|
Institucionet e
Kosoves udheheqin politika te brishta ekonomike
6 qershor 2007
Keta tete vjet te protektoratit te OKB-se, nuk jane
shfrytezuar mundesite e zhvillimit dhe te transicionit
shoqeror ekonomik. Gabimet jane te perbashketa si te
UNMIK-ut, ashtu edhe te institucioneve te perkohshme
te Kosoves. Gabimet qe jane bere, kane per pasoje
ngecjen ekonomike, e cila po shprehet me krizen
ekonomike, te cilen po e perjetojne qytetaret e
pafajshem te Kosoves, ka thene ne nje interviste per
Kosovapress dr. Bedri Selmani, afarist dhe rektor i
Kolegjit “Viktoria” ne Prishtine.
Kosovapress: Fillimisht, do te doja t’ju pyesja: vargu
i sukseseve tuaja ne nje moshe jo edhe aq te re…si,
qysh…? Nga biografia juaj kam pare qe ju jini mjaft
aktiv ne biznes, ne politike madje, edhe ne shkence.
Selmani: Se sa kam qene i suksesshem deri me sot eshte
çeshtje gjithe here relative, ne afarizem eshte e
domosdoshme qe te jesh i suksesshem ne menyre
permanente, sepse perndryshe je i humbur. Puna
shkencore-profesionale per mua eshte pasion, kjo ka
bere qe te merrem edhe me politike, por ne cilesine e
ekspertit te implementimit te politikave ekonomike, e
kurrsesi si aktivist politik i ndonje partie. Ne
mandatin e kaluar kam qene deputet i PDK-se ne
parlamentin e Kosoves ne cilesine e ekspertit.
Shfrytezoj rastin qe ta falenderoj PDK-ne qe ma ka
dhene rastin te jem ne listen e tyre si deputet. Tani
nuk jam anetar i asnje partie politike. Jam ligjerues
ne Kolegjin Universitar “Victoria” ne Prishtine.
Sistematikisht merrem me shkrime dhe analiza
profesionale - shkencore ne lemin e ekonomise
nderkombetare.
Kosovapress: Si filluat te merreni me biznes? E keni
pasur veshtire te nisni hapat e pare, madje ne nje
vend tjeter ?
Selmani: Me afarizem merrem qe nga mosha 18-vjeçare.
Kam filluar si tregtar i shitjes me pakice te pemeve
dhe perimeve ne vitin 1978, gjate sezoneve turistike
ne bregdetin dalmatino-kroat. Motivi kryesor ne ate
kohe ishte qe me kete pune t’i siguroja mjetet
financiare per vazhdimin e studimeve, sepse babai im
si nepunes shteteror, nuk merrte te ardhura te
mjaftueshme per te na siguruar mjete per studime. Çdo
fillim eshte i veshtire, por qellimi per te arritur
financimin e studimeve ishte i jashtezakonshem.
Kosovapress: Krahas biznesit, ju keni ecur pandalshem
edhe ne shkence: keni doktoruar ne ekonomi. Pak njerez
i qojne paralelisht keto dy drejtime, ne dukje te pare
te aferta, por aspak te njetrajtshme.
Selmani: E ceka edhe me lart se kam tregtuar per te
siguruar financimin e studimeve, duke menduar se ne te
ardhmen do t’i perkushtohem punes
profesionale-shkencore. Por me ka ndodhur e kunderta.
Keshtu qe gjate viteve te kaluara kohen e lire e kam
shfrytezuar per ngritje profesionale-shkencore. Tani,
grupi i ndermarrjeve ku une jam pronar, ka me se 650
punetore. E kam fjalen vetem ne Kosove, nderkaq ishim
ne diaspore per 18 vjet. Akumulimin fillestar te
kapitalit per afarizem, e kam arritur ne vitet e
tetedhjeta.
Kosovapress: Nje kohe keni qene i kyçur edhe ne
politike. Ne legjislaturen e pare te Kuvendit te
Kosoves, ishit deputet i PDK-se. Politika dhe ekonomia
jane simotra. Jeni ne mes te dyjave edhe sot…?
Selmani: Po, eshte e vertete se politika dhe ekonomia
e percaktojne njera-tjetren. Ne mandatin e kaluar, une
isha deputet i PDK-se. Jam angazhuar qe projektligjet
nga lemi i sistemit ekonomik, te jene sa me te mira me
qellim qe implementimi i tyre ne praktike, te jete sa
me efikas. Mirepo, vlen te theksohet se nuk kam
arritur qe te ndikoje ne korrigjimin e gabimeve te
atyre, te cilet i kane hartuar keto ligje te cilat
kane qene me zbrazetira te medha juridike dhe si te
tilla, jane aprovuar nga parlamenti. Amendamentet, te
cilat i kam propozuar ne pjesen derrmuese, nuk kane
kaluar edhe pse te gjitha keto amendamente, kane
poseduar arsyen profesionale.
