|
Si te fillohet zhvillimi i
qendrueshem ekonomik ne Kosove?
Dr.Bedri Selmani
Globalizmi ne fillim te shekullit
XXI eshte thirrje per kombet,. ndermarrjet, vendet e
punes dhe jeten e njerezeve. Rrjedha transnacionale e
lire e ideve, informatave, dijes, njerezeve, mallerave,
kapitalit... po krijon drejtim te ri ekonomik dhe
zhvillim te tersishem.
Posaqerisht eshte çeshtje e veqant
per ekonomite dhe shoqerit ne tranzicion qe ne harmoni
me rrethanat e veta ekonomike, civilizuese, te
trashigimise kulturore si dhe te specifikave natyrore
dhe prodhuese, te nxisin nje zhvillim te atille, i
cili do te paraqese lidhemirin me zhvillimin e trendit
ekonomik bashkekohor global.
Periudha e tranzicionit dhe
transformimit, nuk eshte thjesht nje vije e drejte,
mundet, por nuk do te thote te kete “drejtim te
kuptueshem” ose strategji te zhvillimit. Ne qofte se
ekziston, ajo mund te jete e shprehur ne menyre
deklarative apo formalisht, por e paaplikueshme, mund
te jete e imponuar nga larte apo nga jashte, mund te
jete e shkeputur apo e aplikueshme vetem ne nje ose ne
disa nivele te prurjes se vendimeve zhvillimore.Por
shum me racionale do te ishte te jete e nxitur nga
tregu dhe demokracia vendore, ne te gjitha nivelet e
prurjes se vendimeve ekonomiko zhvillimore.
Ne keto rrethana çeshtje prioritare
per ekonomin e Kosoves eshte si te fillohet loja e
zhvillimit te ekonomis se tregut?
Ekonomise kosovare i ka ndodhur
deindustrializimi pothuajse i te gjitha kapaciteteve
egezistuese industriale. Kurse tani po perballet me
mungese te akumulimit vendor te kapitalit, shkalle jo
reale te kamatave, jane vetem disa nga indikatoret
kryesor te cilet po ndikojne ne shkallen shume te ulte
te investimeve ekonomike.
Procesi i tranzicionit dhe
transformimit, eshte i gjate i dhimbshem dhe i
mundimshem qe shkakton shpenzime te larta shoqerore.
Prandaj e vetmja terapi ne keto rrethana jane
investimet e huaja te kapitalit si domosodshmeri, pa
te cilat ekonomia e Kosoves as qe mund ta paramendon
rritjen dhe zhvillimin e qendrueshem ekonomik ne
kushtet e ekonomise se tregut. Investimet e huaja
drejteperdrejt ndikojn ne zbutjen e papunesise,
sigurimin e tregjeve te jashteme, ardhjen e
teknologjise me te re ne prodhimtari dhe sherbime, si
dhe permirsojne te hyrat bugjetore te vendit. Per kete
Kosova duhet, patjeter, qe te krijoj kushte shume te
volitshme administrativo-ligjore me qellim qe
investitoret e huaj dhe vendor te sigurohen ne menyre
optimale per investimet e kapitalit te tyre.
Prandaj, si qeshtje shume e
nguteshme pe legjislacionin e ri te Kuvendit te
Kosoves mbetet patjeter miratimi i Ligjit per nxitjen
e investimeve ne Kosove, ligjislacioni i kaluar i
Kuvendit, edhe per kunder iniciatives qe ka egzistuar,
e ka anashkaluar miratimin e ketij Ligji ne menyre
shume te papergjegjshme.
Vetem pas miratimit dhe zbatimit te
Ligjit per nxitjen e investimeve ne Kosove, mund te
flasim per nje fillim te zhvillimit te qendrueshem
ekonomik. Ky Ligj paraqet bazen per rregullimin e
nxitjes se investimeve vendore dhe investimeve direkte
te jashteme, te cilat do te mundesonin nxitjen e
shpejtuar te zhvillimit ekonomik, punesimin, rritjen e
aftesis konkuruese te ndermarrjeve, mundesin e
lehtesimit te pjesmarrjes ne burimet financiare
nderkombetare dhe ne rritjen e eksportit. Nder te
tjera ky Ligj do te mundesonte fillimin e ardhjes te
filialave te koorporatave transnacionale, te cilat
jane te domosdoshme per procesin e transformimit dhe
ristrukturimit modern te ekonomis kosovare.
