|
Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Islami ndėr shqiptarė ka traditė
disa shekullore, e cila ėshtė zhvilluar pa ndėrprerje
qė nga shekulli XV e deri nė ditėt tona, duke ushtruar
njė ndikim esencial nė mbijetesėn dhe nė formėsimin e
identitetit fetar, kulturor dhe kombėtar. Mund tė
bėhen gjithfarė hamendėsimesh se cila do tė ishte
rruga jetėsore dhe fati historik i shqiptarėve si
kolektivitet, po tė mbeteshin jashtė rrezes sė
mesazhit Hyjnor Islam, nė darat e hekurta tė
ordodoksisė bizantino-greke e serbe, tė cilat aq sa
ėshtė parė nė disa shekuj pushtimi, synonin asimilimin
dhe zhdukjen e plotė kulturore dhe etnike tė
shqiptarėve. Pra, po qe se mirret si pikėnisje e
vlerėsimit tė perspektivės sė shqiptarėve nė sfondin
bizantino-grek e sllav gjendja nė tė cilėn ishin ata
kur erdhi mė trojet e tyre mesazhi islam, ėshtė krejt
e qartė se ajo gjendje do tė ēonte mė tutje zvogėlimin
numerik dhe asimilimin e vazhdueshėm gjuhėsor e
kulturor tė shqiptarėve. Mungesa e plotė e dėshmive tė
shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmėve kulturore
nė shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plotė i
toponimeve nė trojet shqiptare dhe madje edhe
sllavizimi i patronimeve tė vetė shqiptarėve, zbulojnė
qartė atė katandisje etnike, qė vazhdonte pėrgjatė
shekujve tė sundimeve bizantine e sllave, e tė cilat
vetėm sa e thellonin asimilimin qė kishte pėrhapur
romanizimi nga pushtimi i gjatė romak qė nga shekulli
II para Isait, a.s. e deri nė shekullin e V pas Isait
a.s. Prandaj, po tė vazhdonte ajo tkurrje dhe ai
shfytyrim kulturor nėn presionin e sundimit bizantin e
sllav, mė afėrmendėsh ėshtė se asimilimi do tė
intensifikohej.
Shenjė e mėshirės sė Krijuesit
Por, pranimi i mesazhit hyjnor tė Islamit nga ana e
njė pjese tė madhe tė shqiptarėve, qė kur ranė nė
kontakt direkt me tė, dhe veēmas pas Betejės sė
Kosovės tė vititi 1389, e ndali trendin negativ tė
tkurrjes e tė asimilimit tė shqiptarėve dhe i dha njė
drejtim tė ri zhvillimit tė tyre. Pranimi i Islamit
nga shqiptarėt, qė pa dyshim ėshtė shenjė e mėshirės
sė Krijuesit ndaj kėtij populli, e ndėrpreu procesin
tragjik tė shfarosjes e tė asimilimit dhe solli
ndriēimin e ri moral dhe shpirtėror, solli njė hov tė
ri nė zhvillimin e tij demografik e kulturor.
Islami u ofroi shqiptarėve tė Mesjetės sė errėt
europiane njė vision tė ri pėr pėr misionin e njeriut
nė kėtė botė, para sė gjithash duke ua fiksuar nė
ndėrgjejen e tyre tė vėrtetėn pėr njėshmėrinė e
Krijuesit tė Botėrave. Tė ndėrgjegjėsuar nga kjo
aksiomė pėr njėshmėrinė e Krijuesit, shqiptarėt
muslimanė u larguan nga konceptimi shizofrenik pėr
Krijuesin. Ky largim nga konceptimi shizofrenik pėr
Krijuesin u dha njė kompaktėsim nė ndėrgjegje, i bėri
mė tė durueshėm e mė tė qėndrueshėm nė furtunat
jetėsore e historike, qė do tė pėrplaseshin mbi fatet
e tyre si sprovė e re e aftėsisė sė mbijetesės fizike
dhe kombėtare, pas daljes me pėrdhunė nga ombrella e
hilafetit Islam. Edhe besimi i patundur nė botėn e
amshueshme, nė Ahiret, si vazhdimėsi e jetės nė nivel
dhe nė pėrmbajtje mė tė lartė pėr besimtarėt qė e
gjejnė mėshirėn e Krijuesit tė Botėrave, u ndihmoi qė
tė dilnin nga vorbullat e nihilizmit tė tė
ashtuquajturit faj fillestar, i cili ushtron ndikim tė
fuqishėm nė ndėrgjegjen e tė krishterėve. Ndėrsa,
namazi dhe agjėrimi i ramazanit, u sollėn atyre
shqiptarėve qė pėrqafuan Islamin, njė botėkuptim tė ri
pėr adhurimin ndaj Krijuesit tė tyre, duke u edukuar
me disiplinė, durim dhe sakrificė. Edhe praktika e
zekatit u dha besimtarėve muslimanė njė vizion tė ri
tė solidaritetit me njėri tjetrin, duke e hequr
bamirėsinė nga niveli i pėrkatėsisė fisnore, e duke e
bėrė atė obligim pėr hir tė Allahut, ndaj tė gjithė
nevojtarėve. Ky horizont i ri i bamirėsisė dhe
solidaritetit, ka pasur ndikime pozitive nė zgjerimin
e njohjeve dhe tė komunikimeve brendashqiptare, tė
cilat me shekuj kanė qenė tė konservuara nė korniza tė
ngushta fisnore.
