|
Kriza
energjetike globale dhe pasojat alarmante per
ekonomine globale
Nga Dr. Bedri Selmani
Kerkesa gjithnje e me e madhe kurse
oferta e vogel e naftes ne tregun global ka bere qe
shtetet e Lindjes se afert nuk po din çka te bejne ne
petro-dollaret e fituar. Çmimi i naftes prej 120
dollare per barel (120.22 $), ka bere qe me askush te
mos gjykoj per prognozat, sepse ato po tingellojne si
alarmuese. Analiste te ndryshem ne mesin e atyre te
cilet kane qene mjafte te kujdesshem, lidhur me
ngritjen e mundshme te çmimit te naftes, kane thane se
çmimi mund te ngritet gjere ne 200 dollare per barel.
Vetem atehere kerkesa me ne fund ne menyre radikale
do te bien, keshtu qe çmimi per barel mund te
stabilizohet ne kete nivel. Kjo mund te ndodh shume
shpejt, ndoshta qysh ne vitin e ardhshem, ne qofte se
nuk ndodhe edhe ne kete vit.
Ky kufi shume i larte i çmimit, perkunder asaj qe po
tingellon mjaft alarmuese. Prape ne tere kete, nje
eshte e vertet, qe kurre me çmimi i naftes nuk do te
jete i lire dhe se kurre me nuk do te ulet nen 100
dollar per barel!?
Pse nafta po shtrenjtohet?
Perveç qe kerkesa eshte me e larte se oferta, jane
edhe disa faktor te cilet kane ndikuar ne kete çmim.
Kompanite trans nacionale te naftes jane rrjetezuar
permes tregut financiar ne ate menyre, qe ne te vertet
me askush nga shtateshja e ekonomive me te fuqishme
globale, nuk mund te ndikoj ne kete rrjedhe. eshte ne
interesin e korporatave qe super profitin e tyre edhe
me tutje ta maksimizojne. Ne anen tjeter ekonomia
kineze por edhe ajo indiane kane perjetuar eksplodim
te zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Por, duhet thene
se ne keto vende ende pritet qe te arrijne piken e
vlimit. Vetem atehere kerkesa per nafte dhe gaz do te
jete edhe me e larte.
Nje arsye tjeter eshte edhe ngritja e shpenzimeve per
nxjerrje dhe per punim te naftes e cila eshte rreth
20% ne vit. Kesaj po i ndihmon teknologjia gjithnje e
me e sofistikuar dhe gjithnje me e shtrenjte. Mirepo,
shume me pak ekonomike jane shkaqet tjera me pak te
parashikueshme te ngjarjeve dhe konflikteve te
mundshme rajonale ne bote. Para dhjet diteve çmimi i
barelit te naftes u ngrit ne burse per 3 dollar
(119.90$), kjo ndodhi pas lajmit qe u transmetua se
nje anije amerikane ka hapur zjarr ndaj nje anije
iraniane. Tere kjo e forcoi friken nga konflikti
luftarak ne mes te Uashingtonit dhe Teheranit..
Pse kane kaluar koherat e vjetra dhe te mira?
Kurre me nuk do te kete nafte te lire, si dhe kurre me
pritje naive nga viti i kaluar sipas te cilave sipas
skenarit me te papershtatshem çmimi i nje bareli
nafte do te mund te arrij ne 100$. Lidhur me kete kur
ne pranveren e vitit te kaluar shkrova nje analize
lidhur me pritjet e mundshme te çmimit prej 100$ , per
nje barel, shume prej tyre qe e kishin lexuar shkrimin
me paten thene se mos e kam tepruar pak. Mirepo tani
pas nje viti te gjithe flasin, gjithandej per 200 $,
per nje barel te naftes ,ne kete vit apo ne vitin e
ardhshem . Vlen te theksohet, qe tere kjo situate e re
po behet mjafte e paqendrueshme per ekonomine globale,
sa i perket mundesive te pershtatjes nga ana e
ekonomive te shteteve nacionale dhe zhvillimit te
qendrueshem ekonomike te tyre.
Pse kriza energjetike globale eshte bere shkaktari
kryesor i krizes globale te ushqimit?
Diagnoza reale krizes ne ekonomise globale po
percillet nga: Dollari i semure i cili ne raport me
shporten kryesore te valutave tjera,ne tregun revizor,
eshte ne renie te perhershme; recesioni qe ka
perfshire ekonomin amerikane; ngritja e çmimeve te
naftes eshte bere e pandalshme. Ky vit mund te jete
viti i kthesave, dhe pse sipas te gjitha gjasave per
kohera me te mira ende nuk ka paralajmerime.
Çka te thuhet me shume, rritja ekonomike e ekonomise
amerikane mund te ulet nga 1.6% te rritjes vjetore ne
0.9% te rritjes vjetore ne fund te ketij viti.
Gjithashtu edhe ne Eurozone parashikohet rritje prej
0.9% ne kete vit. Mirepo kjo dukuri e rritjes se ulet
ekonomike nuk eshte dukuri vetem ne vendet e pasura.
Kjo po ju ndodh edhe vendeve te ekonomive me pak te
zhvilluara, por te cilat jane ne rruge per tu pasuruar.
