|
Shikuar nga aspekti i
konkurencės politike, identifikimi i tri diskurseve,
pra tri koncepteve tė barikaduara politike, qė
pakashum janė pasojė dhe rezultat I verdiktit tė
zgjedhjeve locale, siq do tė thoshte ciniku ėshtė njė
domosdoshmėri dhe nevojė e mirėseardhur pėr shoqėrinė
e re postkomuniste shqiptare nė Kosovė, ngase kėshtu
pėrmes kėtij trivialiteti konkurues krijohėn edhe
paradispozitat e para politike pėr demokraci tė
mirėfillėt. Nė anėn tjetėr pėr bindjen e realistit nė
njė shoqėri tė tillė ku mungon kultura minimale e
udhėheqjes sė institucioneve shtetėrore demokratike,
barazpesha e krijimit tė karizmave tė reja politike
pėrmes barrikadimit nė parti politike, vetėm sa mund
ta ngadalėsojė procesin e demokratizimit dhe tė
legjitimitetit! Athua kush duhet tė ketė tė drejtė nė
kėtė rast?
Nė kushtet dhe rrethanat e reja tė krijuara gjatė
fundshekullit tė kaluar dhe fillimit tė ktijė fillim
shekulli pėr neve kosovarėve barra e bartjes sė
preokupimeve, synimeve e sidomos e vullnetit madhor
kolektiv tė kombit, nė njė personalitet tė vetėm,
qoftė edhe ai i tipit karizmatik i dalur nga lufta apo
paqja, pa ndonjė pėrvojė (lexo system!) tė dėshmuar nė
zhvillimin e kulturės politike, e sidomos pa ndonė
koncept tė qartė tė emancipimit ekonomik, mund tė ketė
reperkusione tė shumėfishta negative. Kėsajė tragjike,
do tė thoshja tė reperkusioneve negative, tani dhe nė
tė kaluarėn shqiptarėt e Kosovės, pėrherė i kanė
kontribuar dashtas e padashtas pėrmes sindromeve tė
bajraktarizmit, qė qe hakmarr nė disa momente
historike tė qenėsimit tė tyre politik.
Ky process I reperkusioneve, I pėrcolli edhe kombet mė
tė mėdha, por dallimi qėndron nė ate se ato ate e
tejkaluan shumė mė heret dhe shumė me mė pak pasoja.
Nė kėtė kontekst, poqese do analizonim prospektin e
udhėheqėsit harizmatik, nė kushtet dhe rrethanat e
Kosovės sė pasluftės, nuk ėshtė pėr tė ēuditur edhe
gjithaq akti i rezonimit tė sėrishėm tė opinionit (elektoratit
tė ardhshėm nė zgjedhjet qė do mbahėn) shqiptar nė tė
njejtat valė! Dėshmi pėr kėtė ishte shkrimi i njė
analisti tė jashtėm tė botuar nė tė gjitha gazetat
ditore nė Kosovė, ku nė bazė tė analizave tė ndryshme
(tė mbrendshme?!) nė opinionin ende tė frustruar tė
Kosovės, thuhet se; poqese do tė organizoheshin
zgjedhjet tani, z. Rugova do tė shėnonte njė epėrsi 4
me 1 ndajė Hashim Thaqit?!
Spjegimi sociologjik, pėr njė stagnacion tė tillė
lėvizės nė opinionin shqiptar nė Kosovė, do tė
thoshnim pikėmbėshtetjen e vetė e kėrkon jo nė
moslėvizshmėrin e karizmės politike tė liderit tė
LDK-sė, z. Ibrahim Rugova nė drejtim tė animimit tė
mėtejmė tė kėtij opinioni tashma tė shkapėrderdhur
nėpėr partitė tjera politike, por parasėgjithash nė
lėvizshmėrinė e gabuar tė pandamit tė tij, liderit
tė PDK-sė, z. Hashim Thaqit, qė pretendon tė ngritet
nė shkallėt e liderit tė pėrgjithshėm nė Kosovė.
Opinioni, i Kosovės, ende nuk ka arritur nė aso
shkalle sa tė bėjė dallime cilėsore pėrkitazi me
programet dhe projeksionet politike, tė cilat do ti
ofrohėn atij si qytetar, grupacion, komunitet lokal,
etj. gjatė procesit tė zgjidhjes sė alternativave tė
mundshme pėr tė ardhmėn e familjes, grupit klanit apo
partisė sė tij. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė edhe
qytetari i Kosovės, sikurse edhe ai i shumicės sė
shteteve postkomuniste, perceptimin e ardhmėrisė sė
interesave dhe ambicjeve tė tija politiko-ekonomike e
projekton ende mė tepėr me dioptrinė e
individidualizimit karizmatik, se sa me ofertat
programore partiake, ashtu siq veprojnė bie fjala
vendet me traditė mė tė gjatė demokratike, qė ėshtė
njė mangėsi e tij normale.