Transformimi esencial: nga piratė nė diplomatė
Kėsisoj, njohja e shtyllave tė Islamit dhe organizimi
pėr shekuj tė tėrė i jetės nė bazė tė udhėzimeve
kuranore, pati ndikim tė fuqishėm nė formėsimin e
individit shqiptar, nė strukturėn e familjes shqiptare
dhe pjesėrisht tė shoqėrisė shqiptare. Ndjenja e
pėrkushtimit tė individit pėr familjen dhe farefisin,
respektimi i prindėrve dhe i mė tė vjetėrve, lehtėsia
e emigrimit gjithandej nėpėr botėn islame, afirmimi i
premtimit tė dhėnė si vlerė sublime, durimi nė
vėshtirėsi, janė disa tipare qė kanė vulosur
karakterin e individit shqiptar, e qė pavarėsisht se
janė pėrzier edhe me shtresa tė tjera tė vlerave etike
dhe kulturore, nė esencė kanė prejardhje nga mėsimet
islame. Shkalla e pamjaftueshme e injektimit tė kėtyre
vlerave nė individin shqiptar, ka bėrė qė disa prej
tyre tė mos jenė tipike pėr kėtė individ, por vetėm
tendenca tė karakterit tė tij. Por, pa ndikimin e
fuqishėm tė Islamit nėpėr shekuj, vetėm mund tė
supozohet se me ēfarė cenesh negative do tė zhvillohej
individualiteti i njeriut shqiptar, i konservuar nė
strukturat fisnore, dhe ēfarė drejtimesh do tė merrte
historia shqiptare, pa durimin dhe pa maturinė me
burim islam.
Nė burimet e shkruara nga autorė tė huaj antikė, tė
cilėt kanė pasur kontakte me shqiptarėt, mė tė shumtėn
dominon njė vlerėsim negativ pėr karakterin dhe pėr
organizimin e tyre. Sado qė nė kėto vlerėsime ka pasur
keqdashje tė autorėve, nuk mund tė pėrjashtohet
plotėsisht objektiviteti i tyre, meqė organizimi dhe
rrezatimi kulturor i ilirėve-albanėve/shqiptarėve nė
kėto periudha historike ka qenė shumė inferior nė
raport me romakėt nė fillim dhe me fqinjėt grekė e
sllavė mė vonė. Nuk duhet injoruar as fakti se qytetet
antike me rrezatim kulturor tė ndjeshėm, si Butrinti,
Apollonia, Durrėsi, nė fakt kanė qenė koloni helene e
romake dhe nė to nuk ka gjurmė tė shkruara nė gjuhėn
ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore tė
dokumentuara me prejardhje ilire. Fakti qė kėto qytete
kanė ekzistuar si enklava nė trojet e ilirėve antikė
dhe tė shqiptarvėe tė sotėm, nuk prodhon vetvetiu
argumente pėr kulturė ilire nė to. Ka shembuj tė
shumtė tė ekzistimit tė kulturave tė tjera nė njė
territor tė njė populli tjetėr, madje pa ndikuar
realisht nė ngritjen kulturore tė popullsisė vendėse.
