|
Pse
kapitali intelektual, Kosoves i mundeson dalje nga
kriza ekonomike
Shkruan: Dr. Bedri Selmani
Kapitali intelektual eshte dituria e te punesuarave te
cilen ata e shnderrojne ne vlere te tregut. Ne treg
mund te ekzistojne shume njerez te ditur por ne qofte
se nuk arrijne, ata ose ndermarrja e tyre, kete dije
ta shesin ne treg, atehere kjo dije e tyre nuk mund te
quhet KAPITAL INTELEKTUAL. Kjo ne kete rast,
eventualisht eshte vetem potencial.
Kapitali intelektual ne treg vleresohet si pasuri jo
materiale ose “jo e prekshme”.
Kapitali intelektual eshte bere faktor vendimtar i
zhvillimit te qendrueshem te ekonomise se nje vendi.
Me nuk ekziston asnje prodhim qe paraqitet ne treg e
qe eshte rezultat, vetem i aftesive prodhuese.
Prodhimtaria ne strukturen e çmimit prodhues ose
sherbimit, eshte bere pak e rendesishme. Te
rendesishme jane bere te gjitha aktivitetet “jo
materiale”. Kryesore eshte aftesia e te punesuarave qe
ta paramendojn dhe zbulojne prodhimin, mandej ta bejne
ate atraktiv per bleresin si dhe ta prezantojne ne
menyre adekuate. Per shembull, nje pale patike “NIKE”,
çmimi i prodhimit te tyre eshte perafersisht 25% nga
vlera (15% jane shpenzime te materialit dhe 10%
shpenzime tjera te transportit dhe paketimit). Sipas
kesaj rrjedh se 65% i takon faktoreve jo material siq
jane: marketingut, dizajni dhe reklama.
Duke u bazuar ne tere kete, ne shoqerin kosovare ende
nuk eshte duke u treguar interes i mjaftueshem per
zhvillimin e diturise ne funksion te zhvillimit te
prodhimtarise dhe sherbimeve vendore. Tani per tani,
nuk e kemi asnje bashkesi per perparimin e kapitalit
intelektual. Kjo bashkesi do te duhej te krijohet ne
kuader te Odes ekonomike te Kosoves, sipas Ligjit per
OEK-se, por kjo ende nuk eshte bere per arsye te
mungeses drastike te mjeteve materiale (sepse dikush
ne kohen kur eshte miratuar Ligji per OEK-en ne
Parlamentin e Kosoves, Oden e ka lene pa mjete
financiare, duke u percaktuar per variantin qe
ndermarrjet dhe subjektet tjera afariste, nuk e kane
domosdoshme qe te paguajne anetaresimin me forcen e
Ligjit, por mund te paguajne sipas vullnetit?!). Kjo
ka bere qe ekonomia kosovare te mbetet pa formimin e
bashkesine per perparimin e kapitalit intelektual.
Kurse ndermarresit kosovar si duket fare pak, jane te
interesuar per kete shtylle kryesore te zhvillimit
ekonomik. Nje eshte e vertet qe ekonomia kosovare si
duket ende eshte larg njohurise qe te kuptoj rolin e
kapitalit intelektual. Edhe pse krejt kjo ne rrethanat
e zhvillimit bashkekohor ekonomike eshte bere
domosdoshmeri.
Per kete shkak si pasoj, kemi jo efikasitetin afarist
te pjeses dermuese te ndermarrjeve kosovare. Kjo ka
bere qe kriza ekonomike, qe e ka kapluar ekonomin
kosovare ne vitet e kaluara, e cila edhe tani po
thellohet ne permasa te dhimbshme per qytetaret e saj.
Vlen te theksohet se ne Kosove realisht nga tregu
global vjen shume pak dituri.
Zakonisht percillen vetem diturit ekzistuese nga
vendet e zhvilluara, te cilat nuk jane dituri kryesore.
