The Official  Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released  by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

Kosova Online

 

Mirėsevini nė net faqen e Dr Fadil Malokut

A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Fadil Maloku /Sociolog/ 

Forumi tani eshte aktiv edhe me tema te reja edhe me komente, klikoni ketu te shkoni te forumi dhe te debatoni me profesorin e Universitetit te Prishtines!

 

WWW.SHPALLJEONLINE.COM

Banesa te reja te stilit Anglez ne shitje ne Kosove.

CHELSEA POINT

Studime Sociologjike

Shtresimet e identitetit Kulturor tė shqiptarėve tė Kosovės

Cilat ishin modelet e mentaliteteve politike nė vetėdijen e shqiptarėve tė Kosovės gjatė viteve 90-ta e kėndej

Globalizimi

Natyra e konflikteve ndėretnike dhe zgjidhja e tyre

Analiza Politike

A do tė jenė zgjedhjet Parlamentare garė e fiseve, apo garė e Partive?

Shqiptaret e Maqedonisė

A e shpejton bioritmin e avansimit tė tė drejtave kombėtare dhe atyre qytetare tė shqiptarėve nė Maqedoni - UĒK-ja

 

 
 

SHOP ONLINE

 

WANT TO SHOP? ONLINE SHOPPING IS EASY WITH US. WE WILL BRING YOU THE BEST DEALS...

 

If you like the design of this page, we can help you to design one for you too! E-mail us to make a very good deal today!

 

 

 

TEORETIZIME DHE EMPIRIJA

 

Hulumtimi i sjelljes sė votuesve; teoretizime dhe empirija

 

Dr. FADIL MALOKU

Zakonisht, nėpėr shumicėn e shteteve tė cilat kanė traditė tė hulumtimit tė opinionit publik, bėhėn bilance dhe analiza tė ndryshme rreth sjelljes sė elektoratit para dhe pas situates sė zgjedhjeve nacionale. Kjo bėhet jo vetėm qė tė parashikohet shkalla e egzaktsisė sė opinioneve parazgjedhore, por parasėgjithash edhe pėr shkak tė shqyrtimit dhe analizave tė mundshme comparative.

Interesi pra, qė tė parashikohėn sa mė pėrafėrt rezultatet e zgjedhjeve, nėpėr vendet e ndryshme, (posaqėrisht nė ato postkonfliktuoze) sa ėshtė njė cėshtje e admirueshme dhe falenderuese, aq ėshtė edhe problematike. E admirueshme dhe falenderuese ngaqė, rezultatet (cfardo qofshin ato) paralajmėruese, diskurseve tė ndryshme politike qė tentojnė tė hyjnė nė spiralėn e garės paraelektorale, gjithėnjė synojnė t’ua tėrheqin vrejtjen, mbi; potencialin e tyre tė mundshėm votues, pastajė shkallėn e animimit tė tyre trupit elektoral gjatė dhe pas fushates elektorale.


Verdikti Kosovar, pėrkundėr disa tentativave qė tė ngritet niveli I hulumtimit empirik para dhe pas procesit tė zgjedhjeve, prapseprap ėshtė ende njė e panjohur pėr hulumtuesit shkencor, e tė mos flasim pėr diletantėt nė media dhe OJQ-ėt qė pretendojnė tė mirren me kėtė problematikė shumė serioze dhe pėrgjegjėse, siq ishte rasti me njėrėn prej e tyre e cila para zgjedhjeve doli me raporte totalisht tė gabuara?!


Nė vendet me traditė demokratike, sidomos nė SHBA , egzistojnė agjensione dhe grupe tė tėra ekspertėsh (shkencor) tė cilėt mirren me thellėsinė e sjelljeve, pastajė pėrcjelljen e elektoratit gjatė dhe pas situatave zgjedhore. Nė kėtė drejtim do tė thoshnim se; natyra komplekse e hulumtimeve tė kėsisojta e sidomos sjelljes apo qėndrimeve tė verdiktit nė situatat parazgjedhore, do tė mund tė reduktohej apo identifikohej nė njė kalkulim tė vetėm dhe tė mundshėm; “Cila vote, pėr cilin subjekt dhe nė cilėn kohė”, ashtu siq veprojnė sidomos hulumtuesit amerikan mbi sjelljet e elektorateve parazgjedhore.


Sipas kėsajė skeme, pjesa e pare e sentences “ cila vote, pėr cilin subjekt”,ka tė bėjė parasėgjithash me strukturėn; socioekonomike, sociokulturore dhe ate demografike tė trupit votues, pastaj me konstatimin e karakteristikave specifike tė votuesve tė partive tė ndryshme.