Meqė, euforia e turmės mbi ndryshimet qė kanė ndodhur
rreth sajė si pasojė e luftės , nuk e toleron ate tė
veqohet edhe aq shumė nga ky diskurs tė themi
kushtimisht, ende dominues sidomos nė ambientet rurale
dhe nė shumicėn e popullsisė sė Kosovės, atėherė asajė
si mundėsi i mbetet vetėm bashkangjitja nė kėtė
diskurs fatėpajtues qė pėr ēdo ditė pėrpiqet ta
ushqejė partia, apo blloku LDK-ist.
Nė anėn tjetėr, blloku tjetėr politik i personifikuar
pėrmes karizmės sė re, tė Thaqit, e I identifikuar me
PDK-nė, pėrmes lojės imponuese, nė rrethanat kur
mungonte fuqia ( sidomos ajo; juridiko- politike, por
jo edhe morale) egzekutuese e vendimeve tė ndryshme qė
mirreshin jo aq shumė nga shkaku I ndonjė promovimi
dhe dėshmimi para verdiktit tė papėrvojė pėr tI
notuar sjelljet dhe vendimet e marrura nga ky diskurs,
sa nga shkaku i sigurisė dhe stabilitetit tė
qytetarėve dhe kėrkesave tė opinionit ndėrkombėtar,
para tė njejtit individ apo qytetarė tė Kosovės zbulon
si tė themi at argumentin kryesor tė mospromovimit tė
sukseshėm tė liderizmit nė opinionin ende tė pamsuar
Kosovar, pėr efekte dhe rezultate konkrete tė
udhėheqėsit tė tyre.
Nė zgjedhjet Parlamentare, shpresojmė se levė kryesore,
qė do ti mbush kutitė e votimit tė njėrit apo tjetrit
tip karizmatik nė Kosovė, parasėgjithash do tė bėhen
jo mė faktet e misteriozitetit tė karizmės ( veti
kjo qė I karakterizon vetėm nė fiset Tutsi nė Ruandė!),
ashtu siq pretendojnė tė aludojnė disa analitikė tė
pavarur Kosovar, e as ato tė krijimi i fakteve tė
reja, ashtu siq preferonin disa pseudokėshilltarė,
por parasėgjithashė programi dhe mjeshtria e animimit
tė opinionit pėrmes Projekteve zhvillimore dhe
premtimeve garantuese, se jeta, siguria, prona, etj. e
qytetarėve tė Kosovės do tė garantohet me fuqinė e
ligjit dhe vullnetin e sakrificat e kėtyre kryeparėve!
Lidhur me kėtė fakt tejet tė rėndėsishėm, tė pėrmendim
psh. se sipas Cembridge History of American
Literature; As politika, e as veprimet e tij nuk ia
kanė dhėnė Linkolnit pozitėn e kryetarit tė SHBA-ve,
mė 1860, por mėnyra e tė thėnunit tė gjėrave. Nė ēdo
revolucion, (sipas kėtij rekomandimi, kursivi im F.M.)
njerėzit qė mund tė shprehin diēka, mundėn edhe ta
udhėheqin atė.
Iluzioni i praktikės sė gjertanishme imosbėrjes sė
asgjėje, qė dosido gjerė tani personifikohej me
lidershipin e bllokut LDK-eist, tė identifikuar pėrmes
z. Ibrahim Rugova, nė periudhėn paraelektorale tė ;
demonstrimit tė planeve dhe programeve, ecurive tė
mėtejme tė shoqėrisė qytetare tė Kosovės dhe tė
imponimit tė drejtėpėrdrejt para zgjedhėsve (pėrmes
mjeteve tė informimit; sidomos TV-s, dhe Radios), etj.
do tė mund definitivisht tė rrėnoheshin si fluskė
sapuni, poqese nuk bėhen hulumtime tė thukėta
pėrkitazi me preokupimet dhe interesimet e njėmendėta
tė potencialit tė vetė elektoral. Kurse e tėrė kjo
procedurė e identifikimit tė; shkaqeve dhe pasojave
duhet tė bėhet pėrmes grupeve tė ekspertve nga lėmit e
ndryshme.
Pėrėndryshe parallogaritė e gabuara nė shtabin e
karizmės Rugoviane, ate do tė mund ta shpjenin sėrish
nė logjikėn e ripėrsėritjes sė strategjisė sė misteriozitetit,
qė mė nuk ka asnjė arsye tė mirė tė pinė ujė!
