|
Njė ekip prej 100 ekspertėsh
do ta nxirrte vendin nga kriza sociale dhe ekonomike
2 shkurt 2008
Menjėherė
pas shpalljes sė shtetit tė pavarur, nė Kosovė duhet
tė bėhen ndryshime ndaj politikave ekonomike, qė do tė
jenė nė shėrbim tė zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik,
nė mėnyrė qė menjėherė tė fillohet me rimėkėmbjen e
saj, pėr arsye se aktualisht ekonomia ėshtė nė krizė
tė thellė ekonomike. Nėse qeveria e re formon njė ekip
prej 100 ekspertėsh tė lėmenjve tė ndryshėm dhe nėse
nxiten investimet vendore dhe tė jashtme, dhe ekonomia
kosovare fiton mbėshtetjen e institucioneve financiare
ndėrkombėtare, vendi do tė dilte nga kriza sociale dhe
ekonomike, ka thėnė nė njė intervistė pėr Kosovapress,
prof. dr. Bedri Selmani, ekspert i marrėdhėnieve
ekonomike ndėrkombėtare dhe ligjėrues nė Universitetin
Victory nė Prishtinė.
Kosovapress: Nė
ēfarė gjendje gjendet ekonomia e Kosovės?
Bedri Selmani: Ekonomia e Kosovės gjatė kėtyre
tetė vjetėve tė pas luftės, pėrkundėr disa rrjedhave
pozitive qė mund tė shihen, ėshtė nė krizė tė thellė
ekonomike. Faktorėt qė kanė ndikuar nė kėtė janė tė
shumtė, por faktori kryesor ishte qeverisja e brishtė
dhe jo funksionale.
Problemi themelor gjatė kėtyre tetė vjetėve ka qenė
ēėshtja e kompetencave dhe e pėrgjegjėsive me rastin e
qeverisjes me mundėsitė e zhvillimit ekonomik. Mund tė
thuhet se ka dominuar njė lloj paralelizmi i
pushteteve i cili i ka shkaktuar dėme shumė tė mėdha
ekonomisė sė vendit dhe ka humbur njė kohė shumė e
vlefshme, e cila do tė kishte ndikuar me rritjen
normale ekonomike.
Kosovapress:
Thuhet se rritja ekonomike nė Kosovė nė vitin 2007 ka
qenė prej 3% derisa nė vendet nė regjion, si nė
Shqipėri, Maqedoni ka pas rritje ekonomike prej 6%. Sa
sipas jush do tė ishte normale rritja ekonomike nė
Kosovė?
Bedri Selmani: Gjatė kėtyre tetė vjetėve pėr
ekonominė kosovare ka qenė e domosdoshme njė rritje
ekonomike prej 10 deri nė 12 %, me qėllim qė tė
kompensohen humbjet, plaēkitjet dhe shkatėrrimet qė i
janė shkaktuar kėsaj ekonomie nė 10-vjeēarin e viteve
1989-1999. Regjimi serb i Beogradit e shkatėrrojė
komplet sektorin industrial ekzistues tė atėhershėm.
Ndėrsa pas luftės njė pjesė tė kėsaj industrie nuk qe
e mundur tė funksionalizohet, pėr shkak tė shumė
gabimeve tė cilat u bėnė nga administrata e Kombeve tė
Bashkuara. U paraqit mungesa e menaxhimit me kėto
kapacitete, sepse Kombet e Bashkuara nuk kishin
pėrvojė nė qeverisjen me ekonomi. Arsyeja ishte qė pėr
herė tė parė ky mision ka marrė pėrsipėr edhe
segmentin e zhvillimit ekonomik tė njė vendi me rastin
e intervenimit paqėsor.
Mirėpo, kjo nuk ka treguar rezultate, pėrkundėr
pėrpjekjeve qė janė bėrė. Pėrveē rindėrtimit tė asaj
qė ėshtė shkatėrruar gjatė luftės ēlirimtare dhe tė
njė ndėrtimi kaotik dhe jo cilėsor tė infrastrukturės
nė sektorin publik dhe nė atė privat, ekonomisė
kosovare i ka ndodh deindustrializimi pothuajse i tė
gjitha kapaciteteve ekzistuese.
