|
Kėtyreve ditėve,
Kryeadministratori i Kosovės Z. Kushner, sė bashku me
shefin e OSBE-sė, z. Evans ndezėn dritėn e alarmit pėr
rrjedhat, pėrkatėsisht neglizhencėn qė ėshtė duke u
bėrė pėrkitazi me ecurit e regjistrimit cibvil tė
popullsisė sė Kosovės. Ky deklarimi i tyre publik apo
thėnė mė mirė ky mesazh i tyre, nuk ėshtė edhe i
rastėsishėm, kur dihen detyrat dhe obligimit qė kanė
marrė mbi supet e tyre kėta dy njerzė tė Administratės
civile ndėrkombėtare, lidhur me instalimin e
demokracisė nė Kosovė, e mė kėtė sė bashku edhe
parapregaditjet pėr legjitimitetin e ri tė Kosovės nė
periudhėn e ardhshme trevjeqare.
Por, tė shohim qėi shtyri kėta dy kryeparė aktual tė
Kosovės tu bien kėmbanave tė alarmit rreth njė
ēėshtjeje qė nuk ka pasur edhe aq nevojė tė ngrihet
pluhur. Sė pari, sipas kėsajė logjike publike,
zvarritja e regjistrimit detyrimisht do ti prolongojė
zgjedhjet lokale tė vjeshtės, kurse prolongimi i
zgjedhjeve domethėnė automatikisht do ta kushtėzojė e
besa edhe kontestojė legjitimitetin ( e ashtuquajtur
demokratik!) e pushtetit tė ardhshėm aq tė proklamuar
pėr Kosovėn, ndėrsa ēdo vonesė e promovimit tė kėtij
legjitimiteti tė padefinuar ende sa duhet nga
ekspertėt e ndryshėm, me siguri do tė ndikojė edhe nė
definimin e statusit final tė Kosovės, qė pėr Z.
Kushner dhe Z. Evans do tė thotė mosukses i misionit
tė OKB-s nė Kosovė!
Pėr tė mos e lejuar tėrė kėtė skenar tė mundshėm
kompromitues, sė pari pėr Administratėn civile
ndėrkombėtare, e mė pastajė edhe pėr subjektėt
politikė shqiptar pėrkatėsisht partitė politike qė e
kanė fuqinė e animimit mė tė madhė, Z. Kushner sė
bashku me Z. Evans, ndezin dritėn e kuqe dhe kėrkojnė
shpėtimin nė angazhimin e gjithė mekanizmave tė
ndryshėm politikė e jopolitik, shtetėror dhe
joshtetėror, pėr ta realizuar Projektin e regjistrimit
civili. Shikuar kėshtu me dioptrinė sociologjiko
politike dukuria e regjistrimit tė popullsisė, pa hyrė
nė domosdoshmėrinė e ndryshimit tė kritereve me tė
cilat insistohet tė ushtrohet ai, del se konfuzioni,
paqartėsit dhe vonesa e tepruar janė kryesisht pasojė
e sidomos dy komponentave tė rėndėsishme, qė me kėtė
rast ose janė nėnēmuar, ose janė stimuluar si
margjinale.
E ato pėr mendimin tonė janė; a/ Menaxhimi tejet i
dobėt i Stafit ndėrkombėtar (apo qytetar, pėr tė cilin
nuk kam informacione tė duhura relevante) i cili e ka
marr pėrsipėr realizimin e objektivave tė Projektit
rreth kėtij regjistrimi tejet tė rėndėsishėm pėr
Kosovėn, dhe ; b/ Hezitimi i tepruar i faktorit apo
subjektit politik shqiptar, i cili edhe sot e kėsajė
dite nuk e ka tė qartė (ndoshta pse nuk i ėshtė
spjeguar e komunikuar sa dhe si duhet, nga grupi i
menaxhimit!?) vizionin, rrjedhėn dhe rėndėsinė e
rrumbullaksimit tė kėtij procesi dhe kėsajė nevoje pėr
Kosovėn e pasluftės.
Nė kėtė kontekst, unė do tė shtoja, ndėr tėra mangėsit
e theksuara tė kėtij Projekti, mė i rėndėsishmi ėshtė
ai i strategjisė sė imponimit pėrkatėsisht animimit nė
opinionit vendas tė Kosovės, i cili kur tė bėhet
bashkė me komponentat e sipėrpėrmendura tė
neglizhencės byrokratike tė UNMIK-ut dhe OSBE-s,
atėherė bėhet shumė i qartė pėrse e gjithė kjo ngecje,
pėrse i tėrė ky indeferentizėm, pėrse shkurt nuk shkon
hesapi sipas hapave tė paraparė tė menagjerit qė e
udhėheqė kėtė Projekt. Pėrfundim ky i cili e shtynė
sot z. Everts e Z. Kushner, e nesėr edhe dikend nga
subjektėt politikė shqiptarė, tė alarmohėn.
Tekefundit, bashkėqeverisėsit pėrveq pėrgjegjėsisė (sidomos
asajė politike) sė misionit qė u takon
administratorėve tė jashtėm, nė rastin e (mos)suksesit
tė kėtij Projekti, ata mbajnė edhe pėrgjegjėsinė e
mbajtjes sė zgjedhjeve, instalimit tė legjitimitetit
demokratik, e me tė gjitha kėto edhe zbatimin e asajė
qė po quhet Rezolutė 1244 e OKB-s.
