jeta jonė pra zhvillohej me njė ritėm shumė tė ngadalshėm
Sot ka ndryshuar cdo gjė.Telefoni,telefaksi, satelitėt komunikativ. Televizioni kabllovik, dhe Interneti, na mundėsojnė me shpejtėsi marramendėse komunikimin me cilėndo pjesė tė rruzullit tokėsor! Athua jemi tė vetėdijshėm, se pėr cdo ditė nė Internet supozohėn mė sė paku tė happen nga 85.000 faqe te reja!Sipas disa tė dhėnave momentalisht nė Internet janė tė hapura dikund rreth 370 gjerė 400 milion web mrezha?Pėr 10 vitet e ardhshme supozohet se dikund rreth 300 gjer 350 miliarda web mrezha te tilla?!
Kur janė paraqitur radio stacionet e para, thuhet se kanė qenė tė nevojshme dikund rreth 38 vjet pėr t’u arritur numri prej 50 milion ndėgjuesveTelevizionit, pėr tė pasur njė numėr tė tillė tė shikuesve thuhet si iu kanė nevojitur vetėm 13 vite
Interneti, kėtė shifėr e ka arritur vetėm pėr 4 vite!Ndėrsa ėshtė llogaritur se nė vitin 2005, ai do t’I ketė jo mė pak se 1 miliard konsumues, nė tė vėrtetė njė tė gjashtėn e tėrė banorėve tė botės!Sot nė kėtė rrjetėzim tė nevojavedhe tė interesave, askush nuk mundtė presupozojė se I ėshtė e mjaftueshme vetėvehtja, pėr shkak se cdo aspect I jetės mvaret nga shumė individ dhe vende.
Poqese, do ta bėnim njė eksperimentim tė thjesht, do tė dėshmonim se ky rrjetėzim I nevojave dhe interesave tė njerzėve nga viset e ndryshme tė botės ėshtė esenca e botės moderne. Marrim psh. Cilin do send apo punė me tė cilin mirremi pėrcdo ditė.Ja psh gazetat.Pėr tė mundur t’I lexojmė rregullisht bie fjala gazetat ditore, ėshtė e nevojshme qė dikush nė malet e Zvicrės t’I prej lisat e nevojshėm e mandej t’I pėrpunojė nė formė letre.Kjo letėr mė pastaj ėshtė duhet tė transportohet nė vise tė ndryshme me trena,aniea,kamiona etj. tė cilėt munden me qenė edhe tė Austrisė edhe tė Gjermanisė edhe tė Francės, etj. Tek ne nė Kosovė, bie fjala e njejta letėr qė vjen nga kėto vende dhe qė shėrben pėr prodhimin e gazetave tona ditore, (tė cilat prap prejardhjen nuk e kanė nga Kosova) prap konsumohet nga makinat gjermane, angleze apo amerikane. Pastaj pėr t’I bėrė tė tilla kėto makina nė formė shtypshkronjės, ėshtė e kuptueshme se ėshtė nevojitur hekuri, tė cilin Zoti e di se ku ka mundur me u ble!Mė tej, psh. Disa nga gazetat qė dalin sot nė Kosovė/si Koha Ditore psh./ ne mund t’I lexojmė edhe pėrmes programit satelitor, tė cilin poashtu e kanė vendosur shtetet Evropiane dikund nė orbitė .Nė kėtė kontekst ne mund tė vazhdojmė tė dėshmojmė ndėrlidhjen apo rrjetėzimin e nevojshėm tė shteteve dhe vendeve tė ndryshme tė cilat dėshmojnė se cdo skutė dhe cdo send ėshtė lendė e univerzumit ku bashkohėn tė gjitha kėndet tė cilat hapin perspektiva tė ndryshme pėr njerzit anekėnd rruzullit tokėsor.