Qė nga kultura antike helene e romake nė qytetet e
shumta pėrgjatė pellgut tė Mesdheut e deri te kultura
perėndimore nė truallin e indianėve tė Amerikės.
Si njė kundėrpėrgjigje e inferioritetit kulturor tė
ilirėve ndaj pushtuesve dhe fqinjve, mentaliteti pirat
dhe plaēkitės dhe prirja pėr rebelime e pėr konflikte
ndėrfisnore, mbetėn si shenja tė identifikueshme tė
individit dhe bashkėsisė ilire/shqiptare nėpėr histori.
Ndėrsa, kjo ka ndikuar nė ngadalėsimin e procesit tė
formėsimit tė njė identiteti tė qartė, dhe qė do tė
lente gjurma konkrete nė histori dhe nė kulturė. Fakti
qė bashkėjeteta e gjatė me grekėt dhe me romakėt nuk
ka rezultuar me njė organizim mė tė qartė shtetėror
dhe me njė manifetim tė zhvillimit tė identitetit
gjuhėsor e kulturor, ėshtė dėshmi e inferioritetit dhe
e dezorganizimit. Shkaqet qė numėron historiografia
romantike shqiptare pėr kėtė ngecje, janė pjesė e
kėtij inferioriteti dhe kėtij dezorganizimi. E vėrteta
mbetet qė individi ilir/shqiptar ishte i konvertueshėm
nė romak, grek e sllav, duke pėrvehtėsuar edhe gjuhėn
e kulturėn e tjetrit. Ndėrsa nė planin e bashkėsisė,
duke mbetur tė shtrėguar pėr lidhjet e ngushta fisnore,
ilirėt dhe shqiptartė pėr njė kohė tepėr tė gjatė nuk
e arritėn organizimin, qė do tė rezultonte me krijimin
e njė entiteti shtetėror dhe njė identitet kulturor tė
diferencuar nga fqinjėt
Prova tė identitetit tė tillė do tė jipeshin mė vonė,
pas disa shekujsh tė jetės nėn sundimin osman, ku
ndodhi njė transformim real i jetės sociale, kulturore,
fetare dhe kombėtare tė shqiptarėve. Kėta shembuj do
tė vijnė pasi tė ketė kaluar gati pesė shekuj tė
sundimit osman, nė tė cilin shqiptarėt njohėn njė
rikonsolidim tė brendshėm demografik dhe kulturor, pas
shpėrbėrjes sė gjatė nėn sundimet romake, bizantine e
serbe. Janė themeluesit e Lidhjes sė Prizrenit
identifikim i njė profili tė ri tė individit shqiptar,
qė kėrkon realizimin e vet dhe tė fateve tė
kolektivitetit, me anėn e njė angazhimi tė disiplinuar
dhe tė menduar mirė nė sfondin e komplikuar tė
zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake tė kohės.
Pa njė profilizim tė tillė ka qenė e paimagjinueshme
qė tė krijohet njė lėvizje indipendentiste qė synonte
ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar dhe
islam tė shqiptarėve, nė rrethimin armiqėsor ballkanik,
nė moskuptimet tragjike tė qeveritarėve osmanė dhe tė
gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame tė
shekullit XIX dhe tė shekullit XX nė Europė. Kur
analizohen me kujdes biografitė dhe bėmat e
personaliteteve tė kėsaj lėvizjeje, ėshtė e qartė se
ato dėshmojnė pėr njė emancipim tė individit shqiptar
nė Islam, ku kishte pėrfituar vlera tė larta
organizative nga pėrvoja shtetėrore, politike dhe
fetare nė Perandorinė Osmane. Falė kėtij transformimi
dhe kėsaj vetėdijeje vepruese islame, edhe u kultivua
toleranca e brendshme shqiptare. Kjo tolerancė e
brendshme mundėsoi integrimin e shqiptarėve, tė cilėt
edhe pse u pėrkisnin feve tė ndryshme, realizuan njė
projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi
me identifikimin e kėrkesave politike dhe nacionale nė
vitin 1878 dhe me krijimin e shtetit shqiptar nė 1912.
Nga faktet historike ėshtė krejt e qartė se barrėn
kryesore tė kėtij projekti kombformues e shtetformues,
pėrfshirė edhe pasojat nė formėn e gjenocidit serb nė
viset veriore pas Kongresit tė Berlinit dhe ndėshkimin
e pushtetit turk, qė erdhi si reaksion i detyrueshėm,
pėr shkak tė imponimit tė diktatit tė Fuqive tė Mėdha
tė kohės, e ka bartur mbi vete popullsia muslimane
shqiptare dhe elita intelektuale e politike e dalė
prej saj.
