A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Bedri Selmani, Biografi

Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu...!>>

INFO RRETH LIBRIT  "GLOBALIZIMI"

Ky liber i DR. Bedri Selmani eshte ne shitje ne Kosove. Ju informojme se te gjitha te mjetet e grumbulluar nga shitja e ketij libri u dedikohen bursave te nxenesve dhe studenteve te familjeve te deshmoreve. Kliko!

 

PROJEKTLIGJET E PROPOZUARA

Projektligji per nxitjen e investimeve te huaja
Projektligji per nxitjen e investimeve ne Kosove
Projektligji per Oden Ekonomike te Kosoves

Arsyetimi per oden ekonomike 1

Arsyetimi per oden ekonomike 2

Projektligji per tatimin ne fitim
Projektligji per mbrotjen e konsumatoreve
Projektligji per energji elektrike
Projektligji per rregullimin e veprimtarive energjetike
Projektligji mbi tregetin me nafte dhe derivate te naftes
Fakulteti Filozofik i Prishtines

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer. 

Albanur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Advertising with us is very easy and affordable.  We have many options to suit each business and will work with you in finding the right type of advertising; be it big or small or for a long or short duration.   Also we have special offers for our regular clients.

 

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Mire se vini ne web faqen e Dr. Bedri Selmani!

Te nderuar miqe dhe lexues,

"AlbaNur" ne kete web faqe do te prezenton biznismenin kosovar, prof. dr. Bedri Selmani. Ju do te keni rast tani te njiheni me te gjitha aktivitete dhe propozimet e tij, kur ky ekonomist dhe biznismen kosovar vepronte si deputet ne Kuvendin e Kosoves. Ne do te ju sjellim te gjitha projekt ligjet e propozuara nga prof. dr. Bedri Selmani ne Kuvend, te hartuara ne baze te raporteve globale te ekonomise se tregut ne bote, por para se gjithash ishin ne funkcion te ngritjes se ekonomise kosovare dhe standardit jetesor te qytetareve te Kosoves.

 Kuvendi i Kosoves

PROJEKTLIGJI PeR MBROTJEN E KONSUMATOReVE

Per:

 

1. Deputetet e Kuvendit te Kosoves,

 

2. Komisionet kryesore te Kuvendit te Kosoves

 

Nga: dr. sc. Bedri SELMANI, deputet,

 

Lenda: Amandamentet e propozuara ne Projektligjin per  mbrojtjen e konsumatoreve.

 

Amendamenti 1.

Neni 3, te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

1.     Me kete Ligj rregbullohet mbrojtja e se drejtes themelore te konsumatoreve prane blerjes se prodhimeve dhe sherbimeve, si dhe pran formave tjera te pervetesimit te prodhimeve dhe sherbimeve ne treg, te cilat jane:

 

a)    e drejta per mbrojetjen e interesave ekonomike te konsumatoreve,

b)    e drejta per mbrojtjen nga rreziku per jete, shendet dhe pasuri,

c)    e drejta e mbrojtjes juridike te konsumatorit,

d)    e drejta per informim dhe riedukim te konsumatoreve,

e)    e drejta ne bashkim te konsumatoreve me qellim te mbrojtjes se interesit te tyre, e drejta ne perfaqesim dhe pjesemarrje te perfaqesuesit te konsumatoreve ne punen e organeve te cilat zgjidhin qeshtjet nga interesi per konsumator.

 

2.     Me kete Ligj miratohen dispozitat e Programit Nacional per mbrojtjen e konsumatoreve si dhe organet kompetente te cilat mbrojn te drejtat dhe interesat e konsumatoreve.

 

3.     Te drejtat e konsumatoreve munden te kufizohen ne raste te jashtezakoneshme, me qellim te mbrojtjes se interesit dhe te siguris se Kosoves, natyres, rrethines njerezore dhe shendetit te njerezve, por jo ne menyre qe konsumatoret t’i sjelle ne pozite te pabarabarte.

 

Amendamenti 2.

