A

L

B

A

N

U

R

Prof. Dr. Bedri Selmani, Biografi

Çka i duhet sot Kosoves? Si t'i ndihmojme ekonomise kosovare dhe qytetareve shqiptare? Cfare te bejme qe te dalim nga kriza ekonomike? Keto jane pyetje qe edhe ju, lexues te nderuar, mund te inkuadroheni, duke klikuar ketu...!>>

INFO RRETH LIBRIT  "GLOBALIZIMI"

Ky liber i DR. Bedri Selmani eshte ne shitje ne Kosove. Ju informojme se te gjitha mjetet e grumbulluar nga shitja e ketij libri u dedikohen bursave te nxenesve dhe studenteve te familjeve te deshmoreve. Kliko!

 

PROJEKTLIGJET E PROPOZUARA

Projektligji per nxitjen e investimeve te huaja
Projektligji per nxitjen e investimeve ne Kosove
Projektligji per Oden Ekonomike te Kosoves

Arsyetimi per oden ekonomike 1

Arsyetimi per oden ekonomike 2

Projektligji per tatimin ne fitim
Projektligji per mbrotjen e konsumatoreve
Projektligji per energji elektrike
Projektligji per rregullimin e veprimtarive energjetike
Projektligji mbi tregetin me nafte dhe derivate te naftes
Fakulteti Filozofik i Prishtines

 

ADVERTISING AT ALBANUR

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer. 

Albanur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

When you advertise in a newspaper, for example, they charge you a lot of money to just run your ad for a week. Advertising with us is very easy and affordable.  We have many options to suit each business and will work with you in finding the right type of advertising; be it big or small or for a long or short duration.   Also we have special offers for our regular clients.

 

E-Mail us to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Mire se vini ne web faqen e Dr. Bedri Selmani!

Te nderuar miqe dhe lexues,

Dr. Sc. Bedri Selmani i lindur ne vitin 1960 ne Dumnice e Poshtme, Besiane eshte eksperte i marredhenieve ekonomike nderkombetare; ndermarres privat ne diaspore per 18 vjet: autor i shume punimeve profesionale-shekncore lidhur me globalizimin, tranzicionin dhe integrimet dhe pjesmarres i shume tribunave dhe seminareve profesionale-shkencore me karakter nderkombetar.

EKOPOLITIKe

Sa jemi ne rrezik nga mallrat e falsifikuara ne tregun global?

Nga Dr. Bedri Selmani

Po qe se gjendeni ne rruge per ne Rusi, asesi mos bleni barna, ne Ukraine llogarites dhe CD-e, ne Turqi marka te modes te kreatoreve boterore, gjithashtu nuk eshte e sigurt te bleni barna as ne SHBA-at, posaçerisht ato te cilat jane kunder kancerit, kurse ne Evrope shpesh paraqiten plegiatet e disa llojeve te barnave me interes te veçant. Falsifikatet po paraqiten gjithekund, por ne Kine, Tajlande, Koren Jugore apo ne Brazil eshte rrezik t'i bleni te gjitha mallrat qe ofrohen ne treg.
Qe kur mbahet mend njerezit kane deshiruar qe ta emitojne njeri tjetrin, ta kopjojne, t’ju vjedhin idene duke perpunuar falsifikate. eshte filluar me monedha, kurse pas krijimit te paras leter jane falsifikuar edhe keto, mandej te gjitha sendet te cilat kane siguruar fitim apo qe diken kane mundur t’a bejne te famshem. Mirepo vlen te theksohet se eksplodimi i vertet i fasifikateve esthe krijuar pas revolucionit industrial dhe te prodhimtarise masive.
Mallerat me shenje te mire njohure, e posaçerisht ato te cilat jane te shtrejta dhe mire te dizajnuara me simbol orgjinal, jane shkaku i vertet i lulezimit te falsifikateve ne treg. Njerezit e deshirojne nje mall te tille, sepse me te e ngrisin veten para te tjereve, ku e tregojne forcen dhe imazhin, kurse kur eshte ne disponim te rrethit te gjere, nuk shikohet edhe ne qofte se eshte i falsifikuar, me kete edhe te varfrit arrijne te ndjehen, ,,se me pak diçka'',po ju perngjajne te pasureve, pra kemi te bejme me gjendjen psiko-sociale te momentit!?.

Pse industria e fasifikateve eshte ne rritje?

