A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Bedri Selmani, Biografi

Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu...!>>

INFO RRETH LIBRIT  "GLOBALIZIMI"

Ky liber i DR. Bedri Selmani eshte ne shitje ne Kosove. Ju informojme se te gjitha mjetet e grumbulluar nga shitja e ketij libri u dedikohen bursave te nxenesve dhe studenteve te familjeve te deshmoreve. Kliko!

 

PROJEKTLIGJET E PROPOZUARA

Projektligji per nxitjen e investimeve te huaja
Projektligji per nxitjen e investimeve ne Kosove
Projektligji per Oden Ekonomike te Kosoves

Arsyetimi per oden ekonomike 1

Arsyetimi per oden ekonomike 2

Projektligji per tatimin ne fitim
Projektligji per mbrotjen e konsumatoreve
Projektligji per energji elektrike
Projektligji per rregullimin e veprimtarive energjetike
Projektligji mbi tregetin me nafte dhe derivate te naftes
Fakulteti Filozofik i Prishtines

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer. 

Albanur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Advertising with us is very easy and affordable.  We have many options to suit each business and will work with you in finding the right type of advertising; be it big or small or for a long or short duration.   Also we have special offers for our regular clients.

 

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Mire se vini ne web faqen e Dr. Bedri Selmani!

Te nderuar miqe dhe lexues,

Dr. Sc. Bedri Selmani i lindur ne vitin 1960 ne Dumnice e Poshtme, Besiane eshte eksperte i marredhenieve ekonomike nderkombetare; ndermarres privat ne diaspore per 18 vjet: autor i shume punimeve profesionale-shekncore lidhur me globalizimin, tranzicionin dhe integrimet dhe pjesmarres i shume tribunave dhe seminareve profesionale-shkencore me karakter nderkombetar.

EKOPOLITIKe

Si po e pushton malli kinez tregun global?

 Shkruan: Dr. Bedri Selmani

Kina e madhe me 1 miliard e 300 milion banore, ka arritur qe me dije dhe vullnet te shendrrohet ne super fuqi boterore. Bruto prodhimi shoqeror po i afrohet 2 bilion dollareve. Politika ekonomike kineze si duket i ka njohur perparesite e ekonomise sociale te tregut, ku njeriu dhe krijimtaria e tij jane ne qender te ngjarjes, ku shteti me zgjuaresi po e percjell zhvillimin ekonomike, duke e drejtuar kapitalin e vete me qellim te shfrytezimit te perparesive natyrore te kerkesave te tregut vetanak dhe te dobesive te superfuqive ekonomike boterore.
Ekonomia kineze suksesshem po e organizon prodhimtarin, kurse sistemi bankar gjithnje e me shume po riorganizohet ne drejtim te stabiliteti duke u mbeshtetur ne rezervat financiare te letrave me vlere shteterore amerikane. Ky kapital po i mundeson kesaj ekonomie qe te jete ne rrjedhat e tregut global te kapitalit dhe te mallit.
Ekonomia kineze e ri zgjuare me mallrat e veta ka arrit te fqinjet tane dhe ne shtepit tona. Duart e vyeshme kineze dhe aftesia politike e shtetit e kane sjellur prodhimin kinez ne te gjitha pjeset e tregut global. Kina ka filluar t’i percakton rrjedhat e ekonomise moderne ne suaza globale. Qasja e tyre sociale ne krijimtarine e gjithmbarshme shoqeroro-ekonomike i ka bere te mundshme asaj, qe te dridhe kapitalin e fjetur te Evropes dhe te Amerikes.
Duke u bazuar ne kete sukses te ekonomise kineze, bota kurre me nuk do te jete ashtu siç ka qene.
Rendi i ri ekonomik boteror me nuk lejon hapesire, per dominim te fuqive perindimore ne ekonomin globale. Me nje fjale prezenca e mallit dhe e kapitalit kineze ne tregun global e ka relativizuar mundesin e dominimit.
Kina per dy deceniet nga nje vend bujqesor, ku me se 90% te popullates ishin bujq, ka arritur qe te fillon industrializimin, ku me nje shkalle te zhvillimit me me teper se 10 perqind ne vit ka arritur ndryshim ne strukturen demografike me permasa boteroe. Sipas te ciles tani 40 perqind e popullates jeton ne qytete dhe punon ne industri.


Pse Kina po behet lojtari kryesor ne ekonomin globale?

