|
Çka po ndodhe me ekonomite ne
transicion si pasoje e globalizmit?
Dr.Bedri
Selmani
Globalizmi ne
pergjithesi ka imponuar rregulla te reja te
zhvillimit, per ekonomite nacionale. Qeverite dhe
partite opozitare ne tere boten po i ndryshojne
programet e veta politike me qellim, qe t’a inkuadrojn
ne keto programe realitetin e ri global. Posaqerisht
duhet thekesuar,qe krijuesit e politikes dhe analiste
te tjere, gjithnje e me shume po e pranojn modelin
neoliberal te zhvillimit me ekonomi te hapur, me
intervenim minimal te shtetit ne tregun e lire (duke
inkorporuar rrjedhen e lire te kapitalit dhe tregun
fleksibil te punes) si e vetmja paraqitje frytedhenese
ne ekonomin e re globale!...
Shpejtesia e
jetesimit te reformave ekonomike varet gjithashtu edhe
nga pikepamjet e partive politike. Ne rend te pare,
eshte padyshim kuptimi i mirefillte i paradigmes se
zhvillimit te ri ekonomik, nga ana partive politike
ne pushtet dhe e atyre ne opozite!?...
Internacionalizimi eshte duke bere presion ne
kualitetin dhe dinamiken e pershtatjes per te cilat
imputet ne sferen reale ekonomike dhe te sherbimeve,
gjithashtu jane te standardizuara dhe te
internacionalizuara. Masat e vjetra protekcioniste me
nuk veprojne. Partit politike popullistike ne pushtet
kryesisht jane konzervative dhe te papregaditura
profesinalishte, qe t’i pranojne trendet e reja te
procesit te globalizmit. Disa prej tyre po behen
mjafte izolacioniste, perderisa te tjerat jane te
izoluara nga bashkesia nderkombetare. Rezultatet e
zgjedhjeve munde te sjellin shkeputje ne jetesimin e
reformave ekonomike... Kurse ne disa raste reformat
jane ndaluar plotesisht. Ngadalesimi edhe me i vogel
ne reforma mund te rezultoj me humbje te besimit ndaj
programit qeveritar, ose krijohen opinjone negative,
ne mos nxitejen dhe favorizimin e investimeve nga ana
e qeverise.Ne kete rast, investitoret e huaj e humbin
besimin per investime te reja. Rrjedhate e tilla jane
te padeshirueshme per vendet e vogela , te cilat
mevaren nga investimet direkte te huaja, gjate
procesit te transicionit dhe transformimit
shoqeroro-ekonomik.Si dhe te pershtatjes sa me te
shpejte trendeve ekonomike, ne rrethanat e reja
globale!..
Presionet
globale ne vendet e transicionit jane te shumefishta...
Vetem nje pjese e tregimit eshte proces i tranzicionit,
qe ka kahje te ekonomise se tregut e cila po kerkon
shpenzime te medha shoqerore. Per ekonomite ne
tranzicion gjithashtu eshte ne interes, qeshtja e
hapjes ndaj tregut global, si dhe bashkimi i tyre ne
integrimet regjionale (UE, EFTA, CEFTA
etj.).Gjithehere e bazuar ne strategjin integruese
evropiane,ku kemi te bejme me rregulla strikte te
sjelljes se organizuar te sistemit shoqerore-ekonomik
te vendit,keto kritere quhen ,,standarde’’te cilat
duhet te plotesohen me qellim qe keto vende ne
transicion, duke u vleresuar nga Pakti per stabilizim
dhe asociime, do te duhej t’i krijojne parakushtet per
integrim ne Unionin Evropian,(vitin e kaluar tete
shtete ish-socialiste,duke plotesuar keto standarde,
plotesisht jane integruar ne UE-ne.).
Problemi i
vendeve te vogela ne transicion, eshte nevoja per tu
pershtatur me shpejte rrethanave te reja te procesit
globalizues, qe eshte duke ndodhur ne tregjet boterore
,kjo eshte shkaktuar prej mvaresis shume te madhe nga
keto tregje... Duke pasur per baze se kriteret dhe
qeshtja e pershtatjes, perfundimisht mevaren nga
zgjidhja dhe shpejtesia e realizimit te reformave
shoqeroro-ekonomike ne keto vende.Pervojat po tregojne,
qe prioritetet dhe qendrueshmeria e masave reformuese
,qe menagjohene nga ana qeverive,perfundimishte e
percaton suksesin e tyre!?.