Paqartesia se a eshte nje mall i falsifikuar apo jo, gjithesesi po e rendon fakti qe nje pjese e madhe e industrise po shperngulet ne ate pjese te botes ku fuqia punetore eshte e lire, ku edhe sot gjenden qendrat e prodhimit dhe te mallit te tille, çka d.m.th. se industria e falsifikimit eshte ne rritje. Sot pjesa e fasifikateve ne tregtine e teresishme boterore eshte ne shume prej 5% gjere 10%. eshte veshtire te dihet vlera e sakte e tyre. P.sh. Oda Ekonomike Amerikane thekson se sipas te dhenave te Organizates Boterore te Doganave dhe te Interpolit, vlera e teresishme e mallit te rrejshem dhe te falsifikuar vitin e kaluar ka qene rreth 600 miliard dollar dhe se per kete shkak kompanite amerikane kane qene ne humbje per me teper se 200 miliard dollar?..
Azia Juglindore sot konsiderohet si qender nga e cila vjen shumica e mallrave te falsifikuara – 80% e te gjitha falsifikateve boterore prodhohen ne Kine. Veçanerisht si shtete problematike jane: Tajlanda, Ukraina, Rusia, Indonezia, Brazili, Turqia dhe Koreja Jugore. Ne te gjitha shtetet eshte mjaft prezente problemi i inqizimeve te pa autorizuara dhe shperndarja e veprave muzikore dhe kinomatorgafike, si dhe shperndarja ilegale e softverit. Perfaqesuesit e inspekcionit zyrtar ne Ukraine thone se rreth 95%, te softvereve te instaluar ne kete shtet kane prejardhje ilegale. Ne rritje eshte edhe shperndarja joligjore e te gjitha ketyre veprave permes internetit. Gjithashtu eshte mjaft fitim prurese falsifikimi i markave te modes ne garderobe, ne kete theksohen Tajlanda dhe Indonezia, perderisa Koreja Jugore eshte e njohur per kopjimin e prodhimeve luksoze me vlere te larte. Ne Kine diku rreth 15% gjere 20%, te prodhimeve te cilat gjenden ne treg jane te rrejshme. Ne kete shtet nuk ka çka, nuk ka, dhe per kete ekzistojne informatat ne falsifikimin e cigareve, te veshembathjes, te garderobes, te prodhimeve prej lekure, oreve, lojerave, prodhimeve farmaceutike, auto-pjeseve dhe avio-pjeseve, automobilave dhe autobuseve ne tersi etj. Jane te medha shkeljet e te drejtave te patentave ne lemin e prodhimtarise farmaceutike, te aparateve elektrike shtepiake, te pajisjeve industriale dhe te ngjajshme. Ne Evrope shteti me problematik eshte Turqia. eshte gjithnje e me shume prezent problemi i shkeljes se te drejtave autoriale ne veprat muzikore, eshte parashikuar se ne treg rreth 50-70 %, te veprave muzikore jane falsifikuar, Turqia eshte e njohur me falsifikimin e markave te kreatoreve te njohur, ne kostume, kepuce, te sendeve nga lekura, auto – pjese etj...

Sa jane prodhimet e rrejshme te rrezikshme per jeten e njerezve?

Perderisa markat e modes nuk kane pasoja te demshme per shendetin e njerezve, gjithashtu as kopjet e lira te prodhimeve luksoze ose te muzikes dhe te filmave. Mirepo, shume e rrezikshme eshte kur jane ne pytje barnat e rrejshme ose prodhimet ushqimore, sepse sot eshte e mundshme te kopjohen po thuajse te gjitha nga uji mineral, embelsirat dhe gomat pertypese, gjer te medikamentet e shtrejta. Psh. Organizata Boterore e Shendetesise ka ardhur gjere te te dhenat e njohura qe 40%, te barnave kunder smundjes se malaries fare nuk permbajne substancen aktive per sherim!?.
Kur ne Kine eshte hetuar se njerezit po vdesin masovikishte sepse jane duke perdorur barna te rrejshme, atehere pushteti ne vitin 2001-te i ka mbylle 1300 fabrika farmaceutike. Nigeria ka paralajmeruar se do ta ndalon çdo import te barenave nga India, vetem per shkak te fasifikateve. Ne kohe te fundit gjithnje e me shume barna te tilla jane ne Rusi, ku çdo i teti bari eshte i falsifikuar, kurse ne Ukraine eshte rritur numri i shitjes se barnave te rrejshme tere kjo nen tiketen e paketimit origjinal. Edhe shtetet e pasura i kane keto probleme dhe per kete kemi gjithnje e me shume barna te rrejshme edhe ne SHBA-at, posaçerisht te atyre kunder kancerit. Edhe pse kompanite farmaceutike edhe drogerit e medha po i fshehin informatat per kete “sikurse gjarpri kembet”, prape nje farmaceutik i cili e ka ditur se çfare bari eshte duke e shitur, nga gjykata eshte denuar, hiq me pake se 30 vjet burg . Ne dallim nga Amerika,ne Unionin Evropian nuk eshte aq e shprehur dhe e perhapur tregtia me barna te falsifikuara, perveç rritjes se shitjes te disa barenave me etiket speciale te rrejshme.