Ne te cilat mund te bazohet zhvillimi, permiresimi i
prodhimtarise ose lloji i ri i sherbimeve. Prodhimi
kosovar ne kuptimin e dijes po thuaj se nuk ekziston.
Me nje fjale, per pasurin natyrore dhe diturin
intelektuale te ekonomise kosovare mund te flitet tani,
si per potenciale te mundshme?!.
Pra ne Kosove ekziston potenciali i cili mund te
ndikoj ne rritjen e Bruto prodhimit shoqeror. Por,
eshte e pa qarte, qe ende asgje nuk po ndermerret qe
ky potencial te shnderrohet ne kapital intelektual.
Ne Kosove shume shpejt eshte e domosdoshme te krijohet
programi i perparimit te kapitalit intelektual i cili
ekonomise i garanton ngritje te efikasiteti afarist.
Kjo duhet te behet ne nivel te ekonomise se vendit dhe
duhet te mbeshtet me program dhe fond financiar te
posaçem nga ana e Qeveris. Ne qofte se kjo nuk ndodhe
atehere humbjet e ndermarrjeve publike dhe private do
te jene edhe me te medhe se sa jane tani (ato kane
arrit ne shifra qindra miliona euro). P.sh. KEK-u nga
viti ne vit po krijon humbje, per shkak te menagjimit
te dobet te kesaj korporate. Keto humbje jane bere
alarmante per ekonomin e varfer te Kosoves.
Ne 15 vitet e ardhshme per Kosoven problemi kryesor do
te jete si t’i krijohen kuadrat e afta dhe si t’i
mbajme ato qe mos te “ikin” ne boten e jashtme. Tani
kjo ekonomi po ballafaqohet me problemin e mungeses se
kuadrit menaxhues.
Pjesa me e madhe e menaxhereve kosovar ende si duket
kurre nuk kane degjuar per Deklarate e Lisabones sipas
te ciles ekonomit e vendeve anetare te UE-se gjere ne
vitin 2010-te, duhet te transformohen ne EKONOMI Te
DIJES, per te cilen resursi kryesor eshte KAPITALI
INTELEKTUAL.
Kosova ne kete drejtim gjendet ne situate te
paditurise se theksuar ne menaxhmentin e saj, kurse ky
faktor eshte bere kryesori ne afarizem. Si duket
Kosoves, nje pjese e madhe e kuadrove i ka shkuar
jashte vendi, kurse ata qe kane mbetur nuk dine mjaft,
si te udhehiqet ndermarrja ne menyre bashkekohore. Per
menaxheret tane, si duket i vetmi preokupim ka mbetur
“mbijetesa” dhe si t’i paguajne borxhet e shkaktuara
ne te kaluaren. Fatkeqesisht kjo per ta eshte
preokupimi kryesor, kurse per kapitalin intelektual
askush as qe mendon.
Dhe krejt ne fund, ne qofte se vazhdon kjo gjendje
momentale ne ekonomin e Kosoves, atehere shume veshtir
mund te llogarisim, per nje zhvillim te shpejt
ekonomik i cili do te na mundesonte te dalim nga kjo
krize e thelle ekonomike. Duke e ditur qe rrjedhat e
ekonomise globale shpejt po ndryshojne, kurse ekonomia
e Kosoves eshte ne ngecje te madhe. Kjo gjendje po
shkakton import te madhe te mallrave dhe deficit te
perhershem ne afarizmin me boten e jashtme, (97%
import dhe vetem 3% export). Por, edhe importi,
gjithnje e me shume po vjen ne pyetje, nga do te
paguhet?!. Cila eshte terapia: Ekonomia e Kosoves
duhet patjeter te mbeshtet ne aftesine intelektuale
vendore. Problemi i vetem qe mbetet ne Kosove edhe me
tutje eshte, si te arrihet gjere te INICIATIVA”?!.
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
( Autori eshte ekspert i marredhenieve ekonomike
nderkombetare) |