Me kėto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit
shqiptar dhe i shtetit shqiptar. Kur mirret si
pikėnisje gjendja nė tė cilėn ishin shqiptarėt kur
hynė nė Perandorinė Osmane dhe njė shumicė e tyre e
pėrqafuna Islamin, dhe gjendja kur dolėn prej asaj
Perandorie, ėshtė e qartė se nė ata pesė ndodhi njė
konsolidim i dukshėm social, kulturor e politik dhe me
kėtė njė konfirmim i identitetit kombėtar nė sfondin
ballkanik. Bash nė atė sfond tė mbushur pėrplot
atavizma dhe konflikte, kėto objektiva do tė ishin tė
paarritshme pa ndikimin e fuqishėm tė Islamit nė
individin dhe nė bashkėsinė shqiptare.
Fatkeqėsisht, pas pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 1912 dhe
mbetjes sė shumicės sė trojeve shqiptare nėn sundimet
e huaja sllave e greke, filloi vesternizimi
artificial i karakterit tė shqiptarėve, gjė qė solli
ndryshimin e dhimbshėm tė individualitetit dhe tė
sistemit tė vlerave me tė cilat matet e mira dhe e
keqja, e drejta dhe e shtrembėta, hallalli dhe harami.
Ky deformim mund tė shihet mė sė qarti nė elitat
politike shqiptare tė vesternizuara, tė cilat u
shquan dhe shquhen edhe sot pėr qeverisje tė padrejta,
pėr shpėrdorim tė pushtetit, pėr korrupsion, pėr
servilizim ndaj tė huajve dhe pėr njė varg dukurish,
secila mė e keqe se tjetra. Gjendja nė tė cilėn ėshtė
sot profili moral i individit politik shqiptar,
posaēėrisht tė atij qė ėshtė jashtė besimit fetar dhe
veēmas jashtė besimit islam, ėshtė e njohur.
Qeveritarėt e sotėm tė Shqipėrisė llogariten si nga mė
tė korruptuarit nė rruzullin tokėsor, e edhe tendencat
nė Kosovė e nė Maqedoni nuk janė inkurajuese.
Individi shqiptar i shkėputur nga ai sistem vlerash
morale dhe fetare islame, qė e mbrujtėn karakterin e
shqiptarit nė shekujt e parė tė pėrqafimit tė Islamit,
ėshtė bėrė moskokėqarės ndaj ndershmėrisė, ndaj
korrektėsisė, ndaj mbajtjes sė premtimeve. Por, ėshtė
e qartė se politikanėt dhe qeveritarėt nuk janė njė
kategori mė vete e kėtij ēmoralizimi, sepse nė
sistemet demoratike tė votimit tė lirė, sado qė nuk
pėrjashtohet manipulimi i llojllojshėm, ata janė
produkt direkt i shijes, i kėrkesave dhe i vlerėsimeve
tė bashkėsisė pėrkatėsisht tė qytetarėve.
Njė projekt gjysmak
Islami pati ndikim tė fuqishėm edhe nė strukturėn e
familjes shqiptare muslimane dhe nė vlerat qė
funksionalizohen brenda saj, edhe pse ky ndikim mė tė
shumtėn nuk ka qenė i plotė as nė periudhat mė tė
ndritshme tė Islamit ndėr shqiptarė. Kjo ka ndodhur
pėr shkak se mbi strukturėn dhe mbi vlerat e familjes
shqiptare kanė ushtruar ndikim gjendja sociale, e
drejta zakonore dhe administratat e pushteteve tė
ndryshme joislame dhe antiislame dhe sistemet e tjera
fetare. Sidoqoftė, raportet ndėrmjet bashkėshortėve,
ndėrmjet fėmijėve dhe prindėrve tė tyre, qėndrimi ndaj
lindjes dhe ndaj vdekjes, deri nė ditėt tona kanė
ruajtur disa elemente tė ndikimit tė Islamit.
