|
Fundi i
mijėvjeqarit tė dytė, do tė thoshnim pa ndonjė rezervė,
nėpėr bibliografitė e politikave dhe historiografive
do tė evidentohet padyshim si periudhė e cila ėshtė
karakterizuar me faktin, se nė anė tė ndryshme tė
botės ku mė shumė e ku mė pak, kanė zbėrthyer
konflikte tė natyrės etnike qė kanė lėnė pasoja tė
mėdha kudo ku kanė ndodhur. Pa u zgjėruar shum, do
theksoja qė edhe Europa nuk ka bėrė ndonjė pėrjashtim
tė theksuar, bile ajo jo vetėm qė nuk ka qenė e
privuar nga kėto konflikte, por nė njė masė tė madhe
ajo edhe sot e kėsajė dite nuk arrijti tė zgjidhė: as
ēėshtjen Baske, as ate Korsikane, kurse ate Irlandeze
vetėm e mbylli me kompromise tė pėrkohshme dhe pa
objektiva tė definuara pėrfundimtare.Nė Ballkanin
Pėrėndimor, apo mė detajisht nė ish Jugosllavi qė mund
tė konsistohet lirisht edhe si djep i konflikteve
ndėretnike, tri kombe shtetėformuese qė e mohuan
arbitrarisht njėra tjetrėn pėrmes njė lufte tė
pėrgjakshme dhe me plotė viktima nė njerzė e
shkatrrime materiale, mė nė fund ia arrijtėn tė
ndėrtojnė shtet kombet e tyre gjerėsa rasti i Kosovės,
qė rezultojė pas intervenimit tė NATO-s, nė formė tė
njė administrimi nė trajtė tė Protektoratit, mbeti
edhe sot e kėsajė dite pa kurrfar definimi as politik
e as etnik.
Raportet ndėretnik, si fenomen sociologjik me
pėrjashtim tė Zvicrės ku raportet ndėretnike janė nė
esencė raporte tė dominimit tė shumicės absolute (tė
cilat gjithėherė nuk bazohen nė kriteret demografike!)
ndajė pakicave tjera etnike, janė raporte qė mė sė
paku kanė shėnuar lėvizje kah ekstremizmi dhe
debalancimi i kuotave ndėretnike nė historikun e
marrėdhėnieve etnike. Kėtė e dėshmon edhe stabiliteti
i sajė shekullor si shtet, ku ngandonjėherė, aksionet
e bazuara nė jodhunė, ua mundėsojnė pakicave qė
jetojnė atje , tė realizojė aspiratat e tyre
identifikuese, qė zakonisht adresohėn kah identiteti
gjuhėsor dhe ai kulturor.
Mirėpo, nė rastet kur shumica absolute etnike, siq
ėshtė rasti i Kosovės, tani e pesė vite nuk bėnė
ndonjė ofertė serioze pėr integrimin e identiteteve tė
pakicave(sidomos me ato serbe qė kanė tė bėjnė me
referencat; kulturore, gjuhėsore, e veqenarisht ato
politike), atėhere integrimi gadi bėhet i pamundshėm
dhe pėrfundon ose me lėvizje secesioniste,(siq po
pretendojnė tani pėr tani serbėt pėrmes deriēkės sė
kantonizimit njėherė e mė pastajė edhe ndarjes sė
Kosovės) ose me konflikte permanente qė pėr mendimin
tim u provua pikėrisht me ngjarjet e marsit. Pėr tu
ikur kėtyre skenareve kompetitive pėr gjithė qytetarėt
e Kosovės, institucionet e kosovės, partitė politike,
e pse jo edhe grupet e ndryshme tė ekspertėve
qeveritar e joqeveritar duhet tė hartojnė njė
strategji afatgjate kombėtare nė formė Projektesh,
Programesh Integruese pėr grupet etnike, e sidomos pėr
ate serb.
