|
Cilat jane dimensionet e
krizes financiare per ekonomin globale?
Nga Dr. Bedri Selmani
Ekonomia globale eshte duke perjetuar krizen me te
rende financiare ne 80 vitet e fundit. Kriza se pari
perfshiu nje pjese te madhe te sistemit financiare
amerikan, kredit hipotekare, kurse gradualisht eshte
perhap ne sistemin bankar te sigurimeve, fondeve dhe
ne bursa.
Kriza financiare amerikane shume shpejt eshte perhap
ne sektorin financiar evropian, bankar dhe ne bursa .Rritja
ekonomike globale e BPSH (GDP) seriozisht eshte
ngadalesuar, jane ne renje çmimet e patundshmerive (
te gjitha llojeve) disa prej sektoreve te industrive
kane filluar te pesojne humbje te medha.
Treguesit e shumte po tregojne per rrezikun qe per
momentin po perjeton ekonomia globale e cila gjithnje
e me shume po i ofrohet recesionit e ndoshta edhe
depresionit te pa pare gjere me tani.
Ne perpjekje qe te evitohet perhapja e krizes qeverite
dhe bankat qendrore te vendeve me te zhvilluara me
masa energjike po e vejne ne veprim kapitalin e
fresket ne sektorin bankar. Perveç kesaj disa banka
gjer me tani me emer te madh ne SHBA-te dhe ne
Britanine e Madhe me nuk ekzistojne , kane falimentuar.
Disa prej ketyre bankave Qeveria amerikane i ka marre
ne mbikqyrje, kurse ne Evrope gjithashtu po ndodh i
njejti skenare.
Ne opinion publik eshte perhap qendrimi qe krizen
financiare e kane shkaktuar kredit hipotekare ne SHBA.
eshte e njohur tani me se kredit hipotekare te pa
kthyera dhe renja e çmimit te tyre ne tregun e
patundshmerive ka shkaktuar humbje te pa kompenzueshme,
per nje mori fondesh dhe banka.Kurse tere kjo ka
shkaktuar fillimin e krizes financiare te tanishme.
Mirepo sipas shume analizave te eksperteve rrjedhe se
kjo nuk eshte shkaktari kryesor i krizes.
Pse nuk funksionoj sistemi financiar i
rregullatorit mbikqyres?
Qe ne fillim duhet thene se kriza financiare globale
eshte krize e sistemit financiar boteror. Ajo tani
eshte e veshtire dhe ndryshe nga te gjitha krizat gjer
me tani. eshte e ditur se themelet e sistemit
financiar aktual jane krijuar ne Bretton Woods ne
gjysmen e shekullit te kaluar. Si baze e ketij sistemi
ka sherbyer dollari amerikan, ne te cilin jane fiksuar
te gjitha valutat tjera, kurse dollari ka qene i
bazuar ne ari. Nje konstruksion i tille ka funksionuar
gjere te shkeputja e konvertibilitetit te dollarit ne
fillim te viteve te shtatedhjeta. Shkeputja e
konvertibilitetit e ka nderprere ne nje menyre
simbolike ekonomin reale nga ajo financiare. Nga kjo
kohe ekonomija e simboleve gjegjesisht sektori
financiare ka filluar te fryhet baloni financiar.Ketu
ka ndodhe transformimi i sistemit tradicional
konservativ bankar ,qe ka pasuar me lindjen e
institucione te reja, krijohen produkte te reja
financiare, te ashtuquajtura inovacione, opsione,
derivime. Duke u bazuar ne tere kete, sektori
financiar eshte zhvilluar i pavarur dhe ne menyre te
pa krahasueshme me shpejt se sa ekonomia reale.
Nxitja e kesaj fryrjeje financiare e ka prejudikuar
doktrinen dominuese te tregut me bindjen qe tregu
financiar eshte mekanizem veterregullues i cili nuk ka
mundesi te peson thyerje.
Rritja e sektorit financiar dhe globalizimi i tij ka
mundesuar ri rregullimin dinamik.Kete e ka mundesuar
zhvillimi i teknologjive te larta - informatikes dhe
telekuminikacionit , si dhe zhvillimi i teknologjive
adaptive te nje numri te madh te inovacioneve
financiare. Tregu financiar eshte bere global, jane
zhvilluar subjekte financiare gjigante, banka dhe
fonde tjera financiare te cilat jane bere aq te medha
sa qe mundesia e falimentimit eventual ishte minimale.
Krahasimisht me rritjen e tregut financiar jane
zhvilluar edhe sistemet e mbikeqyrjes dhe rregullimit,
mirepo ato si te tilla ne nje mas te madhe kane mbetur
me karakter nacional. Per kete shume produkte
inovative financiare, posaçerisht ne sektorin investiv
bankar, kane funksionuar jashte mbikeqyrjes se
sistemit rregulativ. Kjo njiherit ishte dobsia
kryesore qe shkaktoi stihin ne sistemin financiar i
cili veproi ne menyr te pakontrolluar nga ana e
rregullatorit mbikqyres.