Ekonomia kineze eshte sforcuar, per faktin se ne trezoret e vet po mbane shuma te medha te letrave me vlere shteterore te SHBA-ve, duke zvogeluar fitimin amerikn ne te njejtat, duke e shtyre tregun amerikan ne konsum dhe borxhe . Duke i mbajtur letrat me vlere te shtetit amerikan ne rezervat e veta financiare Kina eshte duke e ruajtur stabilitetin e valutes nacionale Yuan-it, kjo po i mundeson “notimin” ne “shporten” e valutave konvertibile boterore e cila po udheheq politiken moderne ne zhvillimin vetanak te vendit. Duke u larguar nga kursi valutes fikse, Kina po behet njera nga lojtaret kryesores ne sferen afariste boterore.
Duke vene kursin notues te Yuan-it, valuta kineze me nuk varet nga rezervat financiare, çka mund t’i sjell gjere te ulja e interesit per blerjen e letrave me vlere shteterore te SHBA-ve dhe rritjen e fitimit ne te njejtat. Nje skenar i tille mund te shtyej ekonomin e SHBA-ve ne deficit edhe me te larte se sa qe eshte tani.
Nga kjo rrjedhe qe politika monetare globale me nuk mund te percaktohet vetem ne Londer dhe Washington, por ne te ardhmen edhe ne Pekin.
Rezervat devizore kineze kane arritur ne me shume se 700 miliard dollar, duke ju afruar rezervave japoneze te cilat jane me shume se 800 miliard dollar. Per krahasim, vendet e Evropes perendimore, rezervat devizore i kane me shume se 170 miliard dollar.
Me forcen e vete ekonomike dhe monetare Kina po troket ne dyert e fuqive te medha boterore duke i dridhur pozicionet e tyre te interesit dhe te profiteve. Tani per tani fuqite e medha me veshtersi po i hapin dyert per mallrat kineze dhe kjo po percillet me nje pretekcionizem mjaft evident duke e bllokuar mallin Kinez neper dogana dhe limane me restrikcione importuese. Eksporti i mallrave kineze ne tregun e zhvilluar te vendeve perendimore gjithnje e me shume po arrin permasa alarmante per ekonomin e ketyre vendeve. Kjo ka bere qe shume ndermarrje te nderrojne politiken e vete afariste me qellim qe te mbijetojne para mallit shume te lire kineze. Shqetesimi i vendeve te zhvilluara eshte bazuar ne te dhenat qe: Kina eshte duke i pushtuar tregjet e zhvilluara te teknologjise se larte te prodhimeve elektronike, siç jane, kompjuteret, telefonat mobil, televizoret, klimatizuesit, frigoriferet, kurse per tekstil dhe veshmbathje situta eshte bere e padiskutuesheme Ne te njejten kohe nga te njejtat vende, Kina importon lenden e pare siç eshte letra e vjeter, pajisje per fabrika, grure, nafte etj.
Çmimet e larta te naftes ne bursat boterore ne kohen e fundit, nuk e kane zvogeluar aspak konsumin e saj, sepse per ekonomine gjigante kineze, kerkesat per kete energjent gjithnje e me shume po rriten.
Konkurrenca Kineze po i shtyn industrite e zhvilluara te perendimit te kerkojne dalje duke e shperngulur prodhimtarine punuese ne vende konkurrente (atje ku fuqia punetore eshte me e lire) dhe ne zona jo doganore. Grusht tjeter per ekonomin e zhvilluar perendimore padyshim eshte politika kineze e “blerjes se kompanive te huaja” me qellim qe t’ju merren atyre dija, “Know-How” (njohuria teknike) dhe pushtimi i tregjeve.
Ekonomia kineze eshte e varfer me energji, xehe, dhe me fusha pjellore te dritherave, per kete ata jane perqendruar ne zhvillimin e teknologjive te larta dhe te prodhimtarise punuese – intensive, me qellim qe me sa me pak shpenzime te lendeve te para dhe energjise te prodhojne dhe te eksportojne vlera sa me te larta.
Procesi i shpernguljes se reparteve prodhuese per ne Kine, nga ana e kompanive transnacionale, po e zvogelon kerkesen per vende te punes, po e ndalon rritjen e pagave dhe po ju sjell inflacion vendeve te zhvilluara.
Ekonomia Kineze pa komplekse eshte e hapur ndaj tregut global, pa restrikcione
dhe prektekcionizem ekonomik, me kete ka arritur qe me shume se 75% te BPSH-or (bruto prodhimit shoqeror) ta krijon nga tregu i hapur boteror, çka do te thote se eksporti e perben afer 40% te BPSH-or, kurse importi 35% te BPSH-or.Suficiti tregtar i jashtem ka arritur ne me shume se 150 miliard dollar, dhe eshte bere traume per pjesen tjeter te ekonomise boterore. Per krahasim, importi i SHBA-ve eshte 15% e BPSH-or, kurse eksporti vetem 10% nga BPSH-or, duke krijuar nje deficit prej 800 miliard dollar ne bilancin e jashtem tregtar.
Kina nuk deshiron konflikt me bleresit e saj, per kete kujdeset diplomacia kineze e bazuar ne parimin, “hapa te vegjel mbrapa” dhe “kercimi i madh perpara” kjo po i siguron qendrueshmeri pozicionit te saj ne ekonomine globale.
Krejte ne fund lind pyetja, si eshte e mundeshme qe ne vendin me sistem politik komunist, te funksionon dhe te perkrahet sistemi ekonomik kapitalist?!...

 

JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!

( Autori eshte ekspert i marredhenieve ekonomike nderkombetare)

 
 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory      Kosova Love Chat       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004

 eXTReMe Tracker