Mungesa e njė strategjie nė formė njė oferte serioze
dhe tė ngjeshur me argumente tė forta; shkencore,
politike, historike, ekonomike, etj. nga ana e
diskursit politik Kosovar, padyshim qė po i shkonte
pėrshtati jo vetėm mosdefinimit tė statusit politik tė
Kosovės, por edhe jostabilitetit dhe kompetiviteti
permanent ndėretnik, jo vetėm nė rajon por edhe mė
gjėrė. Tekefundit, kjo reference sygjeruese pėr
institucionet dhe liderėt tanė do tė duhej tė ishte nė
njė mėnyrė edhe pjesė e strategjisė pėr integrimin qė
Kosova duhet ta ushtrojė dhe definitivisht ta mėsojė,
kur janė nė pyetje proceset e reja globale qė kanė
nisur sa kohė edhe nė Bashkėsinė Evropiane, kah janė
nisur kombet e civilizuara.
Por a ėshtė ofruar ndonjė ide, ndonjė Projekt Propozim,
tė themi pakėz mė konciz lidhur me kėtė ēėshtje, nga
psh. Qeveria, Parlamenti, shoqatat e eksperteve apo
shoqėria e jonė civile? Pėrgjigja, dosido, do ishte
Jo, se Jo. Ciniku qė pėr referencė nuk e ka
patriotizmin e punės, por patriotizmin ndajė partisė,
me siguri do tė permendėte ofertėn e fundit tė bėrė
nga lidershipi i PDK-s, Z. Hashim Thaqi, nė takimin e
Lucernit e cila ende pa u diagnostikua me skalpelin
dhe dioptrinė e eksperteve, ad hoc u demonizua nga
partnerėt e koalicionit qeveritar dhe poashtu ad hoc u
pranua nga disa publicist, politikaj, zėdhėnės,etj.
Kjo do tė ishte normale, sikur Projekti i ofruar tė
analizohej (bile tė paktėn lexohej?!), e jo tė
kontestohet ende pa u analizuar si duhet. Fitohet
pėrshtypja, se asnjėri nga kėto grupime nuk e ka
kuptuar (tė mos them lexuar!?) porosinė fundamentale
te Marrėveshjes sė njėmendėt tė Ohrit. E ajo ėshtė,
siq edhe shkruan nė Dokumentin bazė qė pėrmban
gjithėsejt edhe tri anekse shtesė (Aneksin; A-Amandamentet
Kushtetuese: B Nryshimet nė Legjislacion; C-
Implementimi dhe masat e ndėrtimit tė besimit) se;
kjo marrėveshje kornizė do ta promovojė zhvillimin e
qetė dhe harmonik tė shoqėrisė qytetare, duke
respektuar njėkohėsisht identitetin etnik dhe
interesat e gjithė qytetarėve tė Maqedonisė. Nė
esencė, njė formulim tė kėtillė diplomatik do tė
thoshja tė gjithė qytetarėt e kosovės do ta pranonin
me ėndje, ngaqė tė gjithė pretendojmė qė Kosova e re
demokratike tė bėhet me Kushtetutė qytetare, pra shtet
i qytetarėve tė lirė pa dallim feje, gjinie, race apo
grupimi etnik. Shtrohet, pyetja, ēka mund tė jetė kėtu
kontestuese? A po dojmė ne tė ndėrtojmė demokraci
vetėm pėr vetėn tonė (ashtu siq pretendonte ish
regjimi serb?!), apo pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė
tė jenė banorė tė kėtij vendi? Por, tė shohim ku
qėndron dallimi? Pėr mendimin, tonė dallimi qėndron
vetėn nė atė se gjerėsa Maqedonia e ka tė definuar dhe
tė pranuar ndėrkombtarisht identitetin e vetė
shtetėror qė asajė deridiku i mundėson (por jo edhe
lejon tani legalisht!?) komoditetin e obstruksioneve
dhe tė zhagitjes pėrmes niveleve tė ndryshme
byrokratike, pėr njė kohė, por jo edhe pėr tė gjitha
kohėrat, integrimin e komunitetit shqiptar nė tė
gjitha institucionet Maqedone, Kosova ende nuk e ka as
te definuar e as tė pranuar ndėrkombėtarisht
identitetin e vetė shtetėrorė, qė kėsajė i pamundėson
fuqizimin e njė marrėveshje tė tillė identike me
komunitetin serb. Por tė shohim, kalimthi disa nga
kėto paragrafe tė kėtij Dokumenti.