Rritja ekonomike prej 3% nė vitin 2007-tė nuk ėshtė e
mjaftueshme pėr njė zhvillim ekonomik funksional, qė
do tė ndikonte nė pėrmirėsimin, nė mėnyrė kualitative
tė bruto-prodhimi shoqėror i vendit-BPSH. Kjo shkallė
e ulėt e rritjes ekonomike ėshtė e pa mjaftueshme qė
tė sigurojė punėsimin e duhur dhe daljen nga kriza
ekonomike.
Kosovapress: Nė
varfėri tė skajshme janė 15 % e popullatės, ndėrsa 35
% e tyre janė buzė varfėrisė, ndėrsa papunėsia thuhet
se arrin deri nė 50 %. Ēfarė hapash duhet tė ndėrmarrė
qeveria e re qė tė tejkalojė kėtė gjendje tė vėshtirė
sociale dhe ekonomike? Ēka duhet tė bėjė Qeveria e re
qė tė rimėkėmbė ekonominė e Kosovės?
Bedri Selmani: Qeveria e re pritet tė jetė
qeveri e stabilizimit ekonomik dhe e fillimit tė
reformave shoqėrore-ekonomike, me qėllim tė fillimit
tė procesit tė terapisė qė i duhet kėsaj ekonomie, e
cila ėshtė nė krizė dhe ėshtė varfėruar skajshmėrisht.
Me sa po shihet, nė ditėt e para tė qeverisė sė re
Thaēi, hapat qė janė ndėrmarr janė mjaft shpresėdhėnės.
Kjo ėshtė qeveria mė profesionale deri mė tash qė ka
funksionuar. Kjo ėshtė njė shenjė e mirė, sepse mė nė
fund ėshtė kuptuar drejt se kuadrot profesionale me
dije tė duhur mund tė bėjnė kthesa pozitive, mirėpo
pėrveē kabinetit, qeverisė sė re i duhen ekspertė tė
lėmenjve tė ndryshėm.
Unė do ta sugjeroja Qeverinė e re qė qysh tani,
patjetėr ti angazhojė sė paku 100 ekspertė tė
lėmenjve tė ndryshėm, me tė cilėt duhet tė nėnshkruhen
kontrata tė posaēme menaxheriale, pėr arsye se vetėm
kėta ekspertė me cilėsi menaxheriale janė nė gjendje
ti fillojnė, implementojnė dhe tė mbikėqyrin rrjedhėn
e fillimit tė reformave shoqėroreekonomike tė
domosdoshme pėr dalje nga kriza ekonomike.
Kur tė bėhen kontratat menaxheriale me kėta ekspertė,
ato duhet tė jenė tė motivuara dhe tė ardhurat e tyre
fare nuk duhet tė vihen nė dilemė, ato duhet tė jenė
nė rang tė ekspertėve tė qeverive tė cilat janė
funksionale kudo nė perėndim.
Kėto 100 kuadro, pėr njė vit buxhetit tė Kosovės mund
ti kushtojnė rreth 15 milionė euro, por me kėtė rast
ata thjesht sigurojnė dhe shpėtojnė me qindra milionė
tė tjerė.
Kosovapress: Ēfarė
mendoni, ekspertėt a duhet tė jenė ekspertė vetėm tė
ekonomisė? Sa do tė arrijė qeveria e re ti bėjė hapat
e parė drejt njė zhvillimi dhe stabilizimi ekonomik?
Bedri Selmani: Unė nuk thash qė ekipi prej 100
ekspertėsh tė jetė i pėrbėrė vetėm prej ekonomistėve,
por duhet tė jetė i pėrbėrė edhe prej ekspertėve tė
lėmenjve tė ndryshėm. Ata duhet tė jenė menaxherė, tė
cilėt dinė tė menaxhojnė me sektorė tė ndryshėm.
Sigurisht se kjo qeveri e ka rastin jashtėzakonisht tė
volitshėm tė tregojė se di tė punojė ndryshe dhe di tė
punojė mirė. Unė besoj nė zotimet e tyre dhe besoj se
kjo qeveri do tė ketė mundėsi tė ndryshojė gjendjen
sociale dhe ekonomike, duke e orientuar drejt
zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik.
