The Official  Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released  by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

Kosova Online

 

Mirėsevini nė net faqen e Dr Fadil Malokut

A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Fadil Maloku /Sociolog/ 

Forumi tani eshte aktiv edhe me tema te reja edhe me komente, klikoni ketu te shkoni te forumi dhe te debatoni me profesorin e Universitetit te Prishtines!

 

WWW.SHPALLJEONLINE.COM

Banesa te reja te stilit Anglez ne shitje ne Kosove.

CHELSEA POINT

Studime Sociologjike

Shtresimet e identitetit Kulturor tė shqiptarėve tė Kosovės

Cilat ishin modelet e mentaliteteve politike nė vetėdijen e shqiptarėve tė Kosovės gjatė viteve 90-ta e kėndej

Globalizimi

Natyra e konflikteve ndėretnike dhe zgjidhja e tyre

Analiza Politike

A do tė jenė zgjedhjet Parlamentare garė e fiseve, apo garė e Partive?

Shqiptaret e Maqedonisė

A e shpejton bioritmin e avansimit tė tė drejtave kombėtare dhe atyre qytetare tė shqiptarėve nė Maqedoni - UĒK-ja

 

 
 

SHOP ONLINE

 

WANT TO SHOP? ONLINE SHOPPING IS EASY WITH US. WE WILL BRING YOU THE BEST DEALS...

 

If you like the design of this page, we can help you to design one for you too! E-mail us to make a very good deal today!

 

 

 

MODELET E MENTALITETEVE POLITIKE

 

CILAT ISHIN MODELET E MENTALITETEVE POLITIKE NĖ VETĖDIJEN E SHQIPTARĖVE TĖ KOSOVES GJATĖ VITEVE ‘90-ta, E KĖNDEJ?

 

Dr. FADIL MALOKU

Pėrkundėr shtet - krijesave postkomuniste qė iu nėnshtruan njė    imperativi tė vetėm, pra atij tė animimit tė opinionit tė mbrendshėm dhe tė jashtėm pėr ecurit e proceseve tė  reja demokratike, shqiptarėt e Kosovės u desht t’i nėnshtrohen edhe njė Projekt - Synimi tjetėr qė te pėrėndimorėt me  konfirmimin e Mastrihtit, kishte filluar tė zgjonte kėrshėrinė e shuarjes apo shkrirjes sė asajė qė te ata identifikohej me shekuj si identitet shtetėror (qė ata asnjėherė nuk mundėn ta konsumonin nė favor tė vetėvehtės!) apo kulm I pėrbashkėt identitetesh kombėtare.

            Procedimi i tillė dualist i shqiptarėve tė Kosovės, shiquar nga kėndėvėshtrimi kontemplativ e pragmatik, ishte apo do tė thoshnim edhe po shėnonte njė pėrpjekje specifike tė identifikimit tė vetė kolektiv me raportet e reja tė shoqėrive poskomuniste nė Evropėn Lindore dhe ate Jugore.Meqė, ata, pra si tėrėsi e vetėdijėsuar pėr vetėvehtėn ishin pėrcaktuar pėr njė rrugėtim tė tillė, do tė ishte ndoshta interesante vijimisht t'i analizojmė njėherit shkaqet, e mė pastaj edhe pasojat eventuale qė do tė pasonin pas kėtij pėrcaktimi.

            Tė fillojmė parasėgjithash me shkaqet. Dihet, shkurtimisht se shqiptarėt si komb (tashma edhe) i emancipuar, e i pajisur me tė gjitha tiparet e njė kombi modern: me elitė pakashum tė ngrituar intelektuale, politike, me njė strukturė poashtu si tė pretenduar shkencore e ekonomike,etj. pra me njė vetėdije shumė mė tė avansuar pėr vetėvehtėn, mbetėn pothuajse tė vetmit nė Evropė, tė cilėt nuk e kishin rrumbullaksuar procesin e formimit tė identitetit tė vetė shtetėror!

Ky "vonim", i cili poashtu i ka shkaqet dhe pasojat e veta, qė pothuajse janė njė kombinim i rrethanave objektive dhe atyre sybjektive, sot nuk mund tė shėrbejė si ndonjė statisfaksion as moral, e as politik, ndėrsa pėr ate historik as qė vlenė tė diskutohet mė tej, ngaqė ėshtė tejet provizor edhe nga vetė fakti i mosvetėdijėsimit tė sa duhur kombėtar. Shikuar, kėshtu,dmth. nga kėndėvėshtrimi i asajė qė ka qenė dhe qė ėshtė tanim kombi shqiptar, vetėvetiu formohet bindja dhe interesimi kureshtar pėr njė status tė tillė "vonues", nė familjen e madhe tė kombeve evropiane! Nė kėtė kontekst, poqese do tė bėnim ndonjė pėrpjekje sociologjike nė spjegimin e kėsajė gjendjeje, do tė na nevojitej njė kronologji e tėrė  e faktorėve spjegues, pėr kėtė trend tė vonimit tė shqiptarėve tė Kosovės. 

Mirėpo, meqė interesimi ynė shkencoro sociologjik, nuk e ka pėr qėllim kėtė diskurs tė rrjedhave tė gjertanishme "vonuese", por kryesisht kompleksin e rrjedhave qė kanė ngjarė pas kėsajė periudhe historike, dmth. periudhėn pas viteve '9o- ta, kur kualiteti i synimit shqiptar pėr ta bėrė identitetin e vetė ashtu siq e kishin bėrė edhe kombet tjera tė Evropės, u begatua edhe me njė formė dhe pėrmbajtje tė re (tė padefinuar askund dhe asnjėherė!) tė panjohur gjerė atėherė pėr etikėn e tyre, ate tė jodhunės! Qė ishte njė befasi e madhe, jo vetėm pėr ata vetė, por edhe pėr armikun e tyre shekullor, serbin!

            Imponimi i njė strategjie tė tillė, tashma me njė aplikativitet tė jashtėzakonshėm masiv, diskursin e demokratizimit ndėr shqiptarėt e Kosovės, sikur e hudhi nė binarėt e Prokrustit  ndėrkombėtar.