Megjithėse, jeta mbi gjysmė shekulli nėn regjimin
komunist nė Shqipėri, po edhe nė viset e tjera
shqiptare, ka rrėnuar ndjeshėm stabilitetin dhe
sistemin e vlerave tė familjes shqiptare. Ndėrsa, nė
Kosovė, tragjedia e viteve 1998-1999, kur ndodhi
dėbimi i mbi njė milionė shqiptarėve nga Kosova, i
shoqėruar me gjenocid, me dhunime dhe me poshtėrime tė
tmerrshme, ka sjellė njė krizė tė re nė familjen
shqiptare. Rritja e numrit tė shkurorėzimeve, rritja e
dhunės nė familje, zgjerimi i prostitucionit, janė
dukuri tė reja qė po e atakojnė stabilietin dhe
strukturėn e famijes shqiptare nė Kosovė. Kėtė e
ndihmon edhe prezenca enorme e administratorėve civilė
dhe e ushtarėve tė huaj nė Kosovė, qė kanė imponuar
njė gjendje tipike koloniale. Rritja e varfėrisė sė
popullsisė vendase pėrkrah pasurimit enorm tė
administratorėve tė huaj dhe tė bashkėpunėtorėve tė
tyre, kushtėzimi i punėsimit tė femrave me shėrbime
seksuale pėr punėdhėnėsit e huaj, kanė provokuar njė
zgjim abnormal tė femrės shqiptare, i cili po bėhet
kėrcėnues pėr familjen.
Fisi - simboli i ngecjes shqiptare
Ndėrsa, nė strukturat e fisit dhe tė shoqėrisė
shqiptare, pėrgjatė tėrė kėsaj historie, mė shumė ka
dominuar koncepti zakonor se sa ai islam. Pėr kėtė
shkak edhe ka pasur mė shumė sherre ndėrmjet fiseve,
mė shumė gjakmarrje dhe krime. Pra, ky element negativ
i shoqėrisė shqiptare nėpėr kohė, aspak nuk ka
prejardhje islame, sepse nė Islam gjakmarrja ka qenėė
e ndaluar me shpalljet kuranore dhe me ligjėratėn
lamtumirėse tė Muhamedit a.s.
Gjakmarrja, kamata, martesa e femrave me mblesėri,
mercenarizmi dhe dukuri negative si kėto, janė me
prejardhje nga injoranca, dhe si tė tilla e kanė
penguar edhe forcimin e Islamit nė bashkėsinė
shqiptare. Fatkeqėsisht, organizimi i fuqishėm fisnor
paraislam ka mbetur edhe pas pranimit nga njė shumicė
e shqiptarėve tė Islamit, edhe pėr arsye se Perandoria
Osmane ka respektuar format e organizimit lokal dhe ia
ka pėrshtatur ato sundimit tė vet nė territoret e
mėdha tė saj. Pra, mund tė thuhet se nė fushėn e
organizimeve fisnore nuk ka arritur ndikimin e duhur
ndriēimi i mesazhit islam, gjė qė ka rezultuar me
krijimin e strukturave qė do tė luftonin sistemin e
vlerave islame edhe nė individėt e edhe nė familjet
shqiptare muslimane. Madje edhe kryengritjet e
shekullit tė XV tė udhėhequra nga Gjergj
Kastrioti-Skenderbeu, nė fakt janė organizime fisnore,
qė u shndėrruan nė struktura tė fuqishme antiislame
falė edhe rolit vasal, qė morėn ndaj disa shteteve
europiane tė asaj kohe, veēmas tė Napolit, tė
Venedikut e tė Vatikanit.
Tradita e fuqishme fisnore e cimentuar pėr shekuj tė
tėrė, edhe gjatė sundimit osman, e bashkuar me
fragmentimin fetar dhe mercenarizimin e motivuar nga
interesata parciale, u shndėrrua nė problem kritik
edhe pėr shtetin shqiptar pas formimit tė tij mė 1912
e edhe sot ka ndikime negative nė trojet shqiptare nė
pėrgjithėsi. Por, si e tillė, me prirje pėrēarėse dhe
diversive, ajo traditė ka prejardhje dhe motivim
antishqiptar dhe antiislam.