Unė mendoj se po tė zbatohet programi ekonomik pėr tė
cilin janė zotuar, vetėm brenda kėtij viti ka mundėsi
reale dhe potencial tė bėjė stabilizimin ekonomik, nė
drejtim tė rritjes sė buxhetit tė konsoliduar tė
Kosovės.
Pas shpalljes sė shtetit tė pavarur tė Kosovės,
ekonomisė kosovare i hapen perspektiva plotėsisht tė
reja. Ekonomia e Kosovės ka mundėsi
juridiko-shtetėrore tė ketė qasje nė organizatat
financiare ndėrkombėtare dhe bankat e ndryshme nė
tregun global financiar tė kapitalit.
Kjo do ti jepte ekonomisė njė impuls tė ri nė
fillimin e rritjes ekonomike. Tė gjitha kėto qė i
thashė, me kėto potenciale qė i kemi, mundėsojnė qė me
njė disiplinė fiskale motivuese dhe shtrėnguese,
buxheti i Kosovės mund tė dyfishohet brenda kėtij viti.
Me kėtė rast arrihet qė tė kontrollohet ekonomia
informale apo gri dhe ndėrpritet jo lojaliteti nė treg,
e cila ėshtė bėrė pengesa kryesore e zhvillimit dhe e
rritjes ekonomike tė vendit. Llogaritet se 50 % e
buxhetit tė Kosovės humbet vetėm pėr shkak tė jo
disiplinės fiskale dhe mungesės sė funksionimit tė
sistemit ekonomik dhe implementimit tė ligjeve
ekonomike dhe zbatimit tė tyre.
Kjo qeveri ka rast ta evitojė ekonominė informale dhe
tė krijojė lojalitet nė tregun e tė mirave prodhuese
dhe shėrbyese. Vetėm funksionimi i shtetit ligjor
mundėson fillimin e stabilizimit ekonomik.
Njėherėsh duke e dyfishuar buxhetin deri nė fund tė
vitit 2008, arrihet qė tė krijohet baza financiare pėr
fillimin e implementimit tė reformave tė domosdoshme
shoqėroro-ekonomike tė cilat kėrkojnė mjete tė
jashtėzakonshme financiare.
Kjo mundėson fillimin e rritjes ekonomike, fillon tė
zvogėlohet papunėsia dhe nė fund kjo qeveri mund tė
arrijė tė konstatojė qė ka dalė nga kriza ekonomike, e
cila e ka pėrfshirė tėrė jetėn shoqėrore dhe ekonomike
tė vendit.
Kosovapress: Si
qėndron ēėshtja e legjislacionit ekonomik? Sa ajo
ndikon nė nxitjen e zhvillimit ekonomik tė vendit?
Bedri Selmani: Ėshtė mė se evidente se pėrveē
Ligjit pėr matje qė konsiston nė standarde evropiane,
tė gjitha ligjet tjera ekonomike tė cilat hyjnė dhe
janė nė shėrbim tė sistemit ekonomik, janė tė dobėta
dhe tė brishta, pra si tė tilla janė tė pa
implementueshme.
Dy legjislacionet e mėhershme nuk kanė arritur tė
miratojnė ligje tė pėrshtatshme ekonomike, tė cilat do
ti pėrshtateshin zhvillimit ekonomik tė Kosovės. Pėr
kėtė arsye duhet menjėherė tė merret iniciativa pėr
ndryshimin dhe plotėsimin e kėtyre ligjeve.
Ligj i dobėt dhe i cili ka sjellė paralizė dhe krizė
energjetike, ėshtė padyshim Ligji pėr energjinė i cili
ėshtė edhe i pa implementueshėm. Gjithashtu edhe Ligji
pėr investime tė huaja, i cili ėshtė miratuar, ėshtė
ligj shumė i dobėt dhe ekonominė kosovare e ka bėrė
vendin mė jo konkurrent nė tregun rajonal tė
investimeve.
Po ashtu duhet ndryshuar komplet politikat fiskale.
Besoj se ekspertėt qė do tė punojnė nė kėto ligje, do
tė kenė parasysh se Kosova nė periudhėn e ardhshme
duhet tė jetė shteti me nxitje dhe kushte mė tė
volitshme ekonomike nė tregun global tė investimeve.