Pjesa e dytė e sentences (“nė cilėn kohė”), si duket eshtė me e vėshtirė per t’u iagnostifikuar, meqė duhet dėshmuar pėr c’shkak votuesit pėrcaktohėn vazhdimisht vetėm pėr njėrėn parti politike, ku mė pastaj do tė hulumtoheshin shkalla e stabilitetit si edhe preferencat tyre nė situatat para dhe pas zgjedhjeve. Pra fjala ėshtė pėr referencat qė kanė tė bėjnė me natyrėn e asajė qė mediat e quajnė opinioni publik. Por qė ėshtė nė esence opinioni publik? Definimi mė i shkurtėr sociologjik pėr opinionin ėshtė se ai: “ėshtė njė tiran vulgar, i parespektueshėm dhe anonim, qė nė mėnyrė tė kujdesshme e bėnė tė paknaqshme jetėn e secilit qė nuk ėshtė i kėnaqur tė jetė njeri mesatar…”. Raporti i opinionit publik me natyrėn e hulumtimit , mund tė themi se sot mund tė interpretohet nė dy mėnyra; Njėrėn, qė ka tė bėjė me forcimin e proceseve demokratike, pėrkatėsisht shtimin e pjesėmarrjes sė qytetarėve nė proceset politike, dhe tjetrėn, e cila ka tė bėjė me manipulimin e opinionit publik nga ana e medive dhe elitave tė ndryshme politike pėr qėllime tė pėrfitimit apo animimit tė kėtij opinioni.


Nė rastin e pare, hulumtimet e opinionit publik munden t’I shtyjnė partite politike qė t’i rishqyrtojnė strategjit e tyre, gjithėnjė duke u bazuar nė referencat dhe disponimin e zgjedhėsve, si edhe tė ndikojnė nė edukimin dhe krijimin e klimės demokratike.


Hulumtimi I referencave partiake, nė kushtet dhe rrethanat nė tė cilat gjindet aktualisht niveli I emancipimit politik I elektoratit Kosovar, do tė thoshnim mund tė bėhet jo nga mediat, ku jo rrallė here gjatė fushatės paraelektorale nė Kosovė, ka ngja qė redactorėt dhe gazetarėt e ndryshėm (pa kurrfarė pregaditje paraprake profesionale!?) hulumtimet empirike e I kanė “eksploatuar” (apo mė mire me then keqinterpretuar!?)si pjesė tė qėllimeve tė tyre jo edhe aq politike sa atyre senzacionale dhe rritjes sė rejtingut tė tyre medial !


Ėshtė e njohur, se nė rastet e tilla. Mediat mė tepėr janė tė prirura t’i konsumojnė si senzacione, nė mėnyrė qė ata tė mbijetojnė nė tregun e pamshirshėm tė konkurencės. Kjo ndodhė kėshtu, gjithėnjė kur lihet pasdore shkenca (sociologjike qė me kompetenca mirret me kėtė aspect) e cila mė sė miri I dine adresimet dhe rekomandimet e hulumtimit tė opinionit publik. Themi kėshtu, ngaqė edhe ne si shoqėri duhet tė mėsohemi qė shkenca tė mos pajtohet me statusin e sajė kabinetik tė konfirmimit tė ideve, dhe Projekteve hulumtimtuese, por tė marrė aktivisht pjesėn e pėrgjegjėsisė qė I takon nė ndėrtimin e raporteve tė reja tė demokracisė nė Kosovė.


Dukurinė e rritjes sė numrit tė hulumtimimeve “empirike”, dmth. qasjeve apo pretendimeve qė tė mirremi me prognozimet paraelektorale, ėshtė njė qasje qė duhet ta pėrcjellė transparenca dhe refleksiviteti I shoqėrisė, ngaqė kėtė e kėrkon edhe natyra e pluralizmit tė cilin e kemi kerkuar aq shumė si shoqėri. Pėr t’i ikur aspekteve tė ndryshme tė politizimit tė interpretimit tė rezultateve tė ndryshme empirike nė mjediset mediale publike, rezultatet e e hulumtimeve empirike shkencore patjetėr do tė duhej t’i interpretonin vetė hulumtuesit, pėrkatėsisht ekspertėt dhe shkenctarėt me thirrje shkencore, e jo njerezit qe ende nuk kane te perfunduar ende asfar diplome akademike!