Neni 6, te plotesohet ne vazhdim pas pikes 2, ne radhitjen 3-te e me tutje siq vijon:

 

3.     I ndalohet tregtarit dhenja e shenimeve personale te konsumatorit, si dhe  personit juridik ose fizik i cili vepron mbrenda  ndermarrjes se tregtarit (koncernit), pa lejen paraprake te thekesuar dhe te shkruar te konsumatorit.

 

4.     Per sherbimet e servisimit dhe mirembajtjes se prodhimit, vlera e te cilit eshte me e larte se 50€, tregtari duhet me dhene profature dhe urdher pune me pershkrim te puneve, materialit dhe pjeseve te perdoruar per servisim. Urdherin e punes e nenshkruan tregtari dhe konsumatori, kurse nje kopje te urdherit per pune duhet t’i dorezohet konsumatorit.

 

5.     Ne qofte se situatat nga pika 4. te ketij neni, gjate servisimit lajmrohet nevoja per pune plotesuese dhe ngjitjes se pjeseve plotesuese (zgjerimi i urdherit te punes), tregtari duhet qe paraprakisht te merre pelqimin me shkrim nga konsumatori ne qofte se me zgjerimin e urdherit per pune çmimi ngritet me teper se pese per qinde (5%).

 

Amendamenti 3.

Neni 9. te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

1.     Tregtari duhet qarte, lexueshem dhe ne vend te dukshem te thekson shumen e percaktuar te çmimit me pakice, te prodhimit ose sherbimit te cilin e ofron dhe te pjeseve rezerve te cilat i shet me sherbimet, si dhe ta paraqet se çmimi eshte ne EURO.

 

2.     Çmimi i shitjes me pakice i prodhimeve dhe sherbimeve, çmimi me pakice per njesi matese te prodhimit, te tersive prodhuese ose te nje sasie te caktuar te prodhimit, jane çmime perfundimtare per konsumatorin.

 

3.     Me çmim per njesi matese konsiderohet çmimi per nje kilogram, çmimi per nje liter, nje meter, nje meter kateror ose nje meter kube, te prodhimit ose disa njesi tjera te sasive te cilat shfrytezohen ne pergjithesi ose perhere tek shitja e prodhimeve ne disa pjese te Kosoves.

 

4.     Perveq çmimit te shitjes me pakice, gjithashtu tek prodhimet qe paraprakisht eshte kryer paketimi konsumues duhet gjithashtu te theksohet qarte, lexueshem dhe ne vend te dukshem çmimi per njesin matese te prodhimit te njejte, ne qoftese jane paketimet matese dhe njesit matese te ndryshme.

 

5.     Tek prodhimet ne gjendje te lire (te shperndare – refuze) theksohet çmimi per njesi ne vendin e shitjes se prodhimit.

 

6.     Çmimin per njesi matese nuk eshte e nevojshme te theksohet tek prodhimet paraprakisht te paktetuara ne qofte se eshte e njejte me shitjen e çmimit me pakice te prodhimit, si dhe jo per prodhimet tek te cilat te dhenat duke pasur per baze vetite e prodhimit, nuk kane kuptim ose mund te krijojn pakjartesi.

 

7.     Ne qoftese me dispozita tjera eshte e caktuar theksimi i te dhenave per neto peshen, per prodhimet paraprake te paketuara eshte e mjaftueshem qe per neto njesin matese te theksohet çmimi.

 

8.     Çmimi i shitjes me pakice duhet te shkruhet ne prodhim, gjegjesisht ne ambalazh dhe ne vendin e shitjes se prodhimit, si dhe ne prodhimin e ekspozuar. Ne prodhim, perveq çmimit nga pika 2. e ketij neni nuk guxojn te thekesohen çmime tjera, perveç ne rastet e lirimit, te zbritjes ne rastet bankrotimit te ndermarrjes. Çmimet per njesi matese te prodhimeve paraprakisht te paketuara theksohen ne vendin e shitjes se prodhimit.