Nuk duhet te harruar qe koorporatat
transnacionale jane aktoret global kryesor per nxitjen
e hulumtimeve dhe zhvillimit, te teknologjive te reja,
te veprimtarive te reja prodhuese dhe sherbyese, jane
njiherit edhe bartes te rregullave te reja
organizative te sjelljes. Investimet dhe ardhja e tyre
ne ekonomin e varfur ne tranzicion te Kosoves,
potencialisht do te shpejtonte rritjen dhe vellimin e
prodhimtarise, e forcon aftesin konkuruese te
ndermarrjeve, ju lehteson qasjen ne burimet financiare
nderkombtare, i sjell gjere te diverzifikimi i
autputit dhe eksportit. Me ardhjen e pasurise se tyre
te prekshme dhe te paprekshme, te kapitalit,
teknologjise, arsimimi dhe riaftesimi i fuqise
punetore, standardet e mbrojtjes se ambientit. Me nje
fjale, ato ne afat te gjate mund t’i kontribojn
fillimit te zhvillimit te ri te qendrueshem ekonomik
te Kosoves.
Siq po tregojn pervojat boterore,
kapaciteti i qeverive ne qeverisjen me ekonomi dhe me
arritjen e qellimeve ekonomike nacionale nga politika
fiskale gjere te mbrojtja e ambientit, jane te
formuara me forcen e koorporatave transinacionale.
Per te gjitha keto trende pozitive
qe mund te ndodhin, shpeshehere nga kolluaret e
caktuara e nen ndikimin e ankthit “nacional- patriotik
dhe popullistik'' krijohet nje lloj skepticizmi apo me
mire me thene konzervatizem i pa arsyeshem ekonomik,
“se jemi ne rrezike qe Kosova t’ju shitet t’huajve”,
mandej eshte prezente frika se koorporatat mund ta
marrin kontrollen e plote ndaj politikes se Qeveris
etj.!?
Pergjegjejet ne keto qeshtje mund
te jene pozitive dhe negative, kjo eshte shume pake e
rendesishme. E rendesishme per ekonomin e Kosoves (e
cila per momentin eshte e varfur e vogel e
deindustrializuar dhe tani per tani e pa adrese),
eshte qe te gjitha keto te rregullohen me Ligj,
konform standardeve evropiane. Argument tjeter per
kete eshte fakti se ne tregun e Kosoves, permes
importit te mallerave te gjitha prodhimet e ketyre
koorporatave transnacionale konsumohen ne Kosove.
Prandaj nuk duhet te jemi shume te mençur, qe te
kuptojm se ardhja e filialave te tyre ne ekonomin e
Kosoves si prodhues te ketyre mallerave,eshte shume me
e dobishme se sa vetem shitja mallrave te tyre!?...
Ligji per nxitjen e investimeve i
siguron dhe i mbron investimet vendore dhe te huajat,
kurse praktikisht intensifikohen mundesit e
partneritetit ndermjet Qeveris se Kosoves dhe
investueseve potencial vendor dhe te huaje. Masat
nxitese per favorizim ose lehtesimi tatimor dhe
doganor, do te sigurojn qe ne veprimetarit ekonomike
te arrihet qellimi kryesor: inkuadrimi i ekonomis
kosovare ne rrjedhat e kembimit nderkombtar .Me kete
do te arrihet qe ekonomia e Kosoves te behet ekonomi e
vogel e hapur, qe do te jete nen ndikimin e proceseve
zhvillimore te ekonomis globale, kjo do ta shpejtonte
procesin e transicionit/transformimit dhe
ristrukturimit ekonomik moderrn, do te fillonin
reformat shoqerore-ekonomike te domosdoshme per
integrimin me te shpejt te ekonomise kosovare ne
Unionin Evropian, gjitheher duke u mbeshtetur ne
standardet e Strategjis integruese evropiane.
Prandaj e vetmja alternativ per
ringjalljen e ekonomis se rrenuar dhe te
deindustrializuar te kosoves, jane investimet direkte
te huaja dhe vendore ne kete rast duke u bazuar edhe
ne kapitalin e diaspores. Vlen te veqohet se gjere me
tani potencialin e kapitalit te diaspores tone e kemi
nençmuar gjere ne keqetrajtim per shkak te mungeses
administrativo-ligjore. Me kete Ligj i mundesohet
diaspores tone ta kethej besimin e humbur, dhe do te
fillojn te investojn kapitalin dhe dijen e tyre ne
ekonomin e Kosoves.
Jetesimi i ketij Ligji eshte e
vetmja terapi qe u mundeson qytetareve te Kosoves te
fillojn te dalin nga varferia dhe jo perspektive si
shkak i papunesise se larte.Kurse ekonomis kosovare i
mundesohet fillimi i zhvillimit te qendrueshem
ekonomik.
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
(Autori eshte ekspert i mardhenjeve
ekonomike nderkombetare) |