Modeli i Marrėveshjes sė Ohrit, nėse bėhet njė
analogji me gjendjen nė Kosovė; s pari, tėrėsisht dhe
pa kusht pretendon ta hudhė dhunėn pėr realizimin e
qėllimeve politike, qė nė rrethanat tona si mė shkurt
eliminon paradispozitat e nji klime dhe situate tė
pasigurisė, jostabilitetit dhe kthimit kah vetėvehtja
e qytetarėve tė kosovės, pa dallim feje, gjinie, race
dhe grupimi etnik. Sdyti, argumentin e diskriminimit
pozitiv etnik qė e favorizojė Korniza Kushtetuese,
tash e sa vjetė, do tė mund ta udhėzonte nė njė
pėrfaqėsim natyror sa qė pėrfaqėsimi egzistues
paragjykues mė nuk do tė mund tė prejudikohej pėrmes
logjikės sė shumicės(shqiptare) dhe pakicė(minoritare),
por pėrmes logjikės njė qytetar njė votė.
Largėpamsit e dijnė qė shoqėria kosovare fiton shumė
me kėtė logjikė. S pari, mėnjanohėn tensionimet
etnike, e sė bashku me tė edhe ato tė sigurisė dhe
stabilitetit. S dyti, gjithėkund pėrmes ligjeve dhe
standardeve (qė sot Evropa i ka me bollėk) pėr
grupimet minoritare blihen simpatia dhe lojaliteti
politik dhe ai ekonomik, tė cilat pėr Kosovėn, jani
ēėshtje egzistenciale. Kjo mund tė hetohet shumė qartė
dhe shumė bindshėm nga refrenet e pėrditshme tė
diplomatėve tė jashtėm, tė cilėt synimin e shqiptarėve
pėr njė shoqėri independente qytetare po e akceptojnė
ende si Project impossible, ku ende nuk kanė mundur ta
gjejnė vetėvehtėn pikėrisht grupet minoritare, qė nė
shtetet e tyre janė qytetarė normal me tė gjitha tė
drejtat qytetare.
Shikuar me njė dioptri tė kėtij lloji, Projekti apo
ideja e integrimit tė mbrendshėm tė grupimeve
etnonacionale, sipas modelit tė Ohrit, nuk do tė mund
tė ishte jashtėkohor dhe i pandryshuar nė korpusin e
cilėsive apo kritereve tė ashtuquajtura kulturore (besimeve,
vlerave, normave, simboleve, gjuhės, veshjes, etj. qė
nuk ka tė bėjė asgjė me autonominė kulturore, ashtu
siq po trumbetojnė estabilishmenti politik i
Koshtunicės dhe disa mediume serbe sot) qė do tė mund
tė bartej, apo zakonisht bartet prej njė gjenerate nė
tjetrėn. Ngase, ai rrjedhė nė njė mėnyrė nga aksioni
dhe reaksioni i grupeve tė ndryshme etnonacionale, tė
cilat kurr nuk pushojnė sė zhvilluari dhe emancipuari
nė raport me vetėvehtėn dhe identitetet tjera pėrreth.