 

9.     Dispozitat e pikes 8. te ketij neni nuk aplikohen per ankandet publike, te shitjes se veprave artistike si dhe ne çmimin e sherbimeve te caktuara me dispozita tjera. Gjithashtu nuk aplikohen as per shoqerit e vogela tregtare,per zejtaret dhe tregtaret individual, qe kane te punesuar me pak se pese punetore.

 

Amendamenti 4.

Neni 12, te plotesohet pas pikes 6 ne vazhdim me piken 7. siq vijon:

 

7.E kunderta me dispozitat per marrdhenjet e kontrates, pagesa e obligueshme e konsumatroit te cilen ai e paguan per mes postes, bankes ose te ndonje institucioni tjeter te qarkullimit te pagesave konsiderohet se eshte plotesuar ne diten kur institucioni i tille e ka pranuar nga konsumatori urdherin per pagese.

 

Amendameti 5.

Neni 13. te fshiet dhe te riformulohet siq vijon:

 

          Ne qoftese tregtari e shete prodhimin i cili ka te meta ose gabime ose te cilet i skadon afati i perdorimit, duhet qe prodhimin e tille fizikisht ta ndane nga prodhimet tjera dhe qarte, dukshem dhe lexueshem duhet shenuar ne prodhim dhe ne vendin e shitjes qe ka te bej me shitjen e prodhimit me te meta ose gabime, ose me shitjen e prodhimit te cilit do t’i kalon afati i perdorimit.

 

Amendameti 6.

Neni 18, te fishihet (perfshihet ne amendametin 5.)

 

Amendamenti 7.

Neni 20. plotesim, pas pikes 3, te vazhdohet me piken 4 dhe 5 si vijon:

 

“4. Paketimi ne forme te torbave plastike dhe formave tjera te cilat e kane te shkruar logon dhe\ose emrin e prodhuesit ose tregtarit, konsiderohet si mjet promovues. Paketimin e tille tregetari nuk ka te drejte ta paguan”.

 

5. Tregtari i cili me rastin e ofertes se prodhimit ose sherbimit, konsumatorit i premton fitim ne forme te shperblimit ose jep deklarata tjera te njejta duke krijuar binjdjen tek konsumatori se e ka fituar shperblimin e deklaruar, tregtari eshte i obliguar me e dorezue prodhimin e dedikuar per shperblim me kusht qe me kete mos t’i sjell ne pozite te pavoliteshme tregtaret tjere te cilet ofrojne prodhime ose sherbime te njejta.

 

Amendamenti 8.

Neni 25, te riformulohet siq vijon:

 

1.     Ne kuptim te ketij ligji, shitja e sherbimeve publike konsumatoreve  si jane : energjia elektrike, sherbimet e energjis se nxemjes qendrore, sherbimet publike te telekomunikacionit, sherbimet postare,  sherbimet e transportit te udhetareve ne qarkullimin urban dhe nderurban, furnizimi me uje te pijshem dhe te kanalizimit te ujrave te papasterta dhe mirembajtjes se pastertise nga mbeturinat, konsiderohen si sherbime publike.

 

2.     Shitja e sherbimeve publike konsumatoreve, kur natyra e ketij sherbimi e lejon, duhet te jete e llogaritur sipas konsumit ne periudhen llogaritese, duke aplikuar sistemin tarifor, te bazuar ne dispozita te veqanta.

 

3.     Tregtari duhet konsumatorit t’ia mundeson njoftimin paraprak me te gjitha kushtet e shfrytezimit te sherbimeve publike dhe ato kushte i lajmron publikisht.

 

4.     Organet te cilat vendosin per obligimet dhe te drejtat e konsumatoreve, duhet te themelojn organe keshilledhense ne te cilat do te inkuadrohen edhe perfaqesuesit e shoqates se konsumatoreve, ku vendimet miratohen pase marrjes se mendimit nga organi keshilledhenes, ne menyre transparente objektive dhe jo diskriminuese.

 

5.     Tregtari i cili ofron sherbime publike eshte i detyrueshem ta themelon komisionin e besueshem per reklamacionin nga konsumatoret ne te cilen duhet te perfaqesohen perfaqesuesit e shoqates per mbrojtjen e konsumatoreve. Komisioni duhet ne forme te shkruar t’ju pergjigjet konsumatoreve per reklamcionin e pranuar.

