|
Duke pasur
parasysh ndryshimet e medha qe kane ndodhur ne
pesembedhjete vjetshin e fundit ne ekonomine boterore,
te cilat kane ndikuar ne nderrimin e relacioneve te
marredhenieve nderkombetare nga aspekti gjeo-politik
dhe ekonomik, jam motivuar dhe jam perpjekur te
trajtoj nje tematike me interes nga aspekti shkencoro-
profesional.
Ky liber eshte shkruar si ndihmese e kuptimit te kohes
ne te cilen kemi perjetuar ndryshime shoqerore shume
te vrullshme, shqetesuese dhe kaotike. Gati gjysme
miliardi njerez, prej fundit te viteve 80 deri ne fund
te viteve 90 te shekullit XX, kane mbijetuar thyerjen
e sistemit socialist (ne Evrope, ne Azi e ne Afrike)
dhe kalimin ne pasiguri. Pervojat personale te miliona
njerezve dhe perceptimet e tyre,
plotesisht te ndryshme, nuk mjaftojne te kuptohet çka
ka ndodhur ne te vertete dhe çka po ndodh edhe me
tutje. Racionalizimi shkencor i ketyre ndryshimeve
eshte shume i manget ose nuk ekziston fare. Edhe kur
te gjitha keto ngjarje perpiqemi t’i formesojme ne
teresi relativisht te sistematizuara dhe te kuptueshme,
qe eshte edhe qellimi i ketij punimi, do te jete
veshtire te vertetohen kufijte e vertete te kesaj
dukurie.
Çdo perpjekje jona per ta diagnostifikuar fenomenin e
ndryshimeve, prandaj, do te jete detyre mjaft
komplekse. Aq me teper ne pjesen ku do te shohim
terapine optimale te procesit te tranzicionit, i cili
eshte mjaft heterogjen.
Bota ka ndryshuar. Vlerat, ne te cilat jemi mbajtur,
jane shnderruar ne nje grumbull te dhenash te
parendesishme, te cilat, ne rrethana te reja, jane te
panevojshme,kurse rrethina ne te cilen kemi vepruar
eshte vetem nje grumbull i zbehte i nje skenografie te
demoduar. Ndryshimet vertet i kane deshiruar te gjithe
por, siç shihet, askush nuk eshte duke ditur t’i
organizoje dhe t’i aplikoje ne menyren me te mire. Per
kete arsye, çmimi i ketij eksperimenti historik eshte
shume i larte. Pa marre parasysh se cilit vend,ose
ciles shtrese shoqerore i takojme, ne nuk e dime se ku
do te shkojme. Moskuptimi i mjaftueshem i situates se
vertete shpesh shkakton krijimin e iluzioneve dhe te
miteve.
Ne raste te tilla, perpjekja per racionalitet eshte e
nevojshme, por jo edhe aq e mireseardhur. Thyerja e
iluzionit eshte e njejte me hapjen e syve.
Burimet e te dhenave, ne te cilat do te duhej te
mbeshteteshim ne kete proces te racionalizimit, jane
mjaft profesionale dhe kryesisht problematike.
Literatura profesionale per globalizimin, tranzicionin
dhe integrimet eshte ne krijim e siper dhe korpusi i
saj po rritet shpejt. Ajo eshte e pershkuar me
perpjekje te theksuara qe ne vendet e tranzicionit te
mblidhen sa me shume fakte dhe te dhena. Keshtu
formohet pasqyra per periudhen te cilen e quajme
postsocialiste dhe pjese te Evropes, qe, jo fort larg,
ka qene jotransparente dhe pak e pranishme ne
komunikimin global.
Ndryshimet e vrullshme shoqerore eshte veshtire te
vihen ne tregues te sistematizuar ekzakt dhe racional,
kur nuk ekziston as distanca kohore.
Çka permban ky punim shkencor?
Ky punim shkencor permban shqyrtimin, i cili do te
ndihmoje ne formulimin deri diku te nje mbeshtetjeje
te pranueshme per analizen e ndryshimeve te cilat po i
perjetojme. Kuptimi i zhvillimit boteror i
tranzicionit, perkatesisht i transformimit shoqeror te
Evropes Qendrore, Lindore dhe Juglindore, si
perputhmeni te proceseve, na shpie ne kuptimin e
kufijeve te gjere te ngjarjeve te cilat i kemi provuar.
