Fakti qe ne Kosove ka nje popullsi
muslimane, e cila e manifeston identitetin e vet
fetar, nuk mund te zhbehet. Perveç nese
rikthehen metodat e komisareve dhe te policeve te
dikurshem komuniste. E meqe kjo nuk eshte e
mundur, atehere zgjidhja optimale eshte
toleranca dhe respektimi i te drejtave dhe lirive
fetare te te gjithe qytetareve te Kosoves. eshte
e sigurt se nese nuk respektohen keto liri dhe te
dreja, nuk do te respektohen as lirite dhe te
drejtat e komuniteteve te tjera etnike, bile as
lirite politike. Sepse intoleraca ne fakt eshte
si Bajlozi i balades shqiptare: perdite kerkon
nga nje viktime te re.
Hapja e temes se respektimit te te
drejtave dhe te lirive fetare ne Kosove do te
ndodhte nje dite, edhe pa tematizimin drastik qe
iu be nje perkthyeseje te OSBE-se, per faktin
se mban ne koke nje shami qe e identifikon si
muslimane. Ndoshta ky rast edhe eshte i mireseardhur
per te reflektuar e gjithe shoqeria jone mbi kete
teme, qe eshte realitet por per te cilen
flitet me druajtje te tepruar.
Ndersa, e keqja e ketij rasti eshte
se debati ka filluar nga nje pike polarizuese dhe
me tone teper te ngritura te dy paleve, e veçmas
nga pala qe ka synim te beje avokatine e “perkatesise
europiane te shqiptareve”, ne nje terren ku kete
gje nuk ua kerkon askush.
Debati me tone normale dhe me tolerance
maksimale, vertet eshte i domosdoshem, nese
duam qe te mos prodhoje frustrime dhe provokime.
Ndera, ata qe kujtojne se kjo çeshtje
mund te zgjidhet
me nje skandal ose me nje dekret vlene ta kujtojne
historine e dhimbshme qe kane prodhuar ne Kosove
komisaret dhe policet ne vitet e para pas Luftes
se Dyte Boterore, kur paten ndermarre aksionin
e heqjes me dhune te mbuleses se grave muslimane.
Ajo dhune administrative- policore e regjimit
komunist jugosllav, pati prodhuar trauma te renda
ne shume familje shqiptare per shume vite.
Prandaj, duhet t jete e qarte se dekretimi
i ndalesave nga ana e komisareve, do te ishte sherbimi
me i keq qe mund t’i behet tolerances nderfetare
dhe vete respektimit te lirive dhe te drejtave
fetare dhe njerezore ne Kosove.
Debati i hapur aksidentalisht, ne fakt
ka te beje me standardet e lirive dhe te
drejtave qe kane qytetaret e Kosoves. Ne kete
kontekst shtrohet nje pyetje praktike: a kane te
drejte muslimanet (vetem ata qe duan te jene te
tille), qe te shprehin identitetin e vet fetar,
apo per ta eshte rezervuar ndonje status tjeter?
Nese pranohet qe ne kontestin e lirive te pergjithshme
te njeriut ne Kosove, njerezit mund te
deklarohen edhe si muslimane, atehere kjo do te
thote se pranohet qe muslimanet mund t’i
zbatojne rregullat qe i konsiderojne si
obligative per besimin e vet.E keto rregulla nuk
mund t’ua percaktojne njerezit e besimeve te
tjera dhe as ateistet. Rrjedhimisht, nje femre
muslimane nuk mund t’i ndalohet, as me mjete
politike, as administrative e as policore, e drejta
qe te mbaje shami ne koken ose ne krahet e
vet, ne rast se feja islame nuk eshte e ndaluar.
Por, kundershtaret e kesaj te
drejte fetare sjellin pseudoargumenta politike dhe
patriotike. Ata duan qe te plasojne idene qe
shqiptaret e Kosoves duhet te rrafshojne
identitetet fetare dhe te paraqiten, (me e sakta
eshte te thuhet te shtiren), me pamje monolite,
mundesisht antiislame, si ne nje njeshkolone te
komanduar rrepte.. Ky koncept per popullin si plotesisht
monolit mbi nje ide antifetare, ne fakt eshte
koncepti themelor
i kombit socialist ose i njeriut te ri
socialist. Perndryshe ne realitetet jetesore,
secili popull ka nje larmi shumeplaneshe, qe nga
ajo gjinore, moshore, sociale, arsimore, po edhe
fetare, e cila ne situata te ndryshme, paraqet
edhe potenciale konfliktualiteti (rasti i
rlandezeve). Por, rrafshimi i atyre larmive me kerkesen per
monolitet nuk eshte i mundur, perveç se me anen
e dhunes, te spastrimit etnik dhe te gjenocidit.
E drejta, parulla e popullit monolit do
te thote i drejta e sundimit te nje grupi mbi te
tjeret, sikunder ka
qene praktika e ateisteve ne periudhen e
sistemit komunist.