Ngase, logjika e qytetarit tė rėndomėt tė Kosovės tani
pas shkuarjes sė pushtetit represiv serb, mė nuk do tė
orjentohet edhe gjithaq nė preokupimet e mjegulluara
kolektive siq janė; protektorati, pavarėsia,
demokracia (jo edhe gjithaq nga shkaku i
mosinteresimit tė tyre pėr kėto probleme madhore, por
nga shkaku i thjjesht i shfaqjes sė tendencave tė reja
tė cilat frustrimin e gjertanishėm do tė mundohėn ta
kanalizojnė nė drejtime mė pragmatike dhe mė pak (thėnė
kushtimisht!) tėrrezikshme pėr qendrat e fuqisė
politike ndėrkombėtare!) por parasėgjithash do tė
fokusohet nė problemet e pėrditshmėrisė aktuale;
rindėrtim, siguri tė pronės dhe pasurisė ,
administratė efektive qė nuk do ti lė njerzit tė
presin nė rreshta pėr pensione, rroga, pagesa tė
ndryshme, furnizimin me ujė e rrymė, etj.
Natyrisht me zhvendosjen e interesimeve tė qytetarėve
tė Kosovės, prej preokupimeve madhore, do tė thoshja
jo edhe aq tipike egzistenciale pėr natyrėn e
preokupimeve tė qytetarit tė sotėm Kosovar, nė ato tė
pėrditshmėrisė do tė arrihet edhe shuerja e
predispozitave pėr ideolatrinė e tipeve karizmatike nė
logjikėn e politikės sė Kosovės. Vendin e kėtyre , do
tė thoshja instituteve morale, tani me kalimin e
kohės dhe krijimin e parakushteve pėr njė rezonim e
frymarrje tjetėrfare politike nė Kosovė, dalngadal do
tė duhej ta zėnin Institucionet e mirėfillta
shtetėrore demokratike, qė do tė dalin padyshim pas
zgjedhjeve Parlamentare, ku qytetarėt shumė shpejt do
tė kuptojnė rendėsinė dhe peshėn e votimit tė tyre nė
kutiat e votimit.
Tekefundit, kjo tendencė e transformimeve tė kėsisojta
rrėnuese pėr tipat e shquar si karizmatik, nuk ėshtė
vetėm dėshirė e ndonjė individi, grupacioni apo klani
tė theksuar politik nė Kosovė, por ėshtė njė rrugėtim
dhe njė standard i rafineruar tė cilin kush mė shum e
kush mė pak nga popujt e vendeve tė ndryshme
postkomuniste dhe atyre tė botės e civilizuar e kanė
shijuar dhe konsumuar me qindra e qindra vite.
Nė anėn tjetėr, medojė poashtu se ēėshtja e dilemės
rreth, karizmės dhe liderizmit tė vėrtetė politik nė
Kosovė, edhe mė tej do tė mbetet e ushqehet edhe nė
kuloaret e qendrave tė vendosjes politike
ndėrkombėtare, nga shkaku i dobisė shumė pragmatike;
se ata duan tė dijnė se me kend duhet tė bisedojnė pėr
ardhmėrinė e Kosovės ! Qartėsimi definitiv i kėtij
problemi, qė ėshtė i mundshėm vetėm nė zgjedhjet
Parlamentare, kėto qendra dosido i liron nga
pėrgjegjėsia e mėtejme e (mos)realizimit tė
objektivave: zhvillimore, politike, ekonomike,
juridike, etj. qė ia kanė parashtuar vetės nė Kosovė.
Kjo vlenė sidomos pėr OSBE-nė, UNMIK-u, e mė pak pėr
KFOR-in.
Kėshtu, gjurmimi ad hoc rreth interesimit tė opinionit
tė mbrendshėm e besa edhe atij tė jashtėm lidhur me
liderizmin, apo karizmėn e vėrtetė politike nė Kosovė
nuk duhet edhe gjithaq tė bazohet nė kalkulimet e
ndryshme paragjykuese individuale apo grupore, nė
mėnyrė qė tė mėsohet e vėrteta pėr kėtė ēėshtje. Sepse
balotazhat e tilla kanė qėllime tė caktuara tė
pėrfitimeve denigruese. Zbulimi i kėtij fakti mbi
liderizmin dhe karizmėn e vėrtetė, mė tej kuptimin e
vetė mė interesant dhe mė profitabil, e ruan poqese
qysh tani inkuadrohet nė; prosperitetin, mirėqenien,
dhe realizimin e atyre synimeve (sidomos rreth
definimit tė legjitimitetit demokratik) tė qytetarėve
tė Kosovės tė cilėt nesėr nė kutiat e votimit sė
bashku me fatin e tyre do tė vendosin tė pėrgjigjėn
saktėsisht edhe nė pyetjen se; Kush ėshtė lider i
njėmendėt i Kosovės? Thaqi, apo Rugova? Apo ndoshta
njė personalitet krejtėsisht tjetėr? Gjerė atėherė tė
presim
|