A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Bedri Selmani, Biografi

Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu...!>>

INFO RRETH LIBRIT  "GLOBALIZIMI"

Ky liber i DR. Bedri Selmani eshte ne shitje ne Kosove. Ju informojme se te gjitha mjetet e grumbulluar nga shitja e ketij libri u dedikohen bursave te nxenesve dhe studenteve te familjeve te deshmoreve. Kliko!

 

PROJEKTLIGJET E PROPOZUARA

Projektligji per nxitjen e investimeve te huaja
Projektligji per nxitjen e investimeve ne Kosove
Projektligji per Oden Ekonomike te Kosoves

Arsyetimi per oden ekonomike 1

Arsyetimi per oden ekonomike 2

Projektligji per tatimin ne fitim
Projektligji per mbrotjen e konsumatoreve
Projektligji per energji elektrike
Projektligji per rregullimin e veprimtarive energjetike
Projektligji mbi tregetin me nafte dhe derivate te naftes
Fakulteti Filozofik i Prishtines

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer. 

Albanur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Advertising with us is very easy and affordable.  We have many options to suit each business and will work with you in finding the right type of advertising; be it big or small or for a long or short duration.   Also we have special offers for our regular clients.

 

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Mire se vini ne web faqen e Dr. Bedri Selmani!

Te nderuar miqe dhe lexues,

Dr. Sc. Bedri Selmani i lindur ne vitin 1960 ne Dumnice e Poshtme, Besiane eshte eksperte i marredhenieve ekonomike nderkombetare; ndermarres privat ne diaspore per 18 vjet: autor i shume punimeve profesionale-shekncore lidhur me globalizimin, tranzicionin dhe integrimet dhe pjesmarres i shume tribunave dhe seminareve profesionale-shkencore me karakter nderkombetar.

EKOPOLITIKe

Çka dhe si te lobohet per ekonomin e Kosoves ne Unionin Evropian?

 

Nga Dr. Bedri Selmani        

 

Unioni evropian ka krijuar ndikim shume te madh ne industrite nacionale, politike dhe shoqerite civile, kurse i ka filluar ndryshimet e rrenjesishme ne strategjite ekonomike dhe ka hyre ne reformat institucionale te marredhenieve te veta.

 

Proceset e vendim marrjes, ne te vertet po behen mjafte transparente, por megjithate kjo nuk po e thjeshtezon sistemin UE-se. Njohja e thelle e saj po tregohet vendimtare per suksesin e çdo iniciative, kurse lobizmi po behet menyre gjithnje e me e rendesishme e paraqitjes se interesave qytetare. Ne anen tjeter, lobizmi po s’madhohet me kete sistem, dhe kete si menyre efikase e komunikimit per “nivelin lokal”.

 

Pervojat po tregojne se mosnjohja e procesit dhe ngecja e marrjes se informatave me kohe mjaft e zvogelon hapesiren vepruese dhe reagimin me kohe, per kete qeveria dhe ndermarrjet duhet qe s’bashku te marrin pjese ne kete proces ne menyre te barabarte.

 

Me lobizem arrihet qe shume çeshtje me te cilat merren institucionet evropiane te depolitizohen dhe ato te vihen ne nivel te shqyrtimit profesional. Me kete gjithashtu kontribuohet ne sjelljen e vendimeve ne baze te argumenteve te dijes dhe vleresimit te fakteve. Per kete lobizmi ne nivel evropian eshte perfundimisht veprimtari profesionale, per dallim nga niveli nacional ku kemi te bejme me veprimtarin ne sferen politike.

 

