|
Arsyetim 2
Zoteri Kryetar!
Zonja e Zoterinje Deputet!
Zotrinje ministra!
Shqyrtimi i dyte i Projekt ligjit per Oden Ekonomike
te Kosoves duke u bazuar ne raportin dhe rekomandimet
e komisionit per Financa dhe Ekonimi si komision
funksional eshte plotesisht i gabueshem nga aspekti
professional dhe funksional ne kushtet dhe rrethanat e
fillimit te funksionit te nje ekonomie te mirfillet te
tregut ne Kosove.
Ne raportin dhe ne amendamentet e komisionit vrehet
qarte mungesa e informatave themelore per
domosdoshmerin e funksionimit te Odes si organizat e
pavarur profesionale – afariste qe ne menyre unike
perparon, perfaqeson dhe t’i harmonizon interesat e
perbashket te anetareve siq jane: (ndermarrjet,
shoqatate dhe organizatat tjera profesionalo –
shkencore) para institucioneve te Kosoves dhe organeve
tjera ne vend dhe jasht vendi. Ky komision duke e mos
kuptuar kete konceptualitet te detyres qe do te kete
Oda me kete ligj, ata qe ne amendamentin e pare te
propozuar bejne gabimin themelor duke propozuar qe te
ndryshohet emertimi i projektligjit, dhe te quhet
sipas tyre “Projektligji per Oden Ekonomike te Kosoves
dhe asociacioneve tjera te organizimit te biznesit ne
Kosove”, dhe me kete komision funksional ben gabim dhe
tere Projekt ligjin per OEK-ne e ka vene ne gjendje
paradoksale dhe te kuptueshme per kete arsye:
E barazon Oden si organizate te pavarur dhe
domosdoshmerin e unitetit te saj me shoqatat e
biznesit (asociacionet sipas komisionit) te biznesit
te cilat jane organizata joqeveritare, kjo eshte e
pakuptushme dhe po qe se gabohet te aprovohet ky
ndryshim i emertimit te ketij projektligji, kjo nuk do
te funksion me strukturen e amendamenteve te
projekteligjit per OEK-ne, dhe nga kjo shifet se
komisioni jo vetem qe e ndrron emertimin pas leximit
te pare te Projektligjit per Oden, por ai ne kete rast
e dezorganizon tere strukturen e unitetit te
projektligjit i cili si i tille e humbe rendesin dhe
funksionalitetin e Odes qe ajo te funskionon si nje
OEK unike qe eshte me se e domosdoshme ne kushtet e
fillimit te ekonomis se tregut ne vendin tone.
Komisioni si duket nuk e ka kuptuar rolin qe duhet ta
luaj Oda Ekonomike e Kosoves ne funksionimin e
sistemit ekonomik te vendit si subjekt qe perparon,
perfaqeson dhe i harmonizon interesat e perbashketa
dhe bene lidhmerin e domosdoshme ne mes te dy
nensistemeve atij makroekonomik dhe mikroekonomik dhe
me kete bene perpjekje te siguron unitetin e sistemit
ekonomik ne zhvillimin e qendrushem te vendit. Kjo nuk
mund te arrihet me shume oda e aq me teper kur
tentohet te barazohet oda dhe shoqatat e biznesit, kjo
ne te gjitha vendet e unionit Evropian eshte organizim
unik i nje ode qe perfaqeson interesin e ndermarrjeve
dhe asociacioneve tjera ne nivel te ekonomis se ketyre
vendeve. Kete gabim te komisionit funksional e kan
percejll edhe komisionet tjera duke besuar se
gjithehere komisioni funksional eshte i paguabueshem.
Mirepo,kete here ne te vertet komisionit funksional ka
gabuar.
Qeshtje tjeter qe vihet ne pikegeshtje ne kete
projektljigj per oden eshte menyra e antarsimit dhe e
financimit per sigurimin e mjeteve, jane dy pikepamje
lidhur me kete:
Pikepamja anglosanksone ose menyra vullnetare e
antaresimit ne ode
Pikepamja kontinentale ose Evropiane (menyra e
obligueshme e organizimit dhe antarsimit ne ode).