Ideologjia e ndryshimeve qe po i perjetojme eshte
veshtire te identifikohet qarte. Nje moment i shkurter
historik i nacionalizmit, si opozite ideologjike, qe
ushqen deshiren per fuqi, perpara se te shnderrohet ne
shkelese te jotolerances dhe urrejtjes, manifeston
edhe ngritjen e elitave te reja dhe renien e elitave
te vjetra.
Modernizimi i shoqerive postsocialiste eshte dhe do te
mbetet dileme edhe per nje kohe shume te gjate. Ne
tendencat e inkuadrimit ne zhvillimin global do te
duhej te ndikoje mjaft natyra e ndryshimeve te
sistemit permes te cilave kalojne vendet
postsocialiste. eshte heret te permbyllen analizat dhe
evolucioni i ketyre proceseve. Ne nje menyre, ne po
jetojme ne laboratorin e madh shoqeror dhe historik,
dhe ne nje mase te caktuar po i drejtojme konfliktet
te cilave iu jemi eksponuar. Gjithçka qe po ndodh, po
deftohet si marredhenie e nje vendi ndaj te tjereve
dhe si percaktim i atij
vendi ne bote. Kjo eshte e perfshire ne analizen e
pozites nderkombetare te shteteve
te reja evropiane.
Edhe disa fjale per terminologjine e perdorur ne kete
punim shkencor. Shtetet e reja evropiane jane krijuar
me renien e ish-federatave socialiste. Ato me se
shpeshti nuk jane te njejta dhe as qe mund te kuptohen
si nje teresi e kushtezuar. Ato i lidhin vetem suazat
historike: eshte fakt qe, si shtete te pavarura,
paraqiten ne skenen evropiane nga viti 1989 deri me
1993 dhe keto vende jane postsocialiste ne tranzicion.
Pozita e tyre nuk mund te barazohet plotesisht me
poziten e shteteve postsocialiste, te cilat edhe ne
regjimin socialist kane qene shtete te pavarura dhe
keshtu jane sjelle ne rrethinen nderkombetare.
Ndryshimet e ndodhura e rrisin transparencen dhe i
sjellin skenes politike boterore dhe zhvillimore
aktore te rinj, qe kane perparesi dhe veshtiresi te
ndryshme.
Proceset e tranzicionit dhe te transformimit
gjithashtu duhen dalluar. Tranzicioni eshte ndryshim
sistemor, i cili parashtron transformimin shoqeror.
Per kete arsye transformimi i teresishem shoqeror
eshte parakusht i nevojshem por jo i mjaftueshem i
tranzicionit.
Parakushti i dyte per tranzicionin eshte integrimi i
suksesshem nderkombetar, perkatesisht, lidhshmeria ne
kembimin dhe komunikimin e teresishem nderkombetar, si
dhe lidhshmeria sub-regjionale, regjionale dhe globale.
Libri u dedikohet nje rrethi relativisht te gjere te
lexuesve. Ne rend te pare studenteve te ndryshem te
studimeve diplomike dhe postdiplomike te Fakulteteve
te Shkencave Ekonomike, Juridike dhe Politike. Mandej
eksperteve te larte dhe politikaneve prane
Institucioneve shteterore. Gjithashtu do t'ju sherbej
menaxhereve te ndermarrjeve afariste, si dhe
analisteve te ndryshem afarist. Besojme qe secili nga
ata ne kete liber do ta gjeje fushen e vet te
interesit dhe pergjigjet ne pyetjet te cilat i
imponohen gjate perpjekjeve qe punen e tyre ta bejne
sa me krijuese dhe me rezultate
kualitative.
Do te jam shume i nderuar per çdo informate kthyese, e
cila sigurisht do te jete nje ndihme e madhe ne punen
time hulumtuese te metutjeshme te kesaj materie e cila
eshte mjaft e nderlikuar sepse kemi te bejme me
procese shoqeroro-ekonomike te nivelit global te cilat
jane shume dinamike dhe veshtire te parashikueshme.
Autori
Prishtine, Mars 2006
|