Edhe kriza e Shqipėrisė e vitit 1997, e cila pati si
pretekst skemat piramidale kurse si shkak strukturat
antishqiptare greke dhe tė lobeve tė ndryshme mafioze
ndėrkombėtare, nė kulmet e saj kėrcėnonte edhe me
ndarjen e Shqipėrinė nė Shqipėrinė e Jugut dhe tė
Veriut, me kėrcėnimin e bandave ndaj malokėve veriorė
dhe madje ndaj ēeēenėve. Pra, nė kėtė kėrcėnim
pėrfshihen ndarjet rajonale, fisnore dhe fetare
pėrnjėherėsh, gjė qė flert pėr fragjilitetin e shtetit
dhe tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.
Efektet praktike nga pranimi i Islamit
Kalimi i hershėm nė Islam i shqiptarėve, pėrveē si
ikje nga feja e zullumqarėve tė tyre, serbėve dhe
grekėve dhe si ikje nga kujtesa e llahtarshme e
dhunimeve qė kishin lėnė prapa vetes nė trojt
shqiptare kryqėzatat, fillimisht pati edhe qėllime
praktike. Perandoria Osmane u dha mundėsi atyre qė
pėrqafonin Islamin qė tė ruanin pronat, ose ti
fitonin ato me lojalitetin e treguar ndaj saj, e ku
pika themelore e lojalitetit kishte tė bėnte me
pranimin e Islamit. Me lojalitetin e shprehur me kėtė
rrugė, shqiptarėt me shpejtėsi rimorėn veten dhe
filluan tė tregojnė epėrsi ndaj fqinjve tė tjerė
ballkanikė, serbėve, grekėve, bulgarėve, rumunėve, tė
cilėt rezistuan mė shumė ndaj pranimit tė Islamit, pėr
shkak se kishat e tyre ortodokse ishin tė konsoliduara
dhe pėr arsye se Perandroia Osmane, veēmas nė kohėn e
sulltan Mehmet Fatihut, tregoi njė tolerancė tė
pashoqe ndaj ortodoksisė.
Pėrmbysja administrative dhe sociale qė solli rėnia e
Mbretėrisė Serbe pas vdekjes sė car Dushanit dhe
veēmas pas Betejės sė Kosovės tė vitit 1389, dhe
kalimi nė defansivė i Perandorsiė sė Bizantit nė
raport me Perandorisė Osmane, e cila lėshoi shtat nė
fqinjėsi tė saj, u mundėsoi shqiptarėve qė tė
dyndeshin nėpėr qytete dhe ta bėnin gjuhėn shqipe
gjuhė dominuese tė komunikimit, pas dobėsimit tė
serbishtes dhe tė greqishtes. Nga ana tjetėr, gjuha
turqishte po depėrtonte me ngadalėsi, sepse ende po
vazhdonte ekspansioni ushtarak i Perandorisė Osmane
(1683) gjė qė kishte mundėsuar njė pushtet mjaft tė
decentralizuar nė territoret ku ishte stabilizuar
gjendja e sundimit osman. Osmanishtja ishte gjuhė e
administratės sė re, por nuk ishte gjuha e fesė sė re,
nuk ishte gjuhė e Shpalljes Hyjnore. Pra, ndikimi i
saj ishte mė i kufizuar se ai i serbishtes dhe i
greqishtes, tė cilat nė tė njėjtėn kohė kishin qenė
gjuhė tė administratės dhe gjuhė tė detyrueshme tė
fesė. Rrjedhimisht, kultivimi i gjuhės shqipe nė
komunikimin e pėrditshėm, bashkė me forcimin e
strukturave tė reja sociale qė e shprehnin realitetin
e ri politik dhe fetar islam, u shndėrruan nė faktor
kompaktėsimi nacional tė shqiptarėve kundruall serbėve
e grekėve dhe fqinjve tė tjerė.
Nuk mund tė jetė rastėsi as fakti qė librat e parė nė
gjuhėn shqipe u shkruan nė shekullin e XVI, sepse
shqipja kishte arritur njė shkallė zhvillimi qė ia
mundėsonte tė bėhej edhe gjuhė e shkrimeve liturgjike.