Edhe perkunder
pozicionimit momental te shumices se eksperteve dhe
analisteve, per natyren e procesit globalizues, prape
do te duhej te shtrohet qeshtja per mekanizmat e
tregut, te cilet kur jane pa mbikqyrje nga ana shtetit,
krijojne probleme te pabarzise, jostabilitetit dhe
joveprimit shoqerore. Mund te thuhet se keto jane
probleme te udheheqjes dhe kontrolles se procesit te
transicionit,te kokefortesise dhe te kembeguljes se
reformisteve, ose te zgjedhjes se qendrimit alternativ
i cili do te sillej me mire me tregun e lire,
perkatesisht i cili do te siguronte drejtesi dhe
respektim te shtetit ligjor, ndaj veprimit te
reformave.Kjo njiherite, eshte vendimtare per suksesin
e transicionit(kalimit),ose me drejte me thene
fillimit te zhvillimit te qendrueshem ekonomik te nji
vendi ne rrethanat e reja globale!..
Per vendet ne
tranzicion ekzistojne nje mori problemesh te cilat
duhet te zgjidhen... Prane problemeve standarde lidhur
me trendet globale, problemet kryesore te vendeve ne
tranzicion kane te bejne me zgjidhjen e strategjise se
mirefilte zhvillimore. Kjo zgjidhje do te duhej te
bazohet ne perparesit komperative dhe kompetitive te
vendeve te perkatese. Pervojat gjere me tani, po
tregojn qe edhe perkunder drejtimeve te qarta kah
rritja e konkurences, rezultatet ne mes te vedeve jane
mjafte te ndryshme.Per deri sa, ne njeren ane, disa
shtete e kane kaluar me sukses procesin e transicionit
dhe i kane avansuar reformate shoqeroro-ekonomike,dhe
ato tani po ballafaqohen me problemet e kapitalizmit
si sistem, ne anen tjeter nji pjese ketyre vendeve po
ngecin ne kete proces.Per shembull: ne Shqipri jane
duke ngecure reformat shoqeroro-ekonomike dhe per
kete eshte ngadalesuar procesi i transicionit dhe
transformimit shoqerore;ne Maqedoni per shkak te
kunderthenjeve politike mbi bazat etnike procesi i
reformave te filluara eshte nderpre dhe egzistojne
mjafte veshtersi te fillojne te rejat;kurse ne Kosove
reformat shoqeroro-ekonomike ende nuk kane filluar per
shkak te mungeses drastike te mjeteve
financiare,ndersa procesi i transicionit/transformimit
ne tersi eshte ne ngecje te plote,per shkak se
byrokracia nderkombetare tani e gjashte vjete ende po
hamendet dhe po e zvarrite, pa nevoje, qe ta pranoj
nderkombetarishte Shtetin e Kosoves, si proces te
natyrshem,qe ka ardhur si pasoje e rrjedhave globale
te cilat kane ndodhur ne vitet e nentedhjeta te
shekulit te kaluar ne keto hapsira , per shkak te
ndryshimeve gjeo-politike dhe gjeo-strategjike.Ky
proces eshte i domosdoshem per qytetaret e saje,te
cilet gjithnji e me shume po tregojne ,,lodhje nga
pritja e koherave me te mira’’ata tani me te drejte ,,
po ndjehen te privuar dhe te getiizuar’’ nga e drejta
per fillimin e zhvillimit normal shoqerore- ekonomik ,per
shkak te statusit ende te pa zgjidhure?..Tere kjo
gjithenji e me shume po bjene ne kundershtim, me idete
themelore te procesit objektiv te globalizmit qe
drejteperdrejte eshte i lidhur per konceptin ,,per
rendin e ri boterore’’ i cili i ka pranuar dhe i
respekton pese vlerate themelore te cilate jane
themel i lidhemerise nderkombetare:paqja,zhvillimi,te
drejtat njerezore,drejtpeshimi ekologjike dhe
demokracia!?.
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
(Autori eshte ekspert i mardhenjeve
ekonomike nderkombetare) |