Kosovapress: Universiteti “Victoria” ka bere hapat e
pare. Ju, jini rektor i ketij universiteti. Si e
vleresoni rolin e arsimit, rolin e diplomacise dhe
ndertimin e kapaciteteve profesionale qeverisese ne
shoqeri, ndersa qe ne ne Kosove kemi aq shume mungesa…?
Selmani: Kolegji Universitar “Victoria”, eshte
themeluar vitin e kaluar dhe ne kuadrin e vet posedon
dy fakultete ate per Ekonomi Afariste dhe Tregtia te
Jashtme. Studimet jane te bazuara ne plan-programin
mesimor te Fakultetit te njejte “Libertas” te Zagrebit,
me te cilet edhe kemi nenshkruar marreveshjen e
Franshizes. Ne kete fakultet, pergatiten kuadrot per
afarizem ne tregtine e jashtme dhe per broker te cilet
do te punojne ne berza. Keto kuadro, ne tregun kosovar
te punes jane deficitar. Mandej, ne kuader te
universitetit tone eshte edhe Fakulteti per Politike
Nderkombetare dhe Diplomaci.
Ne kete fakultet, studimet zhvillohen sipas plan-programit
te Fakultetit te Ngjashem ne Universitetin e Zagrebit.
Ne keto studime, pergatiten kuadrot e para
profesionale te cilat jane ne gjendje t’i
implementojne politikat ekonomike, te cilat jane te
domosdoshme per fillimin e reformave
shoqeroro-ekonomike ne Kosove, e te cilat do ta
percaktojne fillimin e zhvillimit te qendrueshem
ekonomik te saj. Njeheresh jane kuadrot e para
profesionale, te cilat do te pergatiten per pune
diplomatike dhe konsullare. Keto kuadro jane shume
deficitare ne Kosove. KUV-i organizon edhe tri
drejtime te studimeve master ne kuadrin e ketyre
fakulteteve. Mesimi zhvillohet ne gjuhen shqipe dhe
deri me tani jane perkthyer 20 tituj librash, te cilat
paraqesin literaturen baze te lendeve studimore.
Profesoret jane vendore dhe nderkombetare, emra te
njohur te ketyre fushave te studimeve.
Kosovapress: Analizat dhe komentet tuaja politike dhe
ekonomike jane aktuale, madje libri juaj “Globalizimi”
ka nje strukture me interes jo vetem njohes, por edhe
shkencor. Na thoni pak me shume mbi aktivitetet
studiuese-shkencore?
Selmani: Po, rregullisht merrem me shkruarjen e
analizave profesionale-shkencore, permbajtja e te
cilave ka te beje me trendet e ekonomise globale dhe
mundesite e ekonomise kosovare qe t’iu pershtatet
ketyre rrjedhave globale permes procesit te
transicionit dhe integrimeve te cilat gjate
dhjetevjeteshit te ardhshem do t’i ndodhin Kosoves.
Vitin e kaluar ka dale nga shtypi libri “Globalizimi,
Transicioni dhe Integrimet (Refleksionet ne Kosove)”.
Libri si i tille, eshte pritur mire nga kritika
profesionale-shkencore. Ne menyre sistematike edhe me
tutje vazhdoj te merrem me kete problematike
shkencore-profesionale.
Kosovapress: Shume procese ekonomike ne Kosove, jane
ne fazen fillestare. Cili eshte vleresimi juaj per
proceset ekonomike ne vend?
Selmani: Ekonomia kosovare eshte e varferuar, e de-industrializuar
dhe eshte pa adrese juridiko-shteterore deri me tani.
Pasojat e roberise dhjetevjeçare dhe lufta kane
ngadalesuar transicionin e mundshem qe do te duhej t’i
ndodhte ekonomise kosovare. Keta tete vjet te
protektoratit te OKB-se, nuk jane shfrytezuar
mundesite e zhvillimit dhe te transicionit shoqeror
ekonomik. Gabimet jane te perbashketa si te UNMIK-ut,
ashtu edhe te institucioneve te perkohshme te Kosoves.
Gabimet qe jane bere, kane per pasoje ngecjen
ekonomike, e cila po shprehet me krizen ekonomike, te
cilen po e perjetojne qytetaret e pafajshem te Kosoves.
Kjo ka bere qe proceset e transicionit dhe te
reformave shoqeroro-ekonomike ende te mos fillojne.
Kosovapress: Nga pervoja juaj teorike dhe praktike, a
mund te na e komentoni poziten e qeverisjes ekonomike
sot. Jemi padyshim nje nga vendet me te varfra ne
Evrope, me shanset qe te perjetojme edhe me shume
kriza sociale, papunesi dhe faktore te tjere qe çojne
drejt trendeve regresive. Cili eshte mendimi juaj ?
Selmani: Institucionet e brishta qeverisese te Kosoves
kane treguar pa aftesi profesionale ne udheheqje te
politikave ekonomike. Kjo ka ndikuar qe tani per tani,
Kosova te mbetet vrime e zeze ne ekonomine rajonale.
Jemi ekonomia me jo konkurrente sa i perket
investimeve direkte te jashtme, per arsye te mungeses
se ligjit te mirefillte per nxitje te investimeve.