S treti, favori i Marrėveshjes sė Ohrit nė rastin e
kosovės, do ta zhbėnte apo eliminonte praktikėn e
gjertanishme tė emėrimeve dhe shkarkimeve tė anėtarėve
tė asambleve Komunale jashtė dhe pavarėsisht
protokolit tė institucionit apo mekanizmit tė
zgjedhjeve qė solli shumė probleme dhe konflikte
interesash edhe ndėrmjet vetė komunitetit serb, ngaqė
e fragmentarizojė tejmase sa qė Administrata e UNMIK-t,
pėr ta pėrmbyllur procesin e zgjedhjeve me gjuhėn e
suksesit, u desh tė emėrojė njerzė jokompetent, jo
autoritativ qė i sollėn dėm procesit tė demokratizimit
dhe definimit tė statusit tė Kosovės. S katėrti,
argumenti i vartėsisė hierarkike nga pushteti qendror,
i cili ofertėn pėr enklavizim, kantonizim dhe
decentralizim (aludimi ėshtė pėr distancėn/lexo
pavarėsinė e plotė?!/ e qarkut qendror nga ai
periferik tė lansuar nga ekspertėt serb) do ta bėnte
tė padiskutueshėm, edhe me vetė faktin se Administrata
qendrore, e jo ajo periferike do tė ishte alfa dhe
omega e zhvillimeve tė mėtejme demokratike tė Kosovės.
Spesti, sovraniteti (qė nė periudhat e ardhshme
integrative Evropiane mjaftė do tė zhveshet nga
kompetencat e gjertanishme) dhe kompaktėsia
teritoriale, sė bashku me tėrėsinė etnike do tė mund
tė konzervoheshin edhe pėr njė kohė tė gjatė. Pra
sukcesivisht, do tė mund tė menjanoheshin zgjidhjet
teritoriale tė shtetit nė favor tė interesave etnike,
qė do ta pamundsonin projektin e ndarjes apo tė
cenimit tė rendit unik juridik tė Kosovės. S gjashti,
aplikimi i fomulės sė shtetit qytetar, sundimit tė
ligjit dhe tė rendit demokratik, do tė mund tė ofronte
Kosovėn, shumė mė afėr derės sė integrimeve rajonale
dhe asajė tė BE-sė.
S shtati, e drejta pėr shkollim, si njė ndėr tė
drejtat elementare tė njeriut me kėtė model fuqizohet
me paragrafet e standardeve evropiane, ku tė gjithėve,
pa dallim feje, gjinie, race apo perkatėsie etnike u
garantohet e drejta nė shkollim. Kontestimin e kėsajė
tė drejte, mė sė miri e dijnė ata qė kanė punuar nėpėr
podrume, sikurse autori i kėtyre rreshtave. Tė njejtėn
punė, sot janė duke e bėrė edhe serbet lokal. Steti,
formula e diskriminimit pozitiv qė prejudikohet nė
Dokumentin e Ohrit, pėr mendimin tonė, ėshtė njė
karrem shumė joshės pėr hapje mes komuniteteve.
Kosovarėt e dijnė mirė, qe edhe nė regjimin e
mėparshėm kur studijonin student nga mbarė Serbia,
shumė pak nga ata dėshironin tė qėndronin nė kosovė.
Arsyet, janė tė natyrės; spari ekonomike; sdyti
psikologjike; streti akomodive ku tė gjitha kėto nė
asnjė periudhė tė ardhėshme nuk do tė mund taa
rrezikonin as substancėn e as egzistenėn kombėtare tė
shqiptarėve tė Kosovės Snėntė, analogjia qė mund tė
bėhet me kėtė dokument, ėshtė ai i apelit ndajė
bashkėsisė ndėrkombėtar(kėtu, dosido nėnkuptojmė
investimet makroekonomike nga ana e Kompanive
transnacionale, tė cilat kanė rezervat e veta tė
arsyeshme tė pasigurisė sė kapitalit dhe resurseve
njerėzore) qė sa mė shpejt tė thrrasin njė Konferencė
tė Donatorėve pėr ndihmė makrofinanciare, e cila pas
vazhdimit tė procesit tė privatizimit (njė kontigjent