Nėse dojmė ta pėrdorim termin apo shprehjen e cila tashma ka filluar tė hyjė edhe nė gjuhėn tone sidomos nga mediat e mė pak nga shkenctarėt, atėherė mund dhe duhet tė themi se jetojmė nė botėn e cila gjindet nė procesin e Globalizimit.Pėr mendimin tim njė nxitje pa dyshim fundamental, kėtyre ndryshimeve tė mėdha u ka dhėnė edhe qėshtja e zbulimeve tė reja nė kompjuterizėm dhe nė teknologjinė e komunikimit
Kompjuteri ėshtė njė zbulim, I cili nuk mund dhe nuk duhet tė konsistohet sikurse zbulimet tjera poashtu tė rendėsishme. Nė tė vėrtetė tė gjitha zbulimet e mėparshme qė I ka bėrė mendja e njeriut, disi kanė qenė nė funksion tė smadhimit tė kapaciteteve intelektuale dhe atyre fizike tė njeriut1.Pra, thenė mė thjeshtė, tė gjitha ato zbulime”epokale” ishin dhe janė ende nė funksion tė lehtėsimit tė punės fizike tė njeriut. Ta marrim psh. sharrėn dhe bie fjala dhe cekiqin.Qė tė dy kėto mjete personifikojnė mė sė miri smadhimin apo rritjen e shumfisht tė rolit tė punės sė njeriut; apo rrota psh.sė bashku me tė gjitha zbulimet me te, nė njė mėnyrė janė vazhdim I kėmbėve tona, pėr shkak se na mundėsojnė tė sillemi me njė shpejtėsi shum mė tė madhe se sa qė kishim mundur me u sjellė pa te. Tė njejtėn gjė tė pėrafėrt do tė mund ta thoshnim psh. edhe pėr dylbit, qė konsistojnė rritjen a aftėsisė sė tė parit. Tė njejtin fuksion apo dedikim e ushtrojnė edhe mediumet elektronike.
Mirėpo,kompjuteri ėshtė dicka qė nuk mund tė krahasohet me asgjė tjetėr.Me te bie fjala ne I smadhojmė kapacitetet tona tė trurit.Kėmbėt, duarėt,goja,dhe veshėt nė njė mėnyrė janė vazhdim I trurit, ato funksionojnė si armė kryesore tė njeriut. Ai sidomos, nė ditėt e sotme tė njė histrie tė paparė gjerė tani tė konsumimit tė informatave ėshtė I vetmi mjet, I cili arrinė t’I shumfishojė kapacitetet e trurit tone. Me te ne sot, (edhe nė Kosovė) kemi arrijtur tė bėjmė pėrpunimin e tė dhėnave tė paimagjinueshme, tė cilat trurit tone bie fjala iu kishin dashur ndoshta vite tė tėra pėr ta bėrė atė.Tė gjitha kėto veti pra kompjuterin e bėjnė tė pazavendsueshėm, ngaqė pėrveq kėsaj ai na mundėson tė gjejmė apo edhe tė zbulojmė armė tjera shumė mė tė sofistikuara se sa qė ėshtė ai vetė.Kėshtu qė pra ky zbulim trurit tė njeriut I mundėson zbulime tjera tė cilat atij I mundėsojnė ta riformėsojė botėn ashtu siq atij I pėrgjigjet, pra ashtu qė pėr njė kohė tė shkurtėr shumė gjėra tė paimagjinueshme gjerė mė tani do bėhen realitet, ashtu qė koha jonė nuk do tė mund tė krahasohet mė me asnje kohė tjetėr tė historisė sė njerėzimit
Nė anėn tjetėr, teknologjia e komunikimit I ka suspenduar tė gjitha largėsit fizike, kurse nė anėn tjetėr I ka rritė tė dhėnat qė mund t’I kemi pėr njeri tjetrin.Tani nuk mund tė jetojmė mė tė izoluar nga tė tjerėt, ngaqė cdo ngjarje apo ndodhi kudo qė tė ndodhė nė skajė tė botės pėr njė kohė shumė tė shkurtėr e maarim me shpejtėsi marramendėse.