Çka po ndodh ne tregun e varfur te Kosoves?

Duke u bazuar ne te gjitha te dhenat e burimeve te mallit te falsifikuar ne nivel te tregut global, qe u ceken me larte, mund te thuhet se gjendja e tregut kosovar ne keto gjashte vite te kaluara, ka arritur ne gjendja totalisht te pakontrolluar dhe alarmante. Po thuaj se ne te gjitha mallrat e importuara?!. Ne te vertet sot konsumatori kosovar fare nuk mund te dallon se çka eshte origjinale e çka e falsifikuar ose mall i rrejshem ne treg. Ai vetem nje e di, qe duhet te paguaj nga xhepi i tije i varfur, nji malle qe nuk vlen, por qe i duhet te ploteson nje nevoje e cila me ne fund behet loje “hazardi”per shendetin dhe per te ardhurat e tij, e jo vlere reale e tregut per te cilen ka paguar mjetet. eshte e njohur se importi i mallrave ne Kosove eshte 97% ne raport me eksportin, dhe se ne kete perqindje mallrat e konsumit te gjere kane pjesmarrje mbi 60%, ne mallrat e teresishme te importuara. Gjere me tani, te gjithe e dine se ne tregun e Kosoves gjenden ne menyre masovike prodhimet e falsifikuara dhe mallrat me etiketa origjinale te rrejshme. Por askush nuk e dine shumen e sakte te tyre!?. Per arsye se mungon kontrolli doganor i cilesis se vertet te mallerave te importuara!?..
Askush nuk mund ta thote, as perafersisht se çka po ndodhe me prodhimet ushqimore dhe me barnat te importuara dhe sa jane ato me substance te rrejshme, e mos te flasim per mundesit kontrolluese rreth pasojave qe jane shkaktuar dhe po shkaktohen ne shendetin dhe standarin e qytetareve. Te gjithe flasin per rendin dhe organizimin me te mire “se keshtu nuk behet”, por gjere me tani askush nuk ka ndermarre masa serioze konkrete qe me ne fund keto falsifikate dhe mallra te dyshimta, te cilat definitivisht per momentin e kane ,,roberuar dhe privuar'' qytetarin kosovar nga drejta themelore per lirine e permbushjes se nevojave jetesore ne mnyre cilesore!?.
Nga e tere kjo, vlen te thuhet se ne qofte se, sa me pare nuk vihet kontrolli i posaqem doganor per cilesin e mallerave ushqimore dhe te barnave te importuara, kryesisht nga shtetete problematike te cilat u theksuan me larte,(vlene te veqohet se ne tregun e varfur te Kosoves kryesisht dominojn mallerat e importuara nga keto vende..!).Per shkak te kesaj dukurie, pasojat gjere ne vitin 2010-te per shendetin dhe jeten e qytetareve do te jene katastrofale, “kurse vdekshmeria e njerzeve nga kjo, sigurisht do te jete me e madhe se sa ajo gjate luftes se fundit”!?. Dhe per tere kete askush prape nuk do te mundet me e konstatuar shkakun dhe burimin e semundjeve dhe te vdekjes se njerezve. Une besoj se institucionet me ne fund duhet te fillojne zbatimin e Ligjit per mbrojtjen e konsumatoreve dhe ligjeve tjera, ne menyre shume me serioze. Perndryshe edhe me tutje do te behet loje me standardin edhe keshtu te varfer te qytetareve, sepse shendeti i tyre per shkak te ushqimit dhe barnave te falsifikuara ka ardhur ne pikeqeshtje?!..Gjate nje dialogu me nji mik timin lidhur me kete situate,duke i ndigjuar faktet per kete fenomen te dhimbshem qe po na ndodhe, ai pernjihere me tha se nuk duhet kjo qeshtje aq shume te dramitizohet sepse,sipas tije ,,ZOTI do t'i ruan qytetaret e Kosoves'',ne kete reagoj diskutuesi tjeter duke i thene se : ,,ZOTI i ruan te gjithe ata, qe i respektojn rregullat dhe i jetesojn ligjet e verteta ne mbrojtje dhe ne sherbim te qytetareve''...

 

JU MUND TE MIRRNI PJESE AKTIVE NE FORUM NESE JU INTERSONE KJO TEME, DUKE KLIKUAR KETU!

(Autori eshte ekspert per marredhenie ekonomike nderkombetare)

 
 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory      Kosova Love Chat       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2004

 eXTReMe Tracker