The Official Website of the Albanian Intellectuals of Kosovo - Released by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" Prishtina

 

Dr. Milazim Krasniqi

Per cdo artikull te Dr Milazim Krasniqit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN E Dr. MILAZIM KRASNIQIT

Tema Islame
SUKSESI I GARANTUAR
(Keshille per te rinjte)
Nje mesazh i perhershem per tere njerezimin
Roli Islamit ne trojet shqiptare
Logjika historike dhe permasa tejhistorike e Muhamedit a.s. dhe e  islamit
 

Te nderuar miqe dhe lexues,

Milazim Krasniqi u lind me 25 tetor 1955 ne Breznice, nje lokalitet afer Prishtines.

Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa shkollen e mesme te mjekesise ne Prishtine.

Studimet per letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtines, ku magjistroi ne vitin 1988, me temen “Struktura e vargut te Ndre Mjedjes”. Po ne Universitetin e Prishtines, ka fituar graden e doktorit te shkencave filologjike me tezen e disertacionit “Soneti ne poezine shqipe” me 15 shtator 2004.

 

SHENDETI 
 

DUHANXHINJ Te Te GJITHA VENDEVE – MJAFT!

 

Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

 

Eurokomesari Bern, po te dinte se si sillen shqiptaret ne familjet e tyre, ku pine cigare pa pushim ne dhomat e perbashketa me femijet, do te shkulte floket nga trishtimi. Shprehia e perhapur  nder shqiptare, e tymosjes se duhanit aty ku rrine edhe femijet, vertet perben kapitullin me johuman te ketij tregimi.

 

Plani i Komisionit Europian per ndalimin e pirjes se duhanit neper kafene dhe bare ne vendet e Bashkimit Europian, duket se do te kaloje neper mjaft veshtiresi, deri sa te gjeje realizim konkret. Por, procesi i filluar, te pakten kalon neper procedura normale te debateve dhe ecen drejt zgjidhjes. Po qe se behet perpjekje qe ky plan te procedohet per zbatim edhe ne Kosove, ai do te zbulonte distancen qe ka Kosova nga vendet normale europiane. Ne Kosove as qe mund te imagjinohet nje plan qe do te ndalonte pirjen e duhanit, jo vetem ne kafene e bare, po as ne zyra, ne autobus, ne korridore te spitaleve, ne auditoret e fakulteteve e kudo tjeter.

 

Kur veshtrohet spektri i duhanxhinjve ne Kosove dhe tymnaja e kudondodhur, shihet se pirja e duhanit me shume se nje shprehi, eshte nje mani. Duhanxhinj jane krejt spektri social dhe moshor si dhe ai gjinor, qe nga nxenesit e mitur,  grate shtatzena, e deri te pensionistet astmatike.

 

Nuk eshte lehte te evidencohen faktoret qe ndikojne ne kete varshmeri ekstreme nga duhani te nje numri te pazakonshem te njerezve. Disa thone se jeta e gjate nen presion e stres social e politik ka pasur ndikimin e vet. Por,  pas shmangies se ketij faktori, gjendja mbase me shume eshte perkeqesuar. As mungesa e informimit pr rolin demtues te duhanit nuk mund te quhet nje faktor, sepse me vite te tera megjithate ekziston nje informim serik per demin qe shkakton duhani per shendetin e njeriut.

 

Pra, mbetet qe ka me shume nje element te subkultures, ne formen e perjetimit te  duhanit si realizim i identitetit personal. Nuk e thone kot duhanxhinjte veterane se duhani per ta eshte shoku me i mire. Kesisoj, duhani perjetohet si faktor me rol kompensues per vetmine dhe per deshtimet e ndryshme. Prej kendej, ky perjetim eshte shnderruar ne reagim jo vetem psikologjik po edhe subkulturor.

 

Komesari europian per shendetesi, Dejvid Bern, duke mbrojtur planin e tij per ndalimin e duhanit ne kafene dhe bare, i ka dhene atij aspektin shendetesor, pra mbrojtjen e shendetit te te punesuarve ne ato lokale. Dhe, e verteta eshte se viktimat me te pafajshme jane ata qe quhen duhanxhinj pasive, pra qe i ekspozohen nikotines pa vullnetin e tyre.

 

Eurokomesari Bern, po te dinte se si sillen shqiptaret ne familjet e tyre, ku pine cigare pa pushim ne dhomat e perbashketa me femijet, do te shkulte floket nga trishtimi. Shprehia e perhapur  nder shqiptare, e tymosjes se duhanit aty ku rrine edhe femijet, vertet perben kapitullin me johuman te ketij tregimi. Organizatat qe mirren me mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne Kosove, do te duhej te  mirreshin edhe me kete aspekt te problematikes, ne menyren me energjike te mundshme.

 

Por, edhe Kuvendi i Kosoves nga ana e vet, nuk duhet te ngelet jashte angazhimit per krjimin e kuadrit ligjor, qe mbron qytetaret kosovare nga dhuna e duhanxhinjve ne hapesira publike.

Eurokomesari Bern ka thene se ne vendet e Bashkimit Europian, duhani luan rolin kyç ne rastin e vdekjes se 500.000 njerevze ne vit. Ai se paku e ka nje pasqyre te pasojave te kesaj shprehie, qe shnderrohet ne helm vetevrases per veten dhe vrases per te tjeret. Ndersa, ne Kosove askush nuk e di numrin e te atakuarve dhe te te demtuarve nga duhani.  Dhe as qe ka iniciativa qe kesaj manie te demshme kolektive, te shitur si veterealizim personal ne syte e te tjereve, t’i gjendet nje alternative e mirefillte kulturore dhe nje pengese efikase ligjore. 

 

Histori | Studime | Opinione | Meditime Islame | Drame | Roman | Intervista | Proze | Polemike

 

Muzika Shqip | Albanian News | Radio Shqip | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqip

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Gazeta Shqiptare | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture Shitblerje | Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptesisht pa lejen e "AlbaNur"

eXTReMe Tracker