Pėr kėtė shkak, cdo situate,cdo vendim I rendėsishėm I ndonjė personaliteti tė njohur shprehet apo ndėrlidhet me jetėrat e njerzėve dhe regjioneve tė ndryshme nėpėr anėt e ndryshme tė botės.Nė tė vėrtetė kėtė fenomen ne lirisht mund taidentifikojmė si process tė globalizimit, qe tek ne edhe si termė e edhe si dukuri shoqėrore ende ėshtė e re.
Duke e huazuar idenė e grekve tė vjetėr , nė njė kontekst tėrėsisht tjetėrfare , cdo njeri bashkėkohor sot mund tė thotė lirisht;”asgjė njerėzore nuk mė ėshtė e panjohur”, ngaqė cdo gjė mund tė ket reperkusione pėr secilin nga ne qė jemi kėtu bie fjala. Marshali Makluani, shumė mė heret nė mėnyrė gjeniale e pat prejudikuar kėtė process, ndėrsa I pari e paraljmrojė dukurinė apo fenomenin e “fshatit global”, pra njė bote me komunikime tė mėdha e cila do t’I gjasojė vėrtetė njė fshati.
Kėtė llojė pėrparimi teknologjik dhe pėrcjellje tė ndryshimeve shoqėrore nuk mund tandalė mė askush.Bie fjala nė vitin 1903 prodhuesit e “Mercedesit”, kishin pėrshtypje se numri I automobilave tė gjithėmbarshėm pėr tėrė botėn do tė mund tė sillej aty dikund kah 1 milionshi, ngaqė kalkulimet e tyre ishin se ata nuk do tė mund tė trajnonin 1 milion njerzė tė vozisin automobilat e tyre. Nuk ka dyshim se Kompania ishte nė njė ėndėrr.
Ose psh. Njė rast tjeter Njė Komitet I parlamentit tė Anglisė bie fjala nė debatet e veta mendonte se llampa elektrike tė cilėn e kishte zbuluar Edisoni, e pa tė cilėn ne sot as qė mund ta imagjinojmė jetėn/kėtė mė sė miri e kemi provuar ne Kosovarėt nė kohėn e pasluftės/ ishte nė tė vėrtetė njė send egzotik me tė cilėn argėtoheshin amerikanėt!Ngaqė siaps anglezėve, amerikanėt I kishin nė qejf zbulimet sipėrfaqsore qė nuk kishin rendėsi edhe pėr pjesėt tjeratė botės.
A ėshtė I mundshėm Globalizimi?
Nėse nė mėnyrė tė paevitueshme jemi duke shkuar kah globalizimi /kurse nė essence tė gjtiha konditat na flasin se jemi duke shkuar andej pari/, atėherė ėshtė e nevojshme ta identifikojmė kėtė rrugėtim, pra cfar globalizimi dėshirojmė? Njė process I kėtill mendojė se do tė mund tė zhvillohej nė forma apo modele tė ndryshme. Sipas kėtij prejudikimi, nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm pranimi I procesit tė globalizimit por parasėgjtihash duhet ta definojmė mėnyrėn dhe kushtet nėn tė cilat do tė kyqemi nė kėtė proces?
Ne sot anipse nuk kemi ndoshta kohė edhe aq shumė tė ndalemi nė kėtė problematikė, por mund themi tėrthorazi se procesi I globalizimit do tė mund tė kėndėvėshtrohej nga dy perspective;Nė njėrėn anė, ėshtė e mundshme qė tė tentohet tė realizohet njė civilizim universal , nė tė cilin I tėrė civilizimi njė ditė do tė bėhet pjesė e ;njė mėnyre tė vetme tė menduarit, njė shoqėrie tė vetme, e ndoshta edhe njė qeverie te vetme?!
