|
Per:
Kuvendin e Kosoves
Nga:
Deputeti dr. sc. Bedri Selmani
Lenda:
Amendamentet e propozuara ne Projektligjin per tatimin
ne fitim, siq
vijon:
Amendamenti 1
Nentitulli tatimpagues te fshihet dhe te
zavendesohet me fjalen tatim obligues.
Amendamenti 2
Neni 2. te riformulohet dhe te plotesohet; siq vijon:
Tatim obliguesi
Sipas ketij Ligji, obliguesit tatimor do te jene
personat juridik dhe fizik siq vijon:
Tatim obligues eshte shoqeria tregtare dhe personat
tjere juridik te cilet kryejn veprimtari me qellim te
arritjes se fitimit.
Tatim obligues eshte edhe njesia afariste e huaj e nje
ndermarresit nga bota e jashteme.
Ndermarres nga bota e jashtme eshte ai i cili ne
teritorin e Kosoves nuk e ka selin ose drejtorin
kryesore.
Tatim obligues eshte edhe perfaqesia e ndermarresit
nga bota e jashteme per pune te agjensioneve ne
transportin ajror dhe ne transportet tjera, ne qofte
se ne teritorin e Kosoves krijon te ardhura nga shitja
e biletave, po qe se me kontratat nderkombetare nuk
parashihet ndryshe te rregullohet.
Tatim obligues eshte edhe ndermarresi si person fizik
i cili krijon te ardhura nga zejtaria, profesioni i
lire, bujqesia, pylltaria dhe veprimtarit tjera te
cilat trajtohen si zejtari ne kuptimin e Ligjit per
Tatim ne ta ardhura, ne qoftese tatimobliguesi ja bene
kerkesen zyres tatimore perkatese, qe ne vend te
tatimit ne te ardhura do te paguaj tatimin ne fitim.
Kerkesa behet gjere ne fund te vitit kalendarik per
vitin e ardheshem;
Tatim obligues eshte ndermarrja afariste qe vepron ose
operon me pjese te prones publike ose shoqerore.
Tatim obligues eshte organizata e regjistruar si
organizat joqeveritare sipas Rregullores 1999\22 te
UNMIK-ut, te dates 15 nentor 1999, per regjistrimin
dhe veprimin e organizatave jo qeveritare ne Kosovve;
Organet e administrates qendrore, organet e
administrates lokale, Banka e Pagesave te Kosoves, nuk
jane obligues tatimor ne fitim.
Institucionet e Kosoves, institucionet lokale,
bashkesit fetare, partit politike, sindikatat, OEK-se,
shoqatat e qytetareve, organizatat joqeveritare sipas
rregullores se UNMIK-ut 1999/22 dhe fondacionet
humanitare nuk jane obligues tatimor ne fitim.
Te gjitha kontratat e ndermarrjeve nga bota e
jashteme, e qe kane te bejne me furnizimin me mallera
dhe sherbimeve ndaj UNMIK-ut, si dhe agjencit e
specializuara te Kombeve te Bashkuara nuk jane
obligues tatimor ne fitim.
Amendamenti 3
Neni 3, te rigormulohet dhe te plotesohet siq vijon:
Kapitulli II.
Baza tatimore
Baza tatimore eshte fitimi i rritur dhe i zvogluar
sipas dispozitave te ketij Ligji.
Fitimi nga pika 1. te ketij neni eshte ndryshimi ne
mes te ardhurave dhe shpenzimeve te cilat duhet te
percaktohen ne harmoni me kete ligj.
Bazen tatimore te tatim obliguesit vendor e perben
(bruto) fitimi i tersishem i percaktuar ne harmoni me
piken 1 dhe 2 te ketij neni e krijuar ne vend dhe
jashte vendit.
Bazen tatimore te njesis vendore afariste e vendore te
ndermarresit nga bota e jashteme e perben fitimi i
arritur ne Kosove i percaktuar ne harmoni me piken 1
dhe 2 te ketij neni.
Ne bazen tatimore hyne edhe fitimi i cili krijohet me
proceduren e likuidimit.
Amendamenti 4
Neni 6, te ndryshohet dhe te riformulohet siq vijon:
(permbajtja e ketij neni eshte perfshir ne piken 8,
9,10 ne nenin 2)
Te ardhurat.
Te ardhurat jane rritja e dobis ekonomike ne forme te
te hyrave ose rritja e pasuris ose zvogelimi i
obligimeve te cilat kane ndikuar ne rritjen e
kapitalit. Investimet e aksionareve ose te anetareve
te shoqerise tregtare ne kapitalin e shoqeris nuk
konsiderohen si te ardhura.
