|
Para se tė futemi mė drejtėpėrdrejt nė temėn e
identifikuar live nė tė gjitha agjendat e opinionit tė
mbrendshėm dhe atij tė jashtėm, kam pėrshtypjen se do
tė ishte mė e nevojshme qė tė analizohet pakashum, jo
situatat e shkaqeve tė paraqitjes sė kėtij
diskursi violent nė Maqedoni, por
parasėgjithash
kompleksi i masovizimit tė opinionit tė
atjeshėm shqiptar me kėtė diskurs tė ri, por jo edhe tė panjohur pėr kėtė
pjesė tė Ballkanit, qė nėse vazhdohet me intenzitetin
e filluar tė injorimit tė tij nga ana e faktorit
ndėrkombėtar
dhe presionin e shtuar tė forcave tė brishta tė
armatosura Maqedone, do tė mund me shpejtėsi
marramendėse dhe me aplikativitet masiv ta UĒK-izojė
tėrė Maqedonėn, e ndoshta edhe Ballkanin!?
Shkaqet e ripėrsėritjes sė fenomenit UĒK-ė , megjithė
konsumimin e mjaftueshėm nga mediat, analizat dhe
pseudoanalizat e llojeve tė ndryshme, me sa mund tė
kuptohėn nė cilėndo gjuhė (politike; ekonomike,
juridike,etj) dhe nga cilido kėndėvėshtrim, do tė mund
tė reduktoheshin pėrafėrsisht nė
tri sosh; a/ Procesin e
shthurjes sė natyrshme tė ish krijesės centaur
tė quajtur Jugosllavi; b/ Diskriminimin e ushtruar
(permanent )institucional sė bashku me padrejtėsinė e
ushqyer gjatė kėtyre njėzet viteve, tė demokracis
infantile Maqedone ndajė shqiptarėve tė atjeshėm, dhe;
c/ Mosshpejtimin
e
bioritmit dhe diskursit
aktual politik shqiptar, nė drejtim tė avansimit tė
drejtave qytetare dhe atyre njerėzore tė shqiptarėve
tė Maqedonisė.
Nė kėtė, kontekst, janė tė parasyeshme ulurimat dhe
bėrtimat turravrap tė disa kinse analistėve, mediave
dhe pseudopolitikajve jasht edhe sidoms mbrenda, tė
cilėt me tė filluar konflikti I pritur edhe nga zogjėt
e malit, filluan tė kukasin pėr gjoja atė qė po ngjanė
atje!
Analizėn tonė nuk kishim dashur ta konsumojmė nė
drejtim tė kėsajė fushate tė qėllimshme
dhe tė parapaguar natyrisht mė parė, ngaqė nuk
dėshirojmė thjesht tė humbasim kohė me kėto gjėra qė
se kanė dioptrinė si thuhet, mė larg se pėrtej
hundės!
Konfliktin e armatosur ndėretnik (jo luftėn civile!)
nė Maqedoni, ashtu sikur edhe ate nė Kosovė, Bosnjė,
dhe Kroaci, nuk duhet shiquar asesi jasht kontekstit
tė rrethanave dhe kushteve nė tė cilat aktualisht
synohet tė ndėrtohet
Projekti i integrimeve tė ardhshme pėrmes
doktrinės sė demokracisė, ku secili nga popujt e
Ballkanit sė bashku me ata tė Evropės, do tė duhej tė
kishte vendin dhe rolin e vetė sipas angazhimit(term I Bzhezhinskit) tė ushtruar
mė parė pėr vetėn e vetė, por
nga dioptria e njė procesi I cili ėshtė dashur
tė ndodhė (kryekput; shkaku i stagnimit tė pozitės
Kushtetuese tė shqiptarėve) herdo kurdo , pas gjithė
asajė qė kishte ndodhur pa presedan vijimzisht nė tėrė
teritorin e ish Jugosllavisė.
Maqedonia, edhe mė heret falė mirėkuptimit (tė
ushtruar nė formė dhe pėrmbajtje tė presionit nga ana
e qendrave tė vendosjes) mes dy komuniteteve mė tė
mėdha lokale, dhe prezencės sė mėhershme tė
estabilishmentit ushtarako politik tė NATO-s, arrijti
pėr dallim nga gjithė ish republikat Jugosllave, ta
ruaj imixhin e njė shteti stabil dhe jokonfliktuoz.
Nė tėrė kėtė vakum kohor, estabilishmenti politik
Maqedon sė bashku me ate shqiptar, ndėr tė parat
komunitete etnike (prap me ndihmėn e misionarve tė
jashtėm!) arrijtėn njė konzenzus
mirėkuptimi, ku de jure kėta tė dytėt, pėr hirė
tė ruajtjes sė balanceve, pastaj edhe kėrcnimeve qė
vinin nga ish pushteti I Beogradit, u deshėn tė
pranojnė statusin e degraduar (nė krahasim me
Kushtetutėn e 1974) tė minoritetit!