 

Amendamenti 9.

Neni 26. te riformulohet siq vijon:

 

Tregtari i cili ofron sherbime publike permes rrjetit shperndares (distributiv) duhet t’ju mundeson konsumatoreve kyqjen ne rrjetin shperndares (distributiv) dhe shfrytezimin e kyqjes, rrjetit dhe sherbimeve ne menyre jodiskriminuese, nen kushtet paraprakisht te njohura dhe kushtet e kontraktuara.

 

Amendamenti 10

Neni 27. te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

Tregtari duhet t’i permbahet ne menyre te detyruar standardeve dhe kualitetit te sherbimeve publike te ofruara ne harmoni me dispozitat e veqanta.

 

Amendamenti 11.

Neni 28, te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

Kontrata per shfrytezimin e sherbimeve te kyqjes dhe\ose qasjes ne rrjetin publik te telekomunikacionit, tregtari gjegjesisht ofruesi i sherbimeve, duhet qe te nenshkruaj kontrate ne forme te shkruar. Kontrata duhet te permbaj s’paku keto te dhena;

a)     Emrin dhe adresen e dhenesit te sherbimeve

b)    Sherbimet te cilat ofrohen, nivelin e cilesis se sherbimit te cilen e ofron, si dhe kohen e kyqjes se kryer,

c)     Sherbimet e mirembajtjes te cilat ofrohen,

d)    Çmimi dhe tarifat e sherbimeve te kontraktuara,

e)     Kohezgjatja e kontrates dhe kushtet e ripertrirjes dhe te refuzimit te kontrates,

f)      Kompenzimi ose menyra e kthimit te mjeteve, ne qoftese nuk eshte plotesuar niveli i kontraktuar i cilesise se sherbimeve,

g)     Menyra e zgjidhjes se kontesteve.

 

Amendamenti 12.

Neni 29, te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

1.     Tregtari, gjegjesisht dhenesi i sherbimeve te telekomunikacionit, duhet qe konsumatorit me kerkesen e tije, t’i mundeson pranim pa pages per disa lloje te caktuara te thirrjeve dalese, gjegjesisht te thirrjeve ne numra te llojit te caktuar.

2.     Tregtari, gjegjesisht dhensi i sherbimeve te telekomunikacionit, duhet qe konsumatorit t’i mundeson pagesen e qasjes ne rrjetin publik te telekomunikacionit dhe shfrytezimin e sherbimeve publike folese ne menyre paraprake.

3.     Me qellim te shmangejes se kontesteve me konsumator, tregtari, gjegjesisht dhenesi i sherbimeve publike folese, duhet t’i mundesoj konsumatorit mbikqyrjen dhe kontrollen e shpenzimeve te krijuara duke shfrytezuar sherbimet publike folese ne mjetin e palevizshem telekomunikues.

 

Amendamenti 13.

Kapitulli IV, te ndryshohet siq vijon:

 

BARTeSIT E MBROJTJeS Se KONSUMATOReVE

 

Programi Nacional i mbrojtejs se konsumatoreve   

                  

Amendamenti 14.

Neni.33,34,dhe 35te fshihen (te pa nevojshem)

 

Amendamenti 15.

Neni 36. te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

1.     Me Programin Nacionl te mbrojtjes se konsumatoreve percaktohen themelet e politikes se mbrojtjes se konsumatoreve ne periudhen e caktuar dhe kryen zgjidhjen dhe tersin e puneve prioritare ne lemin e mbrojtjes se konsumatoreve, e cila do te financohet nga bugjeti. Programi Nacional per mbrojtjen e konsumatoreve e miraton Parlamenti i Kosoves, ne propozim te Qeveris se Kosoves, per periudhen prej dy viteshe.

 

2.     Parlamenti i Kosoves do ta miraton Programin Nacional te mbrojtjes se konsumatoreve me se largeti gjasht muaj nga dita e hyrjes ne fuqi te ketij Ligji.