Sa pėr krahasim mund tė shėrbejė ky fakt: njė shekull
para Gjon Buzukut, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, nė
administratėn e vet gjatė tėrė kohės ka pėrdorur vetėm
sllavishten dhe latinishten e nė asnjė rast nuk e ka
pėrdorur shqipen. Nga ana tjetėr, vetė autori i librit
tė parė nė gjuhėn shqipe, Gjon Buzuku, ka shkruar se
mė parė nuk kishte libra nė gjuhėn shqipe. Edhe pse
Gjon Buzuku ėshtė njė prift katolik dhe librin e
shkroi dhe e botoi nėn nxitjen e Kundėrreformės sė
Vatikanit, pėr tė parandaluar pėrhapjen e Reformės
protestane tė Martin Luterit dhe tė Islamit ndėr
shqiptarė, kjo vepėr ėshtė dėshmi se gjuha shqipe nė
shekujt XV e XVI tė sundimit osman kishte njohur
zhvillim dhe kishte mbėrritur aftėsinė qė tė bėhej
gjuhė e shkrimit. E dyta, Perandoria Osmane kishte
tolerancė fetare, sepse lejonte pėrhapjen e librave
fetare katolike nė territoret, tė cilat prej shekujsh
i qeveriste me sovranitet tė plotė. Vetėm mė vonė, kur
filloi dobėsimi i Perandorisė Osmane, ajo do tė
pranonte me presion Kultusprotektoratin austriak mbi
katolikėt e Shqipėrisė, si koncesion e qė do tė
shndėrrohej nė njė lėvizje fetare katolike e nė njė
aktivitet evident gjuhėsor e kulturor ndėr shqiptarė
dhe mbikqėryrjen ruse mbi ortodoksinė nė Ballkan dhe
nė Shqipėri.
Krahas krijimit tė ambientit pėr kultivimin e gjuhės
shqipe nė komunikimin e pėrditshėm dhe nė shkrim, nė
shekujt XVI-XVIII u ndėrtua njė rrjet i madh i
medreseve dhe i shkollave tė tjera tė mėsimit islam,
nga tė cilat dolėn njė numėr i madh i intelektualėve
islamė. Shkrimtarėt alamiadistė shqiptarė si Nezim
Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Ēami-Kyēyku,
pastaj rilindasit Naim e Sami Frashėri, formimin e
parė e morėn nė shkollat vendėse islame. Gjeneratat e
shqiptarėve tė formuar nė kėto shkolla islame, mandej
u bėnė ideator dhe ideolog tė krijimit tė kombit
shqiptar, si reaksion ndaj projektit nacionalist
turkomadh pėr asimilimin e shqiptarėve. Projekti
nacionalist turkomadh qė u shfaq nė Perandorinė Osmane
me reformat e Tanzimatit tė vitit 1830 ishte nėn
ndikimin dhe nėn presionin e shteteve tė mėdha
europiane, tė cilat kishin formuar konceptin e
kombit-shtet. Reformat e bazuara nė kėtė koncept tė
kombit-shtet, u bėnė katalizator i konflikteve brenda
muslimanėve qė jetonin nė Perandorinė Osmane, dhe
mandej i shpėrbėrjes sė saj.
Me njė fjalė, ndikimi i Islamit nė formėsimin praktik
tė identitetit gjuhėsor, kulturor, shtetėror dhe
nacional dhe madje nė faktorizimin e tyre demografik,
ėshtė evident dhe nė disa raste ka qenė vendimtar. Pra,
nga ana e perspektivės historike, Islami ka rrėnjė tė
thella nė trojet shqiptare dhe ato rrėnjė nuk mund tė
shkulen.
Meqė ky ėshtė njė identitet islam i formėsuar nė
rrjedhė tė shekujve dhe tė fateve dramatike, ėshtė e
sigurt se ėshtė mundėsuar vetėm me vullnetin e
Krijuesit tė Botėrave. Prandaj, askush tė mos ketė
iluzione se mund tė ndryshohen ligjet e Allahut, pėr
tė formėsuar perspektivėn e njė individi, tė njė
populli a njė kombi. Allahu ka shpallur qartė:
Ai ėshtė qė dėrgoi tė dėrguarin e Vet me udhėzim tė
plotė dhe me fenė e vėrtetė, qė tė triumfojė mbi ēdo
fe, e mjafton Allahu dėshmitar (Suretu el Fet-h: 28)
Triumfi i fesė sė vėrtetė Islame edhe ndėr shqiptarė,
ėshtė i garantuar nga vetė Allahu, ndėrsa ne duhet tė
marrim pjesė nė formėsimin e kėtij triumfi nė
komunitetin tonė, pėr tė fituar mėshirėn dhe mbrojtjen
e Tij.
|