Ngarendja, por edhe tentimi I ushtruar gjatė
kėtyre dhjetė viteve qė tė ndėrtohet njė shoqėri
multietnike, me mjete politike, sipas modeleve
pėrėndimore, me statusin degradues tė minoritetit, si
sistem dhe si proces u hetua se ishte njė llogari pa
hangjiun.
Shqiptarėt dhe Projekti I tyre, pėr tė bashkėjetuar me
maqedonėt
kishte defekte tė natyrės elementare. Barazia,
ishte vetėm nė letėr, jeta praktike dėshmoi tėrėsisht
diēka tjetėr. Duke mos dashur tė analizohėn saktėsisht
tė metat dhe defektet e sistemit dhe Projektit tė
themi kushtimisht tė identifikuar si evolucion politik,
apo koalicion shqiptaro- maqedon, tė cilat pakashum I
dijmė tė gjithė, do tė thoshnim se fenomeni i
UĒK-izmit tė opinionit shqiptar (nėnshtetasve) tė
Maqedonisė, ėshtė meritė pikėrisht e stagnimit tė
kėtyre raporteve, tė cilat nė vend qė tė shpejtojnė
ritmin e avansimit tė shqiptarėve nga pozicioni I
minoritetit nė ate shtetėformues, ato u bėnė pengje
edhe tė Projektit pėr ndėrtimin e shoqėrisė civile dhe
demokracisė nė pėrgjithėsi nė kėtė pjesė tė Evropės.
Paraqitja e UĒK-s, me sa mund tė hetohet nga distanca
e logjikės sė perspektivės, vetėm dėshiron
ta shpejtojė kėtė proces tė avansimit tė
drejtave njerėzore dhe kombėtare tė shqiptarėve, nė
nivelin qė i ushtrojnė tė gjithė popujt tjerė Evropian,
qė janė nė pozicione identike si psh. flamanėt nė
Belgjikė, Boshnjakėt, Kroatėt dhe Serbėt nė Bosnjė,
asgjė mė shum. Kėtė tekefundit e dėshmuan edhe
publikisht edhe zėdhėnėsit e sajė, tė cilėt
decidivisht janė pėr Maqedonin unike.
Ajo qė ėshtė mė interesant nė tėrė kėtė backgraund
ėshtė se diskursi I ri violent e I personifikuar
pėrmes anakronimit UĒK-ė , e ka nuhatur momentin
ndoshta tė papėrshtatshėm pėr ti plasuar pikėpamjet e
identifikuara jo vetėm si grupore apo edhe asosh
klanore (siq ia kemi zanat ne shqiptarėt
pėrgjithėsisht!) por si synim kolektiv tė gjithė
komunitetit shqiptarė qė jeton atje. Dyshimi I kėtillė
cognitian, do tė thoshnim I prejudikuar nga propaganda
e mediave tė mbrendshme dhe atyre tė jashtme, do tė
mund tė vlente vetėm pėr fazėn e fillimit tė
konfliktit, kur ende nuk diheshin, si thuhet
objektivat gjenerale dhe objektivat specifike tė
UĒK-s, kur ende nuk dihej se kush qėndron prapa, siq
prejudikohej nga shtypi i kėtyre grupeve me maska.
Mirėpo, tani kur dihenlojtarėt dhe skenari I lojes,
dyshimet hiqen!
Mirėpo, cilat, nė esencė janė, shkurtazi ato shkaqet e
paknaqėsisė sė gjithė komunitetit shqiptarė(jashtė
Shqipėrisė) nė kazanin e Ballkanit;
Shqiptarėt, pėrkatėsisht elita e re politike e Kosovės,
e cila vehtėn
tani preferon ta identifikojė me llogarit e zgjedhjeve
lokale (anipse ato ende nuk janė kushedi ndonjė
barometėr i preferuar pėr matjen e politicl power-t, e
kanė mė se tė qartė mesazhin e bashkėsisė
ndėrkombėtare mbi krijimin e nevojės sė parakushteve
pėr njė (siq thuhet nga agjendat e tyre)legjitimitet
demokratik , qė po identifikohet shumė ngathtė me
instalimin e institucioneve lokale qė bartin me vete
vetėm porositė e zhbllokimit tė jetės sė krijuar me
konditat e regjimit diskriminues serb tė paraluftės, e
asesi edhe ato tė vendimarrjes mbi statusin e ardhshėm
politik tė Kosovės qė patjetėr do tė afirmohet me
krijimin e Parlamentit .
