|
Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Vellimi poetik Frutat
bizare shpaloset si nje kerkim poetik i
vendosur pas kuptimeve kyçe per ekzistencen,
duke e dhene te qarte identitetin krijues te
Basri Çapriqit.
Ky autor qe nga vellimi i pare "Ulli me dymije
unaza" eshte perfshire ne vorbullin e
hulumtimit te te vertetave qe i ka pare si te
rendesishme dhe shqiptimit te tyre ne formen e
vertetesise artistike. Ideja themelore qe u
shqiptua ne vellimin e pare te tij ishte se
ambienti jetesor e kombetar ishin vlera
sublime qe participonin ne integritetin
shpirteror te njeriut. Poezia "A vdiq
humanizmi" e perfshire ne vellimin "Ne fund te
veres", e paralajmeronte qarte dhe ashper
fillimin e nje procesi te shperberjes se atyre
vlerave e rrjedhimisht edhe fillimin e
preokupimit te ketij autori me nyjat e
disekuilibreve emocionale e shpirterore te
njeriut shqiptar. E fiksuar ne vellimin "Ma
qet gjuhen" ne kontekstin e te ndodhurave
historike, dhe ne nje cep krejt tjeter te
hapesires shqiptare, ne Çameri, shprishja e
ambientit jetesor e kombetar, nuancohet si
preokupim i vazhdueshem intelektual e krijues
i Basri Çapriqit. Ne vellimin "Frutat bizare"
tash e shqipton me shume ne nivelin e stresit
dhe te drames personale.
Individi i shkeputur nga ambienti i vet
jetesor e kulturor, shket neper balten e
anonimitetit, me identitet te deformuar e te
perdhunuar. Poezia Ikja, qe eshte ne balle te
vellimit, shpalos konfiguracionin e neurozes
se individit me identitet te humbur ne
ambientin e huaj. Vargu i kesaj poezie eshte i
ndertuar ashtu qe dalin te ngjizura çastet,
idete fikse ( gjysmevargu:ja tash eshte
momenti), pershkrimet, gjestet, duke e krijuar
te plote idene e stresit, te frikes dhe te
humbjes se identitetit. Poezia pasuese Dhoma
ime ne Londer, e detajizon edhe me tutje kete
rrezik depersonalizimi. Vargjet e fundit, me
ndertimin sintaksor te prozaizimit, shprehin
situaten e individit te derrmuar: ne deren e
mbetur hapur thehet drita dhe pamjet/e
shumefishuara te gjymtyreve te mi ne pasqyrat
e montuara/qe rrenojne boten time te fshehur
nga/ sheshi e nga turma/. Permasat e
depersonalizimit kane arritur deri atje sa
edhe gjymtyret e trupit te duken te frikshme,
dhe qe ikja, fshehja te jete e kote, ngase
procesi degjenerativ e bren integritetin edhe
nga brenda. Njeriu i tille nuk mund ta zgjidh
dilemen se a eshte me mire qe deri sa te
kthehet ne Prishtine, ta mashtroje veten duke
e mbajtur simbolin e rojes se shtepise, pra
mbajtjen e fijeve te jetes te lidhura per
traditen, apo nje revolver te rrejshem, per
t'u mbrojtur nga e panjohura qe eshte e
barazvlefshme me ate qe eshte e huaj, si
ambient, si menyre jetese dhe si mendesi. (Frika
fq.13) Vetmia eshte gjendje reale dhe psikike
e rende qe kerkon shpetimin ne klithmen :"dritaren
lere hapur", e cila perseritet rrafsh 24 here
ne 36 vargjet e poezise me te njejtin titull!
Poezia Dhoma ime ne Ulqin, eshte nje rikthim
ne ambientin e pare dhe ne vlerat sublime te
tij, ku rrezaton figura e nenes me pergjerimin
dhe perkushtimin e perjetshem.
eshte evidente se ne keto poezi kane nje
denduri fjalet: dera, dritarja, muri, shkallet,
kopshti, pasqyrat, qe behen qendra kuptimore
qe e figurojne me fort mallin per ambientin
familjar. Kjo do te thote se eshte shume
intensive prejardhja emocionale e disa
imazheve.