Si ndodhi renja amerikane kamatave primare ?
Pozita dominuese mediale e paras per zhvillimin e
sektorit financiar ka qene dollari amerikan. Duke ju
falenderuar pozicionit te rezerves se valutes boterore,
dollari i ka mundesuar SHBA-ve te merr e mos te jep,
te krediton e mos ti refuzon.Duke e shfrytezuar
poziten dominuese te dollarit, SHBA-te e kane
financuar ekspansionin e vete, duke inkuadruar ketu
edhe financimin lufterave. Deficiti buxhetor amerikan
pas Reganit, por edhe gjate administrates se Bushit,
ka arritur permasa gjigante te pa para gjere atehere.
Prane kesaj FED-i (Rezervat Federale Qendrore) kane
udheheq politiken e shkalles se ulte te kamatave.
Manipulimi me kamaten primare ka mbajtur drejtpeshimin
formal qe e ka larguar sistemin nga kriza e mundshme,
te cilat jane zhvilluar gjate viteve te nentedhjeta.
Renja amerikane e shkalles se kamatave primare nga
6.5% ne 3.5% , ne afatin vetem prej disa muajve pas
vitit 2000-te, mandej pas sulmit te 11 Shtatorit te
Qendres Boterore te Tregtise , ne vetem 1% ne vit.
Kurse ne 33 muajte e ardhshem te kesaj periudhe FED-i
ka mbajtur shkallen e kamates reale negative. Ne keto
themele te sistemit financiar ka ekspanduar kreditimi.
Me nje fjale kapitali ka qene i lire dhe i
disponueshem per te gjithe. Pasojat e ketij
ekspansioni kreditor qe jane grumbulluar ne tregun e
pa luajteshemerive (hipotekave). Kane bere qe ketij
segmenti ti ndodhe fryerja e shpejte stihike dhe e
pakontrolluar , ketu edhe ka filluar thyerja .
Si ndodhi ekspandimi i kredive hipotekare?
Mekanizmi i kesaj thyerjeje ka qene mjafte i thjeshte,
bankat masovikisht kane lejuar kredi pa vleresim solid
te rrezikut dhe pa koleteral te pergjegjshem. Me se
shpeshti ka qene e mjaftueshme vleresimi qe çmimet e
patundshmerive (Toka, shtepite, banesat etj.) edhe me
tutje po ngriten. Kredit per shtepi i kane marre edhe
personat e pa punesuar, si dhe ata te cilet vertet nuk
kane mundur ti paguajne anuitetet (kestet). Ne kete
ekspansion kreditor edhe natyra e paskrupullt
njerezore ka luajt rol vendimtar. Bankat kane fituar
fitime te papara kurse bordet e tyre bonuse te larta.
Me nje fjale qytetaret shume lehte kane ardhur gjer te
kredia, kurse elita financiare ka qene e sterknaqur me
rritje te çmimeve te aksioneve bankare dhe te
pjesemarrjes ne fonde.
Tregu financiar eshte rritur me ritem te vrullshem dhe
stihik, kjo i perngjan dehjes se lehte, per te cilen
vlen thenja e vjeter. Njeriu ne kete gjendje gjithnje
e me mire ndjehet, kurse organizmi i tij ngadal
shkaterrohet.
Si u perhap cunami i krizes financiare?
Kjo gjendje e veteknaqesis ka zgjat gjere te paraqitja
e shenjave te para te krizes te 6 Gusht te vitit
2007-te, kur bankrotoi Fondacioni i njohur Amerikan
HOME MARGAGE. si viktima e pare e tregut amerikan te
paluajteshmerive (hipotekare dytesore); me 9 gusht BNP
Paris i suspendoi tri fondet e veta investive me vlere
prej 2 miliard euro, per shkak te asaj qe tregu i tyre
u zhduk; Banka qendrore Evropiane i dha 95 miliard
euro sistemit bankar, ngjashem veproi edhe FED-i
amerikan dhe Banka Qendrore Japoneze.
Rrjedha negative ka vazhduar me 10 gusht, 13 gusht dhe
16 gusht te ketij viti ku kemi vazhdimin e
falimentimeve te reja siq ishte ajo e bankave BEAR
STEAMSA ; LEHMAN BROTHERS, AIG-a dhe e disa te tjerave.
Keshtu qe cunami i krizes financiare u perhap shume
shpejte edhe ne sistemin financiar te Evropes dhe ne
tere pjesen tjeter te ekonomise globale.
Sa jane dimensionet e krizes financiare ?