Kosova Lindore (Lugina e Preshevės!) me komunat e
njohura si problematike deri te Kėshilli I sigurimit,
janė poashtu njė problem qė si pasojė I lanė borgjet e
ish sistemit diskriminues tė estabilishmentit politik
Millosheviqian dhe me paknaqėsinė e krijuar nga serbėt
etnik, synon tė ndėrtojė pėrshtypjen e njė komuniteti
qė ka nevojė pėr mbikqyrje dhe implementim tė
marrėveshjeve qė po bėhen dhe do tė bėhen nė favor tė
pėrmirsimit tė pozitės sė tyre Kushtetuese nė Serbinė
postmilloshoviqiane.
Ngjarjet nė Maqedoni me pėrmasat e animimit me
fenomenin UĒK-ist, nė opinionin e sajė, pėr dallim nga
ai I Kosovės qė kishte njė synim tjetėrfare, nuk duhet
etiketuar me sintagmat tashma tė njohura
sllavokomuniste,si grupe margjinale, e ekstremiste,
e aq mė pak si terrorriste (!?) ashtu siq po bėnė
aktualisht qeveria maqedone, ngaqė, pėr mendimin tonė
arrihėn dy kundėrefekte;
Njėri, I cili gjithėsesi kėtyre djelmoshave tė
rebeluar(por tani edhe tė identifikuar me pozicionet e
tyre tė qarta politike) shqiptar, do tė ua ngritė
rejtingun edhe ashtu tė dėshiruar dhe kureshtar pėr
shum kend nė opinionin e mbrendshėm dhe ate tė jashtėm.
Dhe Tjetri, I cili e me mėnyrėn dhe stilin e
dhunshėm tė imponimit (sikurse ai serb nė Kosovė!) e
bėnė me vetėdije tė plotė, infektimin apo shumzimin e
kėtij virusi apo kėsajė mėnyre tė qėrimit tė hesapeve
tė pa rregulluara mes dy komuniteteve mė tė mėdha nė
kėtė teritor shumė diskutabil pėr apetitet e shteteve
pėrrreth, duke mos pėrjashtur nė kėtė kombinim
asnjėherė ato serbe!
Dioptria e kėsisojt e kėndėvėshtrimit tė
rebelimit tė shqiptarėve tė Maqedonisė me pėrplotė
anatema, me siguri nuk shkon nė favor tė asajė qė e
dėshirojnė as
pushteti maqedon e as grupi, tashma i
identifikuar, me konotimet e ēlirimit, por
parasėgjithash nė staza tė gjata, nė favor tė
popullsisė sė atjeshme, e cila sipas shumė analizave
kap numrin prej 45% tė popullsisė sė gjithėmbarshme nė
kėtė shtet.
Atomizimi I vetėdijes sė shqiptarėve, se pėrveq
grykės sė kallashit, nuk mund tė arrihėn objektivat
e interesave kombėtare nė shtetin e Maqedonisė, ėshtė
e kuptueshme se ėshtė njė projekt shumė I rrezikshėm (por
si duket edhe I vetėm!) qė udhėhiqet nga pėrvojat e
luftėrave tė ngjara nė: Slloveni, Kroaci, Bosnje, dhe
Kosovės. Si I tillė, ai nuk mund tė bėjė ndonjė
pėrjashtim. Andajė aktivizimi I diskursit violent,tė
cilin aktualisht po e udhėheqė UĒK-ja, duhet shikuar,
jo nga prizma e prishjes sė ballanceve dhe interesave
amerikano-evropiane qė puqen jo rastėsisht nė kėtė
pjesė tė Evropės, por edhe nga prizma e
pėrpjekjeve(apo shpejtimit tė kėtij procesi!) tė
shqiptarėve tė atjeshėm pėr tė arritur trenin e fundit
tė realizimit tė objektivave tė natyrshme pėr tu bėrė
shtetėformues nė trojet e tyre shekullore. Tekefundit,
kėtė e dėshmojnė edhe pronocimet e zėdhėnėsit tė UĒK-s,
z. Fazli Fazliut tė bėrė para ca ditėsh. Ku mes
tjerash, thuhet, se janė pėr ruajtjen e sovranitetit
dhe integritetit tė shtetit tė kontestuar nga
pikėspari fqinjėt pėrreth!
Sė kėndejmi, shkalla
e UĒK-izmit tė opinionit shqiptar nė Maqedoni,
do tė mvaret jo aq shum nga imponimi I grupeve guerile
qė veprojnė atje , sa edhe nga masat preventive siq
I quan pushteti Maqedon, dhe nga (jo)averzioni I
bashkėsisė ndėrkombėtare, ose mė konkretisht SHBA-ve,
tė cilat nė rastin konkret ose janė tė keqkuptuara nė
mėnyrė tė qėllimshme(kur preferojnė dėrgimin e
mesazheve kėrcnuese!), ose nuk kanė informacione tė
duhura mbi objektivat dhe backgraundin e UĒK-sė nė
Maqedoni qė ėshtė e pamundur pėr ta.