kogja i madhė i njeryėve do mbesin pa punė) do tė
ishte njė infuzion i mirė jo vetėm social por edhe
politik, pėr njė popullėsi nė mes tė Evropės ku 30% tė
popullėsisė sė sajė kanė probleme serioze me
mbijetimin fizik. Shikuar me kėtė dioptri,
konsiderojmė qė Modelit tė Ohrit do tė mund tu
amputoheshin padyshim natyrshėm edhe specifikat e veta
qė i ka Kosova. Nė anėn tjetėr nė Kosovėn e pasluftės,
shkaqet e mosintegrimit tė serbėve dhe tė ndertimit tė
shoqėrisė multietnike (Projektit tė UNMIK-ut) do tė
duhej kėrkuar nė tri rrafshe, tė cilat nuk janė objekt
i kėsajė analize. Por tė cilat (shkaku i hapsirės sė
gazetės) kalimthi vetėm do ti identifikojmė; rrafshin
e rregulloreve dhe dekreteve qė nuk kishin fuqinė e
ligjit pėr ta inicuar frymen integrative nė praktikė;
rrafshin e mungesės sė (Projekteve, ideve dhe shkurt
strategjisė sė detajizuara) interesimit jo edhe aq tė
theksuar tė diskursit dhe institucioneve kosovare pėr
ta bėrė atė me sinqeritet mė tė madhė ; dhe rrafshin
manipulimit sistematik tė qeverisė sė Beogradit me
serbėt lokal, vetėm e vetėm qė tė shantazhohet ideja e
integrimit tė tyre nė institucionet e Kosovės. Ēėshtja
e mbrojtjes sė minoriteteve me fuqinė e ligjit, ėshtė
njė kėrkesė e arsyeshme dhe shumė e preferueshme me
standardet e sotme ndėrkombėtare, mirėpo kur ajo
fillon tė ngrihet nė nivelin e sistemit tė
privilegjave (ēfarė nė tė vėrtetė ėshtė akoma me
Kornizėn Kushtetuese), atėherė ajo dinė tė bėhet edhe
pengesė serioze pėr rregullimin e raporteve ndėretnike.
Do dijtur qė nė rrafshin ndėrkombėtar sot pėr sot
egzistojnė nisma dhe modele tė llojllojshme tė cilat
janė nė raporte konkuruese njėra me tjetrėn, por pėr
mbrojtjen e pakicave me sė largu kane shkuar shtetet
pėrėndimore, ndėrsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore
ende janė nė fazėn e konstituimit tė legjislacionit
pėr grupimet pakicė etnonacionale. Nė Dokumentin e
KSBES, nė Kopenhagen tė mbajtur mė 29 qershor tė vitit
1990 , psh. krijimi i administratave lokale e
autonome rekomandohet si mjet mjaft efikas pėr
sigurimin e identiteteve etnike, kulturore, gjuhėsore,
dhe fetare pėr pakicat kombėtare.
Nė tė vėrtetė, numri i rekomandimeve dhe i Projekteve,
apo ideve lidhur me rirregullimin e statuseve
minoritare, sidomos kur janė nė pyetje grupimet etnike
tė dalura nga dy perandorit e fundit nė Evropė(asajė
Jugosllave dhe asajė Sovjetike) tregon se tani pėr
tani ende nuk egziston ndonjė formulė magjike e cila
do tė mund ti rregullonte kėto raporte tė ndieshme mes
komuniteteve tė ndryshme etnike.Nė kėtė drejtim,
askush nuk thotė qė modeli i Ohrit bėnė njė pėrjashtim
okular. Sot psh. jo shumė rrall rekomandohet qė pėr
integrimet globale tė grupimeve etnonacionale tė
mirret modeli i ashtuquajtur i intervenimit ekonomik,
tė cilin si element gjithėsesi e pėrmban edhe ai i
Ohrit, kurse pėr situatat qė vėrtetė kanė probleme
integruese (siq ėshtė pėrafėrsisht edhe rasti i
Kosovės) nuk pėrjashtohet amputimi i autonomisė
teritoriale, dhe ai i asajė personale.