Politikat fiskale jane jo adekuate te cilat po e
gjenerojne ekonomine informale.
Llogaritet se diku ne rreth 45% te importit te
mallrave, ndodh evazioni fiskal. Kjo ka bere qe tregu
i Kosoves te kete konkurrence jo lojale, dhe kjo per
me shume po e gjeneron miton dhe korrupsionin. Per
kete arsye, sa me shpejt qe eshte e mundshme patjeter
duhet te korrigjohen ligjet te cilat jane baza e
funksionimit te sistemit ekonomik.
Vetem kjo e ben te mundshme implementimin e politikave
ekonomike, te cilat do t’i nxisin investimet direkte
nga jashte dhe ato vendore, si dhe do te mundesojne
fillimin e zbatimit te reformave shoqerore-ekonomike.
Ne kete menyre, kjo do te mundesonte fillimin e
zhvillimit te qendrueshem e ekonomik. Kjo eshte e
vetmja terapi fillestare, e cila do t’i mundesonte
vendit te dale nga kriza ekonomike. Por per ta bere
tere kete terapi te domosdoshme, vertet ne rend te
pare nevojitet konsensusi politik i qytetareve te
Kosoves, te cilet do te kerkonin nga partite politike
qe te krijojne nje qeveri me kuadro profesionale apo
ekspert, me kuadro qe kane iniciativa menaxhuese. Pra,
me kuadro qe dine dhe jane te afte t’i implementojne
politikat ekonomike ne sherbim te fillimit zhvillimit
ekonomik. Kjo do te mundesonte gjithashtu, edhe
fillimin e funksionimit te shtetit ligjor.
Kosovapress: I keni percjelle proceset si privatizimi,
pastaj edhe rrjedhat ne ish- gjigantet si Trepça, PTK,
KEK etj. Si i vleresoni keto procese, gjendjen,
aktualitetin e tyre…?
Selmani: Procesi i privatizimit, i cili eshte ne
perfundim e siper, ka qene i domosdoshem te ndodhe.
Ketu kemi te bejme me shitjen e ndermarrjeve prodhuese
dhe sherbyese ne pronesi shoqerore, te cilat gjate
ketyre tete vjetesh kane qene shume dobet te
menaxhuara dhe si te tilla, kane qene te bankrotuara
dhe kane arritur vlere shume te ulte ne treg.
Gabimi me i madh eshte bere ne vitin 2000, sepse ishte
dashur qe keto ndermarrje te jepen me koncesion, me
kushte te atilla qe do t’iu mundesonte investitoreve
potencial te investojne kapitalin, dijen dhe
teknologjine.
Kjo do te mundesonte rritjen e punesimit per me shume
se 100 mije vende te reja te punes, do te rritej
eksporti, kurse buxheti i Kosoves do te rritej
sigurisht per 30%. Kjo do te mundesonte fillimin e
zbatimit te reformave te domosdoshme
shoqeroro-ekonomike, te cilat per shkak te mungeses se
mjeteve buxhetore, kane ngece ose ne disa veprimtari
fare nuk kane filluar. Trepça, KEK-u dhe Telefonia
Mobile, pas statusit duhet patjeter te privatizohen
permes koncesionit.
Kjo eshte e vetmja rrugedalje qe keto kompani me
interes publik nacional te menaxhohen si duhet dhe si
te tilla, te mbushin buxhetin e varfer te Kosoves. Por
jo siç po ndodh tani me KEK-un dhe Trepçen, afarizmi i
te cilave po financohet me mjetet e tatimpaguesve, pra
nga buxheti.
Kosovapress: Ne bisedimet per status me Beogradin,
shume çeshtje ekonomike kane mbetur pezull. Madje,
çeshtja e borxheve perfshire edhe sukcesionin ne
relacionet Prishtine-Beograd, eshte akoma nje problem
gati i heshtur. Cili eshte komenti juaj?
Selmani: Çeshtja e definimit te statusit tani me
te vonuar, ka ndikuar negativisht ne procesin e
domosdoshem te transicionit, transformimit
ekonomiko-shoqeror te Kosoves. Kjo çeshtje jetike per
qytetaret, definitivisht do te zgjidhet brenda ketyre
muajve. Borxhet e jashtme te cilat i takojne Kosoves,
duhet t’i pranojme si te tilla, pastaj ka mundesi
reale qe te kerkohet nga vendet e zhvilluara qe t’i
shlyhen ose se paku te na i falin kamatat. Sa i perket
sukcesionit te pasurise, sigurisht qe kjo çeshtje do
te zvarritet dhe do te kaloje kohe e gjate, deri ne
zgjidhjen e mirefillte - perfundimtare. Kosova,
sigurisht permes gjyqesise nderkombetare do te kerkoje
kompensimin e demeve te luftes nga shteti i Serbise, i
cili proces gjithashtu do te jete i gjate dhe i
mundimshem. /Intervistoi: Fehmi Ajvazi/
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
(Autori eshte ekspert per marredhenie ekonomike
nderkombetare) |