A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Bedri Selmani, Biografi

Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu...!>>

INFO RRETH LIBRIT  "GLOBALIZIMI"

Ky liber i DR. Bedri Selmani eshte ne shitje ne Kosove. Ju informojme se te gjitha mjetet e grumbulluar nga shitja e ketij libri u dedikohen bursave te nxenesve dhe studenteve te familjeve te deshmoreve. Kliko!

 

PROJEKTLIGJET E PROPOZUARA

Projektligji per nxitjen e investimeve te huaja
Projektligji per nxitjen e investimeve ne Kosove
Projektligji per Oden Ekonomike te Kosoves

Arsyetimi per oden ekonomike 1

Arsyetimi per oden ekonomike 2

Projektligji per tatimin ne fitim
Projektligji per mbrotjen e konsumatoreve
Projektligji per energji elektrike
Projektligji per rregullimin e veprimtarive energjetike
Projektligji mbi tregetin me nafte dhe derivate te naftes
Fakulteti Filozofik i Prishtines

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer. 

Albanur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Advertising with us is very easy and affordable.  We have many options to suit each business and will work with you in finding the right type of advertising; be it big or small or for a long or short duration.   Also we have special offers for our regular clients.

 

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Mire se vini ne web faqen e Dr. Bedri Selmani!

Te nderuar miqe dhe lexues,

Dr. Sc. Bedri Selmani i lindur ne vitin 1960 ne Dumnice e Poshtme, Besiane eshte eksperte i marredhenieve ekonomike nderkombetare; ndermarres privat ne diaspore per 18 vjet: autor i shume punimeve profesionale-shekncore lidhur me globalizimin, tranzicionin dhe integrimet dhe pjesmarres i shume tribunave dhe seminareve profesionale-shkencore me karakter nderkombetar.

EKOPOLITIKe

Cilat jane konfliktet e mundeshme politike ne bote si pasoje e globalizmit?

 

Nga Dr. Bedri Selmani

 

Per shkak te ndryshimit te struktures ekonomike,shoqerore dhe teknologjike ne pemasa boterore, njerzite kane filluar te ndahen sa i perket sqarimit dhe vleresimit te procesit te globalizmit. Grupet te cilat kane dobi nga keto ndryshime ose me keto me lehte po i arrijne qellimet veta,shume shpeshe i perkrahin keto ndryshime. Kurse ata te cilet per shkak te tyre humbin dhe nuk jane ne gjendje t’ju qendrojn, jane kunder ketyre ndryshimeve.  Ekzistojne disa grupe te cilat plotesisht jane te larguara nga ky “perparim” i ri?.. Ne vendet e industrializuara, pranuesit e ndihmes sociale te cilet jane te mvarun nga shteti i mireqenjes sociale jane grupi i pare i humbesve,(llumperproletariati ose grupi njerezve te pa adrese) . Nga ky,, perparimi i ri’’ mund te jene te larguar edhe grupi i dyte, punetoret e krahut te punes te pakfalifikuar dhe gjysme te kfalifikuar, ne industrite qe i jane ekspozuar konkurences globale,(ata per shkak te ketij procesi i humbin vendet e tyre te punes). Sindikatat, te cilat i kane mbrojtur te drejtat e punetoreve, gradualisht po humbin forcen e tyre. Ne qoftese keto grupe largohen per gjithnje dhe behen humbes te perhershem, ne procesin global te zhvillimit shoqeror- ekonomik, atehere mund te priten konlikte dhe presione te rritura sociale. Kryesisht ky eshte argumenti kryesore te cilin e thone “spektri i partive te majta politike” dhe ata po e terheqin vrejtjen ne nevojen per mbrojtjen e tyre!.. Konfliktet dhe presionet mund t’i sjelle edhe ndryshimi i rolit te shtetit nacional dhe ndjenja e rrezikut per autonomin dhe suverenitetin e tij... Kjo mund te shkaketoj dhe te nxise ndjenjat e llojellojshme nacionaliste dhe si te tilla munde te behen, ,,levizje antiglobaliste’’ te kethyera si grupe te disa partive politike te djatheta. Procesi i homogjenizimit, te  cilin po e percjelle globalizmi, po i krijon dhe po i ndeze gjithnje e me shume forcat tradicionale te nacionalizmit. Keshtu qe globalizmi po behet ,,armik ideologjik’’ i grupeve te cilat po e perkrahin ne menyre te veqant orjentimin nacionalist!?.

 

Disa forma tjera te rezistences po rrjedhin nga njerezit te cilet po zhvillojne rrezistence kulturore ndaj kultures se re globale. Keta “perkrahes te kultures” paraqiten ne emer te mbrojtjes se kultures dhe “disa vlerave shoqerore te cilat me heret kane qene mjafte funksionale dhe te cilat tani kane ,,ndryshuar per te keqe sipas tyre’’, si shkak i dominimit te ,,etikes se individualizmit dhe konkurences kapitaliste’’ te cilin fenomen e ka imponuar fillimi i procesit global!.. Kjo nuk eshte asgje e re. Çdo modernizim e percjellin grupe te njerezve te cilet vlerat “tradicionale” i mbrojne nga “vlerat e reja” sipas tyre te “importuara” si vlera etj... Mirepo, modernizimi ekonomik i ka shkaterruar format e vjetra te jetes shoqerore dhe i ka imponuar te rejate!?.