Kosovapress:
Bizneset pohojnė se tatimi nė doganė pėr import tė
teknologjisė prodhuese dhe lėndės sė parė pėr prodhim,
TVSH-ja, tatimi nė fitim, etj. janė tė shtrenjta. A e
ndani edhe ju kėtė mendim?
Bedri Selmani: Mendoj se duhet bėrė reforma nė
politikat fiskale, se duhet tė shkohet me njė politikė
stimuluese tė vazhdueshme pėr bizneset dhe zhvillimin
e tyre. Kjo duhet tė merret parasysh, pėr arsye se
zhvillimi i sektorit privat ėshtė motori i vetėm i
zhvillimit dhe i rritjes ekonomike tė vendit.
Ndonėse janė ndėrmarrė disa hapa nė kėtė drejtim,
megjithatė janė hapa tė jo kontinuitetit, janė hapa tė
cilėt janė bėrė nė mėnyrė stihike dhe se kjo nuk
kontribuon nė rrjedhat e njė zhvillimi ekonomik qė do
tė bėnte qė Kosova tė fillojė me ngritjen e
kapaciteteve tė reja industriale. Kjo njėherazi do tė
mundėsonte rritjen e eksportit.
Politikat fiskale duhet tė jenė politika favorizuese
dhe nė shėrbim tė eksportit. Sigurisht kjo qeveri nė
programin e vet ekonomik, do tė duhej tė parashihte
formimin e njė banke afariste pėr favorizimin e
eksportit, e cila do tė ishte nė shėrbim tė
ndėrmarrjeve eksportuese.
Politikat fiskale tė qeverisė do tė duhej tė shkonin
nė drejtim tė favorizimit tė ndėrmarrjeve eksportuese
dhe atyre pėr rieksport, ndėrsa pėr fazėn fillestare
fare tė mos ketė obligime tatimore. Kjo do tė
mundėsonte ringjalljen e bizneseve fillestare, tė
cilat duan tė merren me prodhim dhe me mallra
intermediare, tė cilat do tė ishin konkurrente nė
tregun global.
Kosovapress: Nė
vendet evropiane, si nė Gjermani, Angli, Zvicėr,
Austri, Belgjikė etj., bizneset e reja prej dy, tri,
pesė apo edhe mė shumė vjet, nuk paguajnė tatim, vetėm
e vetėm qė ato tė fillojnė ngritjen dhe zhvillimin e
tyre. Mė vonė ato paguajnė tė gjitha tatimet. Pse nuk
zbatohet edhe te ne njė praktikė e tillė?
Bedri Selmani: Dhe jo vetėm kjo. Tė gjitha
vendet e zhvilluara, ato nė zhvillim dhe ato tė
pazhvilluara, janė duke krijuar masa tė posaēme pėr
nxitjen e investimeve. Tė gjitha vendet nė transicion
pėrpiqen tė bėjnė sa mė shumė nė nxitjen e investimeve
pėr tė zhvilluar ekonomitė e tyre, duke e rregulluar
kėtė ēėshtje me ligj.
Ligji pėr nxitje tė investimeve nė kėto vende ėshtė
shumė stimulativ dhe nxitės. Kosova nuk ka mundėsi ti
stimulojė bizneset me mjete financiare 2, 3 apo 5 vjet
etj., me rastin e punėsimeve tė reja, por ka mundėsi
qė bizneset tė cilat e bėjnė punėsimin e numrit tė
caktuar tė punėtorėve, tė mos paguajnė tatim nė fitim
pėr 10-12 vjetėt e ardhshėm.
Ato ndėrmarrje qė punėsojnė prej 10 deri nė 30
punėtorė, ato 10 vjet nuk kanė nevojė tė paguajnė
tatim nė fitim. Ata qė punėsojnė mbi 50 punėtorė, nuk
paguajnė tatim nė fitim pėr 12 vjet. Krejt kjo ėshtė
njė politikė stimulative, qė nxit punėsimin mė tė madh
dhe krijon mundėsi tė prodhimit dhe tė eksportit.
Tė gjitha kėto ndėrmarrje do tė paraqitnin bilancin e
tyre tė suksesit nė mėnyrė korrekte. Kjo do tė
mundėsonte rritjen e akumulimit tė kapitalit fillestar
dhe rentabiliteti i tyre do tė ishte real. Tani po
ndodh ikja nga tatimi nė fitim pėrmes fryrjes
artificiale tė shpenzimeve. Nė kėtė mėnyrė pjesa
dėrrmuese e tyre nuk kanė gjendje reale tė
rentabilitetit.