Gjendje stresante e disekuilibra te ndryshem
sociale, politike e shpirterore qe ndodhin ne
ambientin qe ka fytyren e atdheut, Basri
Çapriqi ka shqiptuar ne vargjet e tij edhe ne
kete vellim poetik. Retorika bastarde e
hipokrite per lirine e atyre qe : ma sjellin
lirine ne pjate dhe thiken ne tryeze/ ma
marrin frymen kur u pelcet levozhga dhe
qetesia/, eshte burim i deshperimit dhe i
rezignates. Çrregullimet morale dhe shoqerore,
humbja e gjasave per ta gezuar jeten, pendesa
per krimin, vrujojne neper vargjet e poezive:
Striptiz ne Prishtine, Vullneti i popullit,
Vasha nga Lindja prostitute ne Rome, Portret
gjaksi te falur, etj. Fenomenet sociale dhe
politike te dhjetevjeteshit te fundit jane
kontekstet tematike te ketyre poezive, mirepo
ato nuk jane pershkruar, nuk eshte dhene
ndonje kronologji a faktografi e tyre, duke e
evituar ate rrezik qe e parasheh Adorno kur
thote se ai qe pledon per artin si fakt, e
shnderron artin dhe ideologjine ne nje gje te
vetme. Pikat tragjike dhe absurde te ketyre
fenomeneve sociale dhe politike jane veshtruar
te perthyera ne shpirtin e subjekteve. Drama e
gjaksit qe i hiqet ndeshkimi moral per krimin
e bere, fillon tek detaji me i
paparashikueshem: atij per te dalur nga
ngujimi, i duhen blere kepucet, ndersa ai nuk
e di sa duhet te jete numri i tyre! Distiku:
nje mije vjet kepuce s'kishte mbathur/ sa
s'plasi e tha: 1990 numri ta zeme/ e krijon
figuren e spirales tragjike te gjakmarrjes e
te ngujimit dhe e kontekstualizon nje pike
kohore qe merr te shenoje mbylljen e asaj
spiraleje tragjike. Figura e gjaksit merr
permasa mitike; del nga humnera e mijevjeçarit
dhe e njejteson vitin e rifitimit te lirise me
numrin e kepuces. eshte nje prerje e forte
ndermjet logjikes se ligjerimit te zakonshem
dhe logjikes se ligjerimit poetik, qe i jep
ngarkese semantike dhe bukuri artistike kesaj
poezie. Prostituta nga Lindja nuk eshte e
detyruar te jete anetare e partise se
klienteve te saj dhe ky fakt perben dallimin
esencial ndermjet lirise dhe jolirise. Vargjet:
ketu qendron dallimi esencial/ dhe pike/ boona
note/ fokusojne epersine morale te saj dhe
ironizimin qe rezervon per te tjeret, qe prape
ka te beje, ne fakt, me nje triumf te logjikes
se ligjerimit poetik. Kjo eshte nje prirje qe
i eshte afruar shnderrimit ne parim krijues
tek ky autor.
Basri Çapriqi e ruan shprehjen poetike nga
intonimi triumfalist dhe nga retorika vulgare,
duke iu permbajtur asaj qe ka thene vete per
Shejmus Hinin: " Nuk ka force destruktive qe e
shtyn shkrimtarin fisnik te fjales humane te
militarizoje gjuhen si mjetin kryesor te
ekzistimit te vepres artistike".