Makineria joefektive, do tė thoshja jo tipike e
rutinizuar byrokratike e mbanė dozėn e pėrgjegjėsisė
mė tė madhe tė vonesės sė konsiderueshme tė
regjistrimit tė popullsisė nė Kosovė. Kėsajė kur ti
shtohen; mungesa e inkurajimit total medial (RTK-s,
Radiove, Gazetave Ditore,etj) dhe mosangazhimi i duhur
i subjektėve politikė shqiptarė, tė cilėve si duket (disave
nga ata) u konvenon kjo neglizhencė dhe mosazhuritet i
tillė i administratės ndėrkombėtare tė UNMIK-ut dhe
OSBE-sė, atėherė bėhet e qartė se ku qėndrojnė shkaqet
e njė vonese tė tillė nė regjistrimi civil tė
Kosovarėve.
Ditėve tė fundit, poashtu nga ana e disa turist
menagjerėve ndėrkombėtarė, tė thirrur si pėrforcues nė
kėtė Projekt nergut pėr ngritjen e rejtingut tė
fushatės sė regjistrimit, rastis tė ndėgjosh edhe
gjėra tė tilla si psh. gjoja ngurrimi nė regjistrim,
qytetarėve tė Kosovės mund tu kushtojė me mosshkuarje
nė pushime verore?! Thuase, regjistrimi civil prej tė
gjitha objektivave gjenerale e specifike , pėr synim
kryesor e ka shkuarjen e Kosovarėve nė pushime verore!?
Imponimet e kėsisojta antipropaganduese (e pėr shum
kend edhe qesharake!) jo vetėm qė nuk e stimulojnė
animimin e opinionit Kosovar pėr tu regjistruar sa mė
shpejt nė Prokurorinė e administratės
ndėrkombėtare,por pėrkundrazi e largojnė ate nga
esenca e rėndėsisė sė kėtij Projekti pėr Kosovėn.
Karremi i pushimeve verore dhe i atyre mbi pajisjen
me letėrnjohtime nuk mund tė shquhet si ndonjė
argument joshės pėr mentalitetin e qytetarėve tė
Kosovės, ngase thjesht Kosova nuk e ka arritur
standardin e preokupimeve personale tė njė gjermani,
anglezi, apo amerikani. Nė mentalitetin e qytetarit
Kosovar tė pasluftės, pėrkundėr tė gjitha vėshtėrsive
tė natyrės materiale, kam pėrshtypjen se diskursi i
politikės, dmth. i asajė se ēfarė kornize politike do
tė marrė Kosova, ėshtė ende rrafshi mė i preferueshėm
pėr tė ndėrmarrė Projekte tė rėndėsisė vitale pėr
Kosovėn. Kėtė leksion si duket byrokracia neglizhente
dhe apatike e Z. Kushner dhe Z. Evans, ende nuk e ka
kuptuar si duhet. Regjistrimi civil, si pjesė e
rėndėsishme e strategjisė sė instalimit tė
legjitimitetit dhe kornizimit politik nė realitetin e
ri tė Kosovės, pa pėrkrahjen e subjektėve kryesor
politik (PPDK-s, LDK-s, Aleancės, Qendrės Liberale,etj.)
dhe pa ndonjė ofensivė tė ngjeshur mediale zor se mund
tė realizohet nė afatin e paraparė.Tekefundit kėtė
model imponues tė ndrrimeve pėrmes sistemit tė
Projekteve qė qojnė peshė tė madhe nė procesin e
krijimit tė legjitimiteteve tė reja demokratike dhe
kreimit tė identiteteve shtetėrore, e kanė pėrdorur
pothuajse tė gjitha shtetet postkomuniste. Le tė
marrim si shembull rastet e Kroacisė, Sllovakisė,
Hungarisė, Sllovenisė, ku sistemi medial dhe ai
politik kanė arritur tė transformojnė edhe pjesėt apo
shtresat mė konzervative shoqėrive nė fjalė.
Sa do tė efektivizohet koncepti dhe strategjia e
regjistrimit civil nė Kosovė, nė favor tė krijimit tė
parakushteve elementare pėr njė shoqėri qė dinė dhe
donė tė mėsojė rregullat e respektimit tė ligjit dhe
vlerės sė demokracisė , mbetet pėr tu parė muajt e
ardhshėm. Kėtė barrė, dhe obligim pas (mos)susksesit
eventual nuk do ta bartė vetėm Z. Evans dhe Z.
Kushner, por mbarė qytetarėt e Kosovės. Regjistrimi
civil duhet tė kuptohet si njė sfidė pozitive i cili
ka pėr qėllim tė krijimin e parakushteve pėr
rindėrtimin e institucioneve tė pavarura tė Kosovės, e
jo si argument kundėrthėnės dhe konfuziv pėr
rregullimin e ēėshtjes sė statusit politik tė Kosovės.
Ngase thjesht, gjerė te ky qėllim ka mjaft punė dhe
obligime tjera shumė mė tė rėndėsishme.
|