Meqė, rekomandohet modeli i autonomisė teritoriale, do
theksuar qė ky model vėrtetė nė pamje tė parė duket
njė model i sofistikuar pėr ta bėrė integrimin e
grupimeve pakicė nė sistemin e organizimit shoqėror,
por nė esencė nė rastin e Kosovės ka disa dobėsi tė
pariparueshme tė cilat projektohėn nė shkallėn e
efektiviteti tė tij tė kufizimit. Nė rastin e Kosovės,
ai mund tė kontestohet nga tė gjitha kėndėvėshtrimet e
mundshme, por kontestimi kryesor qė mund ti bėhet
tani pėr tani ėshtė se; kompaktėsia e grupit etnik
minoritar (nė rastin tonė serbėve) qė kėrkohet si
alibi kryesor, thjeshtė mungon, ngaqė serbėt nuk kanė
dhe as qė kanė pasur ndonjė kompaktėsi etnike pėrgjatė
tėrė Kosovės, nė asnjė periudhė kohore historike.
Nė njė situatė tė tillė, kur grupimi aktual serb ėshtė
i shkapėrderdhur pėr shumė arsye, autonomia
teritoriale qė atyre ua kanė fut nė mendje ekspertėt e
Beogradit, e edhe vetė z. Koshtunica, ėshtė tejet
diksutabile edhe me njė fakt tė ri qė politikanėt tanė
pak ose hiē se pėrdorin si argument tė fuqishėm.
Faktin, apo mekanizmin e ndėrlidhjes teritoriale, tė
cilin Marrėveshja e Ohrit e konteston nė tė gjitha
dimensionet e mundshme. Si dobėsi tjetėr, tė
autonomisė teritoriale, mund tė numrojmė edhe
moszgjidhjen definitive tė grupimit minoritar, ngaqė
thjeshtė ajo regjenoron pakica tė reja joetnike gjatė
implemnetimit nė praktikė. Paramendoni psh. nė njė
komunė, apo qyte ku grupi shumicė (shqiptarėt) do tė
mund tė shendrrrohej nė pakicė joetnike, nė raportė me
pakicėn serbe.
Modeli tjetėr i shquar si model i autonomisė personale,
per dallim nga ai teritorial nuk ėshtė i ngarkuar me
finesat shumicė dhe pakicė, ai rekomandon
ekskluzivisht vetėm ruatjen e identitetit kulturor.
Kur ėshtė fjala tek kantonizimi qė po pėrfolet mjaft
nga mediat dhe diskursi aktual serb, do theksuar qė ai
bie ndesh shum me idenė e multietnicitetit tė cilin
UNMIK-u e ka trumbetuar mjaft. Ky model ėshtė shumė i
rrezikshėm, dhe vlenė tė elaborohet pakėz mė
gjatė.Ideja e prokurorėve serb,qė procesi I
kantonizimit do tė duhej tė ushtrohet sipas Projektit
tė koncentrimit tė popullsive me shumicė
etnike(aludimi ėshtė pėr komunitetin serb) nėpėr
vendbanime tė cilat I posedonin para pėrfundimit tė
luftės, do tė thoshnim ėshtė njė grackė e paramenduar
mirė nga ana e Qeverisė Serbe dhe e Kėshillit
Kordinues tė Coviqit, prapa tė cilės fshihet ideja e
ndarjes (apo marrjes sė njė pjese )sė Kosovės veriore
nė njė periudhė tė mėvonshme(tė cilėsuar nga ata, si
mė tė qetė dhe mėfavorizuese pėr Serbinė).
Ngase si mund tė komentohet ndryshe, insistimi qė
kantonizimi I serbve tė bėhet kryesisht nėpėr Komunat;
Leposaviq, Kolashin , pastaj Fushė Kosovė pėr tė
vazhduar gjerė nė Gilan, Kamenicė dhe Novobrdė. Apo
kantoni tjeter qė do tė pėrfshinte komunat e Shtėrpces
(tė cilės sipas kėtij Projekti do tė duhej tI
bashkangjiteshin viset e banuara me goran) Opoja dhe
Gora! Kurse ai I fundit qė do tė pėrfshinte disa
fshatra tė banuara mes Pejės, Istogut dhe
Klines.Kėtyre kantoneve, gjithėnjė sipas ekspertėve
serb do tė duhej mė pastaj tu bashkangjiten tokat e
manastireve serbe tė bėra me tapinė e vitit (shih ti!)
1941(!)