2. Nė anėn tjetėr, ėshtė e natyrshme tė mendohet see njė projektim I kėtillė I ngjarjeve tė sipėrme, nuk ėshtė as realist e as ndoshta I nevojshėm, ngase dallimet nė mes identiteteve tė ndryshme kulturore ,etnike dhe aso racore gjithėnjė do tė egzistojnė
. Shikuar nga ky kėndėvėshtrim, do tė thoshja, se ndoshta edhe nuk ėshtė qėllimi I fundit I Globalizimit, krijimi I njė shoqėrie homogjene globale, por krijimi I njė koloriti identitetesh etnike, kulturore, ndoshta edhe politike, por mendoj asesi edhe ekonomike.
Thėnė mė shkurt, modeli I pare do tė thoshja mė tepėr prejudikon bashkimin, unifikimin, ai I dyti parasėgjithash prejudikon parcializimin pra respektimin e veqantive kulturore, etnike, etj. tė tjerėve.
A mundet Civilizimi universal tė bėhet kulturė universale?
Ideja e civilizimit universal, do tė thoshja paraqitet ardhjen e kohės Moderne; e cila nė vend qė tė mirret me kultivimin e veqantive kulturore, politike, etnike, etj, ajo e zhvillon sė pari idenė e integrimeve rajonale, pastajė ate tė teritoreve, nė mėnyrė qė nė fund tė krijoj utopinė e njė qeverie te vetme me pėrmasa botėrore!
Pėr dikend nga ne kėtu me siguri do tė duket se ky project, nė tė vėrtetė ėshtė njė qėllim I caktuar prapa tė cilit fshihet nostalgjia e idesė sė krishterizmit, dhe autoritetit tė sajė moral (e mė vonė edhe me autoritet politik) , gjė qė edhe ėshtė ndoshta pėr tė dyshuar qė nė njė mėnyrė konsiston tė jetė mė superior se sa edhe shtetet nacionale, thjesht nė bazat e nje demokracie dogmatike, me folklorin e tė drejtave tė njeriut dhe avansimin e faktorit tekniko teknologjik.
Problemi, ėshtė se ky koncepcion I shoqėrisė moderne ,nė vetėvehte fsheh njė paradoks, tė cilin do tė thoshja shum mė heret e kishte kuptuar Zhan Zhak Ruso, e I cili do tė und tė shprehej me idenė se”kemi obligim tė jemi tė lire”.
Gjindemi para paradoksit, ngaqė liria nė tė vėrtetė dmth. Se lirisht mund tė zgjedhim atee qė mė sė shumti I pėrshtatet interesave dhe vlerave tona. Mirėpo, neve nė anėn tjetėr moderniteti na thot;;” Nė emėr tė lirisė, ju mund tė zgjidhni vetėm lirinė;jeni tė obliguar tė zgjedhni vetėm ate!?)” Sipas kėsajė skeme, ne tė gjithė kemi tė drejtė tė zgjedhim vetėm lirinė(!). Tė kuptuarit e kėsisojt tė lirisė , neve na fitohet pėrshtypja se jemi tė kufizuar!? Gjėrat bėhen edhe mė tė vėshtira kur fillojmė t’I kuptojmė konceptet themelore tė modernitetit nė mėnyrė operative. Psh.cka ėshtė nė tė vertetė liria? Cilėt janė kufinjėt e sajė? Ēka ėshtė demokracia? Cka janė tė drejtat e nejriut? Dhe a ėshtė liria dhunti hyjnore apo njerėzore?
Nė suazat e paradoskit tė lartėpėrmendur qė e posedon moderniteti, do tė thoshnim se ai kėrkon qė domethėniet e ndryshme tė koncepteve tė tilla tė interpretohen nė njė mėnyrė tė vetme.