            Me vetė faktin se inicimet e rrėnimit tė stereotipeve tradicional siq ishin ato: tė besės, mikpritjes, trimėrisė, pastaj atij tė gatishmėrisė pėr t'u flijuar pėr tė mirėn e atdheut dhe mirėqenies sė kombit dhe konceptit tė mosdurimit ndajė tė huajit, filluan tė marrin kuptimin e njė refuzimi masiv (!) dhe ajo qė ėshtė edhe mė interesant, nė tėrė kėtė hepiend histerik, pėrnjėherė u harrua historia e stereotipeve "identifikuese", pėrmes tė cilave, nė njė mėnyrė ata njiheshin nė memorien e popujve tė afėrt Ballkanik.Tė angazhuar tanim, kėshtu shqiptarėt filluan nė mėnyrė tė vetėdijshme dhe me aplikativitet masiv ta kėmbejnė dogmėn e jodhunės, e cila kuptimin e tė menduarit kreativ shqiptar e rrudhi nė njė kod tė vetėm i cili e funksionalizoi pranimin e durimit si mjetė tė vetėm tė mbijetimit, me stereotipet e mėhershme qė i kultivoi gjatė tėrė qenėsimit tė vetė shekullor nė kėto hapsira!

            Mirėpo, meqė kodi i ri apo sistemi i ri i sjelljeve shqiptare nė Kosovė, pėrveq tendencės sė mbijetimit qė tashma ishte bėrė tėrėsisht evident, meqė kėrcnohej edhe biologjikisht nga lufta shfarosėse e inicuar nga serbėt, qė siq dihet  shpėrtheu nė Slloveni, Kroaci, e sidomos nė Bosnjė, filloi dalngadal me njė takt tė sponzoruar kryesisht nga shtresa e intelektualve, tė dalė si aspiruese e realizimit tė synimit shekullor pėr identiet shtetėror, ashtu qė procesi i demokratizimit tė raporteve shoqėrore doli nė planė tė dytė, gjė qė ishte edhe e natyrshme kur mirreshin parasysh kundėrthėniet e mėdha historike, politike, shkencore,etj. nė mes serbėve dhe shqiptarėve nė kėtė kohė.

            Dalja e proceseve demokratike, nė planė tė dytė tė preokupimit, pėr shqiptarėt e Kosovės pati reperkusione tė natyrės sė dilemave pėrcaktuese.             Tani pėr eliten udhėheqėse tė kėsajė kohe, ishte diskutabile koncepti i trasimit tė hapave tė mėtejmė, qė reduktoheshin nė dilemat:

            a) Se athua,do tė ishte mė mirė tė viktimizohej ideja e demokratizimit tė proceseve dhe raporteve( rrugėtim ky, tė cilin kombet tjera postkomuniste veq e kishin filluar menjėherė pas shembjes sė komunizmit) pėr hirė tė realizimit tė synimit shekullor pėr identitet shtetėror, i cili dorėn nė zėmėr nuk shihej askund nė horizontin e rrjedhave dhe ngjarjeve, dhe:

            b) Apo mė mirė do tė ishte, qė tė viktimizohej ideja madhore e realizimit tė kėtij synimi pėr hirė tė idesė sė shtetėsisė (kushtimisht ta quajmė funksionale!) embrionale qė kishte filluar tė ngritej nėn monitoringun e elites intelektuale (ende jo edhe asajė politike!)tė Kosovės, me anėn e :zgjedhjeve tė lira, referendumit, dhe formave tjera tė shprehjes sė kėtij vullneti?

            Ishte i ēuditshėm fakti, se megjithėqė nuk pati ndonjė artikulim tė dukshėm, do tė thoshnim prononcues pėrkitazi me kėto probleme madhore pėr kombin, prapseprap dilemėn e manifestuar kėsisoj ata e materializuan pėrmes njė pėrcaktimi do tė thoshnim, Aristotelian, duke e koncentruar interesimin e tyre ekskluzivisht nė synimin kolektiv pėr pamvarėsi edhe nga Serbia e edhe nga Shqipėria, me metodologjinė e njohur pėrėndimore tė demokracisė, tė identifikuar herė herė qėllimisht si rezistencė paqėsore!

            Nė kėtė kontekst, shqiptarėt duke i respektuar rregullat e trendeve pėrėndimore dhe sistemin e vlerave tė tyre, filluan tė gjurmojnė mundėsin e katapultimit tė brenges sė tyre kolektive pėr identitetin  e parealizuar shtetėror tė Kosovės, me strategjinė e evolucionit (lexo: politikės si art i sė mundshmės!) demokratik, qė ishte pėr ta tėrėsisht njė terra inkognita!

            Pozicionimi i tillė shqiptar, u dha kurajo atyre qė tė  shpresojnė nė sintagmėn e njohur:" se diplomacia dhe politika( si art i sė mundshmės) thyejnė shumė tabu, bile edhe ate tė mosndryshimit tė kufinjėve? Mirėpo, nė ndėrkohė shtrohej edhe ēėshtja e dyshimit nė kaqikun, e pėrgjithėsisht interesimin e terėsishėm shqiptar, pėr ta bėrė realitet tėrė kėtė prejudikim e preokupim kolektiv tė tyre,  me njė metodologji tė tillė tė panjohur dhe ta konsumuar sa duhet nga asnjė komb nė Evropė!

Dyshimi, siq do tė vrehet dhjetė vjetė mė vonė, do tė pėrkujtohet si dyshim i bėrė mė vend. Ngaqė, vetėm rikthimi i tyre nė kodin identifikues tė rebelimit, dhe stereotipeve tjera tradicionale shqiptare, do tė bėjnė qė problemi i pazgjidhur i Kosovės tė marr kahjet e nje orjentimi tė dėshiruar tė realizimit tė asajė pjese tė synimit pėr identitet e vetėadministrim shtetėror.