Tė gjitha kėto politika e ligje stimulative, duhet tė
harmonizohen me ligjin e tatimit nė tė ardhura, me
ligjin e tatimit nė fitim, tė doganave, pėr import tė
lėndės sė parė dhe teknologjisė. Kėtu ėshtė
intervenuar nė disa raste, mirėpo nuk ėshtė e
mjaftueshme. Kjo nuk do ta kishte cenuar bazėn
buxhetore siē pretendojnė disa ta paraqesin,
pėrkundrazi buxheti do tė rritej.
Tash e kemi prezent dukurinė kur prej vendeve tė
zhvilluara, kapitali po kalon nė vendet nė zhvillim.
Rasti konkret ėshtė ai i reparteve prodhuese i NOKIA-s
nė Gjermani, e cila kompani trans-nacionale komplet me
repartet e veta teknologjike u shpėrngul nė Rumani,
vetėm pėr shkak tė kushteve dhe obligimeve fiskale mė
favorizuese qė iu ofruan nė kėtė vend.
Ardhja e kapitalit nga vendet e zhvilluara nė Kosovė
duhet jetė strategjia kryesore e politikave fiskale
dhe kushteve tjera favorizuese. Kjo do tė ndikojė nė
rritjen punėsimit dhe nė zhvillim e qėndrueshėm
ekonomik.
Kosovapress: Ju si
ekspert i ekonomisė dhe ligjėrues nė Universitetin
Victory, kur mendoni se ekonomia e njė vendi ėshtė e
qėndrueshme, duke u bazuar nė eksportin dhe importin e
atij vendi? Sa ėshtė e nevojshme qė eksporti ta
mbulojė importin, pėr tė pasur njė vend ekonomi tė
qėndrueshme, derisa ka mendime se eksporti duhet ta
mbulojė importin nė minimum me 40%?
Selmani: Njė ekonomi qė tė jetė e qėndrueshme, duhet
ta ketė eksportin mė tė madh se sa importin. Qėllimi i
ēdo ekonomie nacionale nė kushtet dhe rrethanat e
rendit tė ri global ekonomik, ėshtė qė tė eksportojė
apo shes sa mė shumė mallra dhe shėrbime nė tregun
global.
Kosovės do ti duhet njė periudhė shumė e gjatė e
transicionit dhe e transformimit ekonomik, qė ta
arrijė kėtė qėllim. Kosovės do ti duhen 25 vite
transicion dhe transformim ekonomik, duke pasur pėr
bazė domosdoshmėrinė e ruajtjes sė kontinuitetit tė
reformave shoqėrore-ekonomike.
Nuk duhet harruar se kėta 18 vjet tė shkuara pėr
ekonominė e Kosovės kanė qenė vite tė shkatėrrimit dhe
devastimit komplet tė industrisė, ndėrsa gjatė kėsaj
periudhe 25-vjeēare, Kosova do tė ketė plotė sfida.
Rėnia e socializmit nė tė gjitha vendet ish-socialiste,
ka ndikuar qė shumė kapacitete industriale tė mos jenė
nė gjendje tė hyjnė nė rrjedhat e reja tė tregut
global.
Kosovapress: Cilėt
hapa, sipas jush, do tė duhej ti merrte Qeveria e re
e Kosovės, me qėllim tė daljes nga kriza ekonomike?
Selmani: Ne i theksuam disa nga problemet dhe
mundėsitė e daljes nga kriza ekonomike, por hapat e
parė qė duhet ti marrė Qeveria Thaēi, mendoj se duhet
tė fillojė me masat pėr stabilizimin ekonomik, sepse
vetėm kjo mundėson daljen e vendit nga kriza ekonomike.
Instrumentet kryesore pėr stabilizim ekonomik janė qė
tė sigurohet patjetėr njė pakt social, nė mes tė
sindikatave, punėmarrėsve dhe qeverisė. Kjo do tė
siguronte qė tė mos shkaktohet vullkani social. Mandej
tė reformohet sektori social dhe tė ndryshojnė
politikat sociale, me qėllim qė tė krijohet njė
politikė sociale dhe e sigurimeve ndryshe. Duhet
patjetėr tė reformohet sistemi i politikave fiskale,
qė njė pjesė e tė dhėnave tė BPSH-sė tė zvogėlohet.