Ne te ardhura hyjne edhe bruto te hyrat e dobis
ekonomike dhe kerkesat e tatim obliguesit per llogarin
e tije, perveq tatimin ne vleren e shtuar dhe
kompenzimeve te cilat paguhen ne dobi te personit te
tret. Te raportet komisionare dhe perfaqsuese, ne ta
ardhurat komisionare ose perfaqesuese hyjn vetem
shumat e provizionit ose kompenzimi tjeter.
Ne te ardhurat e periudhes per te cilen percaktohet
tatimi (periudha tatimore) hyjn bruto rritjet e dobis
ekonimike per mallin e derguar, per sherbimet e kryera
dhe sipas bazave tjera gjere ne fund te asaj periudhe.
Tak percaktimi i te ardhurave nga dergesa e mallit,
dite e dergeses kuptohet dita kur pranuesit i
mundesohet disponimi ekonomik me te mira ose mallin.
Tek percaktimi i te ardhurave nga sherbimet, ne te
ardhurat e periudhes tatimore hyjn bruto rritjet e
dobis ekonomike te cilat kane te bejne me sherbimet e
kryera gjere ne fund te asaj periudhe, kurse per
sherbimet te cilat kryhen gjate disa periudhave
tatimore, te ardhurat pranohen proporcionalisht nga
niveli i lartesis se kryerjes se sherbimeve te
periudhes tatimore.
Te kontratat per ndertimin, te cilat kryhen gjate disa
periudhave tatimore, te ardhurat rregullohen dhe
ndahen ne disa periudha sipas shkalles se kryerjes. Te
ardhurat nga ndertimi i banesave, te lokaleve afariste
ose objekteve tjera per bleresit (tregun) e panjohur,
hyjn ne te ardhurat e periudhes tatimore ne te cilen
eshte kryer dergesa.
Ne te ardhurat e periudhes tatimore hyjn edhe kamatat
(interesi) ne kredi, hua, paradhenje, kerkesat per
shitjen me afat te pageses (kamatat e rregullta dhe
ndeshkuese). Ne te ardhurat e periudhes tatimore hyjn
edhe shumat e llogaritura ne baze te klauzules
valutore, te qiradhenjes, kompenzimi per shfrytezimin
e patenteve, shenjave tregtare, te drejtave autoriali,
programe llogaritese dhe i te gjitha te drejtave
tjera.
Te ardhurat nga pika 7. e ketij neni hyjn ne te
ardhurat e periudhes tatimore e te cilat kane te bejne
me bazen proporcionale kohore. Te ardhurat nga shitja
e te drejtave te pasuris sipas kotrates e cila
pranuesit i mundeson te drejtat e lira te shfrytezimit
dhe sipas te cilave dhenesi nuk ka kurrefar te
drejtash dhe obligime te me tutjeshme, konsiderohen
kontratat per shitje, sipas te cilave kompenzimi i
tersishem i tyre, hyn ne te ardhurat e periudhes
tatimore ne te cilen shitja eshte kryer.
Ne te ardhurat e periudhes tatimore hyjn edhe te
ardhurat nga shitja e pasurive me afat te gjate
(materiale dhe jomaterial), fitimet nga shitja e
kerkesave, te ardhurat nga devidentet dhe pjeses ne
fitim, si dhe fitimet nga shitja e akcioneve dhe
pjeses se ndermarrjes.
Ne te ardhura hyjne edhe fitimet qe rrjedhin nga
rivalorizimi i pasuris (harmonizimi me i larte me
çmimet ne treg ose me fer vlerat) gjere ne lartesin
e shumes ne te cilen kane hyre shpenzimet me te larta
te amortizimit ne baze te revolorizimit.
Ne te ardhura hyjne pagesa e penaleve dhe demit,
dhurat, dhurata dhe sherbimet e pranuara, tepricat e
regjistrimit (inventures) dhe te gjitha rritjet tjera
te dobive ekonomike.
Ne te ardhurat te periudhes tatimore hyjne edhe te
ardhurat ne baze te çlyerjes se obligimeve, ne qofte
se nga kreditedhensi me shkrim vertetohet qe e pranon
çlyerjen e pjeserishme ose te tersishme te obligimeve
ose me kalimin e periudhes kohore ka ndodhe vjetersimi
i obligimeve.
Ne te ardhurat hyjne edhe shumat ndryshimet pozitive
te te kurseve, devizore, te realizuara dhe te
parealizuara, sipas kekesave devizore dhe obligimeve
dvizore.