            Nė kontekst tė kėsajė periudhe, do tė ishte mirė, qė vijimisht, pakashum tė analizohen sociologjikisht rrethanat e sjelljeve kolektive tė shqiptarėve, kuptohet duke u udhėhequr nga pėrshtypja se i tėrė Projekti i realizimit tė identititetit tė tyre shtetėror,  kishte kaluar pamėdyshje nėpėr disa forma dhee modele tė caktuara pozicionuese. Modele kėto, qė do tė thoshnim, nė njė mėnyrė pasqyrojnė edhe nivelin e emancipimit tė gjithėmbarshėm politik tė klasės dhe shoqėrisė shqiptare  nė Kosovė.

            Pėrmes kategorizimit tė kėtillė tė kėtyre formave identifikuese, nė sjelljet e shoqėrisė dhe qytetarit shqiptar, do tė pėrpiqem tė dėshmojė pėr nevojėn dhe domosdoshmėrinė e njė rindėrtimi tė arsyeshėm, qė pėr imperativ ka ekskluzivitetin e zvogėlimit tė shpėrpjestimit drastik, nė mes" synimit" tė prononcuar histerikisht pa ndonjė koncept paraprak, dhe "mundėsisė" sė pashfrytėzuar sa duhet pėr ta bėrė realitet, idenė e rrumbullaksimit tė veqantisė shtetėrore tė Kosovės.

            Tė gjendur, nė mes tė pamundėsisė sė shfrytėzimit tė tėra mjeteve dhe arsenalit tė poseduar, ende vetėm nė nivel njė entuziazmi shpeshėherė edhe improvizues (!) dhe papjekurisė sė kushteve dhe rrethanave qė do shkonin nė favor tė tezės "makiaveliste",se: duhet pėrdorur tė gjitha mjetet (duke mos e pėrjashtuar as luftėn e armatosur,, nė mėnyrė qė tė bėhet realitet qėllimi shekullor pėr shtetin e tyre (!), Kosovarėt, pas dhjetė "vjetėve tė humbura", siq do thoshte z.Kraja, do tė fillojnė t'i kthehėn vetėvehtėsdhe ta rishqyrtojnė rrugėtimin e tyre maratonik. 

Nė tė vėrtetė do tė ishte mirė tė hulumtojmė sociologjikisht ato  pozicionime, pėrkatėsisht modele tė shoqėrisė shqiptare nė Kosovė, pas periudhės si tė themi postkonfliktuoze, tė cilat ate e pėrcjellin edhe mė tej nė ranglistėn e pėrpjekjeve pėr ta ndėrtuar njė shoqėri tė tipit pėrėndimorė?

Nė realitet,pėrmes njė retrospeksioni sociologjik, do tė mund tė cilėsonim disa modele apo pozicionime tė shoqėrisė shqiptare, tė kėsajė periudhe emancipuese:MODELIN EUFORIK,DYSHUES , ILUZIONIST dhe ate FRUSTRUES:

 

A) MODELI I POZICIONIMIT EUFORIST

                 

                Euforia, si koncept dhe si fenomen sociologjik, askund dhe asnjėherė gjerė mė taninė historinė e qenėsimit tė kreaturave shtetėrore e kombėtare, nuk ishte dėshmuar si argument i sprovuar empirik i natyrės sė forcės, e aq mė pak si forcė e argumentit qė hynė nė funksion tė realizimit tė interesave tė ndryshme ekonomiko - politike, apo kėrkesave pėr tė legjitimuar projeksionin e formave tė identitetit shtetėror, gjuhėsor e politik tė kombeve tė ndryshme nė Evropė.

            Modeli i vetėdijes dhe sjelljeve euforiste, ėshtė e njohur se nuk mund tė zėvendėsojė sistemin e organizimit nė formė dhe pėrmbajtje tė sistemit, i cili ndėr shqiptarėt andej e kėndej kufirit pothuajse pjesėn mė tė madhe tė qenėsimit tė tyre historik ka munguar.

Nė esencė , euforia shqiptare e viteve ('90 -ta)  postdemokratike, e manifestuar si histeri dhe delirium kolektiv i llojit tė vetė, mė sė miri e shpreh pozicionimin e pamundėsisė sė automatizimit tė veprimeve dhe ndėrmarrjeve tė ndryshme tė shqiptarėve, pastajė varfėrinė nė seleksionimin e vlerave pėrėndimore dhe nė fund edhe maksimalizimin e forcės sė njėmendėt qė e dispononin ata nė kėtė kohė. Tė cilėt nė memorien e popujve tjerė Ballkanik e Europianė, njėheshin mė tepėr me etikėn dhe diskursin e stoicizmit tė tyre specifik, se sa me cilindo tipar tjetėr identifikues.

            Pozicionimi euforist i viteve  '90 - ta, pėr dallim nga periudhat e mėparshme historike, del deridiku edhe si befasues dhe jasht kontekstit tė sjelljeve standarde kolektive qė i bėnin ata nė pėrditshmėrinė e zakonshme historike, qė nė rrafshin etik sjell njė risi joautentike?! Dhe njė hutim tė pėrgjithshėm nė pėrcaktim tė metodologjisė sė kundėrvėnies konformė situatės (kur u mor me tanke autonomia) mjaftė tė tensionuar qė po mbretėronte nė kėtė kohė nė Kosovė. Kohė kjo qė dispononte me tė gjitha paradispozitat e njė tragjedie kombėtare me pėrmasa tė papėrballueshme!

            Pozicionimi i tillė euforist i shqiptarėve, spjegimin e vetė e mbėshtiste pikėrisht nė akumulimin e energjisė frustruese qė ishte shtuar gjatė tėrė dhjetėvjetshit tė mėparshėm, si edhe nė faktin hendikepues tė mosrealizimit tė identitetit shtetėror tė Kosovės, i cili dosido kėrkonte identifikim me situatėn e krijuar.  Ky identifikim pėr bindjen time sociologjike, ushtrohej nga dy aspekte apo kėndėvėshtrime:

            a) Njėri, qė kishte tė bėnte me kulmimin e sjelljeve kah njė tensionim permanent i situatės, e cila shumė lehtė do tė mund tė eskalonte nė njė kryengritje tė pėrgjithshme popullore (meqė ky tip "identifikimi" i kishte pėrfshirė pothuajse tė gjitha shtresat e shoqėrisė sė atėhershme shqiptare nė Kosovė, ku koncepti i patriotizmit ishte shėndrruar nė njė gatishmėri fanatike tė vetėflijimit pėr tė mirėn dhe ēlirimin e atdheut.dhe,