 

Globalizmi po krijon edhe procese te kunderta siq eshte regjionalizimi... Per deri sa globalizmi po e percjell çdo hap te jetes se perditeshme, njerezit po perpiçen t’i mbrojne specifikat regjionale, ata po frigohen se ky proces do te ndikoj ne jeten e tyre, si dhe po parashtrohet nji qeshtje tjeter, cila do te jete pozita e tyre ne boten globale?.. Globalizmi, ndonjehere ne menyre paradoksale, nxite dhe mundeson kersherin regjionale!?. Per shembull, format seperatiste ne ish-federatat e vedeve komuniste kane vepruar ne emer te integrimeve te reja. Kur vendet baltike jane ndare nga ish-BRSS-ja ose vendet nga ish-federata jugosllave, e kane bere kete ne emer te krijimit te parakushteve per integrim ne Unionin e Evropes. E ngjajsheme me kete, mund te jete paradoksale, por sipas vleresimit te shume vrojtueseve, decentralizimi ne Britanin e Madhe e ka mundesuar integrimin e saje me te forte ne Evrope. Koncepti per “Evropen Regjion” eshte krijuar si menyre e re e integrimit i cili po e anashkalon shtetin nacional si ndermjetesues ne mes te nivelit lokal dhe atije global!..

 

Keto presione sigurisht do te sjellin riorjentim ne lemin ideologjike. eshte e mundeshme qe te krijohet nje “lidhje e re ne mes te partive politike te majta dhe te djathta”. Partite e majta mund t’a fitojne perkrahjen klasike te tyre nga punetoret dhe humbesit tjere, ne kete proces te ri te ndryshimeve ekonomike. Kurse partite e djathta, prap mund t’a fitojne perkrahjen e atyre te cilet angazhohen dhe kundershtojne humbjen e “suverenitetit nacional” dhe te “identitetit kulturor”. Nga ultranacionalistet e gjere te e djathta klasike nacionaliste ne Evrope, “e imagjinuar ose e vertete”, mundet me e nxite mobilizimin e ketyre lidhjeve ne lufte kunder armikut te perbashket, (tani e kater vite kjo dukuri po ndodhe, ne rastin kur gati te gjitha qeverit e shteteve te botes pa marre parasysh a jane te djatheta apo te majta ,jane ne marreveshtje te plote ne lufte kunder terrorizmit nderkombetar, si sfide e re per civilizimin njerezor ne keto rrethana globale)!?.

 

Si pikeqeshtje tjeter e cila po shtrohet eshte padyshim rritja ekonomike dhe procesi globalizmit, te cilat po e sjellin ne rend te dites edhe qeshtjen e ruajtjes se ambientit. Ne njeren ane, globalizmi po ju mundeson njerezeve qe te dine me shume per ndotjen dhe shkatrrimin e ambientit , kurse ne anen tjeter, ne disa hapsira te botes njerezit jane te gatshem t’i kundervihen zhvillimit dhe rritjes ekonomike me qellim te mbrojtjes se ambijenti!..Per shembull, nxemja globale si fenomen i cili eshte paraqit si shkak i ndotjes se ambientit nga industria ndotese dhe e pa kontrolluar...Kjo po behet gjithenji e me shume  vrejtje serioze per njerzimin dhe jeten tyre, ne rrethinen globale e cila ka filluar te humbe drejtpeshimin e vete ekologjike.Partite e gjelberta dhe grupete e ndryshme per mbrojtjen e ambientit , jane dhe gjithnji e me shume, po ngriten kunder rritjes ekonomike e cila nuk po i respekton ligjet dhe rregullat e ruatjes se ambientit?!.

 

Nga e tere kjo munde te konstatojm, qe njerzit edhe me tutje do t’a perkrahin apo do ta kundershtojn globalizmin per shkaqe te ndryshme... Por ketu qendron nji e vertete, kjo dukuri objektive e procesit globalizues qe po i ndodhe njerzimite,tani me askush nuk mundet me e ndaluar. Ata te cilet jane te shkyqur nga zhvillimi do t’a kundershtojne per shkak te interesave te tyre materiale, kurse ketyre mund t’ju bashkangjiten edhe klasa e mesme ne vendet e zhvilluara, per shkak te vlerave dhe pikepamjeve postmaterialiste.          Gjithashtu do te bashkohen forcat e ringjallura te nacionalizmit tradicional dhe forcat e suverinitetit shtetrore.Te gjitha s’bashku do te krijojne,apo veqe e kane krijuar,lidhjen e re,,antiglobaliste’’ ne lufte kunder zhvillimit ekonomik te cilin po e bartin forcat e reja globale...Kjo na deshmon qe globalizimi do te behet ,,çelsi’’ i qeshtjes ideologjike ne te ardhmen!?.

 

JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!

 

(Autori eshte ekspert i mardhenjeve ekonomike nderkombetare) 

 
 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004

 eXTReMe Tracker