Ne opinionin publik shpesh ne kohe te fundit flitet per lobimin, por kryesisht fjala eshte per punen e qeveris e cila po tenton qe te forcon sa me shume poziten rreth fillimit te bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves. Se sa po behet ne kete drejtim eshte çeshtje per tu diskutuar!?. Se sa po behet lidhur me iniciativen per krijimin e ekipit lobist? Ne kete nuk mundet askush me dhene pergjigjeje te sakte, se a i posedon lobistet e vete politika kosovare ne Bruksel, dhe a jane ata te cilet munden me e krye kete detyre ne menyre profesionale gjithashtu eshte e diskutueshme. Gjere me tani lobimi per ekonomin kosovare  ka qene shume i dobet, edhe perkunder se UE-an ne Kosove eshte tani e gjashte vjet udheheqese e shtylles se IV-te, te UNMIK-ut, çka d.m.th. po qeveris praktikisht dhe juridikisht me ekonomin kosovare,kurse ndikimi i lobeve  ne Prishtine dhe ne Bruksel gjere me tani nuk ka qene funksional. Lidhur me kete vlen te permendet fakti,qe tani e gjashte vjet edhe per kunder nevojes dhe kerkesave qe ka pasur ekonomia varfer kosovare per qarkullimin e lire te njerezve, mallrave dhe sherbimeve te kapitalit,  kjo Kosoves nuk ju eshte mundesuar qe ta kete ne nivel te tregut te UE-se ( Kosova ka qene e hapur ndaj te gjitha vendeve, kurse pothuajse te gjitha vendet evropiane kane qene per te te mbyllura ). Dhe ketu qendron paradoksi qe eshte krijuar per fillimin e mundshem te zhvillimit ekonomik i cili po qeveriset nga UE-ja(nuk duhet harruar qe UE-an  ne keto gjashte vite per zhvillimin e Kosove ka dhene donacion me shume prej 1 miliard e 600 milion euro, qe eshte per tu respektuar). Kurse ne anen tjeter kerkohet nga qytetaret dhe institucionet e perkohshme te Kosoves qe te plotesojne standardin per qarkullimin e lire te njerezve, mallrave dhe sherbimeve te kapitalit vetem ne kufijte e tregut kosovar, ky eshte gabim te cilin po e ben Unioni Evropian. Arsyetimi eshte shume i thjeshte, po qe se ekonomia kosovare udhehiqet nga UE-ne permes shtylles se IV-te, kurse qytetareve ju eshte dhene pasaporta e UNMIK-ut, me te cilen e kane levizjen e kufizuar jashte vendit, qarkullimi doganor i mallrave gjithashtu eshte ne kompetence e tyre,kurse sherbimet nderkombetare kreditore- financiare gjithashtu jane te kontrolluara dhe te kufizuara. Nga kjo linde pyetja si eshte e mundshme qe shtetet evropiane mos ti besojne UNMIK-ut,kurse ato vete jane pjesemarres dhe lojtar aktiv ne kete mision te KB-ar !?.Ne rrethanat e tanishme shoqeroro-ekonomike ne te cilat gjendet ekonomia kosovare (e cila eshte e varfer e vogel dhe e de industrializuar ,ndersa per momentin pa mundesi te investimeve dhe te zhvillimit te mirefillte ),eshte bere me se e domosdoshme qe UE-an, ne rend te pare, ta shqyrton mundesin e qarkullimin te lire te qytetareve kosovar ne nivel te tregut evropian te punes,me kete do te fillohej perspektiva dhe punesimi i te rinjve (numri i te cileve per çdo vit po rritet per 35 mije pune-kerkues,kurse kapacitetet e ekonomise kosovare  per punesimin vjetor nuk e kalojne 5% te numrit te tyre), problemet sociale do te zvogeloheshin, kthimi i te zhvendosurve ne pronat dhe shtepite e tyre per te gjitha etnitetet  do te zgjidhej, qarkullimi i lire i qytetareve do te kryhej si problem politike . Siguria e vendit do te behej e kontrolluar dhe e sigurt, tere kjo do te mundesonte fillimin e hyrjes se kapitalit dhe te investimeve te jashtme ne veprimtari prodhuese dhe sherbyese. . Pra, me nje fjale do te zgjidhej problemi me i rende me te cilin ekonomia e varfer kosovare po ballafaqohet e kjo eshte PAPUNeSIA dhe jo perspektiva e gjeneratave te reja!..

 

Tere kjo do t’i krijonte UE-an dhe shtylles se IV-te te UNMIK-ut sukses te padiskutueshem ne misionin e tyre ne Kosove,do te shtonin besimin tek qytetaret (te cilet per momentin ndihen te humbur dhe te pa perspektive), me kete ajo do te arrinte qe te depolitizonte kete vend te cilit per çdo dite po i rriten problemet socio-ekonomike te cilat direkt po krijojne  jo stabilitet dhe jo qendrueshmeri politike,kurse format e krimit dhe kriminalitetit te organizuar ne shoqeri po rriten.

 

Perveç te tjerave qarkullimi i lire i njerezve, mallrave dhe sherbimeve te kapitalit per qytetaret e Kosoves do te ishte zgjidhja me optimale te cilen do te duhej ta bente UE-an, per shkak se qytetaret (jane te lodhur nga pritja e koherave me te mira) ata me te drejt po ndihen (te privuar dhe te getizuar) nga zhvillimi i mirefillte ekonomik, kjo eshte e vetmja terapi per te filluar stabilizimin e gjendjes se rende socio-ekonomike dhe politike ne Kosove.