            b) Identifikimi tjetėr euforist, i cili pretendonte  ta pacifizonte situatėn e krijuar eksplozive me masa paqėsore, qė do tė rezultojė mė vonė nė forma dhe pėrmbajtje tė njė lėvizjeje tė jodhunės. Kjo lėvizje, duke qenė e udhėhequr (vetėdijėsisht!)nga shtresa e intelektualve tė Kosovės, nė njė mėnyrė mendohej se do ta evitonte "katastrofėn" dhe " tragjedinė" e prejudikuar nga mjetet e informimit dhe aktivitetet e ndryshme kundėr dhunės qė po mbaheshin pėr kėtė qėllim, nė kėtė kohė, mirėpo, nė anėn tjetėr ajo  me po kėtė vetėdije supozonte t’i zvogėlonte gjasat e reperkusioneve aneksioniste tė Serbisė, ndėrsa nė anėn tjetėr t’i shtonte gjasat e shpalljes sė gjendjes okupuese nė mėnyrė qė tė arsyetohej krijimi i  sistemit paralel tė mbijetimit qė vetėvetiu kishte marrė pėrmasat e njė kundėrvėnie sistematike ndajė sistemit tė pushtuesit serb.

            Forma e dytė e identifikimit, decidivisht dhe nė pėrmbajtje, tashmė nga vokabulari politik i sajė i pėrjashtoi pėrfundimisht sjelljet e pakontrolluara iracionale qė e pamundėsonin krijimin e njė sistemi dhe tė njė kodi tė ri nė vetėdijen dhe etnopsikologjinė  e shoqėrisė shqiptare nė Kosovė. Kod qė akomodimin dhe , durimin, pritjen pra shkurt filozofinė e jodhunės, qė ende nuk kishte kurrfar profilizimi dhe aplikimi praktik, e amalgojė me stereotipet standarde tė etikės shekullore shqiptare, qė ishte njė vlerė praktike dhe me aplikativitet tė pakontestueshėm nė mbarė Kosovėn.   Nė kontekst tė kėsajė qė thamė nuk do tė ishte e tepėrt tė theksojmė, se fenomeni kompleksiv i modelit euforik shqiptar pa mėdyshje ka qenė edhe si pasojė e infektimeve dhe imitimeve tė krijuara nga ish popujt Jugosllavė, ku ai tashma ishte profilizuar me pėrmasa negative tė sindromit pėr konflikte ndėretnike qė do tė shkaktojė gjithėsejt katėr luftėra (mes: sllovenve dhe serbve; kroatve dhe serbve; boshnjakve dhe serbve; shqiptarėve dhe serbve!).

 

            B) MODELI I POZICIONIMIT DYSHUES

            

            Meqė, sistemi i sjelljeve euforiste i shqiptarėve tė Kosovės, e kishte pėrfunduar nė njė mėnyrė "emisionin" e vetė  ende pa ndonjė strategji tė pėrpunuar nė formė tė Projekti afatgjatė rreth rrumbullaksimit tė homogjenizimit shqiptar, ndaje kėrcnimit shfarosės serbomalazias, prapsepra ai kishte arrijtur pikėn kulminate tė identifikimit racionalizues, ishte e kuptueshme qė shqiptarėt duke e hulumtuar vetėvehtėn po futeshin nė rrjedhat e njė sjelljeje tjetėrfare qė ishte nė kundėrshtim tė plotė me etikėn e tyre shekullore!

            Do e thėnė qė trajta e identifikimit tė kėtillė iracional, i cili kohėve tė fundit filloi tė ushtrohej edhe pėrmes fjalamanisė sė zjarrėt dhe pompoze nga ana e disa "aktivistėve", pėrndryshe pjesėmarrės aktiv nė tė gjitha tubimet e kėsajė kohe (sidomos ato tė pajtimeve tė gjaqeve!), tė cilėt me "grusht" nė kokė "premtonin", se: "ēėshtja e lirisė, tashma ėshtė bėrė vetėm ēėshtje jave, apo muaj"(!), animuan pjesėn mė tė madhe tė shtresave tė popullsisė sė Kosovės, sidomos atė pjesė e cila nuk dispononte me informacione tė plota pėrkitazi me "interesimet" e qendrave tė fuqisė politike nė botė.

            Ky paralajmėrim jodisfatues, pėr ēdo ditė nė formė infuzioni, tashma edhe nga njė pjesė e estabilishmentit tė improvizuar politik shqiptar, filloi ti jipet masės e cila kishte ta anojė kah deliriumi i vetėknaqėsisė (!), se gjėja mė nė fund:"liria, na erdhi te pragu", dhe se "edhe ne po e fitojmė shtetin tonė, sikurse tė gjitha kombet e Evropės"! "Shtet" ky, qė herė cilėsohej si : "shtet i pavarur", herė si " protektorat ndėrkombėtar", e herė si "shtet neutral" (aludimi ndajė Shqipėrisė dhe Serbisė)?!

Kulmimi i kėsajė gjendjeje, do tė thoshnim me konotime tė histerizmit, dalngadal pas mbajtjes sė Konferencės sė Dejtonit nė SHBA, filloi tė zbehet nė mėnyrė rapide nė mėnyrė qė mėpastaj tė shėndrrohet edhe nė dyshim kolektiv! 

Ngase, tashma tė gjithė e kishin kuptuar, se "ēėshtja jonė" dhe " problemi ynė", nuk kishte depėrtuar nė agjendat e preokupimeve ndėrkombėtare ashtu siq kishim shpresuar dhe ashtu siq ishim mėsuar tė gjithė ne! Natyrisht, "problemi" dhe "ēėshtja" e Kosovės, jo vetėm qė nuk  dėpėrtuan (nė kėtė kohė) nė kėto agjenda, por as qė u bisedua pėr te si "problem" dhe si "ēėshtje", e cila e prish apo e deekuilibron stabilitetin e kėsajė pjese tė botės tė quajtur Ballkan.