Komisioni funksional dhe komisionet tjera nen ndikimin
e pa arsyeshem jane percaktuar per pikepamjen
anglosanksone pra menyren vullnetare te antarsimit dhe
te financimit. Kjo eshte gabim, sepse duke u bazuare
ne ate qe e thame me pare, Oda Ekonimike e Kosoves nuk
do te mundet ta kryej rolin dhe funksionin e saj, ne
qoft se nuk i siguron mjetet e duhura financiare, Oda
nuk do te kete mundesi ti siguraoj dhe t’i paguan
ekspertet nga lemit e ndryshme qe do te paraqiteshin
forcen e vetme te energjise intelektuar qe ne menyr
unike do te ndihmonin ne zhvillimin e interesit
ekonomik te ndermarrjeve dhe shoqatave antare te odes.
Prandej per kete arsye eshte e domosdoshme qe
antarsimi te jete i oblibueshem ashtu siq behet ne te
gjitha vendet e Unionit Evropian, oda ekonomike ne
keto vende funksionon ne menyr shume te sukseseshme me
menyren e obligushme te antarsimit, sepse oda si e
till ne keto vende eshte ne funksion te interesit te
te gjitha ndermarrjeve dhe organizatave tjera ne
ekonomine e ketyre vendeve, dhe si e tille oda ne keto
vende eshte nje dhe unike.
Gjitheashtu ne te gjitha vendet me ekonomi ne
tranzicion si ne Evropen Lindore, ne Evropen Qendrore,
dhe ne Evropen Jugelindore jane duke e aplikuar
menyren e obligueshme te antarsimit dhe te financimit.
Zonja dhe Zotrinje deputet po ju informoj se ne disa
vende te Evropes me ekonomi ne tranzicion nen ndikimin
dhe entuziazmin e liberalizmit ekonomik dhe te
pluralizmit qe ka ndodhe ne fillim te viteve te 90-ta
e kan aplikuar menyren vullnetare te antarsimit dhe
financimit ne ode dhe nga pervoja e tyre eshte vrejte
se te gjitha keto vende e kan vertetuar se Oda
Ekonomike nuk mund te jete efikase dhe funksionale me
menyren vullnetare te antarsimit, dhe tani ato
aplikojne menyren e obligueshme te antarsimit dhe te
financimit.
Pra ky eshte argumenti me i mire qe ne Oden Ekonomike
te Kosoves antarsimi dhe financimi te behet me menyren
e obliguesheme per antaret e saj, me rastin e
regjistrimit te veprimtaris.
Te gjitha keto verejtje une i kam dhane permes
amendamenteve ne projektligjin per Oden Ekonomike te
Kosoves, te cilat komisioni funksional i ka
anashkaluar ne menyre te papergjegjeshme, dhe si duket
fare nuk i ka analizuar amendamentet e dhena.
Po e them kete sepse qellimi im ne keto amendamente
eshte qe te riorganizohet dhe te qartesohet me
riformulim te ri Projektligji i propozuar i Odes. Nga
36 amendamente te paraqitura ne projektligje nga ana
ime te gjitha jane riformuluar dhe disa prej tyre jane
fshi.
Arsyeja kryesore eshte sepse ne prjekt ligjin e
propozuar shume qeshtje qe i takojne statuti te OEK-se
jane paraqit si nene te ligjit kurse ne anen tjeter
shume qeshtje qe duhet ti takojne ligjit i eshte lene
statutit. Kurse riformulimet qe jane bere ne kete
projektligj jane te natyres qe te largohet
konfuzitetit ne menyr qe te sigurohet funksionaliteti
dhe jetesimi i keti ligji.
Te gjihta keto amendamente jane riformuluar duke u
bazuar ne ligjet e Odave ekonomike te disa vendeve te
Evropes, dhe ne pervojat e tyre gjate zbatimit te
ligjit.
Prandej nuk me eshte e qarte se si komisioni i ka
anashkaluar amendamentet qe une i kame propozuar.
Prandej nuk eshte e vertet se ato jane te perfshira
pjeserishte ne amendametet e larteshenuara te dhena
sipas raportit te komisionit funksional.
Per kete propzoj per te gjihta keto argumente qe u
thane me pare mos te perkrahet raporti i komisionit
funksional sepse eshte i gabuar dhe i propozoj
kuvendit qe te procedohet dhe te votohet per cdo
amendamet veq e veq ne mes te projekt propozuesit te
ligjit dhe amendamenteve te cilat jane te propozuar
nga ana ime.
Ju faleminderit!
|