Keto ekonomi kemi renie te rritjes, me shume se sa qe
eshte pritur (Kina, 9.3%, India 7.3%, kurse ne Afrike
6.3%)
Ne tere kete nafta eshte njeri nga shkaktaret kryesor
te krizes ekonomike globale. Perndryshe, me rritjen e
kerkeses (posaçerisht nga presioni i ekonomive ne
rritje , siç eshte ajo e Kines), prodhuesve te naftes
kjo situate po ju pergjigjet ,ata po i pergjigjen me
zvogelimin e prodhimtarise. Kjo si rrjedhoje po ndikon
direkt ne shtrenjtimin e naftes.
Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) para nje kohe ju ka
terhequr verejtjen ministrave te shteteve anetare te
OPEC-ut, qe kapacitet prodhuese te rritjes se tyre
seriozisht kane ngecur ne prodhimtarin e naftes, kurse
kjo realisht ne mas te madhe po shkakton
destabilizimin e tregut global .
Nga OPEC-u jane pergjigjur me arsyetim se per kete
jane fajtor shpenzimet gjithnje e me te medha te
prodhimit, te cilat si te tilla per nje ose dy vite
mund te prolongojne planet e rritjes se prodhimit te
naftes.
Gjashte vendet e keshillit per bashkepunim te Gjirit (GCC)
Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Bahrejni,
Kuvajti, Katari dhe Omani, vitin e kaluar nga eksporti
i naftes kane fituar 381 miliard dollar (kurse ne gaz
26 miliard). Kur çmimi i nafte te ishte 100 dollar (kurse
tani eshte 120$), keto gjashte vende gjer ne vitin
2020 gjithsejte do te fitojne nga shitja e naftes 9
mije miliard dollar.
Vetem gjate vitit 2007 keto vende kane bere investime
plotesuese prej 215 miliard dollar ne boten e jashtme.
Keto vende aq shume kane akumuluar edhe me tutje po
fitojne petro dollar, çka ne te vertet eshte e
paimagjinueshme. Pra aq shume sa qe eshte e pa
krahasueshme, nga ajo se ku mund ti shpenzojne te
gjitha keto mjete. Ne vendet e Gjirit po ndertohen
qytete te çuditshme te se ardhmes (Dubai eshte njeri
nga shembujt me te mire te ketij tregimi).
Dy mije miliard dollar thuhet se vlejne te gjitha
projektet ndertimore te cilat kane filluar. Mund te
thuhet se qeverite e ketyre vendeve diçka kane mesuar
nga ajo vala e pare e fitimit te madh nga nafta (ne
kohen e krizes se naftes te viteve shtatedhjeta dhe te
luftes Iran Irakiane), kur ato kryesisht jane dhene
ne shpenzime te pamenduara dhe joracionale. Mirepo kjo
periudhe nuk ka zgjat, keshtu qe pernjehere jane
ballafaquara me çmime te uleta te naftes ne vitet e 90
ta (20 dollar per nje barel). Çmimet e sotshme te
larta te cilat gjithnje po ngriten i kane shnderruar
keto vende ne superfuqi financiare, te mesuara nga
pervoja e kaluar jo fort e larget, ato po investojne
ne te ardhmen .
Vendet e Gjirit tani ndoshta per here te pare ne
historine e tyre po sillen si fitues te kuptueshem te
lotarise duke menduar per ardhmerine. Sepse ato jane
e ndoshta ne mase me te vogel Amerika, Rusia,
Amerika Jugore fitues te medhenj ne lotarine
gjeopolitike. Jack Poti eshte me i larti ne burimet e
naftes nen rere.
Perparimi i papare dhe pasuria e jashtezakonshme ne
vendet e Gjirit, perball, recesionit ne SHBA-te dhe
paralajmerimi i ngadalesimit te rritjes ekonomike ne
vendete e perendimit. Mandej, rritja ekonomike
impulsive ne Kine dhe Indi. Pas te gjitha ketyre
levizjeve qendron padyshim nafta. Sa me shume dhe me
shpejt po zhvillohet Kina dhe India, çmimi i naftes
gjithnje po ngritet, kurse profiti i prodhuesve te saj
eshte me i larte.
eshte e mundshme qe tere kjo dukuri e shiquar nga
pozicioni perendimor, thua se zhvilimi global eshte
kthyer nga lindja dhe qe pike qendrimi i pasurise
dhe i zhvillimit eshte rivendosur ne pjesen lindore te
botes. Tere kjo mund te tingelloi si ironi, per ata qe
e kane bere shprehi qe zhvillimin dhe prosperitetin
ekonomik ta shohin vetem ne vendet perendimore.
Per ne fund, eshte mjafte paradoksale kur ne njeren
ane bota eshte e shokuar nga çmenduria e ngritjes se
çmimeve, para se gjithash kur dihet se burimet e
naftes nuk jane te pashtershme. Kjo ka shkaktuar
kerkesen per gjetjen e shpejt te burimeve te reja
alternative te energjise. Kurse ne anen tjeter,
paradoksi qendron ne ate qe sot ne momentin kur po
rishfaqet kriza e rrezikshme globale e shtrenjtimit te
ushqimit , per arsye te zvogelimit te mundshem te
hapesirave bujqesore, per shkak te zhvillimit te
prodhimtarise se bionaftes. Si duket ne kete fillim te
shekullit 21-te , njerezimit do ti duhet ti
pershtatet ketyre rrethanave te reja mjafte sfiduese.
Deri kur dhe si tani per tani askush nuk mund ta dije.
(Autori eshte ekspert i marredhenieve ekonomike
nderkombetare)
JU
MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU INTERSONE
KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU! |