            Ky lloj "zhgėnjimi " kolektiv i Kosovarve, nė njė mėnyrė, siq do tė shohim mė vonė do tė bėhet mjaft funksionalizues dhe mjaft mobilizues, sidomos nė aspektin e fillimit tė kristalizimit dhe tė vetėdijėsimit tė gjėrave rreth kėtijė rrugėtimi maratonik, i cili kishte prekur nė lloj mėnyrash pothuajse pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė Kosovės. Thėnė mė ndryshe, filloi tė brejė virusi i dyshimit i cili tė shumten e rasteve eksplorohej nė formė, tė dyshimit  cognitian njėherė e mėpastaj edhe tė mohimit tė skolastikės tė rezistencė paqėsore qė nė vetėdijen ė Kosovare u ngulit nė mėnyrė meteorite, shkaku siq thuhej nė fillim nga demiurgėt e sajė, tė ruajtjes sė substancės kombėtare dhe interesave shtetėrorė qė kinse i posedonte Kosova atėbotė! 

Modeli i sjelljes nė formė tė dyshimit, nė kėtė kohė ende nuk  manifestohej e shprehej si pasojė e ndonjė forme tjetėr tė rimobilizimit e cili synimin shqiptar do ta katapultonte drejtėpėrdrejti nė binarėt e realizimit definitiv, por, si pasojė e : tendencave gjithėnjė e mė simptomatike tė mospėrmbushjes sė "premtimeve" pėr realizimin e synimit pėr: "pamvarėsi", dhe "identitet shtetėror"!?

            Fillimi i pozicionimit tė kėtijė modeli, i cili edhe ashtu anipse nuk imponohej si koncept dhe bindje dominante politike, por mė tepėr u rezervohej margjinave tė jetės politike nė Kosovė, e kishte porosinė e njė kėrcnimi sidomos pėr pushtetin moral (paralel) se: ecuria e pėrbushjes sė synimit kolektiv shqiptar nuk ishte duke ecur itinerarit tė zhvillimeve dhe pėrcaktimeve tė theksuara nė fillim tė aplikimit masiv nga ana e vetė kėtyre subjektėve politikė nė Kosovė, tė cilėt tashma ishin shumzuar si kėpurdhat!

            Ėshtė interesant pėr t'u theksuar, se pozicionimi i kėsajė kategorie nė jetėn publike tė Kosovės, prejudikohej e besa herė herė edhe manifestohej nė formė dy tipesh angazhimesh: 

a)      Si negacion i pėrcaktimit kolektiv tė shoqėrisė shqiptare nė Kosovė 

pėr filozofinė e jodhunės, qė ende ndjekjej pėrveq qarqeve tashme thėnė legale tė identifikuara edhe si parti politike (LDK-ja, me satelitėt e vetė xhuxhman mė sė shumti e monopolizojė kėtė tė drejtė!) dhe ē’ė ėshtė mė interesant edhe nga grupacionet tjera ilegale qė vetėn e rezervonin si patriot e nacionalist tė pėrbetuar! Kuptimi i kėsisojt i kėtij lloj pozicionimi, sipas pikėpamjes sė kėtyre grupimeve ende nė fazėn e  pėrcaktimit politik, kishte pėr qėllim: disciplinimin dhe pregaditjen e opinionit tė gjerė Kosovar qė t'i rikthehet (pėrmes njė rimobilizimi faktorit tė mbrendshėm, i cili ishte lėnė pothuajse totalisht mėnjanė rrjedhave) kodit tė vetė identifikues, ose thenė mė qartė kthimit tė institucionit tė rebelimit! Sepse sipas diagnostifikimit tė kėtyre qarqeve, koncepti i rezistencės paqėsore me pėrpjekjet e veta pėr ta quar pėrpara synimin e proklamuar tashma edhe pėrmes institucionit tė Referendumit dhe Zgjedhjeve tė lira, nuk kishte arritur ta katapultonte ende  idenė e ēlirimit dhe tė demokracisė nga zgjedha serbe. Pėrveq agjitimit ilegal (formimit tė grupeve ilegale), ky model dalngadal filloi edhe nė mėnyrė legale (pėrmes "institucioneve tė sistemit paralel/moral/", pėrmes organizimit dhe grupimit politik, tė kritikoi ashpėr moralin e fatėpajtimit me status quon, i cili sipas kėtyre prejudikimeve dhe bindjeve, i konvenonte edhe sistemit "institucional" serb e edhe atij "paralel" shqiptar! Nė kėtė mėnyrė, pozicionimi i dyshimit nisi tė vetėzbulohet vetėvetiu nga simptomet e: apatisė, neglizhencės, mosaktivitetit, ripėrsėritjes sė gjėrave dhe veprimeve tė cilat nuk qonin askund. Thėnė mė drejtė, koncepti i rezistencės paqėsore filloi tė keqėkuptohet, si diēka qė i mjaftonte vetėknaqėsia e fatėpajtimit dhe pritjes! Nė kėtė drejtim nuk ishin tė rastit, tashma edhe akuzat qė i bėheshin parreshtur kėtij diskursi dhe strategjie nga grupacionet dhe qarqet e ndryshme intelektuale, duke e quajtur atė si " filozofi tė ndejės" (R. Qosja), "strategji e vetėmashtrimit" (B. Kosumi), "skolastikė e rezignimit" (F. Maloku), etj. qė nuk po jepte akund rezultatet e pritura nga populli! Nė kėtė drejtim, filluan tė organizohėn tribuna dhe tryeza tė natyrės sė matjes sė pulsit pėr mėnyrėn e mėtejme tė imponimit,ndaj sistemit diskriminues serb dhe  faktorit ndėrkombėtar. Pra rifilloi rishqyrtimi nė formė dyshimi i tė gjitha tė "arriturave" tė gjertanishme tė strategjisė dhe skolastikės sė rezistencės paqėsore.

b/   Tipi tjetėr i angazhimit tė pozicionimit dyshues, prejudikohej nė formė dhe pėrmbajtje tė begatimit dhe vetėnjohjes, sė mundėsive, potencialit dhe mėnyrės sė imponimit tė strategjisė sė jodhunės nė kushtet dhe rrethanat egzistuese nė ish Jugosllavi. Kur tė gjitha analizat flisnin pėr pamundėsinė e evitimit tė njė lufte katastrofike nė Kosovė, ngaqė kėtu kishte filluar edhe zhbėrja e kėsajė krijese artificiale e cila pėr pothuajse tė gjithė popujt e ndarė mė vonė (pėrmes luftės, e jo pėrmes jodhunės!) do tė trajtohet si burg kolektiv i tyre.

