|
Cilat jane
pasojat e krizes atomike per ekonomine globale?
Shkruan: Dr. Bedri Selmani
Pas hapjes se repartit per prodhimin e ujit te rende
Kryetari iranian Ahmadinegjat tha se programi nuklear
kontraverz nuk paraqet kercnim per asnje vend, as edhe
per Izraelin. Ai gjithashtu theksoi se Irani kurre nuk
do te heqe dore nga programi i vete nuklear dhe
perseriti qe zhvillimi i armeve nukleare nuk eshte
qellimi i tij. Mirepo realiteti eshte ndryshe, reparti
i ngritur ne vendin e quajtur Arak ne juglindje te
Teheranit eshte pregaditur me aparature qe mund te
prodhoj plutonium i cili shfrytezohet per prodhimin e
bombes atomike me rastin e pasurimit te uranit.
Keshilli i Sigurimit i OKB-se i ka parashtruar Iranit
afat qe ta suspendon programin e pasurimit te uranit,
sepse, perndryshe do te perballet me sanksione
politike dhe ekonomike. Teherani kete afat e
konsideron jo legal dhe perserit qe nga programi
nuklear nuk do te largohet!.
Angazhimet e diplomacise nderkombetare si ne rastin e
Iranit dhe te Kores Veriore tani per tani, nuk kane
mundur tjua ndalojne aktivitetin ketyre vendeve sa i
perket programeve te tyre berthamore. Ato jane bere
kercenim i vertet per SHBA-te, Japonine dhe Evropen.
Irani dhe Koreja deshirojne qe me armet atomike ta
forcojne poziten strategjike te shteteve te tyre. Ate
te cilen, Irani dhe Koreja, nuk po e kuptojne eshte
fakti qe fuqit e medha deshirojne te mbesin te medha
dhe nuk i deshirojne ne klubin e tyre ata te cilet nuk
jane qe gatshem per marreveshje.
Politika radikale e fundamentalisteve iranian dhe e
komunisteve korean, nuk po jep mundesi dialogu ne
nivelin bilateral dhe multilateral. Raporti i fshehte
i IAEA (Organizata Nderkombetare per Energji Atomike)
ka treguar se te gjitha dihen dhe se nuk ka kurrfare
fshehtesie ne Teheran e as ne Pjongjang, qe fuqite e
medha nuk i dine. Dy fuqi intelektuale dhe
teknologjike Japonia dhe Izraeli po ndihen te
kercenuara nga forcat e reja atomike. Japonia dhe
Izraeli kane mjete te forces qe te pengojne Koren dhe
Iranin ne programet e tyre nukleare.
Para nje kohe Koreja i ka testuar 6 raketa ballistike
te largesise se mesme dhe nje rakete te largesise se
gjate. Te gjitha keto kane perfunduar ne Detin japonez,
disa thone se ato kane fluturuar mbi territorin
japoneze. Per kete Japonia eshte ne panik.Ajo po
kerkon nga SHBA-te qe ti lejohet armatimi. SHBA-te
kete kerkese po e shikojne me mirekuptim. eshte shume
reale qe nje pjese e madhe e buxhetit te ekonomise
japoneze ne te ardhmen te harxhohet per armatim.
Kina e madhe tani per tani po reagon e permbajtur duke
thene se nuk duhet qe te ngritet pluhur rreth Kores
dhe Iranit. Me nje fjale Kines dhe suksesit te saj
ekonomik qe po e arrin, asesi nuk i pergjigjen krizat
eventuale regjionale, per faktin qe ekonomia kineze
eshte mjafte e varur nga importi i naftes nga Irani.
Pse sanksionet ekonomike ndaj Iranit do te ngritin
çmimin e naftes?
Irani edhe me tutje eshte ne marreveshje per mos
zgjerimin e armeve berthamore, kurse Koreja eshte
larguar nga kjo marreveshje e cila sipas tyre e
rrezikon sovranitetin nacional.
Perendimi nuk deshiron lufte eventuale ne Gjirin
Persik, per arsye te naftes ne Kuvajt, Irak, Arabin
Saudite dhe Emiratet, si dhe te gasit ne Katar. Rruget
e transportit te naftes kalojne neper ngushticen e
Hormuneve ne Oqeanin Indian.
Irani kontrollon ngushticen e Hormuneve.
Irani kontrollon paqen ne Irak dhe Liban.
Irani eshte i pasur me xehe te uranit.
Irani posedon sasi te jashtezakonshme te naftes.
Sanksionet eventuale politike dhe ekonomike ndaj
Iranit nga ana e Keshillit te Sigurimit te OKB-se,
mund te kene per pasoje ngritjen e çmimit te naftes ne
bursat boterore gjer ne 100 dollar e me teper per nje
barel. Kjo ekonomise globale do ti shkakton ngritje
zinxhirore te çmimeve te prodhimeve dhe sherbimeve
tjera qe varen nga ky energent, tere kjo do te ndikoj
ne zvogelimin e rritjes ekonomike ne permasa globale.
Nga ana tjeter ekonomia e Iranit varet nga eksporti i
naftes. Çmimi i naftes eshte edhe keshtu shume i larte,
qe eventualisht te rrezikohet me embargo te naftes nga
ana e fuqive te medha edhe pse kjo lehte mund te
ndodhe. SHBA-te dhe Bushi po kerkojne me çdo kusht
kompromis. Diplomacia nderkombetare si duket i ka
harxhuar te gjitha mjetet e saja diplomatike per
ndalimin e programit atomik te Iranit. A do te pasojne
sanksionet apo jo do te shihet gjate kesaj jave!?.
Ana tjeter e medaljes eshte Koreja Veriore, e cila po
tregohet shume e zhdervjellte dhe po tregon mjafte
ngjashmeri me Vietnamin Verior. Qendrimi militant i
Kores Veriore sipas shume analisteve eshte produkt i
perkrahjes 50 vjeçare nga ana e Moskfes dhe Pekinit.
Miti i dinastise diktatoriale eshte personifikuar ne
kryetarin e perjeteshem Kim Jong II. Tani per tani nuk
ekziston formule e cila do ta zgjidhte kete problem.
SHBA-te kane tentuar qe me sistemin e tyre te njohur
ngrohte-ftofte ta largojne regjimin korean nga
programi berthamor, por tere kjo ka perfunduar pa
sukses.
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
( Autori eshte ekspert i marredhenieve ekonomike
nderkombetare) |