|
Pse India
eshte vendi magnateve dhe i te uritureve?
Shkruan: Dr. Bedri Selmani
Magnati Indian i çelikut Mittal eshte duke e dridhur
boten dhe ka ofruar me se 30 miliard dollar per
hekuranen e Luksemburgut – UE ne Arcel.
Ne te njejten kohe ne Indi sot jane me teper se 300
milion njerez te cilet e ndajne fatin e te mjeruarve
dhe te uritureve. Ne Indi jetojne 1,112 miliard njerez,
dhe eshte vendi i dyte ne bote per nga popullsia. Me
shume se 44% te banoreve jetojne me te ardhura me te
vogla se nje euro ne dite. Qeveria Indiane ka sjellur
programin, me te cilin i premton secilit qytetar te
drejten ne minimumin prej 100 diteve pune gjate vitit,
me pagese nje euro ne dite.
Ky program vjetor parasheh buxhetin dy miliard euro ne
vit per pune publike ne fshat. Programi quhet “Ushqimi
per pune”
Ky program pretendon punesimin e bujqeve ne fshat
gjate tre muajve te kohes se thatesirave. Programi
perfshin ndertimin e rrugeve, kanaleve dhe te
infrastruktures tjeter publike.
Ne Indi me se 300 milion njerez nuk kane kulm
stabil mbi koke
Njerezit e fshatit masovikisht ikun ne qytet, me
qellim qe s’paku te ushqehen me mbeturina. Kjo e ka
bere qe sot India i ka 34 qytete shume milioneshe.
Qytetet nuk kane infrastrukture e as punesim per nje
dyndje kaq te madhe te popullsise.
Me programin “Ushqim per pune” tentohet te arrihet qe
njerezit te mbahen ne fshat, qeshtja me e rendsishme
eshte qe bujqit e vegjel mos ta leshojne pronen.
Pushteti llogarite qe aplikimin e ketij programi duhet
ta kryejne keshillat e fshatrave, sepse ndermarresit e
fshatit lehte e gjejne veten ne “moçalin e
korrupsionit” indian. Ndermarresit ne keto raste nga
shteti paguhen me shume se sa qe i paguajne punetoret.
Pushteti po tenton qe ta veje kontrollin. Kete program
po e promovojne partite e vogla majtiste te cilat jane
te ndjeshme ne pabarazite sociale. Ato konsiderojne qe
India do te duhej patjeter qe te ndan 1.5 % BPSH- se (bruto
prodhimit shoqeror) per 44 % te popullates indiane.
Tani per tani te gjithe jane te vetedijshem qe
Republika Socialiste e Indise me s’paku eshte shtet i
programeve sociale.
Ne politiken indiane pak nga kjo qe po ndodhe, munde
te behet preukupim i Keshillit te Pleqeve, si organi
me i larte shteteror i perber nga krahu konzervativ
dhe majtist i partive ne pushtet. Ata e kane forcuar
poziten e tyre aq shume sa qe jane te paprekur. Keshtu
qe ndryshimet sociale, shoqerore dhe politike veshtire
mund te depertojne ne aparatin e korruptuar shteteror.
Ligji per mbrojtjen shendetesore ekziston sipas
modelit te sistemit kolonial britanik, por India ka aq
pak spitale, sa qe per pjesen dermuese te popullates
eshte e pamundur qasja per perkujdesje spitalore.
E filluam kete analize me pasurin e magnatit indian te
çelikut Mittal, duke shtuar se ne Indi ekzistojne edhe
shume miliarder ne industrin: kimike, tekstilit,
elektronikes etj.., por kjo aspak nuk e ka ndryshuar
standardin jetesor te masave te gjera, si dhe
zvogelimin e varferise se skajshme.Projektet e medha
shpesh behen mashtruese per llumper proletariatin,
ashtu qe kur ato projekte kryhen, ata mbesin ne rruge,
nga edhe kane ardhur ?!.
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
( Autori eshte ekspert i marredhenieve ekonomike
nderkombetare) |