|
Nė kohėn kur
prononcimet e Kai Aides e sė fundi edhe tė Soren
Jessen Petersenit rreth procesit tė pėrmbushjes sė
standardeve po identifikojnė ngecje tė padiskutueshme,
nė analet e qendrave tė vendosjes dhe atyre qė mirren
me analizat e proceseve tė tranzicionit padyshim qė
provohėn tė hulumtohėn si shkaqet ashtu edhe pasojat e
ngecjeve eventuale nė gjithė rajonin e posaqėrisht
Kosovėn.
Nė kėtė kontekst
duket se gjithėnjė e mė shum standardet mbi Kosovėn
po dėshmohėn si Projekt i eurokratėve tė Solanės qė
tė ardhmėn virtuele tė kėtij rajoni bėjnė perpjekje ta
konceptojnė parasėgjithash: a/si pėrpjekje pėr ta
globalizuar atė njėherė nė mėnyrė qė komb-shtetet
egzistuese tė nisin tė marrin prerrogativat e njė
entiteti tė ri dhe tė papėrcatkuar politik: b/ si
Projekt ku do tė provohet reduktimi i dukshėm i
sovranitetit egzistues shtetėror nė mėnyrė qė rolin e
sovranit ta zėvendėsojnė mekanizmat e pėrkohshėm
ndėrkombėtar, dhe nė fund : c/ si njė proces
afatėgjatė ku do tė ushtrohet njė denacionalizim i
plotė nė mėnyrė integrimi (i identifikuar si)
paneuropian qė ėshtė hartuar nė pėrputhje me
paralajmėrimet e hershme tė Agjendės 2000 tė fillojė
tė fuqizohet si pjesė e re e periferisė sė quajtur
Ballkan Pėrėndimor.
Projektet
nacionale politike tė elitave aktuale politike nga i
gjithė rajonit qė po bėjnė pėrpjekjet e fundit pėr
tu pėrballur me tė ashtuquajturin proces integrues nė
mega Projektin e quajtur Unionin Europian, janė vetėm
njė karrotė joshėse pėr ta qetėsuar gjendjen dhe
sigurinė e rajonit dhe asgjė mė tepėr! Ngaqė, Unioni
Europian, tani edhe me krizėn e mosdeklarimit tė
francezve pro UE, nė njė mėnyrė ėshtė shėndrruar edhe
mė tejė nė njė lloj utopie tė llojit tė vetė sidomos
pėr vendet e Ballkanit Pėrėndimor, edhe pėr nja dy apo
tri dekadat e ardhshme. Kur ėshtė nė pyetje Kosova,
referencat qeveritare dhe ato joqeveritare qė po
rekomandojnė njė lloj tė pavarėsisė sė kushtėzuar
pikėmbėshtetjen e vetė e kanė pikėrisht nė kėtė
Projekt. Kurse si imperativ tė vetėm kanė
neutralizimin e mllefit dhe tė paknaqėsive tė elitave
dhe opinionit si edhe pėr ta ruajtur apo neglizhuar
procesin e pacifikimit tė institucionit tė shtetit nė
proceset e ardhshme integrative nė kėtė rajon.
Kur ėshtė nė
pyetje Kosova, fitohet pėrshtypja qė deklarimet e
kėtyre ditėve tė Aides dhe Solanė lidhur me
ngadalsimin e procesit tė pėrmbushjes sė
standardevenė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr do tė
mund tė bėjnė edhe me procesin e ngadalsimit tė
pavarėsisė (klasike ashtu si e projektojnė shumica e
kosovarėve) sė Kosovės nė periudhat qė po hyjmė. Pėr
shumicėn e painformuar kjo qasje duket naive dhe
hipotetike, por nė esencė ėshtė e vėrtetė edhe me vetė
faktin se: laboratoret e eurokratėve tė Solanės e
kanė tė elaboruar gjerė nė detaje jo vetėm procesin e
pavarėsisė sė Kosovės por edhe rirregullimin e
gjithė Ballkanit Pėrėndimor. Nė tė vėrtetė, kėta
strategė tė Brukselit nė fazėn e parė kanė paraparė
njė tė ashtuquajtur qasje komplementare tė
identifikuar si proces i asocim stabilizimit, ku
fillimi i procesit tė identifikuar si
integrimparashihet tė ndodhė jo nė mėnyrė
individuale (veq e veq secili shtet) por nė mėnyrė
kolektive (i gjithė Ballkani Pėrėndimor) me minus
Sllovenin dhe plus Serbinė. Pėr Kosovėn, kur tė
ndėrlidhet procesi i ngadalsimit tė pėrmbushjes sė
standardeve, me procesin e joshjes sė Serbisė nė
mekanizmat e NATO-s, pastajė me prolongimin e kyqjes
sė Kroacisė dhe tė Maqedonisė nė UE: si edhe definimin
e qėndrimit tė prerė tė Malit tė Zi rreth pavarėsimit
tė tij nga Serbia, bėhet e qartė se kėta Projektant tė
Brukselit si qėllim tė vetėm kanė atė qė u pėrmend mė
lartė. Pra krijimin e njė entiteti tė ri tė zhveshur
pothuajse tėrėsisht nga sovraniteti, nė mėnyrė qė
pavarėsia e kushtėzuar tė rikomponohet sa mė
bindėshėm nė tėrė kėtė mozaik procesesh dinamike. Ky
ėshtė njė Projekt nė tė cilin ka kohė qė po punohet nė
zyrat e Brukselit. Politikajt aktual qė e udhėheqin
Kosovėn padyshim qė do ti njohtojnė qytetarėte e vetė
lidhur me kėtė cėshtje (sigurisht kur tė kryhėn
negociatat e paralajmėruara improvizuese!) nė
momentin e vlerėsimit tė kohės dhe momentit i cili
nuk do tė zgjojė paknaqėsi tė mėdha nė opinion! Pra
Kosova pas njė viti, pėr nga forma do duket e pavarur
(nė mėnyrė qė ta kėnaqė elitėn aktuale politike dhe
njė pjesė tė opinionit naiv qė do ti besojė farsės se
u bė njohja formale e pavarėsisė!?) kurse pėr nga
pėrmbajtja e reduktuar dukshėm nė aspektin e
sovranitetit qė do shquhet si entitet!