 

3.     Qeveria e Kosoves, nje here ne vit me rastin e Dites Boterore per drejtat e konsumatorit, i raporton Parlamentit te Kosoves per realizimin e politikes ne mbrojtjen e konsumatoreve nga Programi Nacional per vitin e shkuar.

 

4.     Punet lidhur me jetesimin e politikes per mbrojtjen e konsumatoreve, perkatesisht percjelljen dhe evidencen e puneve te kryera nga Prgarami Nacional per mbrojtjen e konsumatoreve e udheheq Ministria per Tregeti dhe Industri.

 

Amendamenti 16.

Neni 38, te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

1.     Mbrojtja e konsumatoreve jetesohet per interesin publik, kurse jetesimin e kesaj mbrojtje e sigurojne institucionet e Kosoves.

 

2.     Organet te cilat i ndajn koncesionet per kryerjen e sherbimeve publike, furnizimin me energji, transportin urban dhe nderurban, sherbimet publike komunale dhe sherbimet telekomunikuese folese, jane te obliguara  te sigurojn qe koncesionari te ofron sherbime ne menyre sociale te pershtateshme  duke pasur parasyshe qe personat me te ardhuar te dobeta ose me nevoja te posaqeme sociale do te munden t’i shfrytezojne keto sherbime publike.

 

3.     Organet kompetente te administrates qendrore, regjionale dhe lokale jane te obliguara qe t’i krijojn kushtet per konkurimin ne treg ne lemit e sherbimeve publike. Ne kushtet monopole te kryerjes se ketyre sherbimeve organet kompetente jane te obliguara te sigurojne qe sherbimet publike te kryehen ne menyre te pershtatshme sociale, duke llogaritur qe personat me te ardhura te dobeta ose me nevoja te posaqme sociale munden t’i shfrytezojne keto sherbime publike.

 

Amendamenti 17.

Neni 38, te riformulohet dhe te plotesohet siq vijon:

 

Keshilli per mbrojtjen e konsumatoreve.

 

1.     Qeveria e Kosoves, ne propozim te Ministrit per Tregeti dhe Industri, emron Keshillin per mbrojtjen e konsumatoreve te cilin e perbejne perfaqesuesit e organeve qendrore, Lidhja e Shoqatave per mbrojtjen e konsumatoreve, Oda Ekonomike e Kosoves, Shoqata e Punedhensve te Kosoves si dhe ekspertet e njohur nga lemia e mbrojtjes se konsumatoreve. Nje e treta e anetareve te Keshillit per mbrojtjen e konsumatoreve Qeveria e Kosoves i emron nga perberja e shoqatave per mbrojtjen e konsumatoreve.

 

2.     Keshilli per mbrojtjen e konsumatoreve eshte organi keshilledhenes i Ministrit per Tregeti dhe Industri. Keshillin e kryeson Ministri ose personi te cilin ai e autorizon.

 

3.     Keshilli per mbrojtjen e konsumatoreve i jep mendime Ministrit per Tregeti dhe Industri per propozimin e Programit Nacional per mbrojtjen e konsumatoreve, te cilin Ministria e perpunon per Qeverin e Kosoves.

 

4.     Propozimin e raportit vjetor per realizimin e Programit Nacional te mbrojtjes se konsumatoreve, Qeveris se Kosoves ja jep Ministria per Tregeti dhe Industri, ne baze te mendimit te Keshillit per mbrojtjen e konsumatoreve.

 

5.     Puna e Keshillit per mbrojtjen e konsumatoreve eshte publike. Keshilli e sjell rregulloren per punen e vete.

 

6.     Antaret e Keshillit per mbrojtjen e konsumatoreve paguhen per pjesemarrjen ne punen e keshillit. Lartesin e pageses e percakton Ministri, kurse mjetet per pagese sigurohen nga buxheti.

 

7.     Vendimi per mbrojtjen e konsumatoreve duhet te shpallet ne “Gazeten Zyrtare”.

 

Amendamentet i paraqet :

dr.sc Bedri Selmani, Deputet

 
 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory      Kosova Love Chat       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004

 eXTReMe Tracker