Ky Projekt Model, I hartuar nga Vladika Artemije,
historiani Batakoviq (njė nacionalist modernist) dhe
politikani komunist Trajkoviq, ėshtė I paraparė si
eksperiment gjatė 15-20 vitet e ardhshme, nė mėnyrė qė
pėr statusin definitiv tė Kosovės tė mos mund tė
vendosė gjenerata e tanishme e politikajve por ajo
pasardhėse, e cila sipas tyre gjoja mė nuk do tė ishte
e ngarkuar mė me konfliktin e ndodhur serbo-shqiptar
nė Kosovė.
Ky ėshtė rezoni I estabilishmentit tė tanishėm serb,
pėr procesin e kthimit tė serbve nė Kosovė. Bile
shkohet aq larg, sa qė thuhet se kjo ide apo model nuk
bie ndesh as me Rezoluten 1244 tė Kėshillit tė
sigurimit.As mė shum e as mė pak, se ndarje tė Kosovės
veriore nga tėrėsia e sajė teritoriale. Por nė tėrė
kėtė Projekt, pėrfitues tė vetėm munden me qenė
individėt e pushtetit actual serb, tė cilėt pėr
interesa tė avansimit tė tyre nė hierarkinė e krijesės
sė re e pėrdorin fatkeqėsin e serbve tė Kosovės, tė
cilėt do tė jenė humbsit mė tė mėdhenjė nė kėtė lojė.
Padyshim, ky model aludohet se do tė mund tė kaloj
edhe nė Kosovė, ashtu siq kaloi nė Bosnje.Nė kėtė
drejtim, disa qendra tė vendosjes veq kanė filluar me
koketuar me disa politikaj shqiptar, tė cilėt nuk
besoj se do tė mund tė anashkalojnė opinionin e gjerė
Kosovar .Por, pėr tI ikur gjitha kėtyre kurthave
serbe dhe tė disa qarqeve tė identifikuara
ndėrkombėtare , shqiptarėt e parasėgjithash Qeveria e
re e Kosovės, Parlamenti sidomos dhe Partitė Politike,
duhet tė punojnė Projekte integrative tė komuniteteve
locale, nė mėnyrė qė tė mos krijohet mė alibi I
enklavizimit dhe barrikadimit kibucian nė Kosovė,
ashtu siq ka tendencė tani pas ngjarjeve tė
marsit.Ngaqė, kėshtu krijohėn paradispozitat e poker
lojės sė edhe ndarjes de jure tė pjesės veriore tė
Kosovės.
Fitohet pėrshtypja nga pėrvoja e tė tjerėve, sidomos
rastit tė Bosnjes dhe Kroacisė, Kosovarėt duhet tė
mėsojnė disa leksione themelore; Spari, nevojen e
bėrjes sė njė marrėveshjeje mes faktorit ndėrkombėtar
dhe Qeverisė sė Kosovės nė njėrėn ane dhe Qeverisė sė
Beogradit nė anėn tjetėr, ku do tė specifikoheshin tė
gjitha tė dhėnat relavante pėr refugjatėt dhe tė
shpėrngulurit tjerė minoritar nga Kosova, nė mėnyrė qė
bishtnimi serb tė mos mund tė marr pėrmasat e
prolongimit apo zhagitjes permanente tė procesit tė
kthimit tė serbve nė Kosovė, sepse kjo mė pastaj do tė
ndikojė retroaktivisht edhe nė prolongimin e definimit
tė statusit definitiv politik tė Kosovės. Mė pastaj,
do tė duhej krijuar metodologjinė e reintegrimit tė
kėtyre komuniteteve(perms Programeve strategjike dhe
iniciativave tė formualuara nga ekspertėt pėrkatės
local e ndėrkombėtar; demograf, economist, jurist,
sociolog, etj.) nė mėnyrė qė fillojė procesi I
akomodimit apo pėrshtatjes sė kėtyre komuniteteve me
rrethanat e reja demokratike qė po pretendohen tė
ndėrtohėn nė Kosovė. Nė mėnyrė qė zbuten shkallėt e
kompetivitetit ndėretnik tė pasluftės mes komuniteteve,
ngaq serbėt si pakicė nė Kosovė gjithėnjė kanė lozur
rolin e kastės sė privilegjuar. Sė treti, gjithėse
caktimin e njė Konference Donatorėsh, nė tė cilėn do
tė duhej tė precizohėn detajisht (nga grupet e
ekspertėve me siguri) mėnyrat,strategjitė,shpenzimet
dhe taktikat e reja integruese tė komuniteteve qė
dėshirojnė ta kenė atdhe tė tyre Kosovėn e hapur dhe
demokratike ndaj tė gjithėve. Kėto do tė duhej tė
ishin, si thuhet objektivat gjenerale tė kėtij
Projekti.Kurse pėr ato specifike, me siguri do tė
nevojitej njė metodologji mė e gjatė kabinetike dhe
asosh empirike. Shpresojmė se Qeveria, do ta bėnė
transparent Projekt Propozimin e vetė, nė mėnyrė qė
qytetarėt e Kosovės tė mos fitojnė pėrshtypjen se po
punohet dicka larg syve dhe veshve tė tyre.