Fati i ndriçuesve shpirterore te njerezimit e
te kombit ka gjetur nje aktualizim te ri ne
vellimin Frutat bizare. Prometheu do te
mbijetoje luften me zotrat po do t'i dale pune
tjeter: Ai do te çmendet kur te vdesin zotrat/
do te flake zjarrin nga njerezit e ndezur/
ashtu i zgjidhur do te na le ne te zeza/ dhe
femijet me faqe gace te djegura/ Kush i lexon
sot keto vargje dhe nuk i ringjallet pamja e
trishtueshme e njerezve te djegur e te
gjymtuar ne vorbullin e rebelimit iracional ne
Shqiperine e diteve tona? Poeti trupezon idene
poetike se jane helmet e hershme, eshte e
keqja brenda njeriut qe i shkakton Prometheut
ate perseritshmeri te fatit ndermjet
shpetimtarit e te ndeshkuarit. Ne poezine
Virusi i terbimit, te botuar me 1986 tek
vellimi Ne fund te veres, jane edhe keto
vargje: Prof. Dr. Rifat Frasheri/ beri nje
zbulim mikrobiologjik/ ne mbarim te shekullit
te kaluar/ ne fillim te ketij shekulli/
konstatoi se njerezit dhe kafshet/ terbohen
nga i njejti virus/ zbulim yni origjinal/. Nje
perplotesim i kontekstit per prejardhjen
endemike te destruksionit, te iracionalitetit
dhe te prirjes per veteshkaterrim. Poezite
Lasgush Poradeci, Vdekja e poetit (Mirko
Gashit), dhe Lindja e poetit (Ali Musajt) jane
shqiptime te dhimbjes per moskuptimin dhe
mosvleresimin ndaj ndriçuesve shpirterore.
eshte nje nderlidhje, nje konstante e
moskuptimit.
Si per ta shpalosur edhe me fort kete absurd,
ketu jane perfshire edhe poezite “Punetoret
fizike te komunales” dhe “Lemi i argateve”, ku
mjerimi social, moskuptimet dhe padrejtesite
sociale rrotullohen si dhembezore te
çrregulluar dhe me rrezikshmeri te larte per
fatet e shoqerise dhe te kombit.
Ne vellimin Frutat bizare Basri Çapriqi
vazhdon te inkuadroje ne tekstin poetik nje
leksik dhe nje sintagmatike qe vjen nga fusha
e disiplina te ndryshme te realitetit te sotem,
te cilat nostalgjikeve te poezise se paster
mund t'u duken te ashpra, trup i huaj ne poezi.
Nga kjo pikepamje ai eshte nje poet me prirje
te forte urbane. Bartjet e vargjeve ne disa
tekste poetike, qe ne planin sintaksor
nganjehere duken si proza poetike, e afirmon
shumesine e mundesive te leximit te tekstit,
ballafaqimin dhe opozicionin e asociacioneve
si dhe virtuozitetin shprehes te gjuhes
poetike. Perseritja e fjaleve, gjysmevargjeve
apo edhe vargjeve, inkuadrimi i fjaleve te
urta ne kontekste semantike ironizuese, krijon
nje shtrese te veçante intonative e semantike,
duke nuancuar ligjerimin e duke e rritur
mundesine e shpalosjes se kuptimeve poetike.
Nje ekzemplar i veçante dhe antologjik i ketij
fahu eshte poezia Sizifi.
Basri Çapriqi me kete vellim perfundimisht
legjitimohet si kerkues i te vertetave te
perhershme te jetes kombetare dhe si mjeshter
per kumtimin e tyre me nje shprehje qe e ka te
mbrujtur ne vete vertetesine artistike.
Nganjehere zbulimet e te vertetave artistike
te tij duken si te kishin qene aty prane syrit
e mendjes sone. Pikerisht ashtu siç thote
Lotman: "Ne tekstin e mire çdo gje perceptohet
si te jete krijuar ad hoc".
Prapa kesaj pershtypjeje qe le teksti tek
lexuesi, mbetet gjithkahnaja e drames
kombetare e njerezore, puna e mundimshme per
shqiptimin e saj dhe dilemat e perhershme te
poetit.
Per hir te tyre, gjithmone ia vlen te shkohet
me tej.
Ne Prishtine,
15 Prill 1997 |