Instrumenti themelor financiar me ndihmen e te cilit
tregu financiar ne menyre te pakontrolluar dhe stihike
eshte rrite kane qene derivatet financiare. Duke i
shfrytezuar keto produkte inovative bankat amerikane i
ripaketuan kredit e keqija hipotekare, te cilave ju
kane siguruar rejting kreditor te klases se pare (pra
ketu kemi te bejme me regjting spekulativ) te cilat
jua kane stershitur investitoreve Evropian. Pra tregu
i derivateve financiare eshte segmenti kryesor i
fryrjes se ballonit financiar global.
Sipas vleresimeve te BIS-it vlera e kontratave te
vlefshme nga kjo lemi ne fund te vitit 2007-te, kishte
arritur shifren e jashtezakonshme prej 600 trilion
dollar, qe paraqet 11 here me shume se sa vlera e
prodhimit boterore. Para 10 viteve vlera e ketij
segmenti financiar ishte vetem 75 trilion dollar.
Derivati financiar i cili eshte rritur me se shpejti i
njohur si CDS (Creddit Defauld Swaps), qe ka mundesuar
sigurimin e produkteve te kredive hipotekare eshte
rritur ne vlere prej 55 trilion dollar, qe eshte me
shume se vlera e teresishme e fondit banesor amerikan.
Pse u vonua intervenimi shtetrore i qeverive te
vendeve me te zhvilluara ?
Nga kjo qe u tha me larte ne shpjeguam nje pjese te
gjenezes dhe mekanizmat e krizes financiare. Kjo
tregon per karakterin tjeter, qe nuk kane qene
karakteristike per dukurit e ngjashme ne te kaluaren.
Kriza e tanishme financiare eshte shume me e
nderlikuar jo vetem per nga thellesia dhe gjithe
perfshirja por edhe per nga rrjedha e marredhenieve
ekonomike nderkombetare, posaçerisht te pozicionit te
Kines dhe Indise si lojtar te rinj ne mesin e koloseve
te medhenj boteror ekonomik.
Krizen aktuale eshte duke percjellur edhe nje
specifike, kjo eshte vendosmeria e qeverive dhe e
bankave te tyre qendrore te vendeve te rrezikuara qe
te qeverisin me proceset negative. Edhe pse qendrimi i
eksperteve eshte se ne fillim te paraqitjes se krizes
intervenimi i qeverive ka qene i dobet dhe i
ngadalshem.
Tani ne kohen e fundit vendosmeria e tyre ka arritur
nivelin me te larte eshte duke u siguruar likuiditeti
i sektorit bankar, ne kete rast kemi marrjen e disa
bankave nen mbikeqyrje, gjithashtu eshte forcuar
kontrolli i sistemit rregullativ. Nga te gjitha keto
masa berzat kane filluar te reagojne pozitivisht ( ka
ndodhe ngritja e aksioneve diteve te fundit), por edhe
me tutje eshte prezente psikoza e pasiguris se madhe
ne bursat globale.
Si po duket thellesia dhe dinamika e krizes eshte
shume me serioze se sa qe eshte vleresuar. Per kete te
gjitha qeverite e vendeve me te zhvilluara jane te
vendosura se duhet ne menyre me energjike te behen
prerje me qellim qe te vihet nen kontroll pasojat e
krizes financiare. Me qellim qe te zvogelohen efektet
negative per sektorin real te ekonomise dhe te
zhvillimit te qendrueshem ekonomik global.
Edhe pse do te jete e pamundshme per tju ikur
pasojave te kesaj krize e cila ende nuk eshte vene nen
kontroll.
Pse karakteri i krizes eshte krize e sistemit
financiar global?
Krejt ne fund, ashtu siç e cekem edhe me larte ketu
kemi te bejme me krizen sistemore financiare.
Pavaresisht se si do te perfundoj, do te lene pasoja
te thella ne strukturen e sistemit financiar global.
Shume çka ne sistemin financiar dhe ne organizimin e
institucioneve financiare, ne rolin dhe funksionimin e
tyre, ne produktet financiare, ne metodat e
rregullimit dhe te mbikeqyrjes, patjeter do te
ndryshoj.
Shume te pakte jane ata te cilet mund te din se si do
te duket sistemi financiare i se nesermes.
Mirepo, nga e tere kjo nje eshte e sigurt pas kesaj
krize do te kemi periudhen kur roli dhe
intervencionizmi shtetror ne ekonomi do te jete shume
me i shprehur.
Periudha e fundamentalizmit te tregut ose i ekonomis
se ofertes , si parim i cili ka dominuar ne 20 vjetet
e kaluara patjeter do te kufizohet. A do te thote kjo
fundi i standardit monetar te dollarit dhe formimi i
nje paradigme plotesisht te re financiare, mbetet qe
te shihet.
JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU
INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!
(Autori eshte ekspert per marredhenie ekonomike
nderkombetare) |