|
Pse
fillimi i zhvillimit ekonomik te Kosoves duhet te
mbeshtetet ne diturin vendore?
Shkruan: Dr. Bedri Selmani
Per derisa bota e zhvilluar po leviz ne rrugen e
diturise, hulumtimeve dhe zhvillimit te teknologjise
se larte, dituria dhe arsimimi ne Kosove, si duket,
ende nuk jane bere prioritet.
Po te shikohet ne llogarit buxhetore, ne mund te
shohim se per shkence dhe hulumtime ndajme aq pak
mjete sa nuk ja vlen as te permenden. Nga dy milion e
treqind mije banor sa vleresohet se i ka Kosova
vleresohet se vetem 7% kane kryer shkollen e larte apo
fakultetin çka eshte tri here me pak se mesatarja
evropiane. Ne kohen kur dihet se dituria eshte
imperativ bashkekohor, si ne quanon, per ekonomin
moderne, kjo ne Kosove ende nuk po perjetohet si e
tille.
Gjithashtu eshte e njohur se dituria njerezore ne
permasa globale dyfishohet prej pese gjere ne shtat
vjet. Por vlera perdoruese e saj gjithnje e me shpejt
po vjetrohet dhe per kete eshte e domosdoshme qe
perhere te plotesohet. Sa jemi ne ne gjendje ta
percjellim kete dinamik, kur dihet se, si ne te
kaluaren, ashtu edhe sot, dijetaret tone te rinj ne
vendin tone e kane veshtir te gjejne vend te punes.
Edhe kur e gjejne, kane aq pak te ardhura, sa qe nuk
ju mundesojne atyre qe pa pengesa ti perkushtohen
punes shkencore. Por, ata duhet te merren edhe me pune
tjera me qellim te mbijeteses. Keshtu qe parulla se
“njerezit e arsimuar jane pasuria me e madhe e nje
vendi “ po mbetet tani per tani vetem parulle. Lind
pyetja ne nje situate te tille, a mund te flitet per
aftesite e ekonomise kosovare qe te inkuadrohet ne
rrjedhat e tregut global te diturise, dhe çka eshte
duke bere ajo per kete çeshtje? Gjer me tani UNMIK-u
dhe qeveria kane bere shume pak. Qeveria nuk e posedon
asnje institucion i cili do te vepronte ne kete
drejtim. Kurse ekspertet vendor kryesisht i
bashkengjiten “rrjetit te diturise” nderkombetare, me
qellim qe te persosin diturin e tyre e ne keto
institucionet dhe per shkak te sigurimit te ardhurave
shume me te larta. Keshtu qe Kosoves i ka ndodhe dhe
po i ndodhe “ikja e trurit” ne permasa alarmante.
Si te veprohet me qellim qe te dalim nga kjo situate,
dhe a eshte e mundshme kjo? Po, eshte e mundshme, ne
qofte se qeveria e Kosoves se bashku me institucionet
tjera, vendos qe ne programin nacional te zhvillimit
ta filloj promovimin aktiv dhe te nxit kalimin e
ekonomise kosovare ne ekonomin e diturise. Pran kesaj
duhet te gjendet rruga jone e zhvillimit duke
shfrytezuar dijen dhe mendjen vendore.
Kosova eshte para procesit te gjate te tranzicionit /
transformimit shoqeroro-ekonomike (llogaritet se ky
proces do te zgjate ne 25 vjetet e ardhshme). Per kete
eshte koha e fundit qe te fillojme te percaktohemi per
ekonomin e diturise, ne qofte se deshirojme qe te jemi
vend konkurrent ne rrethinen globale. Ne momentin kur
rrethi shoqeror-ekonomik kosovar e perkrah dhe e
mbeshtet financiarisht shkencen dhe kapitalin
intelektual atehere mund te thuhet se ka filluar te
aplikohet EKONOMIA E DITURISe. Mjaft paradoksale eshte
qe ne shqiptaret ne jeten private jemi shume inovativ
dhe kreativ, jemi mjeshter te vertet ne shfrytezimin e
te gjitha resurseve ne dispozicion, kurse ne ekonomin
vendore dhe ne sherbime publike jemi pa iniciativ dhe
jo inovativ. E verteta qendron ne ate se tranzicioni
shpesh mund t’i frikon njerezit, edhe perkunder qe
shume njerez e ndjejne nevojen per ndryshim, prape nuk
jane te sigurt “ku do te shkojne” dhe “sa do te jene
te suksesshem ne te ardhmen” , per kete edhe me tutje
ata me me deshire mbesin edhe pak ne “moçalin tani me
te njohur”, duke e pajtuar veten se ne momentin e
duhur do te reagojne!?
Kosova me se largu gjere ne vitin 2015-te, patjeter
duhet ta krijoj gjeneraten “prodhuese” te diturise.
Por para se te fillon “prodhimin” e eksperteve te
cilet do ta percjellin dijen, eshte e nevojshme te
riorganizohet sistemi ekzistues i arsimit i cili eshte
shume ne ngecje ne krahasim me vendet e zhvilluara. Ne
dhjet vjetet e ardhshme duhet te investojne sa me
shume me qellim qe t’i arrijme rezultatet fillestare.
Kjo do te forconte vetedijen qytetare per arsimimin
permanent, sepse nuk do te jete e lehte qe te
çrrenjoset menyra e te menduarit ne keto hapesira e
cila eshte mbjell me vite te tera dhe eshte shnderruar
ne veti te sjelljes. Pjesa dermuese ende nuk eshte e
vetedijshme per nevojen e investimit te perhershem ne
arsimim e vetes se tyre. Me nje fjale si duket ende
nuk e kemi masen kritike te njerezve te cilet do t’i
fillonin keto ndryshime. Ne ne Kosove si duket kemi
shume “teoriticient” kurse pak kuadro “te realizimit
praktike”.
Prandaj duke u bazuar ne te gjitha keto argumente,
Qeveria dhe institucionet tjera duhet qe sa me pare te
riorganizohen me qellim qe te fillojne t’i motivojne
ekspertet dhe dijetaret te cilet jane te njohur jashte
vendi dhe ne vend. Me qellim qe dija e tyre te hyne ne
funksion te shpejtimit te reformes ne shkence dhe
arsim. Kjo behet vetem po qe se i mbeshtesim dhe ju
krijojme hapesire njerezve te dijes te cilet kane ide
te mençura per t’i realizuar ato. Ekonomise kosovare i
duhen; njerezit me vizion, teknologjia e lart dhe
prodhime te “mençura”. Ekonomia e diturise eshte
qellim drejt te cilit po levize Unioni Evropian, ne
qofte se edhe ne deshirojme te levizim drejt saj,
atehere ky duhet te jete qellimi jone.
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
( Autori eshte ekspert i marredhenieve ekonomike
nderkombetare)
|