Artikulimi I veqantive Kulturore

Pozicioni tjetėr I tė kuptuarit tė procesit tė globalizimit, kam pėrshtypjen se ėshtė mė dinamik, nė kuptimin e pranimit tė dallimeve mes kulturave,grupeve,racave, bashkėsive tė ndryshme religjioze etj..
Kėtė model, pra nuk e pėrbėn zhdukja e veqantive tė cilat do tė viktimizoheshin nė altarin e civilizimit universal, por pėrkundrazi artikulimi respektabil I dallimeve;etnike,racore,religjioze, kulturore,etj., tė cilat vetėvetiu janė shprehje e njė lirie dhe tolerance tė mirėfillėt mes popujve,shteteve dhe civilizimeve nė mbarė botėn e tanishme dhe tė ardhshme.
Pėrkundėr idesė sė modernitetit, e cila dosido identifikohet me format e jetės pėrėndimore, e cila pretendon t’I rregullojė gjitha raportet e shoqėrive tjera sipas kutit tė vetė, vjen reaksioni postmodernist I cili pėrkushtimin e ka tė koncentruar nė ndėrtimin e njė shoqėrie globale, e cila e respekton identitetin e secilit civilizim tjetėr kulturor.Duke lejuar , kėshtu qė secili grupim kulturor ta kultivojė si shtet I organizuar legal, vetėvehtėn
Ne do tė thoshnim se koncepti I postmoderniteti sot ėshtė duke u ndėrtuar nė njė lloj skepticizmi ndajė tė gjitha dogmave dhe tė vėrtetave shoqėrore tė cilat nė njė mėnyrė pretendojnė tė jenė tė padiskutueshme.
Postmodernizmi, fitohet pėrshtypja sociologjike ėshtė ndėrtuar apo edhe ende po ndėrtohet nė njė lloj dyshimi (do tė thoshja ndoshta edhe) shqetėsues I cili I pėrjashton tė gjitha konstruktet shoqėrore qė pretendojnė tė bėhen tė verteta univerzale
Me fjalė tjera, postmodernizmi pranon se egzistojnė forma tė ndryshme tė kuptuarit tė demokracisė, kulturave traditave e me kėtė edhe ndėrtimin e raporteve shoqėrore nė forma dhe mundėsi tė ndryshme.
Postmodernizmi, nė esenė pėrjashton;cdo teori mbi njeriun dhe shoqėrin I cili e ngulfat krijimtarinė, cdo teori e cila veqantit dhe dallimet I trajton si dicka heretike cdo teori e cila e denon cfardo ndarje tė stilit pėrėndimor tė jetesės dhe organizimit social
I tėrė ky kėndėvėshtrim I kėsisojt nuk dmth. se nuk egziston njė lloj rendi global, qė dmth.se e gjithė laramania e veqantive kulturore dhe atyre etnike, e religjioze, nuk ėshtė e thėnun tė shkrihet nė kazanin e asajė qė ne po e quajmė globalizim.
Historia e njerėzimit gjithėnjė flet pėr tendencėn e pa mundur tė krijimit tė njė shoqėrie univerzale. Nė njė nivel tė thellė tė emancipimit tė njeriut liria dhe haosi nė njė mėnyrė I duhnen apo e plotėsojnė njėri tjetrin.
Poqese vendosim bie fjala pėr uniformitetin, dhe e lėmė pasdore lirinė dhe mundėsinė e zgjedhjes, njė rregullim I tillė rigjid , do tė thoshja do tė mund tė shėndrrohej nė njė totalitarizėm tė ri, I cili heret apo vonė ėshtė I destinuar tė shkatrrohet.
Poqese, nė anėn tjetėr, bie fjala zgjedhim vetėm lirinė e pakufizuar pa zhvillim koherent, me siguri do tė gjindemi nė njė haos tė paparė!Dihet se haosi ėshtė armik I lirisė,sikurse qė ėshtė totalitarizmi .Pėr kėtė shkak dialektika e rendit dhe haosit ėshtė e pandėrprer.
Teza e Fukajamės, e cila e prejudikon fundin e historisė, pėr ne ėshtė e paqėndrueshme, nė shum dimensione, pėr arsye se ;fundi I historisė nė njė mėnyrė ėshtė edhe fundi I dialektikės sė gjėrave nė kėtė botė,kjo pastaj sjellė fundin e mundėsive qė tė zbulohet liria, e kjo sjellė edhe fundin e njeriut si qenie, pėrkundėr Fukajamės, unė mendojė se aty ku ka njerėz ka edhe liri, kurse aty ku ka liri me siguri aty do tė ketė edhe kontestime kulturore, politike, luftėra politike dhe ekonomike mes gjigantėve;konfesional,etnik,racor,gjinor,etj.Moderniteti I shikuar nga ky kėndėvėshtrim , do tė thoshja nuk mund tė shėnoj fundin e historisė

Cila ėshtė zgjidhja e jonė?

Qėshtja e pare nė tė cilėn do tė duhej dhėnė pėrgjigje nė definimin e marrėdhėnieve tė ardhshme ndėrkombėtare nė mileniumin nė tė cilin kemi hyrė, pėr mendimin tim do ishte se nė cilin nga kėto dy alternativa ne si shoqėri duhet tė shkojmė?kah uniformiteti apo globalizimi, apo kah respektimi I veqantive tė identitetit tė secilit nga ne Pėrgjigja jonė do tė ishte kjo e dyta
Pse shtrohet pyetja? Pėr arsye se ; shoqėrit e ardhshme sipas pėrshtypjes sonė , nuk do tė duhej heqin dorė nga identitetet e tyre kulturore (sidomos)nė mėnyrė qė tė bėhen shoqėri moderne pėrėndimore.Fenomen qė ky do tė thoshja po ndodhė me tė gjitha shoqėrit postkomuniste nė Evropėn Juglindore, duke mos e pėrjashtuar kėtu edhe Kosovėn.
Shoqėrit botėrore, do tė duhej t’I forcojnė dallimet, dhe karakteristikat e tyre regjionale, nė mėnyrė qė t’I kėmbejnė kėto dallime si kapital tė vlefshėm nė periudhėn e ardhshme.

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising with us is very easy and affordable. When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Well not with "AlbaNur". Here you pay once and your ad runs 24 hours a day seven days a week for a year.

You can advertise just about anything; to sell a car, to rent out an apartment, sell an old computer etc.

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

 
   

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

eXTReMe Tracker

copyright by ALBANUR/ designed by tim shkupi 2004