Perndryshe, shpjegimi i fatit te
Kosoves me pseudoargumentat politike dhe
patriotikee qe u degjuan ne debatin qe u hap keto
dite lidhur rastin
e perkthyeses se OSBE-se, e ku dominon teza se
mbulesa islame e nje perkthyeseje paraqet rrezik per
imazhin e Kosoves, vertet eshte nje shpjegim
naiv. Edhe SHBA-te edhe institucionet euroatlantike
e kane pasur te qarte perkatesine fetare te
shqiptareve te Kosoves para se te intervenonin ne
Kosove. Gjithe bota ka regjistruar pamjet e grave
shqiptare, duke u deportuar me dhune nga Kosova, e
ku shume prej tyre kishin shami ne koke. Por,
askush ne SHBA dhe as ne Europe nuk ka kushtezuar
ndihmen me heqjen dore nga perkatesia islame e ketyre
banoreve.
As sot dhe as ne te ardhmen nuk a
gjasa qe te behen kushtezime te tilla. Kushtezimet
qe i behen shoqerise dhe insttucione ve kosovare,
ne formen e standardeve, synojne pikerisht
rritjen e tolerances se pergjithshme ne vend,
duke perfshire edhe tolerancen nderfetare dhe
nderetnike,
pastaj demokracine dhe respektimin e te drejtave te
pakicave, krijimin e institucioneve funksionale dhe
luftimin e fenomeveve negative ne shoqeri. Mos ta
rreje mendja asnje patriot qe gjen rastin te
shfryje intolerance antiislame, se ka terheqje te
komunitetit nderkombetar nga keto standarde edhe
nese bash te gjithe i heqim shamite e kapelat
dhe bile edhe nese ecin vetem ne breke
neper rruge e neper institcione.
Propagandimi se gjoja Perendimi nuk i don shqiptaret
e Kosoves per faktin se kane si shumice
perkatesi islame eshte nje alibi e rreme.
Perendimi ka nje projekt global te luftimt te
kontrabandes, krimit te organizuar, trafikut te
qenieve njerezore, te korrupsionit, te intolerances
nderetnike, te ekstremizmit dhe te terrorizmit
nderkombetar.
Ky projekt perfshine shoqeri e shtete te
besimeve te ndryshme e te kontinenteve te
ndryshme. Fjal avjen, kubanezet, nuk jane te
preferuarit e SHBA-ve dhe te Perendimit, edhe pse
jane te krishtere me sa jane te tille talibanet
e Afganistanit, ose komunistet e Korese se Veriut.
Prandaj, fati i vertete i
Kosoves varet se sa shoqeria jone do te
plotesoje standardet e miratuara, te cilat do ta
benin nje shoqeri efikase, te afte te mbaje
veten dhe ku respektohen me perpikeri vlerat e
demokracise se sotme. Vete presidenti amerikan
Xhorxh Bush, ka deklaruar para disa javesh se
Islami nuk eshte ne kontadikte me progresin dhe
me demokracine. Ndoshta nuk eshte e nevojshme te
kujtohet ketu se Islamin si Shpallje Hyjnore nuk e
reprezentojne regjimet diktatoriale qe ndeshim sot
ne shumicen e shteteve arabe dhe aziatike.
Nese
i rikthehemi edhe nje here rastit te perkthyeses
Besa Ismajli per te cilen u propozua qe te perjashtohej
nga e drejta e saj qe te kryente punen e perkthyeses
per llogari e OSBE-se, do te çmeritemi se çfare
ofrojne si zgjidhje partizanet
e kesaj “zgjidhjeje”. Nese femrat
muslimane perjashtohen nga e drejta e shkollimit ne
shkolla publike dhe nga e drejta e punes, atehere
do te ndodh kthimi ne zonen e erret te
dikurshme te injorances se femres shqiptare. Nuk
eshte e zorshme te parashikohet se si ne ate
rast do te funksiononte “imazhi europian i Kosoves”.
Ne rast se ne vend te nje perkthyeseje te
talentuar, qe barte ne koke nje shamni si shenje
e identitetit te saj fetar, do te kishim nje femer
analfabete, poashtu me nje shami ne koke, si
shenje e identitetit te sja fetar, gjasat per
europianizim do te ishin pakrahasimnisht me te
vogla. Pra, fakti qe ne Kosove ka nje popullsi
muslimane, e cila e manifeston identitetin e vet
fetar, nuk mund te zhbehet. Perveç nese
rikthehen metodat e komisareve dhe te policeve te
dikurshem komuniste. E meqe kjo nuk eshte e
mundur, atehere zgjidhja optimale eshte
toleranca dhe respektimi i te drejtave dhe lirive
fetare te te gjithe qytetareve te Kosoves. eshte
e sigurt se nese nuk respektohen keto liri dhe te
dreja, nuk do te respektohen as lirite dhe te
drejtat e komuniteteve te tjera etnike, bile as
lirite politike. Sepse intoleraca ne fakt eshte
si Bajlozi i balades shqiptare: perdite kerkon
nga nje viktime te re.