Gjitha bisedimet
apo negociatat tripalėshe, padyshim qė do tė udhėhiqen
nga kėto premisa tė kėtij Projekti tė pagėzuar me
emrin Agjenda 2000. E ashtuquajtura Agjenda 2000 ,
nė mes tjerash Ballkanin Pėrėndimor e parasheh nė
mėnyrė decidive si rajon tė ish Jugosllavisė ( si
potencuam: minues Slloveninė dhe plus Shqipėrinė),
ndėrsa shtet kombet (apo entitetet nesėr) aktuale si
nėnrajone tė cilat duhet afirmuar sipas njė sistemi
konfederal qė ofron perspektivė tė qėndrueshme dhe
stabile pėr tė ardhmėn e Europės.
Poqese nisemi nga
korniza globalizuese e politikės, atėherė qė padyshim
kėtu kemi tė bėjmė me procesin e nisur tė
denacionalizimit (jo tė denacionalizimit tė sferės
ekonomike), i cili prejudikon njė fragmetarizim tė
theksuar tė gjitha segmenteve qė e bėjnė identitetin e
shtetit.
Ajo cka ėshtė mė
interesante nė tėrė kėtė diskurs padyshim qė ka tė
bėjė me :shkallėn e gadishmėrisė sė qeverisė aktuale
Kosovare pėr tu pėrballur me kėto sfida dhe projekte
tė eurokratėve tė Brukselit?
Dyshimet rritėn
edhe mė shumė kur tė kihet parasysh qė qeveria e
Kosovės nga shumė analist dhe opinioni i gjėrė
Kosovarė ėshtė identifikuar si qeveria: mė
joprofesionale dhe mė e mė e papregaditur. Nė kėtė
drejtim, duke mos qenė tė prirur tė jemi kritikues tė
ashpėr fitohet pėrshtypja qė kjo qeveri, (anipse dorėn
nė zemėr nė kuadėr tė sajė ka ekspert tė shquar qė
sigurisht kanė njohuri se si do tė rekonstruktohet kjo
hapsirė dhe si do tė organizohet jeta e qytetarėve tė
kėtyre vendeve) dhe kjo presidencė e butė me tė gjitha
institucionet aktuale tė dalura gjatė kėtij 100
ditėshi tė fundit nuk do tė mund tu bėjnė ballė
sfidave tė pregaditura nga eurokratėt e Brukselit, qė
pasė vetės kanė njė eskadrilė tė tėrė ekspertėsh dhe
Projektesh tė detajizuara deri nė imtėsira.
Ajo cka e dėshmon
prejudikimn tonė shkencor padyshim qė ka tė bėjė me
terminologjinė e re dhe tė sofistikuar tė kėtyre
zyrtarėve tė lartė Europian, ėshtė diskursi eufemist.
Nė tė vėrtetė kohėve tė fundit ata si supstitut tė
nocionit Ballkan pėrėndimor kanė filluar ta fuqizojnė
shprehjen proces i stabilizimit dhe asocimit, pėr tė
cilin politikajt tanė as qė kanė lidhje se me cfarė
problemi kanė tė bėjnė nė tė vėrtetė?!
Sido kudo,
pėrkundėr Projektit tė eurokratėve tė Solanės dhe
kėtij ngadalsimi nė pėrmbushjen e standardeve na
mbetet qė shohim dhe tė presim (Godon) fillimin e
sfidės sė definimit tė statusit politik tė Kosovės qė
do tė jetė padyshim e gjatė dhe e mundimshme, sidomos
pėr neve qytetarėve tė Kosovės veshėt e tė cilėve
gjatė njė dekadė tė tėrė nuk janė mėsuar tė ndėgjojmė
asgjė mė pak se njohje formale tė pavarėsisė sė
Kosovės?! |