Sipas rekomandimeve tona, tipit tė ndodhur tė
konfliktit nė rastin e Kosovės, I cili I ka rrėnjėt
gadi tė njė periudhe shekullore, nuk do tė mund ti
mjaftojnė vetėm modelet dhe tipologjitė e integrimeve
klasike tė bie fjala kompromiseve (siq ėshtė rasti i
Marrėveshjes sė Ohrit) dhe tė atij tėpajtimit me
procedurė pėrfundimtare, (rasti i bosnjes) apo tė
atij tėzgjidhjes integrative(rasti i Kroacisė), tė
cilėt dosido janė tė mirėpritur pėr ti konsultuar,
bile pėr shkak tė shkallės sė suksesit tė tyre
afatgjat nė vendet ku janė implementuar, nė mėnyrė qė
tė absorbohen pėrvojat pozitive dhe ato negative.
Nė kėtė drejtim, nuk do duhej hudhur kuturu idenė mbi
ngjajshmėritė e modelit tė integrimit tė komuniteteve
sipas modelit Marrėveshjes sė Ohrit, tė inicuar nga
Lidershipi i PDK-s, Z. Thaqi, ngaqė oferta pėr ndonjė
ide, projekt apo para Projekt tė ri pėr integrimin e
komuniteteve lokale nė Kosovė, parasėgjithash pėr
institucionet dhe pėr Partitė politike (sidomos tani
pas ngjarjeve tė marsit) nuk ėshtė mė ndonjė luks i
llojit tė vetė, kur kihet parasysh nė njėrėn anė
mungesa totale e vizionit pėr kėrė ēėshtje, pastajė
koha e pakėt e mbetur pėr pėrmbushjen e stanardeve si
edhe ofensiva sistematike e Qeverisė sė Beogradit me
ofertat e veta pėr kantonizim, decentralizim (mbi baza
etnike), e tash sė fundi edhe autonomi kulturore pėr
serbėt e Kosovėsn. Por ėshtė njė kėrkesė permanente qė
kėrkon angazhimin e ekspertėve tė lėmive tė ndryshme,
lidhur me kėto ēėshtje jo vetėm tė ndieshme, por do
thoshnim edhe kusht pėr tu bėrė integrimi nė rajon e
mė gjėrė. Politikajt kosovarė duhet tė zgjedhin mė nė
fund modelin e vetė tė integrimit pėr komunitetet
minoritare, model ky qė duhet tė amputojė pėrvojat e
tjerėve dhe padyshim edhe specifikat e vendit. Nė kėtė
drejtim duket qė modeli i Ohrit, shikuar me dioptrinė
shkencore tani pėr tani mund tė shėrbejė si njė bazė
solide, pėr ta bėrė kėtė, ngaqė ato tė ;kantonizimit;
decentralizimit nė baza etnike; autonomisė kulturore;
autonomisė personale,etj. dukėn qė janė shumė mė pak
fleksibile dhe shumė mė pak tė qėndrueshme.
|