Ne te ardhura hyjne edhe vlerat e prodhimit vetanak
dhe sherbimet e shfrytezuara per pasurin afategjate,
si dhe per investimet plotesuese ne ate pasuri
(objektet ndertimore, paisje, te mbjelluarat, kopeja
fillestare ne blegtori, projektet e te ngjajshme). Te
ardhurat sipas kesaj baze tregohen ne lartesin e
shpenzimeve te prodhimit dhe sherbimeve (shpenzimet e
prodhimeve).
Sipas kontratave financiare te qirase, te ardhuren e
periudhes tatimore e perben çmimi i tregut te objektit
ne qira ne diten e dorezimit ne shrytezim.
Ne te ardhura te periudhes tatimore hyjne edhe shumat
e ndihmes shteterore dhe nxitjes ne lidhmeri me
raportet e shpenzimeve, nderprerja e rezervave
afategjate, nderprerjen e vlerave te harmonizuara,
shtyrja e te ardhurave nga periudhat tatimore te
meparshme, çlyerjet e meparsheme te kerkesave
neqoftese jane paguar, si dhe te gjitha te ardhurat e
krijuara sipas ciles do baze nga kryerja e
veprimtarive.
Amendamenti 5
Neni 7, te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:
Shpenzimet
Shpenzimet jane zvoglim i dobis ekonomike ne forme te
te dalurave ose hargjim i pasuris ose krijim i
obligimeve te cilat kane si pasoje zvogelimin e
kapitalit. Zvogelimi i kapitalit ne baze te kthimit
dhe shperndarjes se kapitalit investitoreve nuk
konsiderohet si shpenzim.
Shpenzimet e periudhes tatimore jane:
Shpenzimet materiale siq jane hargjimi i lendeve te
para dhe materialit me te cilin hyjne ambalazha dhe
inventari i imet.
Shpenzimet e sherbimeve (prodhuese dhe jo prodhuese)
porti, mirembajtja e objekteve dhe paisjeve,
hulumtimet dhe zhvillimi, sigurimi i pasuris,
qarkullimi i pagesave permes bankave, promovimet dhe
reklamat, sherbimet e menagjmentit, sherbimet
komunale, sherbimet e sigurimit per mbulimin e demeve
te shkaketuara nga afarizmi i obliguesit tatimor dhe
obligimet e sigurimit te te punesuareve, qiramarrja,
panairet, sherbimet PTT-se, sherbimet keshilluese,
sherbimet e advokatit, kontabilitetit, revizionit,
shpenzimet e reprezentacionit, si dhe te gjitha
sherbimet te cilat jane kusht per arritjen e te
ardhurave. Ne sherbimet e promovimit dhe reklames mund
te hyjn edhe te gjitha format e dergimit te mesazheve
qellimi i te cilave eshte promovimi dhe reklamimi i
obliguesit tatimor ose promovimi i prodhimit,
sherbimit ose emertimit te tije.
Shpenzimet e amortizimit (te pasuris afategjate
materiale dhe jo materiale)
Shpenzime per pagesat e punetoreve (pagat dhe pagat
shtese, tatimet dhe kontributet ne page),
Kompenzimi i shpenzimeve te te punesuareve (meditjet,
shpenzimet e transportit gjere ne pune dhe kethim nga
puna, shpenzimet e transportit nga udhetimi zyretar,
shpenzimet e pregaditjes profesionale, shkollimi dhe
bursat, si dhe te gjitha shpenzimet tjera te cilat
jane krijuar lidhur me punen e tanishme dhe te
ardheshme),
Rezervimet per rastet e rrezikut dhe shpenzimet
(rezervimet pensionalo invalidore, rezervimet per
shpenzimet e ripertrirjes se pasurive natyrore,
rezervimet per shpenzimet per afatet e garantuara, dhe
rezervimet per shpenzimet per kontestet e sapofilluara
gjyqesore),
Harmonizmi i vleresimit te pasuris afategjate dhe
afateshkurte,
Shpenzimet e financimit (kamatat e rregullta dhe
ndeshkuese, ndryshimet e kursit, klauzola valutore dhe
risigurimi)
Dhuratat ne gjera dhe ne te holla.