Nė esencė, koncepti i dytė i angazhimit qė kishte pėr obligim dhe detyrė imediate, pasurimin pėrkatėsisht si tham begatimin e kėsajė forme tė rezistimit, nuk po drejtohet nė kėtė qėllim! Shtrohet pyetja e thjesht, pėrse? Arsyet, mund tė thuhet se ishin tė shumta, mirėpo, njp ndėr kryesoret padyshim ishte edhe  ajo se; formula e jodhunės, nė diskursin dominues politik qė pėrfaqėsohej e udhėhiqej na vetė LDK-ja, veprimtarinė e vetė e orjentonte dhe reduktonte kryesisht nė ngjarje tėrėsisht (do tė thoshnim pa rezervė) periferike, dmth. tė dorės sė dytė apo edhe tė asajė tė tretė. 

Veprimtaria e kėtij diskursi dominiues, nė kėtė kohė nė Kosovė, kyesisht reduktohej nė mbledhjen e fakteve (qė natyrisht ishin tė rėndėsishme nė kuptimin e evidentimit tė rasteve tė shkeljes sė tė drejtave individuale tė njeriu!) diskriminuese, mbajtjen e konsultimeve tė rregullta me anėtarėsinė (punė kjo qė u shfrytėzua maksimalisht, sa qė njė ditė u bėnė edhe monotone!), dėrgimin e ngandonjėhershėm tė ankesave drejtuar institucioneve ndėrkombėtare, pastajė nė vizitat e kohėpaskohshme tė liderve tė sajė nėpėr metropolet e ndryshme btėrore pėr qėllime tė konsumit tė mbrendshėm, etj. Thėnė mė qartė, vizioni i joviolencės ashtu siq e kishin konsumuar bie fjala filozofia dhe strategjia e Gandizmit, Luterizmit, etj. nuk ishte askund nė horizont! Kjo gjendje letargjike dhe e apatisė kolektive pėr popullin e Kosovės do tė zgjatė pothuajse njė dekadė tė tėrė.

            Dobėsia e ambientimit tė formės dhe angazhimit tė parė tė modelit dyshues, qė anipse, decidivisht konsistonte nė disciplinim dhe begatim tė pėrmbajtes sė strategjisė joviolente, me anėn e aktiviteteve tė ndryshme demonstruese, tė cilat sipas tyre nuk do ta lėnin tė qetė pushtuesin, por gjithėnjė do ta angazhonin nė kundėrvėnien e kėtyre formave tė reja rezistuese qė atij do tė ia merrnin pėrherė gjymin, qėndron nė pamundėsinė e gjetjes sė hapsirės, metodologjisė dhe mėnyrės sė animimit tė opinionit shqiptar (sidomos atyre shtresave qė pėrfitonin moralisht dhe materialisht nga njė katandisje e kėtillė fatėpajtuese!) nė Kosovė.

            Ose thėnė metaforikisht, nė kėtė vakum tė dyshimit, do thoshnim pozitiv, por me njė tė metė tė rėndėsishme: ate tė pamundėsisė sė imponimit decidiv nė skenėn e pluralizmit improvizues shqiptar nė Kosovė, tė shėndrruar tashma edhe nė gadi pasion kolektiv nė Kosovė, pozicioni i DEMAĒIZMIT  (si sinonim i njė sakrifice dhe institucioni moral shqiptar), dalngadal fillojė tė zėvėndėsohet me atė tė VLLASIZMIT ( si sinonim i njė politike tė gabuar nė terenin kombėtar), nė vend qė tė ndodhė e kundėrta!

            Forma e dytė e prejudikuar e dyshimit, shprehur me gjuhėn dhe terminologjinė sociologjike, vuante gjithashtu nga "virusi" i pamundėsisė sė imponimit tė atyre dėshirave, planeve dhe projekteve e sistemeve tė cilat do ta avansonin kuptimin dhe statusin politik tė shqiptarėve tė Kosovės, jo nė aulat e elektoratit tė vetė, por nėpėr aulat e faktorėve tė jashtėm ndėrkombėtar qė vendosnin fatet e kombeve dhe shteteve. Diskursi i kėtillė, qė ishte ende dominues nė shoqėrinė shqiptare tė Kosovės, politikėn e realizimit tė synimit kolektiv shqiptar e kishte drejtuar tėrėsisht nė drejtim tė faktorit tė jashtė, ashtu qė faktori i mbrendshėm ishte lėnė nė njė mėnyrė tėrėsisht mėnjanė!

            Do theksuar, se ndėr shkaqet e pozicionimit tė modelit dyshues nė diskursin politik tė shqiptarėve tė Kosovės, gjatė periudhės sė joviolencės do numruar dy sosh:

1) I pari, qė do tė thoshnim pakashum do tė mund tė ndėrlidhej atėbotė  me etikėn e traditės dhe stereotipit shqiptar, sipas tė cilit semantika e koncepteve tė : durimit, mosnėnshtrimit dhe nėpėrkėmbjes sė dinjitetit kombėtar e njerėzor, ishin pothuajse tėrėsisht koncepte tė panjohura pėr tė qė dėshmon se nė historinė e qenėsimit tonė, asnjėherė nė asnjė etap tė emancipimit tė tyre, nuk ka ndodhur qė tė ushtrohet e kultivohet farė identifikimi me ndonjė doktrinė tė huaj filozofike apo religjioze tė huaj.