 

Lobimi per kete çeshtje duhet te filloj para se te fillojne bisedimet me bashkesine nderkombetare por statusin final ne kete vit, per arsye se qarkullimi i lire i njerezve, mallrave dhe sherbimeve te kapitalit per institucionet dhe per qytetaret do krijonte mundesin reale, qe te gjitha kerkesat e misionit te KB-ar, te plotesohen jo vetem formalisht por edhe ne veprim. Keshtu qe procesi negociatave per statusin perfundimtar te Kosoves ne Keshillin e Sigurimit do te kryhej pa dilema dhe zvarritje, sepse institucionet dhe qytetaret e Kosoves do t'i plotesonin te gjitha kriteret dhe standardet nderkombetare qe nevojiten per njohjen nderkombetare te Shtetit te Kosoves!...

           

Si funksionon lobimi ne UE-ne?

           

eshte e njohur se lobimi ne Bruksel eshte pune mjafte e nderlikuar. Sherbimi per shtyp i Komisionit evropian (e i cili per çdo vit i rregullon flete leshimet per gazetaret e akredituar) eshte orvatur t’i instalon filtrat me qellim qe t’i ndan gazetaret nga lobistet te cilet shume shpesh mbulohen me flete leshime te gazetareve. Por, nuk eshte arritur ndonje sukses, keshtu qe shpeshhere kemi perzierje te atilla ne konferencat per shtype, sa qe nuk dihet se kush eshte kush. 

 

Mirepo nuk duhet harruar qe integrimet evropiane, ne menyre te veçante e posedojne lidhjen e tregut,e cila do te ndikoj ne aktivitetin e lobit ne menyre shume me intensive ne te ardhmen. Komisioni i Barrosit e ka filluar proceduren me te cilen do te rregulloj punen e lobisteve. Shoqata e lobisteve e ka hedhe tentimin e Komisionit, duke theksuar qe shoqata me mire do t’i cakton rregullat e lojes. Ne shoqaten e lobisteve jane perfaqesuesit e organizatave me interesa te ndryshme, grupeve, organizatave jo qeveritare dhe te kompanive te medha ku permes perfaqesueseve te vete ne te njejten menyre dhe ne te njejtin forme luftojne shpesh per interesa te ndryshme dhe kunderthenese.

 

Shoqeria e profesionisteve per pune evropiane (SEAP, Society of European Affairs Professionals) para nje kohe ju ka derguar leter te hapur institucioneve te EU-se, dhe i ka informuar per ndryshimin e rregullave te sjelljes te anetareve te shoqates. Qellimi i rregullave eshte qe te vihen perkufizimet ne sjelljen e tyre, duke filluar nga deklarata qe: “profesionistet per pune evropiane jane pjese vitale e proceseve demokratike, duke vepruar si lidhje ne mes te botes se biznesit dhe shoqerise civile dhe te kreatoreve te politikes evropiane; ata do te duhej te angazhohen ne mirembajtjen e standardeve me te larta profesionale”.

 

Vete rregullat jane te thjeshta dhe kane te bejne me parimin: ,,vepro pa nderpre ne menyre te vertet dhe me integritet’’. Profesionistet per pune evropiane nuk guxojne te ndikojne ne menyre te parregullt ne personelin, ne udheheqesit ose ne anetaret e institucioneve te EU-se...

 

Nga lobistet kerkohet te jene transparent dhe te hapur,duhet t’i posedojne informatat e verteta dhe te sakta me bashkebiseduesit, ndalohet çdo menyre e marrjes se informatave ne forme te parregullt (edhe pse nuk eshte precizuar se çka eshte e parregullt). Lobistet duhet ta ruajne besueshmerine e informatave, ta respektojne kohezgjatjen e embargos si dhe te gjitha rregullat tjera dhe konventat ne tretmanin e dokumentacionit te EU-se. Te dhenat e disponueshme nuk guxojne t’i shiten pales se trete. Duhet t’i largohen çfaredo lloji te konfliktit te interesave etj...

 

Tere kjo u tha me qellim qe te tregohet se sa eshte e domosdoshme krijimi sa me i shpejt i grupit lobist i cili do ta avanconte dhe do te permiresonte poziten ekonomike te Kosoves, duke i mundesuar lehtesime konkrete ekonomike nga ana e Komisionit Evropian ne Bruksel.

 

Prandaj, iniciativa e pare qe do te duhej te ndermerret eshte padyshim kerkesa qe qytetareve te Kosoves t’ju mundesohet qarkullimi i lire i punetoreve ne tregun evropian te punes, me kete do te arrihet qe te zvogelohet papunesia te filloj rritja e standardit te qytetareve, te hapen perspektiva per mijera  te rinj, te cilet ne keto rrethana te gjendjes ne Kosove po ndihen te privuar nga e drejta themelore per punesim, zhvillim dhe perspektive.. 

                                                                    

JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!

 

(Autori eshte ekspert i mardhenjeve ekonomike nderkombetare)

 
 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory      Kosova Love Chat       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004

 eXTReMe Tracker