Shpenzimet tjera te afarizmit (anetaresia ne shoqatat
e profesionit, shpenzimet administartivo dhe gjyqsore,
shpenzimet e literatures profesionale, ndershkimet dhe
penalet e paguear, si dhe te gjitha shpenzimet te
cilat jane krijuar lidhur me arritjen e te ardhurave
ose fitimit te obliguesit tatimore),
Shumat nga pika 2 e ketij neni hyjn ne shpenzime te
periudhes tatimore, perveq ne pjeset te cilat kane te
bejne me shpenzimet e stoqeve te prodhimeve te
pakryera, gjysmeprodhimet, pjeset e prodhimit dhe
prodhimeve finale (ballafaqim i te ardhurave me
shpenzime)
Ne shpenzimet e stoçeve te prodhimeve te pakryera,
gjysme prodhimeve dhe pjeseve te prodhimit, si dhe
stoçet vetanake te prodhimeve finale hyjne si
shpenzimet me te vogela direkte te
prodhimtaris(materiali dhe puna) dhe shpenzimet e
pergjithshme te prodhimtaris.
Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe
shpenzimet e furnizimit te mallit te shitur tregtar,
materialit, inventarit te imete, te pjeseve rezerve
dhe ambalazhes.
Ne shpenzime te furnizimit me mall tregetar, material,
inventare te imte, pjese rezerve dhe ambalazhe hyne
edhe çmimi bleres i zvogeluar per lirimet e treguara
ne fature, dogana dhe tatimi importues, tatimi i
pakthyeshem dhe shpenzimet e transportit te stoçeve
gjere te vendi i deponimit ose i shitjes.
Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe
shpenzimet e paamortizuara te furnizimit te pasuris
afategjate te shitur.
Ne shpenzimet e furnizimit me pasuri afategjate hyne
edhe çmimi bleres i zvogeluar per lirimin e treguar ne
fature, dogana dhe tatimet importue3se, mbikqyrjes,
shpenzimet e pregaditjes se hapsires per ndertim,
shpenzimet e instalimit te paisjeve, transportit dhe
shpenzimeve tjera te krijuara gjate procesit te
sjelljes se mjeteve ne gjendje pune. Tek objektet
ndertimore veq te perdorura, makinerive dhe paisjeve
ne te cilat kryhen investime plotesuese duhet vlera e
kontabilitetit te rritet per ato investime. Me
investimet plotesuese kuptohen investimet me te cilat
rritenkapacitetet ose zgjatet shekulli i perdorimit
nga vleresimi i meparshem, ndryshohet dedikimi,
mundesohet perparimi i konsiderueshem ne kualitetin e
prodhimit ose arrihet gjere te zvogelimi i
konsiderueshem i shpenzimeve te prodhimit.
Shpenzimet e amartizimit te pasuris afategjate
percaktohen sipas rregullores per amortizimin.
Ne rastin e veqant te dispozites nga pika 9, e ketij
neni shpenzimet e armortizimit konsiderohen edhe
çlyerjet e pjeserishme ose te plota te paisjeve dhe
objekteve afariste, te blera gjate periudhes tatimore.
Paisje nga pika 10, e ketij neni konsiderohen
instrumentet dhe makinat, veglat, inventari i repartit
dhe i zyres, paisjet informative, mobilet mjetet dhe
aparatet e transportit, perveq automobilit personal
dhe mjeteve tjera per transport te udheheqesve dhe te
personave te punesuar, kurse si objekte afariste
konsiderohen objektet ndertimore te cilat sherbejn per
kryrjen e veprimtaris afariste.
Shpenzime te amortizimit konsiderohet edhe amortizimi
te rritja e vleres se pasuris afategjate per shkak te
rivalorizimit me te larte, gjere te shuma e lartesis e
cila ne baze te saj ishte llogaritur ne te ardhura.
Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe humbjet
nga shitja e akcioneve dhe pjeses te ndermarrjes.
Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe
rezervimet afategjate te bankat dhe shoqerit e
sigurimit te cilat mjete kete tatim obligues jane te
obligueshem ta jetesojne ne harmoni me rregullore te
posaqeme.
Ne shpenzimet e periudhes tatimore hyjne edhe dhuratat
ne gjesende ose te holla te cilat duhet te dergohen ne
xhirollogarin e shoqatave kulturore, shkencore,
shkolloro-ekukuese, shendetesore, humanitare,
sportive, fetare dhe per qellime tjera, te lidhjeve
dhe personave tjere te cilat veprimtarit e permendura
i kryejn ne harmoni me rregullore te posaqme. Ne
qoftese dhuratat jepen ne gjesende, dhuruesi dhe
pranuesi i dhurates jane te obligueshem qe per kete ta
kene leje te verifikuar dhe te nenshkruar nga dy
palet.
Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe mungesat
ne pasuri, si dhe tatimet perkatese te llogaritura ne
keto mungesa.
Ne shpenzime te periudhes tatimore hyjne edhe
shpenzimet e krijuara ne baze te forces madhore dhe
ngjarjeve tjera te jashtezakonshme.
Ne shpenzime te periudhes tatimore, nuk mund te hyjne
shpenzimet te cilat nuk jane te lidhura me kryrjen e
veprimtaris te obliguesit tatimore, dhe qe nuk jane
pasoje e kryerjes se veprimtaris.
Shpenzimet te cilat nuk jane te verifikueshme ne
menyre te dokumentuar, nuk pranohen si shpenzime te
periudhes tatimore.
Amendamenti 6.
Neni 8. te fshihet (perfshihet ne nenin 7. shpenzimet)
Amendamenti 7.
Neni 9. te fshihet (pefshihet ne nenin 7 dhe si i
tille ndryshohet
Amendamenti 8.
Neni 14. te fshihet (sipas pikes 9 te nenin 7. duhet
te aprovohet rregbullorja per amortizimen e cila ne te
qarte e definon dhe percakton kohen dhe normen e
perqindjes se amortizimit).
Amendamenti 9.
Neni 15. te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:
Favorizimet tatimore
Nxitja e investimeve dhe e punesimit
Per investimet shuma e te cilave eshte spaku
njemilion euro (1000000), tatimi ne fitim do te
paguhet me shkalen prej 7%, gjate kohes dhjete vjecare
10 nga viti i fillimit te investimeve, me kusht qe
gjate kesaj periudhe te sigurohet punesimi i me spaku
30 punetoreve, duke filluar nga perfundimi i vitit te
pare te investimeve.
Per investimet shuma e te cilave eshte me e larte se
dy milion euro (2000000 ), tatimi ne fitim do te
paguhet me shkalle prej 3%, per kohen prej 10 vjetesh
nga viti i fillimit te investimeve, me kusht qe ne
kete periudhe te siguron punesimin e me spaku 75 te
punesuareve, duke filluar nga kalimi i vitit te pare
te investimeve.
Per investimet shuma e te cilave eshte me e madhe se 5
milion euro, tatimi ne fitim paguhet me shkallen 0%
per kohen prej 10 vjetesh nga viti i fillimit te
investimeve, me ksuht qe ne kete periudhe te sigurohet
punesimi i me se paku 75 te punesuareve, duke filluar
nga kalimi i vitit te pare te investimeve.
Shuma e pergjitheshme e favorizimit tatimor te cilen
investitori mundet ta shfrytezon gjate periudhes se
afatit te shkalles se tatimit ne fitim, e cila nuk
mundet me kaluar shumen e vete te investimeve,
percaktohet me shumen apsolute te ndryshimit te shumes
se logaritur dhe te shumes obliguese te tatimit ne
fitim te llogaritur ne baze te Ligjit per tatimin ne
fitim dhe shumes se llogaritur ne baze te ketij Ligji.
Kur bartesi i masave nxitese, te favorizimeve tatimore
dhe doganore e zvoglon numrin e te punesuareve te
percaktuar me dispozitat e nenit 4. te ketij Ligji ne
pikat 1, 2, 3, te ketij neni i nderprehen te drejtat e
shfrytezimit te ketyre favoriteve per periudhen e
tersisheme per te cilen jane lejuar me obligim te
kethimit te mjeteve te realizuara te shfrytezimit te
favoriteve te smadhuara per shumen e kamates
ndershkuese ligjore.
Bartesit te masave nxitese per favorizim tatimor dhe
doganor te cilit i nderprehet e drejta e shfrytezimit
te tyre nuk mundet qe perseri ti lejohet shfrytezimi
i tyre.
Ne shumen e investimeve nga 1, 2, 3, te ketij neni nuk
do te llogaritet vlera e tokes dhe ndertimeve te cilat
jane me te vjetra se 5 vjete, dhe paisjet e
shfrytezuara ne te kaluaren, te cilat i sjellen si
investim ne ndermarrje.
Favorizimet tatimore mund ti shfrytezojn vetem
bartesit e masave nxitese nga Ligji per nxitjen e
investimeve, ne qofte se investimet kryhen ne
veprimtarin gjyqesore, ne baze te kerkeses se
investitorit, dhe ne propozim te Ministris se
bujqesis, Qeveria e kosoves mundet me vendos qe
bartesi i favorizimit tatimor mund te jete edhe
shoqeria tregtare egezistuese.
Deputeti,
dr. sc. Bedri Selmani |