            Pėr kėtė shkak, procesi i identifikimit dhe kontaktit tė parė i Kosovarėve, me etikėn e doktrinėn e jodhunės, jo ashtu siq e kultivua nė fillim tė aplikimit tė sajė, (nė formė dhe pėrmbajtje tė fatėpajtimit!), por ashtu siq u dizajnua dhe demonstrua mė vonė nga studentėt e UPSP-ės dhe shtresat tjera tė popullsisė sė Kosovės nė fund tė mileniumit tė dytė, na e merr mendja, nuk e kishte edhe aq kuptimin e mundėsisė sė realizimit tė synimit final pėr identitet shtetėror tė Kosovės, sa kuptimin e konzervimit tė substancės demografike dhe parapregaditjen e sajė pėr aktin final.

            Edhe nga shkaku i thjesht se, historia shqiptare, ashtu siq e dijmė tė gjithė, ishte njė histori e dhembshme e mbijetimit tė dyndjeve tė shumta qė kishin ndodhur parreshtur mbi ta.

            2) Derisa, natyra e shkakut tė dytė, do tė thoshnim edhe shkakut kryesor tė futjes sė virusit tė dyshimit, nė vetėdijen e re shqiptare nė Kosovė nė kėto vite, pra pas aneksimit tė edhe asajė pak autonomie qė e gėzonin ata, nė procesin e realizimit tė synimit pėr identitet tė avansuar shtetėror, ndėrlidhet dhe spjegohet me pėrmbajtjen e jo rastėsishme dhe tė pa pabazuar tė mbėshtetjes  sė lėvizjes sonė pacifiste nė faktorin e jashtėm ndėrkombėtar, apo qendrat e fuqisė sė vendosjes dhe afirmimit tė identiteteve tė reja demokratike nė kėtė pjesė tė botės.

            Mbėshtetje, kjo e cila nė fillim tė viteve '90-ta, e kishte deridiku arsyetimin e tolerueshėm, ngaqė pas zhbėrjes sė ish krijesės Jugosllave, kur pra kanosej rreziku permanent i ndoshta shfarosjes sė qenies kombėtare jo vetėm shqiptare por edhe e popujve tjerė tė Evropės Lindore, ndihej nevoja e njė mbrojtjeje tė pėrgjithshme. Kapital ky, tek i cili e kishin mbjellė farėn e realizimit tė pamvarsisė, Kroatėt, Sllovenėt, Lituanezėt, Letonėt, Maqedonėt, shqiptarėt etj,. Andajė, do tė ishte absurde amorale dhe e pajustifikueshme qė shqiptarėt tė privoheshin nga kjo ndihmė e cila farkonte fate tė tėra kombesh. Mirėpo, ndajė shqiptarėve ky faktor, nė njė mėnyrė u tregua cinik, sidomos me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Dejtonit, ku ēėshtja e Kosovės qe lėnė, pa arsye mėnjanash! Shqiptarėt, nga ky leksion do tė nxjerrin njė pėrvojė dhe mėsim tė mirė, se filozofia pragmatike e pėrėndimit nuk udhėheqej edhe gjithaq nga kodet dhe normat e kritereve tė sė drejtės : etnike, historike, morale dhe asajė "univerzale" qė pėr ēdo ditė  plasoheshin nga mediumet e tyre, por parasėgjithash kodet dhe normat e interesit!

 

           C) MODELI I POZICIONIMIT ILUZIONIST

            

            Nė politikėn bashkėkohore, ėshtė njė rregull e pathėnė qė konsiston nė faktin e pamohueshėm, se lėvizja apo formacioni politik i cili nuk arrinė tė realizojė synimin e proklamuar (nė rastin tonė: "synimin e identetitetit shtetėror tė Kosovės") nė start tė promovimit tė vetė publik (ashtu siq bėri lėvizja e jonė politike, mė saktėsisht: blloku i moderuar i LDK-sė), atėherė nė mėnyrė automatike krijon "virusin" e iluzionit.

            Nė rrethanat tona Kosovare, diskursin e pozicionimit iluzionist nė vetėdijen politike, duhet nėnkuptuar si pėrmbajtje tjetėrsuese qė kahjen dhe aspiratėn kolektive tė shoqėrisė shqiptare pėrplitet ta pėrceptojė si rrugėtim tė gabuar, pa shtegdalje dhe joshpresėdhėnėse.

            Meqenėse, siq konstatuam nė pozicionimet e mėlarta koncepti dhe bindja e diskursit politik tė “viteve tė humbura” (M.Kraja)tė Kosovės, vetėdijėsisht hamendej rreth mundėsive tė motos sė realizimit tė identitetit shtetėror pėr Kosovėn, pra fillojė nė njė mėnyrė tė kuptojė se me kėtė metodologji, kundėr njė pushtuesi, qė kishte kulturė dhe mentalitet arkaik, ėshtė e pamundur tė arrihėn aspiratat e rėndėsishme tė popullit tė Kosovės.

            Nė realitet, tė prirurit pėr tė krijuar sitemin e tė rezonuarit iluzionist, qė shpeshherė identifikohet me ate tė vetėmashtrimit (natyrisht, nėse kihen parasysh rrethanat evidente tė njė realitetit tė krijuar pėrmes ligjit tė dhunės!) , apo dorėzimit tė fatit (!), qė pėr natyrėn e shoqėrisė shqiptare Kosovare, do tė thoshte : tė pranohej prore robėria si model dhe sjellje e mbijetimit fizik? Nė fakt, ky model i sjelljes fatėpajtuese, njė kohė tė gjatė pat filluar tė pėrcjellė "zhvillimin" e shoqėrisė Kosovare, sepse procesi i akomodimit nė sistemin represiv serb , pėr njė shtresė qė "komunikonte" me kėtė sistem pa paragjykime paraprake tė zėnjes sė frymarrjes kolektive shqiptare, ishte edhe shumė profitabil nga aspekti ekonomik. Qė lirisht mund tė shquhet si njė lloj akulturimi ekonomik me sistemin e vlerave tė pushtuesit. 