Ngaqė, hulumtimi I diskursit publik ėshtė teme shume e ndieshme dhe qe shume leht mund te behet pre e manipulimeve te ndryshme mediale e politike.


Konceptin e opinionit publik, zakonisht e hasim nė shtyp dhe gjithėnjė e ndėrlidhim me jetėn politike tė njė vendi, ku zakonisht thuhet se; aktet e ndonjė qeverie, psh. kanė (apo nuk kanė)pėrkrahjen e e opinionit publik, apo aksioni ushtarak i njė qeverie ka pėrkrahje tė opinionit tė vetė tė mbrendshėm. Opinioni publik, dinė tė bėhet ngandonjėherė pengesė e madhe pėr realizimin e shumė planeve (politike, ekonomike, apo ushtarake) tė qeverive tė ndryshme.


Nė kėtė kontekst, opinioni publik sot mund tė pėrkufizohet si formė e jetės politike, nė tė cilėn qeveritė dhe qytetarėt duhet tė kujdesėn pėr pėrkrahje apo kundėrshtim tė qėndrimeve tė ndėrsjellta. Ruzvelti, psh. thuhet se e ka ditur qė opinioni amerikan mė 1941, ka qenė kategorikisht kundėr involvimit tė SHBA-ve nė luftėn (e dytė botėrore) e Evropianėve. Gjatėdhjet vite mė vonė nė luftėn e Kosovės, Bil Klintoni, duke iu falenderuar egzaktėsisė sė hulumtimit tė kėtij opinioni (kombėtar dhe ndėrkombėtar!), pėrmes NATO-s, u involvua nė misionin paqėsor nė Kosovė. Kėtijė ndikimi edhe nė luftėn me Avganistanin iu desh t’i pėrmbahet edhe kryetari I tanishėm I SHBA-ve, Xhorxh Bush.


Koncepti i opinionit publik, mė sė ngushti ndėrlidhet me ate tė demokracisė, kurse nė ditėt tona, me tė mė sė shumti, nėnkuptojmė njė llojė kundėrpėrgjigje ndajė pushtetit egzekutiv tė shoqėrisė. Duhet dijtur, poashtu se opinioni publik, si fuqi politike dhe si formė e prurjes sė vendimeve nė shoqėritė bashkėkohore pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur nė polisin grek dhe kishte kuptimin e artikulimit tė vullnetit tė qytetarėve grek.


Sot, botėkuptimi mbi opinionin publik, e ka humbur prefiksin e “vullnetit tė popullit”(!), ngase thjesht mes mendimeve (pėrshtypjeve, qėndrimeve, qėllimeve) tė qytetarėve dhe pushtetit egzekutiv tė shoqėrive tė ndryshme ėshtė ndėrtuar njė rrjetė e tėrė e ndėrmjetsuesve,siq janė; partitė politike, mjetet masovike tė komunikimit (shtypi, radio,Interneti e sidomos TV-ja!), parlamenti dhe format tjera tė komunikimit publik.


Sė kėndejmi edhe ne ne Kosovė, duhet tė mėsohemi nė kėtė tip rrjetėzimi apo shkapėrderdhje tė asajė qė e quajmė apo e definojmė si opinion publik.Pėr t’u parashikuar nė mėnyrė tė sukseshme sjelljet e zgjedhėsve, posaqėrisht meqenėse njė numėr I tyre kėtė opinion apo qėndrim qytetar , ai e shpallė i shtyrė nga konteksti social, pra nga .Pėr t’i ikur politizimit tė referimit tė rezultateve nga hulumtimet e ndryshme empirike, rezultatet e hulumtimeve empirike do te duhej interpretojnė vetė hulumtuesit pėrkatėsisht ekspertėt e lėmive pėrkatėse pra shkenctarėt, e jo njerzit jokompetent. Ngase, kėshtu rezultatet empirike bėhen ngadal bazė empirike pėr tė prurė vendime tė ndryshme politike, ku punėtorėve tė ndryshėm shkencor u hapen mundėsit e kyqjes sė tyre nė ekipe tė shkenctarėve qė punojnė sipas skemės sistemore nėpėr serviset e ndryshme politike, qė udhėheqin proceset demokratike nė shoqėrit e tranzicionit.

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising with us is very easy and affordable. When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Well not with "AlbaNur". Here you pay once and your ad runs 24 hours a day seven days a week for a year.

You can advertise just about anything; to sell a car, to rent out an apartment, sell an old computer etc.

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

 

 
   

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

eXTReMe Tracker

copyright by ALBANUR/ designed by tim shkupi 2004