Me kėtė rast nė kėto reforma do tė mundėsoheshin qė
shpenzimet e administratės tė qeverisė tė zvogėlohen
nė mėnyrė optimale, duke mos u ndier mungesa e
efikasitetit nė funksionimin e shėrbimeve publike.
Disa masa tė tilla para disa ditėsh janė marrė.
Ne pamė se si mund tė kursehen dhe racionalizohen
mjetet, kurse ato mund tė investohen nė kuadro
profesionale ekspertėsh. Nė kėtė drejtim duhet tė
mbahet stabiliteti i ēmimeve, duhet pasur parasysh qė
nė treg tė mos lejohen ēmime monopoliste.
Nė anėn tjetėr, ėshtė shumė e domosdoshme fillimi i
disiplinės fiskale, duke ndryshuar politikat e
deritanishme fiskale. Pastaj duhet tė fillojė patjetėr
funksionimi i politikave monetare, qė ėshtė nė harmoni
me procesin reformues tė sistemit bankar.
Ne kemi njė sistem bankar, pėr tė cilin po thuhet se
ėshtė stabil. Por bankat afariste kanė normat mė tė
larta tė kamatave nė Evropė. Pranė kėtyre kamatave nuk
mund tė qėndrojė e as tė fillojė asnjė aktivitet
biznesor.
Banka Qendrore e ardhshme e shtetit tė Kosovės duhet
qė sa mė parė tė luajė rolin e saj. Ardhja e bankave
tė jashtme dhe tė fuqishme, nė tregun kosovar
financiar, ėshtė mė se e domosdoshme, sepse kjo do ta
rriste ofertėn e kapitalit qė do tė ndikonte nė rėnien
e normės sė kamatave.
Pjesė tjetėr shumė e rėndėsishme ėshtė tė themelohet
sa mė parė banka pėr kreditim tė ndėrmarrjeve
eksportuese. Kjo bankė do tė quhej Banka pėr zhvillim
dhe rindėrtim e Kosovės.
Duhet tė fillojnė reformat pensionalo-invalidore, kur
ėshtė fjala te pensionistėt, duhet tė bėhet rangimi i
pensioneve, sipas asaj kush sa ka punuar dhe jo tė
marrin tė gjithė njėsoj pensione. Edhe kjo ngritje e
pensioneve qė ėshtė bėrė nga qeveria e kaluar, prej 40
euro nė 75 euro, prapė ėshtė ndihmė sociale.
Njerėzit nuk janė tė interesuar pėr ndihmė sociale,
ata qė kanė punuar 40 vjet kėrkojnė pensionin e
merituar qė u takon me ligj. Mandej duhet tė
shpejtohet procesi i privatizimit dhe tė mundėsohet
ristrukturimi i ndėrmarrjeve publike, ngase ato nuk
mund tė qėndrojnė kėshtu, sepse janė treguar jo
funksionale. Korporatizimi i kryer ėshtė vetėm hapi i
parė, por i pamjaftueshėm pėr funksionalizimin e tyre.
Mandej duhet tė punohet nė drejtim tė liberalizimit tė
ēmimeve, tė cilat janė nėn pėrkujdesjen e NP-ve. Nė
tri vjetėt e ardhshėm duhet tė fillojė tė funksionojė
bursa e kapitalit. Pa bursėn e kapitalit dhe pa
zhvillimin e tregut tė kapitalit, ne nuk mund tė kemi
zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik.
Ne duhet sa mė parė tė fillojmė parapėrgatitjet pėr
fillimin e funksionimit tė bursės sė kapitalit nė
Prishtinė. Duhet patjetėr tė fillohet me reformat nė
arsim, shėndetėsi, etj. Nė fund duhet tė implementohet
niveli i standardeve evropiane dhe tė bėhet jetėsimi i
ligjeve. /Intervistoi: Ahmet Pllana
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
(Autori ėshtė ekspert pėr marrėdhėnie ekonomike
ndėrkombėtare) |