            Pozicionimi iluzionist i vetėdijes shqiptare si akt i largimit nga pėrditshmėria e stėrpėrsėritur dhe e vrazhd robėruese, konsistonte nė krijimin e parakushteve dhe vėshtėrsive evidente pėr shtresėn e cila ishte nė pritje dhe si thotė populli: "me vesh nė krah", pėr ngjarjet tė cilat supozonin ata se u ofron realizimin e shtetėsisė sė Kosovės. Andajė, ani pse ky pozicionim nė fillim, e kishte funksionin e mobilizimit dhe homogjenitetit tė masave tė gjėra popullore dhe mbajtjen e sajė nė deliriumin e njė  vetėknaqėsie tejet provizore pėr kohėn kur ushtrohej, nė stilin se: "Liria ėshtė shumė afėr" (!), " ne jemi sferė e ndikimit pėrėndimor", etj. Pra, ishte njė mekanizėm mjaft i efektshėm nė kultivimmin e vetėdijes homogjene pėr vetėvehtėn e shkapėrderdhur qė tash pas gadi njė dekade pritjeje e stoicizmi tė paparė, nuk i kishte mė tiparet e njė funksioni tė njejtė.

            Nga vetė shkaku, se ky model i pozicionimit tė vetėdijes politike Kosovare, nuk provokonte mė zgjimin dhe masovizimin e ndėrgjegjės sė Kosovarit tė rėndomėt, por pėrkundrazi, e atrofizonte ate, sidomos duke e akomoduar me rrethanat e reja ambijentuese (lexo: robėruese!) qė dalngadal po shtoheshin sipas njė progresioni gjeometrik.

            Do thėnė poashtu, se ky lloj pozicionimi iluzionist, kuptimin e pasojave tė mundshme pėr tėrėsinė e aspiratės sė shqiptarėve nė Kosovė, jo rastėsisht e nėnkuptonte si njė mundėsi shumė reale pėr topitjen e ndjenjės kolektive pėr tė zbėrthyer gjerė nė fund preokupimet e synimit pėr shtetėsi. Derisa, shkaqet e shfaqjes sė sė njė tendence tė tillė, ishin njė rrjedhojė tipike e po atyre shkaqeve qė i pėrmendėm nė modelet e mėparshme.

 

            D) MODELI I POZICIONIMIT FRUSTRUES

 

            Kriza e identitetit tė lėvizjes shqiptare, prapa sė cilės si simptome identifikuese cilėsoheshin pozicionimet e vetėdijes: euforiste, tė dyshimit,atilj iluzionist dhe atij frustrues, do tė mund thoshnim qėndron pikėrisht nė paqartėsinė e tė kuptuarit dhe domethėnjes sė tėrė asajė metodologjie e strategjie qė ne jetėn e pėrditshme e shquhej si "politikė paqėsore", "rezistencė paqėsore", "metodė joviolente", "metodė e mospranimit", "metodė e refuzimit", etj. Krizė kjo, qė do manifestohet nė formė dhe pėrmbajtje triade: ate kombėtar, politik, dhe ate tė begatimit tė sfondit tė rezistimit paqėsor.

            Keqėkuptimi apo mė mirė me thėnė keqinterpretimi i kėsajė strategjie kolektive "vepruese", ishte i vetėkuptueshėm edhe me vetė faktin se natyra e krijimit (nė esencė e improvizimit!) tė njė sistemi tė kėtillė paralel, mundohej tė barte me vete intencėn e rindėrtimit tė raporteve tė reja ndėrnjerzore nė Kosovė, tė cilat tashma kishin filluar tė stėrkeqeshin.

            Modeli apo stadi i ri i krijuar i sjelljeve kolektive shqiptare i infektuar tashma pothuajse tėrėsisht me virusin e pamundėsisė sė realizimit tė synimit tė proklamuar (ku kishin kaluar gadi 7/8 vite tė kotėsisė ) pėr identitet shtetėror tė Kosovės, prezencėn e vetė mbijetuese mundohej ta prejudikonte nė dy drejtime:

            a) Nė drejtimin i cili kishte tė bėnte me paradispozitat, pėrkatėsisht klimėn dhe ndjenjėn e krijuar tė apatisė, indeferėncės, fatėpajtimit dhe pamundėsisė sė reagimit nė formė dhe pėrmbajtje tė dėshiruar.

            b) Dhe drejtimi tjetėr, qė ka tė bėjė me shtresimin gradual tė bindjeve politike, pastajė obligimeve dhe detyrave, tė cilat nė njė mėnyrė definitivisht do tė mundnin tė dezorjentonin mundėsit e realizimit tė synimit pėr identitet shtetėror tė shqiptarėve  tė Kosovės.

             Eshtė interesant, se me kalimin e kohės ky model gjithėnjė e mė shumė fillon tė inkorporohet nė sistemin e tė menduarit tė perditshėm nė Kosovė. Ashtu qė ndrydhja e bindjeve dhe synimit tė qytetarit tė rėndomėt tė Kosovės, fillon tė marr kuptimin e njė lloj rezignimi, ngase realizimi i asajė qė ishte prioklamuar unanimisht ende nuk shihej ende nė horizontin as politik, as juridik, e as ekonomik. Do thėnė se gjendja e tillė frustrative, e shquar edhe si gjendje psikopatike pėrmbajtjen e vetė tė mosplotėsimit dhe mosrealizimit kolektiv tė shqiptarėve tė Kosovės, e prejudikon kryesisht pėrmes ekskluziviteteve tė konsumuara politike qė pėr momentet dhe rrethanat e krijuara pa vullnetin e shqiptarėve ishin tė tejdukshme dhe pa ndonjė rėndėsi tė justifikueshme mė.Modeli i pozicionimit frustrativ, nė rastin e Kosovės, ishte i pėrcjelluar me sjellje tė thyerjeve shpirtėre dhe atyre depresive, sidomos nė individėt dhe grupimet qė nuk e posedonin "durimin" e apostrofuar tė diskursit dominues politik. Nė kėtė kontekst, nuk janė tė rastėsishme fluktimet e hetueshme tė kėtyre forcave jashtė Kosovės, qė si do tė hetohet me vonė do tė bėhen qendėr e diskursit tė ri rebelues nė Kosovė.

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising with us is very easy and affordable. When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Well not with "AlbaNur". Here you pay once and your ad runs 24 hours a day seven days a week for a year.

You can advertise just about anything; to sell a car, to rent out an apartment, sell an old computer etc.

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

 

 
   

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

eXTReMe Tracker

copyright by ALBANUR/ designed by tim shkupi 2004