Sė kėndejmi, nė bazė tė asajė ēfarė dihet gjerė
mė tani pėr UĒK-n si recept dhe model tė ri I
avansimit tė drejtave tė shqiptarėve nė shtetin
Maqedon, mund tė themi se paraqitja e sajė nuk ka tė
bėjė aspak me prishjen e ekuilibrave ndėrkombėtar qė
janė vendosur gjatė kėtyre dhjetė viteve tė fundit nė
Ballkan dhe pėrgjithėsisht nė Evropėn Juglindore, me
vetė faktin se asnjė Deklaratė publike e bėrė gjerė
tani e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒKės, nuk e ka
mohuar integritetin dhe sovranitetin e shtetit tė
quajtur ende
si FYROM, por parasėgjithash si
metodologji e re qė e dinamizon Projektin e
barazimit tė shqiptarėve me maqedonėt. Kjo herėt a
vonė do tė arrihet, tani nuk ėshtė me rėndėsi kujt do
tI takojnė meritat dhe medaljet pėr kėtė qėllim tė
padiskutueshėm. Do tė ishte mirė tė inicohet dialogu I
mirėfillėt me ndėrmjetėsim tė faktorit ndėrkombėtar,
formulė kjo qė pati efektet e veta nė tė gjitha krizat
nė rajon.
Pėrndryshe, ēdo vonim nė kėtė drejtim, mund ta rritė
ēmimin nė njerzė tė kėtij qėllimi dhe synimi tė
natyrshėm tė shqiptarėve nė Maqedoni. Tekefundit nė
Evropėn e ardhshme tė integruar, askush mė si
perspektivė, nuk do tė mund tė jetė I diskriminuar (aq
mė pak institucionalisht!) dhe I lėnė pasdore nė
sistemet demokratike qė po ndėrtohėn edhe nė kėtė
pjesė tė botės me ndihmėn e SHBA dhe aleancės
pėrėndimore. Kėtė poentė po mundohėn nė formė tė
trenit tė fundit ta kapin edhe shqiptarėt e
personifikuar pėrmes Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare tė
Maqedonisė, dhe agjė mė tepėr se kjo. Tė gjitha tjerat
janė, paragjykime qė
fabrikohėn nga grupe dhe shtete tė interesit,
qė mendojnė se ende janė nė kohėn e sistemeve kastike.
Projekt-Propozimi i siq do ta quanim revolucionit tė
ngadalsuar, qė e ka
nisur UĒK-ėja, duket se mė nė fund do ta
pėrmbyllė kaptinėn e betonimit tė Maqedonisė si shtet
multietnik, ngase thjesht, shumė mė lehtė do tė
afirmohet ideja dhe nevoja e procesit tė integrimit tė
Evropės si tėrėsi globale nė kėtė rajon.
Shikuar me kėtė dioptri dhe kėtė perspektivė,
konfliktin
qė atje po ndodhė aktualisht nuk duhet gjykuar
mė
me cilėsinė e paragjykimeve tė tejkaluara, por
me tejkalimin e tyre vetėm nė tavolinėn e bisedimeve
qė janė tė paevitueshme, ku secila bashkėsi etnike
bukvalisht (kuptohet nėn monitorimin e patjetėrsueshėm
ndėrkombėtar!) do ta shpalonte
ate ēfarė dėshiron nė perspektivėn e vetė;
kombėtare;politike dhe ate juridike, nė mėnyrė qė tė
pėrmbyllet kaptina e konflikteve njė herė e
pėrgjithmonė nė kėtė labirinth tė Evropės!
Ky rezon, ku mė nė fund nė stilin e siq
pėrmendėm mė lartė tė revolucionit tė ngadalėsuar tė
gjėrave dhe preokupimeve nacionale tė tė dy kėtyre
kombeve atje, do bėhej formula mė e mirė qė do tė mund
tė ruaj
atė qė pastajė do tė quhet dhe ruhet nga
tė dy kėto komunitete si tėrėsi teritoriale
dhe politike Maqedone! Ēdo vonim nė kėtė drejtim, pėr
Evropėn dhe SHBA-t, vetėm
do tė mund sjellė viktima dhe plagė tė reja (tė
panevojshme; sikurse ai I vrasjes makabre tė babė e
bir, para kamerave televizive!?) tė cilat do tė
kėrkojnė njė investim mė afatgjatė material dhe moral
pėr tė pajtuar kėta dy popuj. Duket, se kėtė nuk e
dėshiron askush, bile mė sė paku shqiptarėt!
|